Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Shqiptarët votojnë për Dr. Stefan Kaufman

| E shtune, 21.09.2013, 04:38 PM |


Shqiptarët e Shtutgardit me rrethinë  votojnë për Dr. Stefan Kaufman

Shkruan  Asllan Dibrani

Ne Gjermani e diela e sotme  do  të jetë një ditë  votimesh  për zgjedhjet e kater vjetorit te ardhshëm.   Edhe  shqiptarët ne Gjermani janë një pjesë e procesit  në   vlugun  e këtyre zgjedhjeve, qe vota e tyre  do te luajnë  një rol  të rendesishem per ata qe i preferojnë. Një  aksion   i  ngjashëm do te   jetë edhe  me shqiptaret e Shtutgardit me rrethinë  nga  e cila ne bazë te bisedave dhe aktiviteteve paraprake    kësaj here   votën e tyre do t'ja  hedhin   Dr .Stefan Kaufman, kryetar aktual i partisë se CDU-së  për  qytetin e Shtutgardit dhe   deputet  i Bundestagut gjerman qe  prapë kandidaturën e vet  e ka    përsërite, kandidon    për  deputet në Bundestagun gjerman .

Kush është  Stefan Kaufamn  ?

Stefan Kaufmann filloi veprimtarinë e tij politike fillimisht jashtë  CDU Shtutgardit  . Pra, ai themeloi në vitin 1992 "Forumi për politikën akademike dhe arsimore të Tübingenit " . Kjo shoqatë ka vënë vetes detyrën e zhvillimit të një koncepti të politikës arsimore me  çka u shpërblyer   për  vepra  " gjeniale nga  " Ministria e Shkencës  Kërkimit dhe Arteve të   Baden - Württembergut " .

Në vitet 1995-1998 Stefan Kaufmann ishte  si asistent dhe zëdhënës i  politikave arsimore në Parlamentin Evropian bashkëpunoj edhe me  Doris Pack

Në vitin 1999 Kaufmann u bashkua me partine   CDU . Ndërmjet marsit 2001 dhe tetor 2009, zëdhënësi Stefan Kaufmann i grupit CDU në qarkut Stuttgart. Nga prilli 2003 deri në tetor 2010, ai ishte kryetar i rrethit të CDU - Shtutgart Sillenbuch Riedenberg Heumaden .

Në nëntor 2006 , Stefan Kaufmann u zgjodh në bordin e qarkut  të CDU-së në shkallë rajoni.

Në korrik 2008 nga partia e CDU-së së   Shtutgardit  u emërua  për kandidatë federale  në fushën elektorale parlamentare. Në tetor të vitit 2008, Stefan Kaufmann u zgjodh zëvendëskryetar i rrethit në Shtutgard  për CDU-në.

 

Angela Merkel  kancelare  në Gjermani dhe  Stefan Kaufmann anëtar i Bundestagut  gjerman garues ne SDU për Shtutgard!

Stefan Kaufmann  në maj 2011 u zgjodh Kryetar i Qarkut të  CDU Shtutgart.

Më 13 korrik 2012,Stuttgart Kaufmann përsëri u  kandidua  nga CDU kandidat elektorale për zgjedhjet federale të vitit 2013.

Stefan Kaufmann është anëtar i Komitetit të arsimit, hulumtimit dhe vlerësimin e teknologjisë . Ai është gjithashtu një anëtar për Peticione dhe Komisioni për Transport, Ndërtimit dhe Zhvillimit Urban ,Komisionin për Arsim , Kërkimit dhe Teknologjisë .

Kaufmann është një anëtar i grupit të Bashkimit Evropian  nga Bundestagut gjerman,është kryetar i ekonomisë së vendit dhe anëtari  "Këshillit Ekonomik të Baden- Württemberg" dhe kryetar i Bordit Këshillimor të ekonomisë CDU për Shtutgard.

Kaufmann është i pasionuar pas muzikës klasike dhe opera si balet dhe teatër nga e cila  ne bazë të karrierës se vet ka  krijuar një  figurë  te rëndësishme     ne fushën    kulturës ,politikës dhe shkencës.

Stefan Kaufamn  një  politikan  i cili  e ka dëshmuar veten për   një  qytetar   me repuatcion  evropian , po ashtu  ai  ka një  aktivitet te  dendur  bashkëpunimi edhe me  shqiptaret nga e cila  ka qene  pjesëmarrës i  shume hershem, ne manifestimet   dhe  festat  tona kombëtare nga e cila   ka përfituar një simpati  dhe   respekt tek shqiptarët  . Ai ishte  në  festën e  100 vjetorit të  pavarësisë e cila u mbajt në Shtutgard  po edhe ne  pese vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Diskutimi i tij  dha dëshmi  pran publikut shqiptar  dhe la përshtypje se    është një mik i  mirë  i shqiptarëve.

Ne  në fund  i urojme këto  zgjedhje të jene   sa ma të suksesshëm  ne rang te Gjermanisë dhe të   fitojnë ata që   shtetin mik   gjerman ta  prosperojnë edhe ma tutje ne   një shtet   te fuqishëm     për  demokraci , me  një ekonomi të zhvilluar dhe te shendosh po edhe me një politike  adekuate   në rrafshin kombëtar  po  edhe   atë  botëror.  Po ashtu  edhe Dr  Stefan Kaufman  i urojme një  mandat te ri  me përkrahjen edhe    të votës  së shqiptareve    në  Shtutgard me rrethine.