Shtesë » Lajme
Nderohet krimineli antishqiptar Millo Gjukanovic
E merkure, 25.09.2013, 10:05 PM
Shoqata Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork nderon kriminelin antishqiptar cerrnogoras Millo Gjukanovic dhe xhandaret e tij.
Diaspora jone ne
Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ka nje sere shoqatash atdhetare,te cilat me
aktivitetin e tyre patriotik kane
dhene e japin vazhdimisht nje ndihmese
teper te c’muar e te rendesishme per mbrojtjen e interesave tona kombtare.Nje
nder keto shoqata eshte edhe Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan (NAAC-u),i
krijuar vite me pare nga nje grup bashkatdhetaresh ne Nju Jork,i cili me punen
e tij mundohet te jape kontributin e vet per ti sherbyer sa me mire ceshtjes shqiptare dhe sidomos
bashkekombesve tane qe jetojne ende ne trojet e veta amtare,por te diskriminuar
brenda shtetit malazez,serb,maqedonas e tj.Ne veprimtarine e ketyre shoqatave
shpeshhere eshte vene re nje prirje,se
lider te caktuar te tyre per kredo politike e interesa te ngushta
personale,bejne perpjekje per te folur ne emer te diaspores tone dhe me zerin e
saj.Megjithate,pamvarsisht nga propaganda e madhe qe behet aty ketu per kapital politik e verteta
eshte se sot asnje nga keto shoqata nuk perfaqsone qindramijerat e shqiptareve qe jetojne ne
Amerike,rol te cilin e ka patur dhe
realizuar vetem organizata e dikurshme famoze “Vatra” e formuar,drejtuar dhe
udhehequr nga lideri i saj, filozofi,poeti,shkrimtari,perkthyesi,
historiani,kleriku dhe Vigani i Madhe i Shqiptarizmes,Fan Stilian Noli.
Edhe Keshilli
Nacional Shqiptaro-Amerikan ,ose NAAC-u, ashtu si gjithe shoqatat e tjera qe
shprehin vetem vullnetin, mendimin dhe
pikpamjet e anetareve te vet,nuk e gezon aspak privilegjin dhe reputacionin per
te perfaqsuar shqiptaro-amerikanet e per rrjedhoj,ai nuk duhet te flasi kurrsesi ne emer te tyre,pasi nje veprim i
till do te ishte teper absurd,jo realist dhe i papranueshem prej diaspores tone
dhe mases se fuqishme te intelektualeve te saj qe jane arsimuar dhe edukuar ne universitetet me prestigjoze
amerikane.
Krahas
kontributit modest qe ka dhene e jepe Shoqata e KKSHA per zgjidhjen e nje sere problemesh shqetesuese qe kane preokuouar shqiptaret qe
jetojne jashte teritorit te Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves,te
cilet nuk i gezojne akoma te drejtat e tyre te ligjshme,por vazhdojne te
perndiqen,te dhunohen, te denohen dhe te diskriminohen ende pa asnje shkak nga
politika shoviniste-antishqiptare e
kriminale e qeverive sllave te Podgorices,Beogradit dhe Shkupit,ne adrese te
lidereve te NAAC-ut shpeshhere ka patur
edhe kritika te ashpra prej shoqatave te
ndryshme dhe patrioteve tane te diaspores,duke i bere ata pergjegjes per
qendrime e veprime liberale,servile dhe oportuniste,qe bien ndesh jo vetem me interesat e shenjta te
popullit tone,por edhe me normat dhe ligjet e te drejtes nderkombtare.
