Mendime
Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë fermerin e Manaferrave Ekrem Dërmaku
E premte, 27.09.2013, 07:53 PM
Përkujtojmë fermerin më të mirë të Manaferrave në Kosovë, z Ekrem DËRMAKU
Dhembja nuk shuhet me lot e as me fjalë, ajo është rrënjosur thellë në zemrat tona, aty do të mbetët përgjithmonë....
Përkujtim – 60 ditë pa bashkëshortin , babain, djalin, vëllaun, aktivistin, muratorin, organizatorin e demostratave në Roganë (të vitit 1999), fermerin më të mirë të Manaferrave në Kosovë, e atdhetarin Ekrem H. Dërmaku
Përgatiti: Ramiz
Dërmaku
Me 24 korrik të
vitit 2013 u bëhën 60 ditë nga vdekja e bashkëshortit babait, vëllaut,
muratorit, fermerit më të mirë të Manaferrave në Kosovë z. Ekrem Hesat Dërmaku.
Ekrem H. Dërmaku. Lindi në 11.03. 1966
në Shipashnicë të Epërme komuna e Dardanës. Pasë një sëmundje të rëndë, vdiq me
24 korrik të vitit 2013 dhe u vorrosë në vorrezat e fshatit- Shipashnicë .
Lindi nga një familje me përmasa të mëdhaja kombëtare. Shkollën fillore e kreu
në fshatë ndersa të mesmen Drejtimi i Bujqësisë e kreu në Dardanë. Regjistrohet
në Univerzitetin e Kosovës, pranë Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Mirëpo
si pjesëmarrës e organizator i demostratave
dhe protestave në Roganë e Dardanë, Ekremi do të përjashtohet nga
Fakulteti i Bujqësisë. Ekremi vinte nga një familje e mesme shqipëtare por e
djegur për Lirinë dhe çëshjten kombëtare shqipëtare. Ekremi ishte një atdhetarë
i zjarrtë, trim e sypatrembur, i cili gjatë jetës së tij bëri përpjekje
maksimale ti ndihmojë zgjidhjes së
drejtë të çështjes sonë kombëtare. Pra, në mesin e atyre atdhetarëve të rinjë i
cili bëri përpjekje titanike që t’i
ndihmojë zgjidhjes së çëshjtes sonë kombëtare ishte padyshim edhe Ekrem H.
Dërmaku, i cili me ngulm
kundërshtonte regjimin serbo-çetnikë,
i cili ushtronte dhunë e bënte presion
ndaj popullit shqiptarë. I dënonte ashpër shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve. Për shkak të
qëndrimeve të tij kombëtare disa herë u
arrestua dhe u rrahë nga pushteti i
atëhershëm
Vëlla io
dashur, me vdekjen Tënde të parakoshme u
drith si toka që lëkundet pas termetit të befasishëm.U lëkund, por nuk u thye,
se Ti shkove, por pas vetës na le veprën që ne nuk mund ta harrojmë. Qenka vështirë të shkruaj për ty
o vëllau im i dashur Ekrem. Babai Hesati
duke e dashur vëllaun e tij të madhë - Hafizin, i cili nuk kishte
fëmijë , akoma pa lindur bashkëshortja e tij ( nëna ime) i kishte premtuar
vëllaut - më të madhë Hafizit se; nëse
fëmiu i ardhshëm do të më lindë djalë do t’ua fali ju. Pasë një viti nënës sime
do ti lindë një fëmijë. Po atë djalë do ta përgëzojnë me emrin Ekrem. Pasë 7
apo 8 dite nëna ime Sadija, si burrëneshë
e maleve kishtë larë e përgatitur foshnjën dhe në orët e mbrëmjes në pranin e
shumë familjarëve dhe miqëve ne mënyrë
solemne ua dorëzoi djalin -Ekremin
vëllaut të bashkëshortit të saj Hafizit dhe bashkëshortes së tij
Hanumshahes. Atë mbrëmje në shtëpin tonë kishte gëzim, qeshje, por edhe derdhje
lotësh . Ti vëllau im i dashur Ekrem, u
rrite largë prej vllezërve tuaj
; Selverit, Ramizit, Rexhepit motrës tënde Bahtijes dhe nënës. Kur uleshim
me ngranë bukë.., ne kurrë nuk guxonim të shqiptonim fjalën a jemi të gjithë..,
sepse nëna ime Sadija nuk mund të përmbahej
