E shtune, 27.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kosova u plaçkit nga ''patriotët''

E merkure, 25.09.2013, 09:40 PM


KOSOVA U PLACKIT MË SHUMË NGA „ PATRIOTET“ DHE „KOMANDANTAT“ E HIJEVE SESA NGA ISH POLITIKAJT SHQIPTARË TË TITOS

( Fatkeqësishtë e vërtet e hidhur)

Nga  Xhevat Rexhaj

Kur përmendet e kaluara e Kosovës, dhe besa shqiptarëve në terësi , e kohës së Jugosllavisë, disi të gjithë reagojmë me emocione duke sharë dhe klithur se si na u shkelën të drejtat tona gjysëm shekulli. E vërteta qëndron për sa u përket të drejtave tona si popull, andaj edhe u desh që të bëhej angazhimi i gjithë shqiptarëve të Kosovës e të trojeve tona etnike që në fundë të shekullit të kaluar Kosova të shpallej shtet nga elita shqiptare e asaj kohe më në krye themeluesit e shtetit Daradan Ibrahim Rugova, Fehmie Agani, Anton Ceta e miliona shqiptarë të tjere gjer te Adem jashari, Sali Ceku, Ahmet Krasniqi, Tahir  Zemaj, Zahir Pajaziti e shumë e shumë luftëtar. Kosova doli fituese nga kthetrat e Serbisë fal  SHBA se dhe aleatëve tanë që ndihmuan të parët tanë, ketu nuk do koment më shumë asesi.

Të ndalemi pakëz rreth kohës sa ishim si Krahinë autonome, të themi diç për ata politikaj shqiptarë që ne i kishim si udhëheqës, të cilët me apo pa dëshirën shqiptare ishin të parët e Krahinës, ishin shumë shqiptarë, prej Fadil Hoxhës, Xh. Nimanit, M. Bakallit, A. Vllasit, S. Hasanit, e me qindra të tjerë të cilët vërtet kishin pozita dhe kishin shumë privilegje të asaj kohe, andaj të ndalemi jo në politikën e asaj kohe por në qështjet ekonomiike, pronësore dhe pasurisë së ketyre politikajve. Ne shumica që jemi lindur dhe rritur gjerë në vitet e 90 kemi njohur këta emra të politikës, ngase ne edhe i shanim, i quanim tradhëtar, i quanim dorë e zgjatur e shkieve e çka jo tjetër,  ndoshta edhe kishim të drejte ngase ne kërkonim Republikën, kërkonim pavarësin tonë, dhe mendonim se këta nuk e deshironin republikën andaj edhe quheshin tradhëtar nga ne, rreth kësaj teme do ndalem pakëz më poshtë. Në anën tjetër ne këta politikaj i njihnim edhe për së afërmi ngase Kosova është vend i vogël, pra ne të gjithë disi kishim njohuri edhe për pasuritë e tyre materiale, vërtet se këta kishin nji jetë tjetër, kishin privilegje dhe kishin paga të majme krahasuar me ne që punonim në arësim, shendetësi, administratë apo gjetiu.  Nëse jemi realist dhe e themi të vërteten, thuaja se të gjithë të apostrofuarit më lartë, nuk kishin më shumë se nga nji shtëpi, nga nji banëse apo dikush edhe shtëpi e banesë, kishin nga një automjet, dhe kishin nga një shofer, pa bodiguarda fare. Ne ndoshta mendonim se këta kishin miliona, por jo nuk doli e vërtet fare, ata vërtet kishin patur shumë çka më shumë se ne qytetarët e tjerë, por jo edhe shuma milionshe, jo villa nepër Dubai, jo nepër Turqi e Greqi, dhe jo villa e imobilie nepër Shqipëri, shkurt edhe ata ishin politikaj dhe kishin diç më shumë se ne. Me këtë asesi nuk dua ti amnistoi nga gabimet e bëra, por le të mendojmë se në çfarë kushtesh kemi jetue dhe në cilin sistem kemi veprue. Këta politikaj të asaj kohe e kishin mundësin të vidhnin edhe më shumë, ngase aso kohe Jugosllavia kishte mjaftë pasuri, andaj edhe këta politikajt shqiptarë e kanë patur mundësin të thon se; po të vjedhim sa të mundemi ngase ashtu se ashtu Serbia po e vjedh kosovën, por me sa duket koha po tregon se ma të ndershëm karshi Kosovës  ishin shumca e politikajve të asaj kohe me emra shqiptarësh, sesa këta të sotmit të cilët thirren në „vlera lufte“ në vlera paqësore“ në „patriotizëm“ në bashkim kombëtar e çka jo tjetër. Sot Kosova nuk është më nen Serbi ( edhe pse fatkeqësisht disa bisedime dhe marrëveshje po na ofrojnë nji degradim dhe nji  denigrim të sovranitetit duke lejuar që serbia ende të pyetet për territorin dhe rregullimin tonë të brendshëm, dhe këtë e bëjnë disa që vetes i kanë dhanë grada e lavde si çlirues të kosovës…), por nese bëjmë disa analiza të gjithë asaj se si rodhën gjërat që pas vititi 1999, do vijmë në konkludim se sot Kosova vidhet dhe pushtohet e shantazhohet më shumë nga vet politikajt shqiptarë sesa aso kohe në autonomi. Që kjo të dëshmohet, nuk është fare e vështirë, ngase të gjitha faktet dhe realiteti e tregon këtë katrahurë që na e kanë sjell politikajt e sotëm e çobanat e djeshëm, qeveritarët e sotëm e rrugaqët e djeshëm, pushtetarët e sotëm e shvercerët e djeshëm, në të gjitha sferat dhe fushat e jetës. Në kohën e  Fadil Hoxhës, bile shkolla dhe shëndetësia ishin më në nivel sesa sot, e pse sot nuk është si athere mundet të merret vetëm nji  adut, ngase sot jemi të lirë ti mësojmë fëmijët tanë pa cenzure, historin dhe gjeografin tonë, e sa për suksese dhe mësim e shëndetësi cilësore kjo në Kosovë sot nuk egziston thuaja fare, ngase e kanë marre në dorë hajnat e diplomave dhe banditët e Univerziteteve që hapen si këpurdhat pas shiu, si rezultat i pastrimit të parasë së pushtetarëve të tashëm. Asesi se nuk duhet bërë krahasime sa i përket lirisë dhe pavarësisë që kemi,  sepse aso kohe ishim të pushtuar nga serbo-sllavija, por në këtë shkrim ka të bëjë vetëm me disa krahasime se sa gënjeshtar jemi ne shqiptarët, kur shesim patriotizëm e vjedhim popullin tonë, në anën tjetër.

