Shtesë » Lajme
Ismet Azizi: Popullsia e botës jashtë kontrollit
E marte, 01.10.2013, 07:32 PM
Sa do të jetë numri i banorëve në botë në vitin 2100- "Jashtë kontrollit"!
Nga Ismet Azizi
Natyralisti i
shquar Sir David Attenborough para disa ditëve deklaroi se popullsia e
planetit tashmë është "rritur jashtë kontrollit", por një ekspert
thotë se numri i njerëzve në planet të arrijë kulminacionin për 40 vjet. Kujt t'i besojmë?
Në 60 vitet e
fundit popullsia e planetit është trefishuar, "thot Sir David Attenborough
për BBC.
Nga viti
1950 kurë Sir Attenborough filloi karrierën e tij, në
botë kishte 2 530 000 000 njerëz.
Gjashtëdhjetë e tre vjet më vonë, ka
rreth 7 160 000 000 banorë.
Pretendimi
'Jashtë kontrollit' është e vështirë të konstatohet, por mund të kuptojmë se ky
pretendim bazohet duke
marrë parasysh rritjen e popullsisë së
planetit nëse rritet me të
njëjtin ritëm, e cila do të trefishohet
pas 60 viteve.
Nëse kidshte me
ndodhë kjo deri në fund të shekullit
në planetin Tokë kishin me
jetuar pothuajse 40 miliard njerëz.
Por,
parashikimet e fundit të Kombeve të Bashkuara thonë për një numri rreth 11
miliard njerëz të së njëjtës
periudhë. Ky numër është dukshëm më i madh
se sot, por qartë tregon se OKB-ja pret
rritje shumë më të ngadalshme të popullsisë në dekadat që do të vijnë.
Megjithatë,
dikush mund të mendojnë se 11 miliardë njerëz deri në vitin 2100 ëshë një
rritje 'jashtë kontrollit'.
Por disa
ekspert nuk pajtohen me parashikimet e
OKB-së, për të cilat besojnë se janë
shumë të larta.
"Kur kam
shikuar këto të dhëna, kam konstatuar
gati se të gjitha janë të pasakta,"
tha Sanjeev Sanyal, njëri nga strategët
global i bankave gjermane, me rastin e publikimit të të dhënave në fund të muajit qershor.
Në të vërtetë,
rritja e popullsisë është e varur nga
një gamë e gjerë e faktorëve si përdorimi i
energjisë, dhe profiti i
korporatave. Kjo është arsyeja pse njerëzit si Sanyal shifrat për rritjen e popullsisë i marrin me
rezervë. Ai beson se parashikimet e OKB-së vështirë arsyetohen për disa arsye.
"Nëse shikoni fertilitetin - numri i fëmijëve të cilët gratë i kanë gjatë jetës, në pjesën më të madhe të botës sot është më i vogël dhe i pamjaftueshëm për një rritje aq të madhe të popullsisë e planetin tonë ," thotë Sanyal, transmeton dnevnik.hr.