nga lotët. Kur ti vishe tek ne Ekrem të gjithë ngriteshim në këmbë dhe
të prisnim me buzëqeshje sepse e ndinim mungesën tënde. Babai ynë Hesati punonte
në Zvicërr, kur ai këthehej për pushime me valigjet e mbushura plotë me rrobe,
radio, televizion, etj.., etj, çka na kishte blerë ne ..,ju blente edhe ju..,
por ju përsëri nuk gëzoheshi…., nuk qeshni me ne.? ! Kur u ktheva në shtëpi
dmth, pas lirimit tim nga burgu i Pejës , shtëpia jonë ishte mbushur me miqë,
shokë, e me ta ndodheshe edhe Ti. Kur u shpërndanë për të fjetur mysafirët ju
qëndronit në dhomën e pritjes, dhe diçka ju mundonte, silleshit vërdallë, ju
shkonin djersët si lumi ? Të pyeta çka ke Ekrem.., ? ! Pse je i djersitur..,
heshti uli kokën dhe nuk foli. Papritmas u dëgjua zëri i nënës Hanumshahe.., e
cila trokiste në dritare, dhe thirrte me një zë magjepës. Ekrem djali im.., a
do të vini të fleni…
Akoma pa u
përgjegjur Ekremi, unë i thashë: Ekrem vëllau im, pse s’po shkoni me fjetur..,
ma këtheu.., Jo unë dua të rrijë me ju ? ! me ne ? ! Po, po me JU. Po ju thërret nëna juaj.., Ekremi uli kokën e nga
sytë i pikuan lotët.., u këthye nga ne , morri frymë thellë dhe me lotë në sy
.., na tha;
Unë nënë e kamë
.., nënën Sadije.., e jo nënën Hanumshahe ?
Heshtje e madhe
e kaploi dhomën tonë.., derdhje lotësh ..,vajë grash.., Unë për ta thyer
monotonin e heshjtes së thellë; i thashë: Ekrem.., pse ju nuk shkoni të fleni
në shtëpin tuaj, me nënën tënde.., ai si duket ishte i demoralizuar tej mase
(tani i kishte mbushur 11-vite shkonte në klasën e 5-të. Vëllau im.., Ramiz…,! Nëse ju mendoni se unë e kamë më
mirë jetën se sa ju këtu.., urdhëroni e shkoni ! Unë do të rrijë këtu. Tek nëna
ime, Tani nëna ime Sadja, qante me zë në dhomën tonë derdhje lotësh.., vajë
fëmijësh dhe përqafime në mes nesh… Dhe që nga ai momentë ne kurr s’kemi lejuar
që t’i themi diçka të ngjashme. Dhe tani e kuptuam se ai e dinte se është
vëllau ynë. Ah jetë e vështirë zhillohet në gyrbetë, kur ja shtonë kësaj edhe këto
që i shkrova tani duhet pranuar thënjen e popullit; Se njeriu është më i fortë
se guri. Nuk mund të gjejë fjalë ta
shuaj dhembjën për vdekjen Tënde të hershme? Me ç‘farë fjalë ta ngushëlloj
familjen Tënde të pikëlluar, bashkëshortës sate e cila posë punëve të shtëpisë
kryente edhe detyrën e sekretares së firmës së manaferrave“ DRITA“ si dhe
detyrën e arsimtares pranë shkollës fillore“Sadri Misini“ në fshatë. Më së
vështiri e ka bashkëshortja Ramizja, asaj krahun ia ke këputur? Me ç‘farë ta
ndalë dënesjen dhe vajin e gjithë asaj mase që mbushi atë ditë varrezat e
Shipashnicës ? Do të më lejojnë të gjithë lexuesit t’më korigjojnë sepse sot
kam dhembje shpirtërore, e s’mund të përmbahem nga lotët dhe dhembja për ju
vëllau im i dashur Ekrem. Ekrem më beso,
asë fjalët, as shkrimet as tingujt, dhembjen nuk mund ta rrëfejnë dot. Por ajo
ndjehet në shpirt e zemër. Kurrë nuk doja të besoja fjalëve se Ekremi do të
vdesë. Por po u besoj sot lotëve të babait, bashkëshortes, djemëve (Vedatit e Jetlirit ) dhe vajzave tua, (Donjetës e Dritës ) që i
deshe dhe të deshën aq shumë. Po u besoj syve të përlotur të Donjetës, Dritës,
të motrës dhe të bijave që thyen sot rregullat e Kanunit dhe bashkë me burrat,
vëllezërit dhe bijtë e bijat e veta,