Të kthehemi te pasuria e politikajve të sotëm, te ata që posedojne në emra të të afërmve të tyre;pompa benzine, barnatore, spitale, univerzitete, ndermarrje apo firma, ndertesa e rrokaqiej,  tregun e cigareve, rrjetin e kioskave, doganat, sigurimet,  mediat,  privatizimet e pasurise shtetërore, postës, kekut, Trepçës e thuaja të tërë Kosovës, shkurt dhe lirisht mundë të thuhet se sot Kosova e tëra është e shitur dhe e uzurpuara nga qeveritarët dhe pushtetarët si në qendër ashtu edhe komuna. Vjedhaj dhe pasurimi i tyre është enorm, është i paparë në botën e sotme, njerëz që dukur thirreshin si komandanta sot kontrollojnë thuaja se tërë kosovë, këtu mund të futen edhe disa njerëz të korruptuar të opozitës në përgjithësi. Sot Kosova më shumë vidhet dhe bastardohet nga vet pushteti  i republikës së pavarur sesa në kohën e fadil Hoxhës dhekolegëve të tij, sot Kosova më shumë degradohet dhe shkatërrohet si në pyje, në tokë pjellore, në ndertime pa leje , në bastardime të qyteteve e fshatrave sesa në kohën e fadil Hoxhës, dhe e gjitha kjo bëhet me aminin se na e kemi „ çlirue „ Kosovën dhe tash e tutje ja rrasim popullit si të duam vet, e që e vërteta është se mu këta nuk e kanë çlirue Kosovën, por e ka çlirue rruga dhe vizioni rugovist i përkrahur nga mbarë populli , dhe miqët tanë më në krye me SHBA.

