Shtesë » Lajme
Qeveria shantazhon përmes vendimeve antiligjore
E enjte, 03.10.2013, 06:11 PM
Në një konferencë për media, të mbajtur sot nga Lëvizja për Bashkim, u denoncua vendimi antiligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës për detyrim në pushim pa pagesë të punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe shërbyesve profesional publik si mësimdhënësve dhe mjekëve.
Në këtë konferencë, Kushtrim Sheremeti - Udhëheqës i Shtabit Qendror Zgjedhor të Lëvizjes për Bashkim prezantoi faktet e nevojshme nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji për Shërbimin Civil dhe nga Ligji për shkollimin Parauniversitar lidhur me këtë çështje, të cilat e dëshmojnë se ky vendim i fundit i qeverisë është antiligjor. Gjithashtu u prezantuan edhe vendime të gjykatave të Kosovës të cilat në të kaluarën i kanë shfuqizuar masat që kanë rrjedhur nga vendimet e tilla antiligjore.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar, zyrtari nga Lëvizja për Bashkim kërkoi nga KQZ-ja që të prononcohet menjëherë lidhur me këtë çështje dhe t’a sqarojë pozicionin e saj lidhur me këtë vendim; si dhe nga Qeveria e Kosovës që menjëherë t’a shfuqizojë këtë vendim antiligjor dhe në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve;
Gjithashtu, iu bë thirrje të gjithë kandidatëve për asamble komunale, pavarësisht se cilin subjekt politik e përfaqësojnë, të mos i nënshkruajnë, për shkak të presionit, këto vendime antiligjore, dhe në rast të pasojave t’u drejtohen gjykatave me padi kundër këtij vendimi antiligjor.
Prishtinë,
1.10.2013
LËVIZJA PËR
BASHKIM
Zyra për
Informim