erdhën të ta bëjnë nderimin e fundit.. Ti vëllau im ishe edhe bujkë i mirë
sepse falë dëshirës dhe punës suaj në Panairin e organizuar nga Ministria e
Bujqësisë mbajtur në Prishtinë, prodhimet tuaja, Manferrat me plotë meritë zunë
vendin e parë në Kosovë. Falë aftësive
dhe talentit tuaj ndertove ura, shtëpi shumëkatëshe, ndertove pishinën tonë në
SHipashnicë të Epërme. Falë aftësive tuaja barte ujin nga pishina dhe me mjaftë
sukses e dërgove në kodër të Shipashnicës (DUGIDELL) dhe arrite që nga ajo tokë
që dikur mbushej me therrë gomari, tani ta shëndërrosh në fermë të n anferave,
të një kopshti nga i cili prodhon rritën; specat, domatet, patatet, shalqini,
pasuli, pemët e perimet. Ti ishe një shembull për të rinjët tanë se si duhet të
punohet, Ti ishe një mësues i mirë për gjeneratat e reja se si duhet të
angazhohen dhe se si duhet punojnë në bujqësi . Ti ishe një murator i përpikët
dhe muri që bënit ju siq thotë një fjalë e popullit ; po i qeshte edhe muri. Po
ti si objekt me rëndësi të madhe ekonomike për familjen tonë, solle ujin nga
pishina deri tek shtëpitë tona.
Varrimi i juaj
ishte i jashtëzakonshëm, kolona e gjatë e pjesëmarrësve s’kishte fund. Ti o
Vëllau im as të erdhi keqë që na i le 4
fëmijë Jetim. Na i le 4 lule të vogla të reja e të njoma.., të cilat po i le
një ditë pa i ujitur, ato do të thahen, shuhen dhe zhduken nga kjo botë. Ti na
e lë edhe mësuesën, arsimtaren, pedagogen, nënën, edukatoren e denjë të
gjeneratave të reja. Ti na e le edhe pishtaren e arsimit në fshatë zonjën-
profesoreshën dhe nacionalisten Ramize Ajvazi Dërmaku, e cila shumë e re i
kishte shpallur luftë të hapur regjimit cetnik serbë. Derisa Ramizja ishte
nxënëse e gjimnazit u përjashtua nga
Gjimnazi për veprimtari patriotike dhe çështje kombëtare; Nxënësja, mësuesja,
arsimtarja dhe profesoresh Ramize Ajvazi ( tani Dërmaku) përjashtohet nga
shkolla-gjimnazi i Dardanës. Po sot ata mësues, ata arsimtarë dhe profesor
Fakulteti, sot për ju dhe bashkëshortën tuaj flasin vetëm fjalë të mira. Për
fëmijët tu të urtë dhe punëtorë ,tërë fshati fletë fjalë miradie, kudo dhe nga
do që shkove; ndertove nga një shtëpi. Prandaj dikush sot pyet se si është e mundur që për një bujkë, për një muratorë
dhe biznismen të marrin pjesë aq shumë njerëz në varrimin e TIj. Të erdhën shokë
e miqë nga tërë Kosova; Istogu dhe Drenica, Skënderaj dhe Vushtria, Tërnoci e
Bujanoci, tërë Ilirida. Ti nuk kreve fakultetin por ti ishe njeri i urtë, i
menqur por në disa raste edhe bëje shaka. Ti e meritove këtë ! Kurrnjëherë më
shumë se sot nuk kam dëshiruar të bëhem poet. Por,nuk dija se që nga pesë
shkronjat e emërit Tënd mund të nxjerr fjalën Ekrem. Për virtytet Tua të larta:
Guximi ; Urtësia, gjindshmëria, humaniteti, serioziteti, besa, premtimi, ishin
mbi të gjitha.Ju në momentet kur minatorët ndodheshin në grevë urie,, S’bashku
me mua, Rahim Rrudhanin, Rrahmon Rrudhanin, Sevdai Behen, Refik Kadri Dërmakun,
Hajruallah Iben, Rexhep Alushin ,Hetem Selimin, Musah Ramadanin, Musah e Musli
Rexhepin, Rexhep Hesatin, Hasan Kadrien, Fatmir Shabanin, Azem Ramizin, Selam
Shabanin, ( dhe ju kërkoj falje atyre që
nuk ua kemi shkruar emërat). Jo që shkonit vetë në demostrata.., por i bartëte
demostruesit nga Karaqeva në Roganë dhe
Desivojca në Roganë. Të akuzuan për armë dhe si organizator i demostratave por
qëndrove besnikë çështjes kombëtare dhe besës që ua kishe dhënë shokëve. Mos na
shiko me bebëzat e syve të fikur se dhimbjet po na shtohen në zemër .Thuaje
ndonjë fjalë.., ike pa na e lënë porosinë e fundit ! Thuaja, sepse njerëzit si
Ti flasin edhe pas vdekjes..Të kishte hije fjala dhe kurrë nuk e lëndove askend
me fjalë :”Unë, vëllau familja shokët, ti kemi ditur mendimet , qëllimet dhe
dëshirat..,Unë,vëllau ytë ti kamë ditur vuajtjet që kishe ndaj çështjes
kombëtare, dhe çdo here që ne kërkuam ndihmën tënde , na u përgjegje
pozitivishtë.., dhe çdo here na thoje ; Po i ndihmoj atdheut. Unë Ekrem ta dija
gjakun që të vlonte në gji. Unë,Ekrem ,më mirë se kushdo tjetër të njoha..Ti
vdiqe, por sado që rritej bëhej më i dashur dhe më i pjekur. E pyes vëllaun tim
Rexhepin .., të më flasë diçka për ty, nga lotët e dhembja s’mund të përmbahet,
dënes. Punoje natë e ditë me çekiç, lopatë e shatë në dorë dhe kur ktheheshe në
shtëpi përsëri:.., s’të lenin të qetë. O na fal Ekrem.., Po Po.., duhet të
punojmë këtë objekt apo atë shtëpi.., por nuk kamë t’holla.., kurrë nuk u tha
jo .., por edhe ata kurrë nuk e lanë pa t’i këthyer lekët. Kurrë nuk mungove
nga puna, ishte koshientë se të ndërtoshë një objekt gjigantë nuk është punë e
lehtë.., por ti ia dole. Cdo here e përkrahe të varfurin, e ndihmoi, dhe sakrifikoi
për te, kështu jeta e tij ishte një jetë normale, por kur pakëz u rrite, si
duket e kuptove se pa punë s’ka jetë. Dhe me të gjitha forcat ju përkushtove
punës deri në vdekje. Kur ai u thonte po do të vijë të punoj tek Ju,
gëzoheshin, gëzimi i tyre shihej edhe në SYt e tyre. Kurrë nuk u ankuan
pronarët e shtëpive të ndertuara. Ishte shembull dhe do të mbetet gjithënjë ne
mendjen time por edhe të shumë pronarëve që ua ndërtove shtëpit. Në fund:
"Më lejoni
që këtë Fjalë timen ta përmbyll me fjalët e fundit të Ekremit që na i tha në
formë urimi më 31 dhjetor me titull 'Viti i luftës 1998 dhe viti i lirisë
1999', ku thotë: 'Nga viti i luftës 1998, të shpresojmë se po kalojmë në vitin
e lirisë 1999. Të gjallët le të jenë të lumtur se janë gjallë, pavarësisht prej
dhembjes, pikëllimit e trishtimit... Le të gëzojnë dhe festojnë të gjallët që i
pret një vit shumë i vështirë, vit i luftës dhe i lirisë. Gëzuar Vitin e Ri
1999, Këto fjalë të Ekremit janë sa të prekshme, aq edhe profetike, sepse pas
gjashtë muajsh me 12 qershor të vitit 1999 Kosova u bë e lirë dhe de facto e
pavarur pas intervenimit të NATO- s dhe miqve tanë. Shumë njerëz fjalët e
Ekremit ;
"I quajtëm
këto fjalë profetike, sepse njerëzit që punojnë, që gjenden në rrjedhën e
gjërave, njerëzit e mëdhenj, çfarë ishte Ekremi, lënë fjalë profetike e
proverbiale që i dëshmon koha, njerëzit dhe ngjarjet.
"Po, sot
kemi dhembje të thellë për Ekremin, po më të madhe e kemi krenarinë për veprën
dhe jetën e Tij energjike. Ekremi ishte një djalë trim dhe guximtarë një
punëtorë ndihmës i çëshjtes së Kosovës.
Ai është shembull si punohet për Atdheun, Kosovën tonë të dashur". E
vështirë qenka jeta, kur vjen dita që të të përkujtojmë. Jemi krenar që të
patëm, që jetove me nder dhe i respektuar nga të gjithë. Dhembja nuk shuhet me
lot e as me
fjalë, ajo është thellë në zemrat tona, aty do të mbetet