Shtesë » Lajme
Asllan Dibrani: Shqiptarët votojnë për Dr. Stefan Kaufman
E shtune, 21.09.2013, 03:38 PM
Shqiptarët e Shtutgardit me rrethinë votojnë për Dr. Stefan Kaufman
Shkruan Asllan Dibrani
Ne Gjermani e diela e sotme
do të jetë një ditë votimesh
për zgjedhjet e kater vjetorit te ardhshëm. Edhe shqiptarët
ne Gjermani janë një pjesë e procesit
në vlugun e këtyre zgjedhjeve, qe vota e tyre do te luajnë
një rol të rendesishem per ata qe
i preferojnë. Një aksion i
ngjashëm do te jetë edhe me shqiptaret e Shtutgardit me rrethinë nga e cila
ne bazë te bisedave dhe aktiviteteve paraprake kësaj here
votën e tyre do t'ja hedhin Dr .Stefan Kaufman, kryetar aktual i partisë
se CDU-së për qytetin e Shtutgardit dhe deputet
i Bundestagut gjerman qe prapë
kandidaturën e vet e ka përsërite, kandidon për
deputet në Bundestagun gjerman .
Kush është Stefan
Kaufamn ?
Stefan Kaufmann filloi veprimtarinë e tij politike
fillimisht jashtë CDU Shtutgardit . Pra, ai themeloi në vitin 1992 "Forumi
për politikën akademike dhe arsimore të Tübingenit " . Kjo shoqatë ka vënë
vetes detyrën e zhvillimit të një koncepti të politikës arsimore me çka u shpërblyer për
vepra " gjeniale nga " Ministria e Shkencës Kërkimit dhe Arteve të Baden - Württembergut " .
Në vitet 1995-1998 Stefan Kaufmann ishte si asistent dhe zëdhënës i politikave arsimore në Parlamentin Evropian
bashkëpunoj edhe me Doris Pack
Në vitin 1999 Kaufmann u bashkua me partine CDU . Ndërmjet marsit 2001 dhe tetor 2009,
zëdhënësi Stefan Kaufmann i grupit CDU në qarkut Stuttgart. Nga prilli 2003
deri në tetor 2010, ai ishte kryetar i rrethit të CDU - Shtutgart Sillenbuch
Riedenberg Heumaden .
Në nëntor 2006 , Stefan Kaufmann u zgjodh në bordin e
qarkut të CDU-së në shkallë rajoni.
Në korrik 2008 nga partia e CDU-së së Shtutgardit
u emërua për kandidatë
federale në fushën elektorale
parlamentare. Në tetor të vitit 2008, Stefan Kaufmann u zgjodh zëvendëskryetar
i rrethit në Shtutgard për CDU-në.
Angela Merkel
kancelare në Gjermani dhe Stefan Kaufmann anëtar i Bundestagut gjerman garues ne SDU për Shtutgard!
Stefan Kaufmann në
maj 2011 u zgjodh Kryetar i Qarkut të
CDU Shtutgart.
Më 13 korrik 2012,Stuttgart Kaufmann përsëri u kandidua
nga CDU kandidat elektorale për zgjedhjet federale të vitit 2013.
Stefan Kaufmann është anëtar i Komitetit të arsimit,
hulumtimit dhe vlerësimin e teknologjisë . Ai është gjithashtu një anëtar për
Peticione dhe Komisioni për Transport, Ndërtimit dhe Zhvillimit Urban
,Komisionin për Arsim , Kërkimit dhe Teknologjisë .
Kaufmann është një anëtar i grupit të Bashkimit
Evropian nga Bundestagut gjerman,është
kryetar i ekonomisë së vendit dhe anëtari
"Këshillit Ekonomik të Baden- Württemberg" dhe kryetar i
Bordit Këshillimor të ekonomisë CDU për Shtutgard.
Kaufmann është i pasionuar pas muzikës klasike dhe opera si
balet dhe teatër nga e cila ne bazë të
karrierës se vet ka krijuar një figurë
te rëndësishme ne fushën kulturës ,politikës dhe shkencës.
Stefan Kaufamn
një politikan i cili
e ka dëshmuar veten për një qytetar
me repuatcion evropian , po
ashtu ai
ka një aktivitet te dendur
bashkëpunimi edhe me shqiptaret
nga e cila ka qene pjesëmarrës i
shume hershem, ne manifestimet
dhe festat tona kombëtare nga e cila ka përfituar një simpati dhe
respekt tek shqiptarët . Ai
ishte në
festën e 100 vjetorit të pavarësisë e cila u mbajt në Shtutgard po edhe ne
pese vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Diskutimi i tij dha dëshmi pran publikut shqiptar dhe la përshtypje se është një mik i mirë i
shqiptarëve.
Ne në fund i urojme këto zgjedhje të jene sa ma të suksesshëm ne rang te Gjermanisë dhe të fitojnë ata që shtetin mik gjerman ta prosperojnë edhe ma tutje ne një shtet te fuqishëm për demokraci , me një ekonomi të zhvilluar dhe te shendosh po edhe me një politike adekuate në rrafshin kombëtar po edhe atë botëror. Po ashtu edhe Dr Stefan Kaufman i urojme një mandat te ri me përkrahjen edhe të votës së shqiptareve në Shtutgard me rrethine.