Mendime
Pirro Prifti: Prishja e Stacionit Hekurudhor, Krim
E premte, 13.09.2013, 07:38 PM
Prishja e Stacionit Hekurudhor të Tiranës një Krim jo vetëm Urbanistik
Nga Pirro
Prifti
Nuk mund
te qëndrohet pa e vënë re prishjen e stacionit të trenit te Tiranës në
emër bërjes së një bulevardi bazuar në
planin urbanistik të Tiranës.
Prishja e
stacionit të Trenit ëhtë një krim i pashëmbëllt jo vetëm për largimin e tij gati
Përse u
bë një veprim i tillë i pa lejueshëm përsa i përket justifikimit se… kështu
është plani urbanistik i Tiranës…?!
Së pari
plani urbanistik i Tiranës sido që të ishte bërë qoftë nga urbanistët kombëtarë
ashtu dhe ata ndërkombëtarë, nuk duhej të largonte Stacionin e Trenit të
Tiranës në Vorë, pra aq larg sa praktikisht
linja hekurudhore u asgjësua plotësisht dhe nuk egziston më në Tiranë
kjo linjë e rëndësishme transporti.
Së dyti,
shumica dërrmuese e shteteve europiano-perëndimore por edhe në botë (shiko
Parisin, Londrën, Tokion etj) kanë madje edhe në qëndër të kryeqyteteve të tyre
stacionin qëndror hekurudhor si një stacion dhe linjë shumë e rëndësishme
transporti. Por në Tiranë Kryebashkiaku Basha veproi `më kokë të vet`, për të treguar se ai i ditkërka të gjitha
(?!), duke dëshmuar kështu karakterin tekanjoz dhe arrogant të një kryetari që
nuk ka larg-pamësinë e nevojshme për të qënë kryetar, si dhe praninë e snobizmit, përsa i përket përuljes
pa asnjë kundërshtim ndaj eprorëve të tij klientelistë.
Së treti,
transporti hekurudhor, ka qënë në programin e qeverisë demokratike ndoshta jo
prioritet por kishte qënë një mundësi përmirësimi i i këtij transporti, duke
qënë një transport shumë pak i kushtueshëm, dhe i lehtë për shumicën e
popullsisë nevojtare me të ardhura ë pakta; sidoqoftë transporti hekururdhor i
mallrave është nga më të preferueshmit sepse gjithashtu është me pak kosto.
Së
katërti, a nuk mund të bashëkjetonte
stacioni hekurudhor i Tiranës së bashku me planin e famshëm urbanistik të
krijimit të një bulevardi deri matanë Lumit të Tiranës deri në Babrru?
Atëhere
del pyetja tjetër: përse e prishi Basha,
Stacionin Hekurudhor të Tiranës ?
Mendoj se
ka disa argumenta per prishjen e papritur te Stacionit Hekurudhor te Tiranes.
Këtu mendoj gjithashtu se kanë përgjegjësi edhe Këshilli Bashkiak i cili nuk e
mori në shqyrtim këtë hata të madhë që i u bë Tiranës. Kjo plagë e hapur do të
ketë sigurisht pasoja në transportin e pasagjerëve jo vetëm të Tiranës por në
të gjithë Shqipërinë, sepse po krijon një precedent të dëmtimit dhe të prishjes
së të gjitha linjave hekurudhore në Shqipëri aty ku ka.
Argumenti
i parë është se Projekti për Tiranën e
ka bulevardin por në të nuk thuhej që të shkatërrohej Stacioni Hekurudhor i
Tiranës. Ky Stacion mund të çvendosej diku më poshte, p.sh., në Laprakë. Madje
edhe tani ky opsion mund të realizohet, vetëm se do të duhet që urbanistët tanë
të mos rrijnë të heshtur por të lëvizin dhe të dërgojnë opsionin e tyre sa nuk
është vonë tek Kryeministri i Ri për ta paraqitur në Komisionin për Rregullimin
e territorit të Republikës së Shqipërisë,
Argumenti
i dytë është se bërja e bulevardit në dëm të Stacionit Hekurudhor të Tiranës,
të jep përshtypjen se ka interesa klienteliste se sa dobi për qytetarët të
cilët e shohin prishjen e stacionit hekurudhor të Tiranës, më tepër si një dëm
të madh ndaj interesave të tyre,
Argumenti
i tretë është se mungesa e transparencës për të bërë të njohur planin e famshëm
urbanistik për bulevardin duke fshehur gjithashtu atë kryesoren- shkatërrimin e
Stacionit Hekurudhor, tregon më së miri për qëllime aspak të mira në Projektin
e Tiranës moderne por ..pa Stacion Treni. Kjo gjithashtu të le përshtypjen që Basha
jo vetëm që nuk ka vizione europiane të paktën por nuk ka as ndërgjegjen e pastër kur
ndërmerr vendime të tilla pa këshillime paraprake,
Argumenti
i fundit, është se prishja e Stacionit Hekurudor të Tiranës ka krijuar
precedentin e shkatërrimit total të hekurudhës të ngritur me aq mund , djersë
dhe fonde nga qeveritë e mëparshme të cilat kishin vizionin përkatës për të
ardhmen e këtij transporti të rëndësishëm për pasagjerë dhe mallra.
Praktikisht
që nga Tirana e deri afër Vorës, të gjitha shinat e trenit do të hiqen dhe
hekurudha do të shkatërrohet duke i shkaktuar
vëndit një dëm të pallogaritshëm si nga ana financiare, transportit, por
edhe në trashëgiminë e vendit.
Nuk mund
të harrohet tendenca për të shkatërruar për shkak të ideve të gabuara të
politikanëve dhe dëshirës së tyre patologjike për të bërë si Enver Hoxha-`… atë
që bën armiku.. ti bëj të kundërtën….`.
Por sot
nuk ka armiq, i nderuar Basha por ka oponencë.
Nuk mund të kuptohet se sa keq u ndodh Tirana kur humbën rreth 2 milion
Euro kur u prish mbikalimi i ndërtuar në Zogun e Zi nga Bashkiaku i mëparshëm
më 2007, duke e lënë transportin e
Tiranës në atë linjë si mos më keq.
Le të shpresojmë që veprime të tilla aspak qytetare dhe aq më pak profesionale të mos përsëriten më por planet dhe programet të rregullohen bashkarisht duke vënë në plan të parë Tiranën, populli e saj dhe të të gjithë Shqipërisë, duke vënë në plan të parë prosperitetin e këtij kryeqyteti të ri të ndërtuar nga hiçi por me një strukturë kaotike dhe aspak funksionale.