Shtesë » Lajme
Pakistan: Myslimanët vrasin të krishterët
E diele, 22.09.2013, 05:38 PM
Dy kamikazë islamikë u hodhën në erë në mesin e besimtarëve të krishterë ndërsa ata po dilnin nga kisha.
Sulmi ndodhi në
kishën e Gjithë Shenjtërve në Peshawar, një nga kishat më të vjetra në
Pakistan.
Në momentin kur
u krye sulmi, ishin të pranishëm rreth 700 besimtarë.
Atentatorët
islamikë sulmuan njerëzit që sapo kishin dalur nga mesha e ditës së Dielës.
Shpërthimi ishte i fuqishëm. Numri i viktimave është tepër i madh. Mbi 100 të
vdekur dhe 130 të plagosur është bilanci i përkohshëm.
Atentatin e mori
përsipër organizata islamike TTP Jundullah, "Ushtarët e Allahut."
"Ata janë
armiqtë e Islamit, prandaj ne i sulmojmë ata," deklaroi zëdhënësi i
ushtarëve të Allahut, Ahmet Marwat. "Ne do t'i vazhdojmë sulmet ndaj
gjithë jo-myslimanëve në Pakistan," shtoi ai.
Të krishterët përbejnë rreth 4% të popullsisë 180-milionëshe të Pakistanit. Së bashku me minoritetet e tjera, ata kanë qenë shpesh objekt i sulmeve të militantëve islamikë sunitë.