Shtesë » Lajme
Imzot Dodë Gjergji priti delegacione
E premte, 13.09.2013, 06:47 PM
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Internacional i Kryqit të Kuq, vizitojnë Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji
Sot, në
Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës në Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, priti në
vizitë një delegacion të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe
përfaqësuesit e Komitetit Internacional të Kryqit të Kuq.
Ipeshkvi
u informua për punën dhe proceset e këtyre dy organizmave që merren me
zbardhjen e personave të zhdukur.
Përfaqësuesit
e dy organizatave, z. Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar dhe Agim Gashi nga
Komiteti Internacional i Kryqit të Kuq, pasi falënderuan Ipeshkvinë për
kontributin e dhënë gjatë dhe pas Luftës, për punën e saj në shërimin e plagëve
të luftës, ata kërkuan nga Kisha Katolike ndihmë dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm
në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Ipeshkvi,
Imzot Dodë Gjergji, pasi i falënderoi për angazhimin e tyre të rëndësishëm,
theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Kishës Katolike edhe nëpërmjet organizmave
të saj, siç është Caritasi, dhe strukturave të tjera, që kanë qenë gjithnjë të
kyçur në shërimin e plagëve që lufta ka lënë në shoqërinë kosovare.
Imzot Dodë Gjergji, u premtoi delegacioneve se Kisha Katolike do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë një bashkëpunëtore aktive në forma të ndryshme.