Shtesë » Lajme
Fshati i drogës në Shqipëri
E shtune, 19.10.2013, 03:51 PM
Për herë të parë një ekip xhirimi i Deutsche Welle-s sjell pamje ekskluzive nga fshati i Lazaratit, i cilësuar si fshati i drogës. Gazetarët e DW biseduan me disa lazaratas dhe sollën këtë reportazh.
Një erë e rëndë të pret sapo hyn në fshatin e Lazaratit. Është era e mariuanës. Në fshatin në malet në jug të Shqipërisë, kultivohet droga shumë e kërkuar. Thuajse të gjithë këtu jetojnë prej saj, ndonëse edhe në Shqipëri kultivimi privat i mariuanës është i paligjshëm.
Zakonisht banorët e fshatit nuk pranojnë të flasin me të huajt. Ne jemi i pari ekip xhirimi që mund të shohë çfarë bëhet këtu, i pari qëkurse në fshat praktikohet kjo bujqësi e veçantë. Jemi miq tek një familje që tashmë prej dhjetë vjetësh merret me kultivimin e mariuanës. Kjo familje prodhon çdo vit rreth 1000 kilogramë mariuanë. Një biznes fitimprurës ky, por familja nuk ka dëshirë të flasë për shifra. Sidoqoftë nga vjelëset ne mësojmë se kjo punë ia vlen: ato fitojnë gjashtë herë më shumë nga sa mund të merrnin për punë të tjera. Çmimi për një kilogram mariuanë është rreth 300 euro.
Shpjegimet për pyetjen, se si është e mundur që mund të kultivojnë drogë pa pengesë në Lazarat, janë të pakta. Por sipas kultivuesve të mariuanës në Lazarat kjo është një mënyrë për të mbijetuar në fshatin me popullsi të madhe dhe pa perspektivë.
Autoritete të pafuqishme?
Sot Lazarati gëzon një status të veçantë. Deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim, ligji dhe drejtësia këtu nuk vlejnë, na thonë banorët. Kontrolle policie ka vetëm në fshatrat fqinjë. Katër tonë mariuanë u sekuestruan vitin e kaluar, një pjesë e papërfillshme në krahasim me sasinë që kontrabandohet në drejtim të Evropës. Një nga të intervistuarit tanë mendon se e di përse autoritetet nuk i japin fund situatës në Lazarat: Sipas tij ata e tolerojnë kontrabandën, sepse pas saj qëndrojnë kontrabandistë të fuqishëm droge nga Italia, Greqia dhe Gjermania. Disa të dhëna flasin për teorinë e tij: fshatarët në Lazarat e marrin farën për bimët e mariuanës ekskluzivisht nga Italia. Për të parë se sa është fitimi i mafies në këtë biznes, hetues fiskalë italianë kanë fluturuar me avionë matës mbi plantacionet e Lazaratit.
Biznes fitimprurës
Përmasat e biznesit të mafies: 900 tonë mariuanë prodhojnë fshatarët në Lazarat çdo vit. Vlera e përllogaritur e tregut: 4,5 miliardë euro. Sipas zërave që qarkullojnë në Shqipëri edhe disa politikanë të nivelit të lartë me gjasë përfitojnë nga tregtia e drogës, hotelet luksoze në bregdet janë në pjesën më të madhe objekte për larje parash dhe një raport i shërbimit të fshehtë për lidhjet e bosëve të mafies me politikanët mbahet prej tre vjetësh i mbyllur.
Shënim: Kronikën televizive të DW mund ta ndiqni në edicionin e javës së ardhshme "Europa Sot", që transmetohet nga televizionet partnere: RTK në Kosovë çdo të enjte ora 22:30, News 24 në Shqipëri çdo të enjte ora 20:00, MTV 2 në çdo të premte ora 21:00.
http://www.dw.de/fshati-i-drog%C3%ABs-n%C3%AB-shqip%C3%ABri/a-17168171

Komentoni
Artikuj te tjere
Hoxhallarë para-historik (Video)
Emigrantët - shteti nuk i quan shtetas të vet
Ja pse jemi kundër ndërtimit të xhamisë
Promovim: Miradije Gashi - ''Jam gur i atdheut''
Gëzim Llojdia: Eksperienca është emri me të cilin ...
Zenel Çeliku: Ngjarje e madhe ne Nju Jork
Ismet Azizi: El Salvadori njeh Kosovën
Almira, e ftuar në "Ditën e Bashkimit" të Gjermanisë
Qeveria shantazhon përmes vendimeve antiligjore
Selim Muça: Më pëlqen Irani sepse zbatohet Sharia
Ismet Azizi: Popullsia e botës jashtë kontrollit
“Autogoli” i Mimozës, 20 milionë € dëmtim i buxhetit
Gëzim Alpion: Peticion ndertimin e Rruges se Arberit
Promovim: Bujar Dugolli - Lëvizja studentore 1997 -1999
Ismet Azizi: Grenada njeh Kosovën
Nderohet krimineli antishqiptar Millo Gjukanovic
Përgjigje ndaj të “vërtetave” të Oana Manolescut
Ftesë: Promovohet libri i Don Lush Gjergjit
Avni Bilalli: Gjermani, prezantohen Oroshi dhe Igrishta
Pakistan: Myslimanët vrasin të krishterët