Shtesë » Lajme
Hoxhallarë para-historik (Video)
E merkure, 16.10.2013, 06:58 PM
Deri më tash, disa imam kosovarë e kanë pasur në thumb sjelljen e gruas shqiptare, për të cilën kanë përdorur edhe terme ofenduese. Për mënyrën se si duhet të sillet një grua së fundi ka folur edhe hoxha i Mitrovicës, Enis Rama i cili e thotë hapur që gruaja nuk është e barabartë me burrin, prandaj edhe nuk duhet të kërkojë të drejta me burrat.
Hoxhë Enis Rama,
në një ligjëratë që fillimisht është publikuar në rrjetin social, youtube më 30
shtator dhe një pjesë e saj është ri-publikuar të mëkurën, akuzon gratë për mos
respektim të bashkëshortit. Sipas tij “është e njohur se zakonisht gruaja është
më e dobët se burri”, e cila “nuk mundet të durojë sa një burrë” prandaj ju bën
thirrje grave që mos të kërkojnë të drejta të barabarta më burrat.
Ndër të tjera,
Enis Rama beson se ky “degjenerim” ka ardhur nga serialet latino-amerikane,
duke shtuar se gratë sot nuk e dëgjojnë bashkëshortin. “Pse me ngu burrin, du
me dal, unë e dua jetën tem etj, unë mendoj se sot në këtë gjendje kemi ardhur
sa gruaja e lëshon burrin, ky është diskriminim, sepse te na burri e ka në dorë
shkurorëzimin”, thotë hoxhë Enis Rama. Hoxha thotë se ato gra që e mbrojnë
nderin, që ruajnë bashkëshortin e tyre, ato gra hyjnë në parajsë dhe secila
derë e tyre është e hapur.
Hoxha thotë se
gratë para se me qenë një grua intelektuale duhet me qenë një grua e shtëpisë.
Këtë “barabartësi” sipas definicioneve para-historike të disa hoxhallarëve e
kanë përfolur edhe hoxhallarë të tjerë të Kosovës.
Hoxha i xhamisë
kryesore të Prishtinës, Shefqet Krasniqi në një nga postimet e tij të
mëhershme, thoshte se gruaja është e barabartë me burrin, atëherë kur burri
punon, ndërsa ajo kujdeset për punët e shtëpisë dhe nderin e burrit të saj.
Shumë më i rëndë në fjalorin e përdorur për gratë shqiptare ka qenë hoxha i
Prizrenit, Irfan Salihu i cili thoshte se shumica e femrave shqiptare janë
“rruspia dhe kurva”.
Të gjithë këta hoxhallarë që po e keqshfrytëzojnë paftyrësisht atë të liri të shprehjes që ekziston në Kosovë janë punonjës të Bashkëisë Islame te Kosovës e udhëhequr nga Naim Tërnava, e cila asnjëherë të vetme nuk ka ndërmarrë masa ndaj tyre. /Zëri/