Duke ju referuar
shtypit te perditshem dhe medias eshte bere e ditur se shoqata e Keshillit
Kombtar Shqiptaro Amerikan (NAAC-u) ne ceremonine madheshtore qe do te
organizoj per kremtimin e 17 vjetorit te saj,vec disa liderve te larte te
Shqiperise, Kosoves dhe te Shteteve te
Bashkuara te Amerikes ,ajo ka ftuar edhe Kryeministrin e Malit te Zi ,Millo
Gjukanovic,i cili tashme njihet si nje antishqiptar i betuar mbi te cilin
rendojne te gjitha krimet e pergjakshme qe jane bere dhe po behen kohet e
fundit ndaj Popullit Shqiptar ne ate shtet,nga ushtria,policia dhe
gjykatat sllavo-malazeze me urdherin e tij.
Ne demokraci eshte e drejta e cdo shoqate,organizate,
apo partie politike qe ne aktivitetin e vet te veproj e lire dhe ne pamvaresi
te plote per realizimin e detyrave te programit te saj,por kjo nuk do te thote
aspak se dikush tjeter eshte i privuar per te shprehur mendimin dhe
dhene gjykimin e vleresimin e tij rreth
cdo problemi qe lidhet me interesat tona
te perbashketa kombtare dhe ka te beje me te ardhmen dhe perspektiven e
kombit tone.
Nuk eshte hera e
pare qe shoqata Keshilli Kombtar Shqiptaro-Amerikan kryen veprime te tilla kaq sensacionale. NAAC-u vazhdimisht
ka shtruar kokteje,dreka e darka ne Nju
Jork per diplomatet, fuksat dhe kalecet sllav cerrnogoras te Gjukanovicit,duke
u perqafuar dhe ngritur dolli e shendete
me ta edhe ne momente me kritike,kur policia dhe ushtria malazeze e armatosur
gjere ne dhemb pergjakte malesine,terrorizonte popullin e saj te pambrojtur
(foshnje,femije,gra e te moshuar),arrestonte, burgoste,rrihte pa meshire dhe
denonte vellezerit tane te pafajshem me skenar te montuar politik, per tu
vjedhur atyre votat dhe per ti larguar ata me dhune nga rruga per kerkimin
e te drejtave te tyre kombtare qe duhet
ti kene e tu garantohen me ligj.
Te ftoshe ne
cermoni te tilla kaq te gezuara midis vellezerish dhe miqesh edhe
gangsterr,trafikant mafioz, kriminel dhe vrases si Millo Gjukanovic, kjo eshte
nje aventure naïve dhe veprim i shemtuar
e apolitik,ne nje kohe kur knjazi i ri i Cetinjes duhet vene ne banken e
te akuzuareve ne Hage,qe te japi llogari per mijera shqiptar te vrare,masakruar
dhe zhdukur me urdherin e tij dhe te Sherbimit Sekret Malazez.
Po cfar mund te
zgjidhe shoqata e NAAC-ut,duke ngrene
nje darke me Milloshin e Podgorices?
A i kane lideret
e NAAC-ut aftesite per ta bindur,apo forcen per ta ndryshuar nga Ujke ne gingje kete cerrnogoras antishqiptar kaq
gjaksor?
Lideret Naak-ist shqiptaro-amerikan fatkeqsisht nuk kane asnje nga keto dy arme,qe te maten neper tavolina te medha diplomatike te ketij rangu me Ujkun malazez,apo tigra te tjere sllav,E gjithe kjo zhurme eshte nje loje demagogjike e kesaj shoqate,per te rritur artificialisht emrin dhe perfitimet e saj politike,duke u treguar shqiptareve dhe tere popullit tone,se tashme NAAC-u eshte bere nje violine e pare ne Nju Jork dhe mund te udheheqe e drejtoj te gjithe diasporen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,enderr e cila nuk mund ti realizohet kurr,pa dhene me pare kontributin e vet per organizimin dhe bashkimin e shqiptareve si dhe afrimin shoqatave te tyre ne nje VATER,a ne nje ODE,qe te flasim te gjithe me nje ze,per te tera problemet qe e shqetsojne sot Kombin tone Shqiptar.
Fronti i
Bashkuar Shqiptaro Amerikan
Keshilli
Drejtues
Andy Apolloni
Paulo Traboini
New York
September 24,2013.