Sot klasa politike e imponuar në Kosovën tonë kanë më shumë pasuri sesa vet shteti, kanë më shumë miliona sesa vet buxheti 10 vjeqar, shkurt sot politikajt e Kosovës, kuptohet ata që ishin trima dhe që me dhunë uzurpuan shtetin janë të tillët. Me këtë rast do duhej bërë një krahasim dhe një analizë pa fakte të kohës së  fadil hoxhës me kompanin e tij të aso kohshme, në raport me këta „ patriotët“ e sotëm që vjelin shtetin dhe popullin e vet.  Ta zëmë se asaj kohe ishin 100 pushtetar shqiptarë në  Kosovën që quhej krahinë, dhe të gjithë këta kishin nga nji shtëpi dhe nga nji automjet dhe ti llogarisim me çmimet e sotme, na del ky rezultat:  shtëpitë;  100x 50`000= 5 milion, plus  automjete 100x10`000= 1 milion Euro të themi, pra keto do duhej të dukeshin si deklarim i pasurive të tyre asaj kohe, po  e them si hipotezë. Tash të shofim disa nga deklarimet e disa politikajve të sotëm të pasurive të tyre ( të rrjeshme ngase vetëm sa për sy e faqe e kanë deklarue se milionat i kanë në bankat turke, greke, Dubai dhe ato të Shqipërisë, dhe nën emra të të afërmve të tyre, deklarim zyrtar Agjencia anti korrupcion:

Deputetët milionerë

1.Ramiz Kelmendi(AAK)

Pasuri e paluajtshme 46 milionë euro

Pasuri e luajtshme 8 milionë euro

Para të gatshme 2.8 milionë euro

Detyrime 13 milionë euro

2.Hashim Deshishku(LDK)

Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro

Aksione 6.5 milionë euro

3.Florin Krasniqi(VV)

Pasuri e paluajtshme 6.7 milionë euro

Vetura 50 mijë euro

Aksione 3.2 milionë euro

Para të gatshme 23 mijë euro

Huazime 1.6 milionë euro

4.Ukë Rugova(Lista Ibrahim Rugova)

Pasuri e paluajtshme 2.2 milionë euro

Automobil 25 mijë euro

5.Xhavit Haliti (PDK)

Pasuri e paluajtshme 2.1 milionë euro

Pasuri e luajtshme 32 mijë euro

Para të gatshme 160 mijë euro

6.Lutfi Haziri(LDK)

1 milion e 650 mijë euro

100 mijë euro

Të hyra familjare vjetore më pak se 30 mijë euro

7.Adem Grabovci(PDK)

Pasuria e paluajtshme 1 milion e 630 mijë euro

Vetura: Audi A6, BMW, Golf 6

Para të gatshme në banka 21 mijë euro

8.Fatmir Limaj(PDK)

Pasuri e paluajtshme 900 000 euro

Vetura 45 mijë euro

Kredi 40 mijë euro

Paga mujore 1300 euro

Pasanikët e Qeverisë

1. Behgjet Pacolli 176 milionë euro

2. Dardan Gashi 1 milion e 67 mijë euro?

3. Besim Beqaj 970 mijë euro?

4. Bujar Bukoshi 720 mijë euro?

5. Hashim Thaçi 670 mijë euro?

6. Agim Çeku 600 mijë euro?

7. Hajredin Kuçi 435 mijë euro?

8. Mimoza Kusari 274 mijë euro

9. Ramë Buja 270 mijë euro?

10. Bedri Hamza 225 mijë euro

Pasuria e deklaruar më 2007

Hashim Thaçi= 360 000 euro ?

Fatmir Limaj= 900 000 euro?

Adem Grabovci= 132 000 euro?

Ramë Buja= 150 000 euro?

Skënder Hyseni= 350 000 euro?

Nga kjo  listë që në të përfshihen jo 100 por vetëm 19 politikaj, vërehte kjart se sa ndryshim enorm duket pasuria e këtyre patriotëve të sotëm karshi atyre “ tradhëtarëve “ të autonomisë, janë qindra miliona në pyetje,  dhe ne të gjithë e dijmë se këto deklarime janë vetëm 10% i pasurise reale që kanë sot pushtetarët e Kosovës “ sovrane”  “demokratiek” dhe alla shqiptare...

Nga e gjitha kjo del një e vërtet e pamohueshme, se ne shqiptarët nuk e duam shtetin, se ne shqiptarët e vjedhim shtetin dhe se ne shqiptarët e rrejmë shtetin, ,ngase në vazhdimësi votohen këta hajna dhe bandita të këtij shteti. E adrhmja duket e mjegulluar ngase nga këta bandita të veshur me pushtet fatkeqësisht po infektohen edhe gjeneratat e reja të cilat duke parë se si pasurohet njeriu me hanji do të vazhdojnë rrugën e njejtë si këta, fatkeqeisht Kosova është kjo, ku nji grusht pushtetarësh kanë më shumë pasuri se sa dy milion e gjysëm qytetarë në terësi....

Më duhet ta kopjoi nji thënje të analistit dhe ish të burgosurit nga Enver Hoxha Z. Fatos Lubonja që tha kështu: “ Kosova  udhëhiqet nga banditokracia...”

Mirë mbrama Kosovë.... 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora