E shtune, 27.04.2024, 09:48 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Loja e Hashimit dhe ëndërra e Ramushit

E premte, 27.09.2013, 06:55 PM


LOJA E HASHIMIT DHE  ËNDRRA E RAMUSHIT ...!!!

Shkruan Faton MEHMETI

U tha  se ishte takim i rëndomtë në kuadër  të takieVe të kryeminsitrit me krerët e partive opozitare. Së paku kështu deklaroi kryeministri para mediave. Nësë kështu ka qenë, vetëvetiu shtrohet pyetja: pse u dashka që takimi në mes të kryeminstrit dhe njërit prej udhëhheqëve të partisë opozitare (AAK) të mbahej në kafene dhe jo në zyrën e kreyministrit,  pasi takimi paskëshka qenë joprivatë, por zyrtar ?!

Kjo dilemë dhe shumë të tjera që me apo pa dashje, të krijohen nga mënyra se si u organizua ky takim dhe larg syrit të opinionit publik, na bën të parashtrojmë shumë pikëpyetje, kurse më e para është pse ndodhi ky takim, pastaj nga kush erdhi ftesa, çka u bisedua në mes të “miqve të vjetër”, pse u mbajt larg mediave ?! Natyrisht se përgjigjet zyrtare nga të dy anët mungojnë. Megjithatë për njohësitë e zhivillimeve politike në vend, ky takim mund të konsiderohet si parapëregatitje për një koalicoin të mundëshem në mes të PDK dhe AAK. Ndërsa për militantët e verbër të kryeminstirt s’do thoshte asgjë tjetër përveç se do ta mbronin me fanatizëm frazën e kryeministrit se  “takimi ishte instuticional!”. Nëse bëjmë një retrospktivë që nga dita kur Ramushi zbriti në aeroportin e Prishtinës, pas lirimit nga Haga, në pritjën  që kryminstri i bëri, ia vuri “unazën e fejesës” oponentit të tij politikë. Kjo edhe ndikoi në entuziazmin e shfrenuar të kryetarit të  AK-së për t’u bërë kryeminstër. Mirëpo, Hshimi nuk e lëshoi postin duke bërë të besohet se "unaza e fejesës” ishte vetëm karrem. Zhvillimet politike në vazhdimësi e bënë edhe me të qartë se Ramushi ende besonte se “martesa” do të bëhej, edhe pse “fejesa” ishte anuluar. Megjithatë ëndrra e tij nuk u shua asnjëherë. Ai vazhdoi të besonte se do të bëhet krymeinster, duke u dëshmuar si partner i mirë i PDK-së. Ai madje nuk kundërshtoi asnjëherë ndaj vendimet e Qeverisë, duke i qëndurar parishimit besnik parimit të tij se vetëm duke u bërë i dëgjueshëm mund t’ia arrijë qëllimit të bëhet kryminstër. Lajtmotivi që na e sforcon idenë se këto dy parti po përgatitën për një koalcion paszgjedhor po bëhet çdo ditë realitet. “Rastësia” që edhe Hashimi edhe Ramushi u nisën në të njejtën ditë për në SHBA, shmang çdo dyshim se takimi në kafene i llojit të Zanzibarit  u bë për mundësinë e vetërrëzimit të Qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme. Dhe kjo sa duket reale aq edhe e mudshme,vpasi edhe AAK dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme. Për të qenë pjesë e Qeverisë si PDK si AAK, duket se e kanë të gatshme edhe skenarin që do ta bënte Thaçin president ndërsa Ramushin kryeminstër. Kësaj duke ia shtuar faktin se në rast fitoreje Thaçi nuk ka ndonjë aleat tjetër,  pasi si LDK ashtu edhe Vetëvendosje janë shprehur kundër një koalcioni me PDK. Ndërsa partneri i tanishëm AKR sipas të gjitha gjasave s’do të arrijë as të futet në legjislaturën e ardhshëm. Edhe skeptikët më të mëdhenj se Ramushit  nuk do të mund të bëhet kryeministër me PDK-në në koalicon. Mbase tani duhet të besojnë se ëndrrat jo gjithmonë mbetën vetëm ëndrra. Ndonjëherë bëhen edhe realitet...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora