Mendime
Pirro Prifti: Armiqtë imagjinarë të Elitës së rreme
E merkure, 28.08.2013, 08:54 PM
Armiqtë
imagjinarë të Elitës së rreme shqiptare
Nga Pirro Prifti
Elita e indoktrinuar intelektuale e viteve 1990 me 12 gusht po të
atij viti takoi Presidentin e vendit Ramiz Alinë me kërkesën e këtij të fundit
por sigurisht edhe me dëshirën e tyre për të modeluar Shqipërinë e ardhshme që
do të lindëte më pas pasi të kalohej
ylberi; pra duke u metamorfozuar nga komunistë të devotshëm, në
demokratë dhe pluralistë të një sistemi post-komunist. Kjo ishte zanafilla e
shëndrrimit sa të domosdoshëm, aq edhe të frikëshëm për Shqipërinë dhe
shqiptarët e varfëruar deri ku s`mban më. Nëse shtresa e varfër dhe në nevojë e
përqafoi e para idenë e shëndrimit nga diktaturë komuniste në demokraci
perëndimore nën parrullën e duam
`Shqipërinë si Europa`, intelektalët e sidomos ata partiakë me poste
drejtuese llogarisnin lëvizjet që do të bënin në mënyrë që të mos uu hynte
gjëmb në këmbë duke u përpjekur që ..`mishi të piqet e helli të mos digjet`.
Sipas Alfred Uçi-t (ish ministër i kulturës së asaj
kohe) (http://gazetatelegraf.com/si-u-manipulua-takimi-i-intelektualeve-me-ramiz-aline/),
ai i kishte thënë Ramiz Alisë që në atë takim …``të mos ftoheshin ministra,
anëtarë të KQ, dhe intelektualë që japin vazhdimisht prova të vazhdueshme ligjërimesh oportunizmi
sevilizmi, nënshtrimi me inflacion fjalësh dhe parullash të zbrazëta, si gjuha
e direktivave partiake, si vendimet gjithnjë “të drejta të Partisë”,
domethënë kjo mbledhje duhej të shërbente si nxitje për debate të hapta e të
lira në dobi të reformimit demokratik të shoqërisë, pa ovacione e
duartrokitje hipokrite, siç ndodhte zakonisht. Sofua e pëlqeu propozimin tim
dhe më tha se do ta bisedonte me R. Alinë. Të nesërmen më telefonoi në zyrë e më
tha se bisedoi me Shefin dhe ai ishte përgjithësisht i gatshëm të bënte një
takim të tillë. Dhe unë prisja me padurim e mëdyshje të bëhej takimi. Por
shpejt nga gazetat mora vesh se u bë takimi i parë me intelektualë të
zgjedhur, por jo me ata që patëm biseduar me Sofon. Për më keq, takimi
ishte organizuar në tre drejtime krejt ndryshe nga ç‘e patëm
biseduar ``.
Këta ishin
intelektualët që më pas do të drejtonin vëndin për 23 vite, së bashku me
servilët dhe klientët e tyre që u erdhën dhe u pajtuan më pas.
Nuk duhet harruar fjala e Ismail Kadaresë ndaj qindra e mijra personave që hynë në
ambasadat e huaja me qëllim për tu larguar nga vëndi i shqiponjave i cili ishte
katandisur në vëndin e sorrave që s`kishin c`të hanin: `..po largohen plehrat…`
.
Këta ishin` plehrat`, njerëz të thjeshtë të cilët u larguantë parët nga Shqipëria për
tu pasuar nga 1.3 milionë banorë gjatë 23 viteve të mëvonshme…
Po Elita e vëndit u largua?
Sigurisht që ..jo. Ata ishin të sigurtë si në
sistemin diktatorial ashtu dhe tani, se do të ishin të sigurtë në sistemin
post-diktatorial, sepse për ta ishte kujdesur PPSH e cila kishte një plan të
madh shpëtimi të vlerave të komunizmit përfshi dhe `njeriun e ri`(?!) të formuar gjatë këtyre viteve të diktaturës.
Plani ishte Makbethian përsa i përket realizimit :
të ndodhte ndryshimi- pushtetin ta kishte përsëri PPSH me emra të rinj-
pasuriakombëtare të ndahej midis tyre- Europa dhe SHBA të kënaqeshin nga
aparenca e ndryshimit.
Sipas Alfred Uçi-t në atë takim : të pranishmit
ishin caktuar sipas listës protokollare zyrtare e të përhershme të Aparatit të
KQ, që nuk njiheshin “të rrezikshëm” e “të guximshëm” për t’u ngritur kundër
vijës së përgjithshme të Partisë. Kështu kuptohen më qartë ngjarjet e
mëpastajme, ata që u ngjitën e ata që zbritën nga pushteti, apo ata që këmbejnë
sot pushtetet.
Për më tepër vetë Sofokli Lazri tha një frazë të
cuditshme pas takimit: “Eshtë edhe faji i masave, që nuk janë të përgatitura
për më shumë, prandaj s’ke ç‘kërkon nga dredhitë e intelektualëve!”
Këta intelektualë të indoktrinuar mblodhën rreth
vehtes, të rinj të reja po aq të indoktrinuar sa vetja për të mbajtur pushtetin
. Megjithatë indokktrinimi komunist kishte midis të tjerash dhe përvojën e
mbajtjes së pushtetit me dhunë, me dis-informim, me intriga.
Kjo
elitë e Shqipërisë së këtyre 23 viteve e
cila sipas rotacionit të pushteteve përfshiu në drejtim qoftë intelektualët e
djallëzuar komunistë nga viti 1992-1997, intelektualët komunistë + ish
përfaqësues të klasës puntore+ish kontrollin punto e fshtar nga viti 1997-2005,
e deri nnë përfshirjen massive në pushtet të intelektualëve të djallëzuar ish
komunistë ,servilët dhe klientët e tyre+ fshatarsinë puunonjse të veriut e të
jugut 2005-213 , pushtete të rotacionuar të cilët vetëm shkatërruan Shqipërnë dhe i dhanë asaj
imazhin më të keq të mundshëm si brënda vëndit e deri tek fqinjët, e jashtë
vëndit.
ii
Midis gënjeshtrave dhe dis-informimeve të shumta
gajtë këtyre 23 viteve të përlyera me korrupsion, dy nga ato `shkëlqejnë` me ngatëresat
që i shkaktuan Shqipërisë duke e vonuar deri ku s`mban më ,- integrimin e saj
në BE.
E para nga Gënjeshtrat e drejtuesve të shtetit
shqiptar, filluan dhe vazhduan qoftë me mos plotësimin e dy kërkesave themelore
nga KE e (BE më vonë) deri në vitin 2011:
- Në mos bërjne e inventarit
të pronave
-
mos bërjen e inventarit të popullsisë
nëse
shprehemi në mënyrë populiste. Pas kësaj date, janë edhe 12 kërkesa të tjera
të pa plotësuara nga qeveritë shqiptare-akoma në tryezën e
qeverisë së re që ende nuk e ka marë pushtetin, për tu realizuar.
Gënjeshtra tjetër që lindi dhe u rrit pas clirimit
të Kosovës e sidomos pas futjes në NATO të Shqipërisë krahas rritjes së
nacionalizmit, ishte edhe krijimi i një armiku të shqiptarëve të cilët si
populli ashtu dhe elita e rreme ishte mësuar që nga koha e PPSH: Armiku, duhet
një armik që të justifikojmë vonesat në integrim, në ekonomi –financë, në
shoqërinë që po kalbëzohet nga ddita në ditë nga ndricimet e rreme të
mirëqënies. Ky armik duhet të jetë i brëndëshëm por dhe i jashtëm `…. sepse
kështu na ka mësuar Partia….`
Armiku i
jashtëm u gjet shpejt krahas rritjes së ndjenjës së nacionalizmit dhe të pseudo
-patritotëve jo intelektualë dhe intelektualë të dalë në qarkullim me tepricë,
të cilët duke mos patur më armiq përreth, sepse dihet ne hymë në NATO dhe
rreziku u largua tashmë- armiku i medias elektronike dhe të shkruar, armiku i
heshtur i disa historianëve me titj profesore të marrë në kohën e PPSH na
doli.. Greqia. Ky ishte armiku i jashtëm.
Kjo elitë e rreme intelektuale, nëpërmjet
emisioneve dhe debateve, deklaratave, shkrimeve të shëmtuara, kanë goditur dhe
minuar vazhdimisht një miqësi me një
vënd fqinj mijra vjeçar, dhe një komunitet i cili për nga rëndësia për
Shqipërinë është i veçantë, sepse është nga të rrallat komunitete fetare i cili
nëpërmjet itelektualëve të tij të shquar, dha kontribute të rëndësishme dhe
shpesh vendimtare në krijimin e shtetit të ri shqiptar, në sensibilizimin se
kush është Heroi kombëtar dhe flamuri i tij i cili u bë flamuri i shtetit të
parë shqiptar, i kontributit në krijimin e këngëve patriotike, në krijimin e
hymnit të Shqipërisë, si dhe më vonë në luftën nacional-çlirimtare, dhe në
rrëzimin e diktaturës. Por sot?
Sot është në
mënyrë të habitshme për të huajt, - i anash kaluar dhe i përbuzuar nga vetë
shteti shqiptar i cili nuk po i jep
pronat si: pronat e Përmetit, apo prona të tjera që në vënd t`i merrnin falas ashtu si komunitetet e tjera të
respektuara të vëndit, i kanë riblerë me mund dhe djersë.
Sot, të ashtuquajtur Profesorë apo
pseudo-intelektualë të yshtur nga Nami që mund të fitojnë si `patriot`, dhe nga
mundësia të fitojnë ndonjë thelë pushteti,- çirren dhe ulurasin kundër
Kryepeshkopit të K.O.A.SH, kundër komunitetit ortodoks, dhe derdhin lotë
krokodili për heronjtë ortodoksë të rënë për pavarësinë e Shqipërisë, duke
heshtur për prosperimin e komunitetit
ortodoks nën dretjimin e shkëlqyer të Kryepeshkopit Janullatos, komunitet i
shkatërruar totalisht nga diktatura, të këtij komuniteti i cili derdhi dhe po
derdh plot Kontribute edhe sot në ndihmë të vëllezërve kosovarë, në hapjjen e
shkollave, kopshteve, universitetit, në forcimin e lidhjeve me fqinjet dhe më e
rëndësishmja në kontributin që po jep në integrimin sa më të shpejtë të vëndit.
Cfarë po bëjnë sot Elita intelektuale e rreme e vëndit dhe kopeja që u vjen pas?
Nëpërmjet
këtyre `armiqve imagjinare` të shpikur
nga kjo Elitë e rreme drejtuese shqiptare në politike, dhe në media të shkruar
dhe lektronike, po nxisin fshehurazi urrejtjen dhe përcarjen. Këta nuk do të pushojne së shpifur deri sa të
dalin nga loja e filluar që më shtator të 1990, kur R.Alia mblodhi 173 ( në
fakt nga 60) intelektualë `të shquar` të Shqipërisë për të filluar pluralizmin
e drejtuar partiak në mënyrë që të mashtronte Europën dhe SHBA për drejtësine e
qëllimeve të tij.
Sot këta 173 vete së bashku me servilët e klientet
e tyre, po veprojnë njelloj si ai qe rri tek pragu i derës dhe nuk le njerezit
të hyne, por nuk le as qe te dalin. Kjo eshte Shqiperia e sotma e demoracise
post-komuniste.
Pak fjalë për Profesor Kristo Frashërin. Kristo
Frasheri eshte mbi 91 vjec dhe
praktikisht e ka te pamundur qe te shkruaje nje shkrim kaq te gjate. Ai , per
fat te keq po perdoret nga bijte e ish drejtuesve komuniste te cilet drejtojne
mediat- shtetin -egzekutivin.
Kjo Elitë e rreme, nuk mund te rrije pa gjetur
armiq, dhe e kane me te lehte tani qe
`Bravo u qoftë` që përdhosin pjesen me te kulturuar te shoqerise shqiptare,
dhe per cfare? per pak para dhe
Por, sic
thote populli: me mire Syri se Nami. Elita e rreme shqiptare nuk i duan syte.
Ata duan nam të lënë
Le ta
përdorin, por për të vuajtur do të vuajë gjithsesi populli ynë, që ka hyrë në
vorbullën e përçarjes nacionaliste.
Le të mos harrojë populli shqiptar dhe këta
intelektuale të rremë se Shqipëria nuk ka armiq realë ashtu sikundër kishte në
kohën e diktaturës.
Sot armiqtë realë janë ata që nxisin konfliktetet e vjetra dhe të reja.