Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dexhalli Arapit
E merkure, 28.08.2013, 05:00 PM
DEXHALLI ARAPIT
NGA KALOSH ÇELIKU
Edhe, si
zakonisht ulem t’i marrë “ilaçet” e mia krah për krahu me gratë azgane të
Filipit të Maqedonisë me fëmijë në gji e prehër, përballë Kishës Ortodokse
“Shën Dhimitri” te këmbët e Urës Gurit. Herë pas here, sipas tingujve të
muzikës triumfale, njëra nga gratë e hazdisura të Filipit Maqedonisë i
ndezë-shuan dritat e të gjitha ngjyrave festive. Shatërvaneve gjigante që në
këto ditë vere me vapë gushti, përpiqen me ujin e Vardarit t’ia shuajnë
“zjarrin” e ndezur me flakë Shkupit. Qytetin me dy stinë të vitit: Verë dhe
Dimër. Pranverë dhe Vjeshtë, moti nuk kanë parë këta banorë të harruar nga
Bashkimi Evropian dhe Zoti, rrëzë Kalasë Dardane.
Matanë
tavolinave, sytë më ikin te shatërvani me katër luanë që vjellin ujë nateditë.
Përçudi, vetëm njëri e ka hapur gojën, i ka nxjerrë dhëmbët dhe thonjtë nga
Çarshia shqiptare. Tre të tjerët gojëhapur, nuk vjellin asnjë pikë uji nga ana
maqedonase, matanë Vardarit. Në anën tjetër të Urës Gurit, kuaj pa kalorës me
shalët e bishtin nën beton e këmbët në qiell, sikur duan ta shkelin pasmesnate
Çarshinë. Edhe atë, në këtë vapë të madhe, herë pas here nuk kanë as një kovë
ujë në bark për ta shuar etjen. Luanët, matanë mbi urë në hyrje - dalje, bythë
më bythë bëjnë roje rrëzë Kalasë. Mitropolitët e Beogradit me Biblën e kryqa në
duar, moti janë nisur më këmbë drejtë Shkupit shqiptar. Aleksandri Madh i
Maqedonisë e ka shaluar kalin me shpatën lartë në dorë për luftë. Filipi
Maqedonisë i delë para me grushtin te koka duke e përshëndetur si xhaxhi Enver.
Skënderbeu mes parkingut të makineve, fillkat vetëm i pret vëllezërit antik me
shpatën në brez mbi kalë e dorën lartë për paqe: Ndaluni, o burra e gra azgane,
këtu është kufiri natyror! Vështirë e keni ta kaloni Vardarin mbi Urën e Gurit
pa dy anijet e Gruevskit që ndërtohet matanë lumit, pranë bregut për t’ju
përcjellur me trumbeta e muzika në Greqi. Hasan Prishtina, falë “historinëve”
shqiptar, siç duket gjatë muajit të Ramazanit iu lutë Zotit në mes të parkut për
Rumelinë. Interesant, kujt t’i teket për të dalë në “syrret artistik” me nga
një tufë lule në dorë fotografohet para kamerave televizive. Zhurmë politike e
pak punë për Shqipëri Etnike. Pavetëdije, e vrasin trimin historik për së dyti
herë jo me pesë plumba në Selanik, po me një “tufë lule” në mes të Shkupit.
Një
grusht “patriotësh kuqezi” të dalldisur e të arratisur nëpër Çarshi, në
shënimin e pesëdhjetëvjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, debatuan plot
zhurmë historike krah për krahu me “vëllezërit” në një librari të Bit - Pazarit
se, Shkupi deri para tërmetit katastrofal ka qenë i banuar me shumicë
shqiptare?! Jerm, “vajtojnë” e derdhin lot krokodili para kamerave televizive,
plasojnë dezinformata historike dhe huti në opinion, se: shqiptarët i shpërnguli
në Turqi tërmeti katastrofal (1963) e jo Regjimi komunist me dhunë, përmes
strukturave pushtetare e sidomos UDB –së jugosllave. Dukuri teknefese kjo e
llojit të vet “patriotik” anadollak në Ditën e sotshme, nën direktivat e
politikës trumbetuese ditore për “bashkëjetesë” që e shpie Historinë shqiptare
në qorrsokak politik. Shkaku se, shpërngulja masovike dhe dëbimi i shqiptarëve
me gjithë familje në Turqi, nuk ka filluar pas tërmetit katastrofal (1963) në
Shkup, por shumë më herët që nga Marrëveshja e Turqisë Kemaliste që pati bërë
me Jugosllavinë Mbretërore (1938). Marrëvëshja tjetër mes Jugosllavisë dhe
Turqisë për shpërngulejn masive me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, u nënshkrua
në Split të Kroacisë në vitin 1953 mes Josip Broz Titos dhe minsitrit të
jashtëm turk Mehmet Fuat Kypryly.
Shqiptarët,
si rezultat i këtij presioni politik u regjistruan si turqë dhe pati një rritje
të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë e Maqedoni. Serbia shpërngulejn e
shqiptarëve për në Anadoll e bënte haptas para syve të Evropës, e cila në atë
kohë si Njerkë e shqiptarëve, përfitonte prona dhe shtëpi të braktisura për
kolonistët serb. Proces ky, i turqizimit masovik të shqiptarëve, që
fatkeqësisht zgjatë aty - këtu heshturazi edhe në Ditën e sotshme përmes
misionarëve fetar “mysliman” - psikopatë antishqiptar, që nateditë rrinë në
YoTube dhe Facebook duke “vajtuar” e derdhur lotë krokodili për popullin
“vëlla” turko-arab. Faji i atyre dy marrëveshjeve politike, shqiptarët e
fshatrave të Karshiakës së Shkupit deri në regjistrimin e vitit 1981, ishin të
regjistruar si turqë “ehamdurila”. “Zbulim” i ri ky, i një grushti “patriotësh
kuqezi” pa kokë të arratisur nëpër parti politike, që përpiqen të përurojnë në
Shkup “përralla turko-arabe” me trumbeta të grisura arnë përmbi arnë si “zbulim
shkencor historik”, se: shqiptarët me gjithë familje u shpërngulën
vullnetarisht rrugës natyrore nga tërmeti për në Turqi?!
Vetëmevete,
them: kujt i është kujtuar kjo “ide madhore” e pushtimit të Shkupit me vepra
antike e dezinformata historike:
artistëve dhe historianëve, apo Gruevskit e Erdoganit?! Përpiqen me këmbëngulje
ta “zbusin” Historinë Shqiptare nëpër plan-programet shkollore. Papritmas, më
kujtohet edhe thënia e Hazreti Muhamedit a. s.: nëse bregu nuk vjen te
Muhamedi, atëherë Muahamdi shkonë te bregu. Që, sipas gjuhës politike evropiane
të pajtimit me “vëllezërit” e Njerkës do të thotë: Nëse, Ali Ahmeti nuk shkonë
te Gruevski, atëherë Gruevski dhe Erdogani vijnë te Ali Ahmeti.
Çarshia
shqiptare si për inatë, përditë e më shumë gjallërohet verë e dimër. Përveç
banorëve të asaj ane e vizitojnë edhe shumë turistë. Përkarshi rakisë së
rrushit deri në “syfyr”, çohen dolli edhe gotat e çajit të rusit “hallall”.
Lokalet nuk mbyllen në mes të ditës si në kohën e LSDM –së dhe PPD -së, po punojnë
edhe natën deri në agim. Shqiptarët, si zakonisht flejnë në mes të ditës, janë
ende në gjumë. Gjatë muajit të Ramazanit
punuan sipas orarit të punës në harmoni me ligjet e shtetit edhe Zotit. Hoxha i
YouTube dhe Facebook nga Shkupi, Prishtina, Tirana e Londra përmes
altoparlantëve në minare (shejtan arapëve) e thirrë “ezanin”. Hoxha i Allahut,
për inatë thirrë “sabahun”: O “myslimanë”, zgjohuni dhe rrokuni për pune!
Përndryshe, Shejtani Allahut do t’ju përmjerë në gojë dhe nuk do të zgjoheni
gjithë ditën. Fatkeqësisht, “myslimanët” nuk e dëgjojnë Hoxhën e Allahut,
vazhdojnë me gjumin e arushës. Çarshia formalisht duket se merr lirisht frymë.
Dexhalli Arapit me trumbeta i bie përmidisi Çarshisë shqiptare. Kurreshtarëve
që dalin në rrugë ua vë nga një vulë në ballë. Punën ia lehtëson Xhebrahilit
pas Përbmytjes së Madhe (Kiametit), dënojë besimtarët sipas mëkateve. Poetë
servilë Oborri dhe minorë shqiptar marrin pjesë në Mbrëmjet e Poezisë Strugane,
kur Kryetari i Komunës Strugës Zejadin Sela me arsye e bojkoton festivalin,
shkaku mosrespektimit të gjuhës shqipe. Krah për krahu të buzëqeshur dalin në
fotografi me shpresë se nesër do të hyjnë edhe në histori si pishtarë të
“vëllazërim-bashkimit”. Artisti më i madh shqiptar, Xhevat Limani, kur i sheh
kaq të lumtur e të dalldisur pas poezisë “patriotike”, i përshendet me një koment te INA. Dexhalli Arapit, siç duket
dudumë-shqiptarëve u ka hyrë në bark. Edhe, seç ma kujtojnë kohën e viteve
shtatëdhjeta, “vëllazërim-bashkimin”, kur e gjithë ana tjetër maqedonase matanë
Vardarit, grupe-grupe dyndeshte në mbrëmje në këtë anë të Çarshisë shqiptare.
Vite rinie, kur Skënderbeun e mbanim fshehurazi nën jakën e setres. Kohë e
përndjekjeve të mëdha, kur një Mike “turke”, guximtare e kojshive në atë kohë
edhe ma qëndisi me penjë të zi në këmishën e kuqe gjak me jakë të zeza
portretin e Skënderbeut. Fotografi artistike, të cilën e ruaj me xhelozi edhe
sot e kësaj dite në këmishën e kuqe arnë përmbi arnë në albumin familjar.
Kurrë, nuk më ka shkuar mendja se, Heroi ynë legjendar një ditë do ta shalojë
kalin e tij me të katra edhe në Shkup. Tjetër punë është ajo se, sot dudumët
ende nuk duan t’ia përmendin as emrin Kryetrimit legjendar Skënderbeu, po ende
“takimet e punës” dhe sofrat e “iftarit” i lënë dhe shtrojnë te “Kali”. E
kënaqën Shqipërinë, Kosovën, IRJ të Maqedonisë e Malin e Zi me ilahi, tashti u
ka mbetur radha ta “çlirojnë Vatanin” dhe të bien “shehit” për Sirinë.
Rryma
radikale të Fesë Islame dhe asaj Ortodokse nga të katër anët i sulen
Skënderbeut dhe institucioneve kulturore të Shtetit Shqiptar. Përçudi, politika
e sotshme shqiptare mbyllë gojën dhe veshët para bashibozukëve, nuk i merr në
përgjegjësi halldupët e tërbuar në emër të Ligjit dhe Shtetit Shqiptar. Njëherë
e përgjithmonë t’ua bëjë me dije se, sot për sot Trojet etnike shqiptare nuk
janë Turqi e as Arabi. E, nëse i ka marrë malli për “vëllezërit” e Fesë Islame,
mund të shkojnë kur të duan sipas vullnetit dhe dëshirës, jo si dikur me tren
përmes Shkupit, po me aeroplan “xhamboxhet” nëpër qiell mbi “mjegulla” të
përshëndetur edhe me rrufe. Serbët, në atë kohë ua hapën rrugën për në
“Xhenet”, sot do t’i përcjellim ne shqiptarët me lodra e cingana përmidis
Pazarit Shkupit. Dihet, sipas traditës shqiptare: te pragu i Derës Madhe do
t’ju vëmë një xhygim me ujë t’i bien me këmbë, derdhin ujin. Në fund, do t’ju
hedhim edhe një gur përmbrapa, që kurrë më të mos kthehen në Shqipëri. Nuk na
duhet kjo farë e keqe hithëre, që e barazon Skënderbeun me Sllobodan
Millosheviqin dhe Sheshelin. Symëshelë kanë hipur bythëprapë në minare, ose
janë shitur një pjesë e lidershipit fetar, është vënë në funksion të politikave
të shteteve të jashtme islamike. Grupe interesi personal e familjar në emër të
Fesë Islame vazhdojnë të shfryejnë nateditë plot duf e mllef edhe në Ditën e Sotshme
ndaj figurave kryesore kombëtare shqiptare.
“Përgëzime”!
Hazreti Muhamedi a. s. ka ardhë te bregu. Fatkeqësia është, se: asgjë nuk ka të
veshur në shpirt e trup shqiptare. Tekefundit, së paku ta kishte në kokë
kësulën e bardhë të Bajram Currit në vend të çallmës “myslimane”. “Iftari” i
Ramazanit në mënyrë festive bashkë me ilahi u shtrua para këmbëve të
Skënderbeut. “Myslimanët” edhe këtu si në Tiranë e Prishtinë, iu sulën me të
gjitha focat grupe-grupe me “Allahu Akbar”, sikur t’i suleshin Shejtanit
Allahut. Bashkia e Kavajës (Shqipëri) gjatë festës së Bajramit e shtroi tortën
e gjatë 25 metra “hallall”. Tortë të ciliën e shtroi qindra herë më të madhe në
sheshin e Tiranës Sali Berisha në Njëqindvjetorin e Pavarësisë të Shtetit
Shqiptar, edhe siç duket asaj torte ia
pa “hajrin”. Tortës së Pavarësisë, shqiptarët iu sulën para syve të
botës me legenë e karroaca dore. Tortë festive fetare “hallall” shtruan në
sofër edhe shumë politikanë në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Tetovë. Edhe pse,
besimtarët e vërtetë të Fesë Islame ende e kërkojnë atë sofrën e dikurshme
tradicionale shqiptare modeste gjatë festave fetare. Tjetër punë është ajo se,
ato para që i derdhin sot me thasë nëpër rrugë e parqe mes bërllokut për
Ramazanin dhe dasmat familjare plot “salltanete”, lirisht mund t’i derdhin për
mëkambjen e arsimit dhe kulturës shqiptare.
Hije
dikur na kishte si shqiptar, kur vinte Bajrami në trojet etnike shqiptare.
Tashti dudumët i kanë banalizuar edhe festat fetare me simbole turko-arabe e
ilahi patetike përsheshiane. Përditë, në mes të Shkupit organizojnë protesta
politike-fetare t’ju dalin në ndihmë “vëllezërve myslaiman” me ushtarë
vullnetar në Siri për “Vatanin dhe Imanin”. Hoxha në atë kohë, kur hipte në
minare, nuk çirrej përmes altoparlantëve (shejtan arapëve). Xha Habibi na
zgjonte me lodër për “syfyr” shtëpi për shtëpi, përderisa i ndiznim dritat: Ooo
Çelike, zgjohuni për “syfyr”! Përderisa, nuk ju ka mashtruar Dexhalli Arapit me
gjumë “hallall”! Përsëprapthi, nuk shtronim sofra “iftari” nëpër sheshe e parqe,
nuk i luteshim Allahut në mes të rrugës të na i falë mëkatet. Dudumët, që sot
na e kanë bërë banal edhe Ramazanin, edhe Bajramin. Fenë Islame e kanë zhveshur
lakuriq nga tradita shqiptare. “Myslimanët” e sotshëm thonë: kanë bërë
“ndryshime” rrënjësore. E di, arabo-turqit do të na e marrin pak inatin, pse
sofrën e “iftarit” e shtrojmë në rrugë para këmbëve të kalit të Skënderbeut,
syve të botës. Dikur, zemërohem, edhe me Skënderbeun, si nuk e nxjerrë më në
fund edhe ky burrë mejdani shpatën nga brezi dhe me një të rame presë kokën
dudumëve, hedhë para këmbëve të kalit si kunguj Stambolli.
Punemadhe.
Përgjigje: në anën shqiptare, në mes të Çarshisë, grupi tjetër radikal i
“myslimanëve” me Hoxhë YouTube e Facebook, në mes të rrugës i luten Zotit t’ua
falë mëkatet në “Mekën maqedonase”. Përveç xhamive, faltore të “Allahut” duan
t’i shpallin edhe rrugët e Bit - Pazarit. Kalimtarët e rastit nëse nuk duan t’i
bashkohen “xhematit” të tyre me “Din e Iman” për në “Xhenet”, mund të presin të
kryehet ceremonia fetare në mes të qiellit hapur me bythët në hava mes gjithë
këtyre xhamive me dy e katër minare e me pak shkolla fillore në Shkup e nëpër
katunde, që të përkujtojnë se ndodhesh në vendet arabe ose Stamboll e jo në
Shkup, Kreqytetin më të madh të banuar me shqiptar pas Tiranës. Edhe,
dëshpruese është në kohën e fundit kur dëgjon e lexon në mjetet e informacionit
se, disa këngëtare deri dje “nuse pa koçi” të lokaleve të natës “mbajnë”
Ramazan. Moti e kam ditur se këto këngëtare nuk janë të lindura, nuk e kanë
dhunti këngën nga Natyra e Zoti. E kanë mashtruar veten dhe të tjerët se janë
këngëtare me famë shqiptare. I hidhni një sy dhe veshë reportoarit të tyre që
rrotullohen nateditë përmes valëve të radiostacioneve televizive të vendit dhe
nëpër fushata parazgjedhore të partive politike, asgjë nuk kanë në gjak dhe
shpirt origjinale, përveç imitimeve të zbehta të muzikës rome, serbe, bullgare
dhe turko-arabe.
Zoti u
ndihmoftë! Po, jam i sigurt se këngët e tyre nuk do të jetojnë gjatë, edhe po
të mbulohen këmbekrye me veshje arabe dhe t’i luten Zotit natediditë në xhami
me bythët dhe “zogun” në “hava”. Shkaku se, shumica e këtyre “hanëmëve” nuk e
kanë dhunti nga natyra, po e kanë detyrim nga mamatë dhe baballarët e tyre, që
patjetër fëmijët e tyre duhet të bëhen këngëtare. Dhe, nuk duhet të çuditemi,
që kohën e fundit këngët tona popullore janë të mbushura përplot lule xheneti,
xhanë, sheikë e ashikë turko-arabë. Fatkeqësisht, jemi bërë si popull edhe më
zi se serbët, kemi filluar t’i festojmë humbjet e luftës, vrasjet dhe
ditëvdekjet e heronjëve kombëtar, në vend të ditëlindjeve dhe fitoreve.
Edhe, për fund: Lamtumirë lexuesi im me “Din e Iman” mes dy zjarreve! “Mysliman” me kokën në xhami e bythën në polici dhe shtetet arabe. Ose, siç thotë populli shqiptar: Hipë se të vrava, zbrit se t’vrava! Koha është, tashti edhe për mua pak pushim i merituar vjetor. Edhe mua, në këto ditë me vapë të madhe në Shkup para këmbëve të Alaksandrit Madh mes luanëve që vjellin ujë “xheneti” me shtamba, më digjet zjarr mbi krye, më pret faltorja ime me nëntë minare: Xhamia shqiptare...