Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nderohet krimineli antishqiptar Millo Gjukanovic

| E merkure, 25.09.2013, 09:05 PM |


Shoqata Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork nderon kriminelin antishqiptar cerrnogoras Millo Gjukanovic dhe xhandaret e tij.

Diaspora jone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,ka nje sere shoqatash atdhetare,te cilat me aktivitetin e tyre  patriotik kane dhene  e japin vazhdimisht nje ndihmese teper te c’muar e te rendesishme per mbrojtjen e interesave tona kombtare.Nje nder keto shoqata eshte edhe Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan (NAAC-u),i krijuar  vite me pare nga nje grup  bashkatdhetaresh ne Nju Jork,i cili me punen e tij mundohet te jape kontributin e vet per ti sherbyer  sa me mire ceshtjes shqiptare dhe sidomos bashkekombesve tane qe jetojne ende ne trojet e veta amtare,por te diskriminuar brenda shtetit malazez,serb,maqedonas e tj.Ne veprimtarine e ketyre shoqatave shpeshhere eshte vene re nje prirje,se  lider te caktuar te tyre per kredo politike e interesa te ngushta personale,bejne perpjekje per te folur ne emer te diaspores tone dhe me zerin e saj.Megjithate,pamvarsisht nga propaganda e madhe qe  behet aty ketu per kapital politik e verteta eshte se sot asnje nga keto shoqata nuk perfaqsone  qindramijerat e shqiptareve qe jetojne ne Amerike,rol te cilin e ka  patur dhe realizuar vetem organizata e dikurshme famoze “Vatra” e formuar,drejtuar dhe udhehequr nga lideri i saj, filozofi,poeti,shkrimtari,perkthyesi, historiani,kleriku dhe Vigani i Madhe i Shqiptarizmes,Fan Stilian Noli.

Edhe Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan ,ose NAAC-u, ashtu si gjithe shoqatat e tjera qe shprehin vetem vullnetin, mendimin  dhe pikpamjet e anetareve te vet,nuk e gezon aspak privilegjin dhe reputacionin per te perfaqsuar shqiptaro-amerikanet e per rrjedhoj,ai nuk duhet te flasi  kurrsesi ne emer te tyre,pasi nje veprim i till do te ishte teper absurd,jo realist dhe i papranueshem prej diaspores tone dhe mases se fuqishme te intelektualeve te saj qe jane arsimuar dhe  edukuar ne universitetet me prestigjoze amerikane.

Krahas kontributit modest qe ka dhene e jepe Shoqata e KKSHA per zgjidhjen e  nje sere problemesh  shqetesuese qe kane preokuouar shqiptaret qe jetojne jashte teritorit te Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves,te cilet nuk i gezojne akoma te drejtat e tyre te ligjshme,por vazhdojne te perndiqen,te dhunohen, te denohen dhe te diskriminohen ende pa asnje shkak nga politika  shoviniste-antishqiptare e kriminale e qeverive sllave te Podgorices,Beogradit dhe Shkupit,ne adrese te lidereve te NAAC-ut  shpeshhere ka patur edhe kritika te ashpra prej shoqatave  te ndryshme dhe patrioteve tane te diaspores,duke i bere ata pergjegjes per qendrime e veprime liberale,servile dhe oportuniste,qe  bien ndesh jo vetem me interesat e shenjta te popullit tone,por edhe me normat dhe ligjet e te drejtes nderkombtare.

Duke ju referuar shtypit te perditshem dhe medias eshte bere e ditur se shoqata e Keshillit Kombtar Shqiptaro Amerikan (NAAC-u) ne ceremonine madheshtore qe do te organizoj per kremtimin e 17 vjetorit te saj,vec disa liderve te larte te Shqiperise, Kosoves dhe  te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ,ajo ka ftuar edhe Kryeministrin e Malit te Zi ,Millo Gjukanovic,i cili tashme njihet si nje antishqiptar i betuar mbi te cilin rendojne te gjitha krimet e pergjakshme qe jane bere dhe po behen kohet e fundit ndaj Popullit Shqiptar ne ate shtet,nga ushtria,policia dhe gjykatat  sllavo-malazeze me urdherin  e tij.

Ne  demokraci eshte e drejta e cdo shoqate,organizate, apo partie politike qe ne aktivitetin e vet te veproj e lire dhe ne pamvaresi te plote per realizimin e detyrave te programit te saj,por kjo nuk  do te thote  aspak se dikush tjeter eshte i privuar per te shprehur mendimin dhe dhene  gjykimin e vleresimin e tij rreth cdo problemi qe lidhet me interesat tona  te perbashketa kombtare dhe ka te beje me te ardhmen dhe perspektiven e kombit tone.

Nuk eshte hera e pare qe shoqata Keshilli Kombtar Shqiptaro-Amerikan kryen veprime  te tilla kaq sensacionale. NAAC-u vazhdimisht ka shtruar kokteje,dreka  e darka ne Nju Jork per diplomatet, fuksat dhe kalecet sllav cerrnogoras te Gjukanovicit,duke u perqafuar dhe ngritur dolli  e shendete me ta edhe ne momente me kritike,kur policia dhe ushtria malazeze e armatosur gjere ne dhemb pergjakte malesine,terrorizonte popullin e saj te pambrojtur (foshnje,femije,gra e te moshuar),arrestonte, burgoste,rrihte pa meshire dhe denonte vellezerit tane te pafajshem me skenar te montuar politik, per tu vjedhur atyre votat dhe per ti larguar ata me dhune nga rruga per kerkimin e  te drejtave te tyre kombtare qe duhet ti kene e tu garantohen me ligj.

Te ftoshe ne cermoni te tilla kaq te gezuara midis vellezerish dhe miqesh edhe gangsterr,trafikant mafioz, kriminel dhe vrases si Millo Gjukanovic, kjo eshte nje aventure naïve dhe veprim i shemtuar  e apolitik,ne nje kohe kur knjazi i ri i Cetinjes duhet vene ne banken e te akuzuareve ne Hage,qe te japi llogari per mijera shqiptar te vrare,masakruar dhe zhdukur me urdherin e tij dhe te Sherbimit Sekret Malazez.

Po cfar mund te zgjidhe shoqata  e NAAC-ut,duke ngrene nje darke me  Milloshin e Podgorices?

A i kane lideret e NAAC-ut aftesite per ta bindur,apo forcen per ta ndryshuar nga Ujke  ne gingje kete cerrnogoras antishqiptar kaq gjaksor?

Lideret Naak-ist shqiptaro-amerikan fatkeqsisht nuk kane asnje nga keto dy arme,qe te maten neper tavolina  te medha diplomatike te ketij rangu me Ujkun malazez,apo tigra te tjere sllav,E gjithe kjo zhurme eshte nje loje demagogjike e kesaj shoqate,per te rritur artificialisht emrin dhe perfitimet e saj politike,duke u treguar shqiptareve dhe  tere popullit tone,se tashme NAAC-u eshte bere nje violine e pare ne Nju Jork dhe mund te udheheqe e drejtoj  te gjithe diasporen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,enderr e cila nuk mund ti realizohet kurr,pa dhene me pare kontributin e vet per organizimin  dhe bashkimin e shqiptareve si dhe afrimin  shoqatave te tyre ne nje VATER,a ne nje ODE,qe te flasim  te gjithe me nje ze,per te tera problemet qe e shqetsojne sot Kombin  tone Shqiptar.

Fronti i Bashkuar Shqiptaro Amerikan

Keshilli Drejtues

Andy Apolloni

Paulo Traboini

New York September 24,2013.