E diele, 28.04.2024, 04:10 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Ramadani: Bllokimi na rikujtoi vitet e 90-ta

E diele, 22.09.2013, 07:07 PM


Bllokimi kufitar na rikujtoj vitet e 90-ta!

Nga Blerim Ramadani

Vendosja e taksës për qytetarët dhe automjetet e Republikës së Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit, që u pasua më pas me një kundërpërgjigje të Prishtinës zyrtare për të mbyllur kufirin për produktet maqedone. E gjithë kjo u manifestua me një rrëmujë të madhe politike dhe diplomatike nga të dyja anët e kufirit. Maqedonisë j’u mvesh edhe faji tjetër pasi që  nuk kishte bërë përpjekje të negocojë për importin e miellit me Qeverinë e Kosovës, siç e kishte bërë më herët për importin e grurit me Serbinë. Pyetja më e shpeshtë që bëhej në opinion ishte të gjenin se kush ishte fajtori pas këtij ngërqi ndërkufitar! Në këtë situatë të tensionuar nuk u respektua asnjë parim, pa mos e logjikuar se bëhet fjalë për shtete fqinje.  Nuk u respektuan as principet e Unionit Europian, mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave dhe raportet e mira ndërfqinjësore, si vlerë e vetë Unionit. U shkelën dispozitat mbi të cilat ishte themeluar CEFTA, mbi çështjet e konsultimit ose arbitrazhit, me çka një situatë e tillë mund të silltë dëme të paparashikueshme mbi raportet tregtare ndërmjet dy shteteve. Kjo bllokadë tregtare na riktheu në vitet e 1990-94, një kohë kur mund të shihnim bllokime të ngjajshme nga shtetet fqinje, të rikujtojmë këtu edhe embargon që vendosi Greqia ndaj Maqedonisë, e cila ndikoi drejtpërsëdrejti në jetën dhe lëvizjen e qytetarëve. Atëherë nga e morri këtë guxim Maqedonia për të provokuar një gjendje të tillë?! Duke analizuar dhe krahasuar statistikat ekonomike të institucioneve dhe shoqatave relevante në rajon, nga kjo situatë Maqedonia del se është humbësi më i madh nga kjo bllokadë kufitare. Dëmet nga embargoja, sipas statistikave që na paraqesin organizata të ndryshme  në Maqedoni, janë të larta për kompanitë vendase, të cilat vlerësohet të kenë humbur të paktën nga 400 000 mijë euro në ditë si pasojë e suficitit të madh tregtar që ka Maqedonia me Kosovën. Kosova, që nga viti 2010 deri në qershor të këtij viti, ka pasur një import nga Maqedonia në vlerë prej 1 miliard e 52 milionë euro, kurse për të njëjtën periudhë ka pasur një eksport prej 73.7 milionë euro, që i bie një debalancë tregtarë rreth 93 përqind në favor të Qeverisë maqedonase. Më shumë të prekur nga ky ngërq na shfaqen bujqit dhe transportuesit e Maqedonisë. Nga ana tjetër qytetarët e Republikës së Kosovës sipas taksës rrugore të vendosur nga Shkupi zyrtar do duhej të paguanin një shumë prej 2 euro për qytetarë dhe 10 euro për veturë. Përse duhej të merrte një veprim të tillë pasi që vetë Maqedonia ishte humbëse në shkëmbimet tregtare! Duke e ditë lidhjet e mëdha familjare të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe udhëtimet e shpeshta të tyre, një taksë e tillë nuk do ti bënte keq Maqedonisë dhe do të ishte një mundësi e mirë që  buxheti të përfitonte nga shqiptarët e Kosovës, të cilët do të ishin të detyruar ta paguanin taksën kufitare. Prandaj, mendoj se motivi kryesor i palës maqedone ishte, përfitimi nga qytetarët e Kosovës. Maqedonia, nga ana tjetër zgjodhi metodën më të keqe për të bërë presion palës kosovare, metodë tipike e saj, duke fshehur vetveten  dhe duke shfrytëzuar shoqatat qytetare, në këtë rast shoqatën e trasportuesve, për të bllokuar vendkalimet kufitare edhe për ata qytetarë të cilët kalonin kufirin dhe paguanin shumën e kërkuar në pikat kufitare. Tani pasi që mospajtimet u tejkaluan dhe gjendja u kthye në normalitet, dilemat dhe kontradiktat mbetën. Unë personalisht smund ti mohoj edhe faktet që flasin për vendime politike dhe nacionaliste nga Qeveria Gruevski. Pasi që, Kosova qysh nga pavarësimi i saj është provokuar dhe shantazhuar edhe më herëti.  Edhe pse u emërua si “luftë tregtare” ajo asesi nuk mund ta arsyetojë emërimin e tillë dhe tensionin e krijuar. Maqedonia, në dëm të sajin shfrytëzoi kufirin për të treguar njëfarë superioriteti ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si fajtor u etiketuan dhe nuk u kursyen as edhe ministrat shqiptarë,  pjesë e qeverisë aktuale. Në një prononcim për mediumet në Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, foli për shqiptarët për pozitën e tyre në rajon, jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Ai përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin. Mirëpo, deklarata e tijë për shqiptarët e Maqedonisë nuk ishte e të njejtës vijë. Ai ftoi politikanët e Maqedonisë që të punojnë më shumë për të drejtat e tyre. Sipas tij 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni, dhe liderishipi shqiptarë në Maqedoni duhet të angazhohet për të përmirësuar këtë situatë. Deklerata e tillë e tij ishte një goditje e rëndë dhe e drejtëpërdrejt për subjektin politik shqiptarë, pjesë e koalicionit qeveritar. Gjatë vizitës së tij në Kosovë edhe z. Rama lëshoi një deklaratë afarësisht e njejtë. Maqedonia duhet të bindet që Kosovën ta shoh si partner strategjik në shkëmbimet tregtare dhe situata të tilla duhet të mënjanohen para se të fillojnë. Në rast se do ishte biseduar si në rastin me Serbinë atëherë e gjthë kjo nuk do të mund të ndodhte. Situata të tilla padyshim ndikojnë në imazhin dhe seriozitetin e të dyja vendeve.

 

Autori është Kryetar i Qendrës për demokraci dhe vlera europiane-Maqedoni

 

 

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora