Mendime
Gani Qarri: Dita e të Pagjeturve
E premte, 06.09.2013, 09:31 PM
Dita e të
Pagjeturve, shpresë apo zhgënjim
Nga Gani
Qarri
Para pak
ditësh, pamë se 30 gushti u shënua si
Datë për kujtimin e të pagjeturve , mungesa e të cilëve, shumë bashkë-familjarëve, për vite të tëra u shkakton dhembje dhe
vuajtje të pafund, duke pritur ditë e
natë një lajm, për më të dashurit e
tyre.
Atë kohë,
pamjet e tmerrshme të agresionit serb
mbi vendin tonë, u përhapën shpejt në gjithë botën. Kosova, përveç numrit të madh të viktimave që dha për
liri, ajo nuk i ka të pakët as të
mbijetuarit e atyre zhvillimeve tragjike, të cilët edhe tani kanë nevojë për përkujdesje
dhe vuajnë nga probleme të theksuara shëndetësore dhe psikike.
Madje, shumë
individ të cilët personalisht nuk e përjetuan luftën, por kanë humbur
bashkë-familjarë dhe të afërm gjatë saj, edhe ata janë bërë pjesë e vuajtjeve
të pafund.
Ndaj për
këto dhe shumë arsye tjera, sot nuk mund të flitet me dhimbje vetëm për luftën,
vrasjet e kidnapimet, por edhe për
tmerret që ajo la prapa, të cilat
megjithë vitet e kaluara, tek familjet e
prekura shqiptare, vazhdojnë të shkaktojnë trauma dhe lëndime të rënda
shpirtërore.
Për fat
të keq Kosova ka edhe shumë fëmijë të rritur jetim, të cilët përditë e më tepër
ballafaqohen me pasojat e larcekura, ngase përveç mijëra varrezave të të rënëve anë
e mbanë vendit, shqiptarëve në këto troje ende u mungojnë edhe rreth1800 të
kidnapuar dhe zhdukur pa asnjë gjurmë.
Një fakt
të tillë më së rëndi e përjetojnë brezi i fëmijëve të luftës, të cilët ende
ndeshen me këtë problem vështirë të përballueshëm, në fazën më vendimtare të
rritjes dhe zhvillimit, kur atyre edhe për vete, u mungon përkujdesja e nevojshme prindërore.
Ndaj, duhet
konstatuar me dhembje, se Kosova vazhdon
të vuaj edhe për gjeneratat e rritura në këtë mënyrë, një pjesë e të cilëve atëbotë, nuk e dinin se
ç`ishte lufta dhe ishin të mitur apo ende në djep.
Prindërit e tyre u flijuan, nga
një agresion i padrejtë i një pushtuesi të egër dhe mizor i cili nuk kurseu
asgjë, vrau, kidnapoi dhe zhduki pa asnjë gjurmë, duke i marrë nga shtëpitë ku
ata lindën dhe u rritën, pa i bërë asnjë të keqe-askujt, vetëm e vetëm pse ishin shqiptar dhe e donin
vendin e tyre, të cilët përkundër
represionit e persekutimeve të pushtuesit serb, nuk e lëshuan atdheun e të
parëve.
Ndaj edhe me rastin e shënimit të "Ditës së të Zhdukurve", askush nuk mund të ketë iluzione se vetëm vendosja e një Date për kujtimin e tyre, do ta zgjidh këtë problem shumëvjeçar dhe ndihmoj bashkë-familjarët në zvogëlimin e dhembjes, kur sot dihet botërisht se për vuajtjet nuk fletë më vetëm vrasja dhe kidnapimi i më të dashurve, por edhe zgjatja e pafund e ankthit të gjetjes dhe kthimit të pakusht të viktimave në vendin e origjinës dhe nderimit të përjetshëm të tyre, në Kosovë.