Mendime
Ramadan Bozhlani: Mirënjohja në akuzë
E merkure, 28.08.2013, 08:55 PM
MIRËNJOHJEN
E SHNDËRROJNË NË AKUZË
Nga Ramadan Bozhlani
Nëntori i
vitit 1955-të shërbeu si portë hyrëse në këtë planet, në këtë shekull, në këtë
popull dhe në një familje shqiptare një qenie të ardhur në trajtë të foshnjës
së zakonshme. E qara ia shprehu ndjeshmërinë dhe në asnjë mënyrë nuk u
nënkuptua se është i destinuar për misionar. Kjo qenie u pagëzua me emrin e
njeriut të parë të kësaj bote. Sikur ta parashikonte të ardhmen pagëzuesi, e ta
dinte se ky emër do të jetë në harmoni me përmbajtjen dhe me veprimet, e që
faktikisht e shndërrojnë në njeri të parë, për nga sakrifica specifike në emër
të popullit.
Sa më
shumë që e thellonin vitet robërinë, atij i shërbenin për forcimin e idealit, i
cili e ngrit mbi krijesat e tjera njërezore, për ta veçuar për nga vetia e
guximit të frymëzuar nga atdhedashurija. Ky guxim kolosal e kishte vatër zemrën
e Adem Jasharit.
Preokupimi
kryesor i Adem Jasharit ishte çlirimi i vendit nga okupatorët serb, dhe për
ketë u angazhua me tëre qenien e tij në organizimin e disa djemve për të
formuar ushtrinë çlirimtare, ku më vonë rekrutimit të tij iu përgjigj i gjithë
populli. Me disa djem por me vullnet e forcë të madhe filluan demonstrimin e
planit strategjik kundër armikut më të pamëshirshëm të kohës, të cilit i
shkaktuan viktima dhe dëme në të gjitha format, e deri atje sa u ndje i
kërcënuar i tërë pushtuesi si dhe përbindëshi më i madh i Ballkanit,
Millosheviçi. Millosheviçi i angazhoj të gjithë për identifikimin e asaj
ushtrie të cilen e konsideruan si në numër dhe artileri të përmasave të mëdha e
superiore, por ai identifikoj vetëm një burrë të patrembur në krye të disa
djemve që mbanin në dorë pushkët e ndryshkura, dhe kuraja e tyre i ia futi
frikën edhe më thellë deri në palcë pushtuesit.
Baca Adem
si një burrë që nuk njeh frikë, frikën e shndërroj në dëshirë familjare, për të
luftuar kundër armikut duke i thënë fjalët e fundit, para se të fillonte
oshtima e armëve që nuk do të pushonte për tri ditë rresht: “ Babë, Nënë, Vëllezër,
Motra, Grua, Kunata, Nipa e Mbesa dhe Fëmijët e mi sot jemi të rrethuar nga
ata, që çdo ditë nuk pushuan të na vrasin, të na masakrojnë, të na torturojnë,
të na dhunojnë, të na robërojnë, e këta janë korbat e zi që e kanë pushtuar
Kosovën dhe nuk e lënë të lulëzoj, të buzëqesh dhe të ndjehet e lirë prej shumë
vjetëve. Ata kanë synim krijesën shqiptare ta vrasin dhe ta dëbojnë nga ky
truall i moçëm ilir. Ky është rasti që na jep mundësinë të hakmerremi për të
gjitha vuajtjet e popullit shqiptar, si dhe ky është rasti për të cilin erdha
në këtë botë, në këtë popull, në këtë familje që me tërë ju të flijohem për hir
të popullit tonë. Armët në dorë të gjithë, Zoti na ndihmoftë”.
Marsi i
1998-së, shërbeu si port drejt përjetësisë heroike dhe lavdisë të bacës Adem
dhe familjes së tij, si dhe për ta kuptuar në mënyrë më specifike nga mbarë
njerëzimi se ç’ është më të vërtetë pesha e një njeriu, e një familjes, e një
trimërie, e një flijimi, e një përballje, e një qëndrimi, e një luftimi dhe e
një misioni madhështor për liri.
Afër
shtëpisë ku ranë heroikisht, janë të varrosur të 56 anëtarët e familjes Jashari
ku pushojnë ndërgjegjshëm, duke pritur vizitorë nga e gjithë bota, me kurora
lulesh në dorë, dhe me fjalët më të lavdishme, për këtë familje heroike.
Shkrimi i
Lubonjës i sherbeu si inkurajim Arben Idrizit, sikur ky e paska pritur me
padurim një shkëndijë të guximit të tillë, që mendimin e tij ta nxjerrë në
sipërfaqe duke pandehur se akuza ndaj kryeheroit do ta shndërron në hero të
guximit, duke tentuar të shfaq iluzione mbi aktin më heroik të kësaj epoke. Një
mburrje, një kapardisje mbi një analizë dhe konstatim çoroditës, me një synim
paradoksal të dozës më të lartë të antilogjikës.
I dashur
opinionist Idrizi, dashuria ndaj familjes konsiderohet si superiore, ku për
hirë të kësaj dashurie kemi me mijëra qenie njërzore të flijuara që nga epoka e
gurit. Të martirizohesh për hir të popullit është vepër heroike, por të flijosh
edhe familjen në emër të popullit është kryevepër heroike, kryevepër monumentale,
atdhedashuri unikate, mbindjesi njerëzore, akt që e përpunoi konceptin e
sakrificës në emër të popullit, akt i pajetërsueshëm dhe i papërsëritshëm.
Mendja e juaj e ndritur është dorëzuar para përkufizimit të nocionit të këtij
krye akti heroik dhe keni rënë në ujdi me mendjen djallëzore edhe ashtu e keni
cekur se më lehtë është të ballafaqoheni me djallin se sa me të tjerët. As
imagjinata e juaj e bujshme nuk ka guximi të bën personazh të kësaj ngjarje.
Dhe sikur e keni pasur më të lehtë të përbaltni, të cenoni, të keqinterpretoni,
të minimizoni, të shpërfillni, të çnderoni dhe të çmitizoni. Logjika e tij na
shtyn në një aludim, meqenëse Adem Jashari qenka vrasës i familjes së tij,
atëherë heronj na qenkan ata që paskan qëlluar në trupin e Adem Jasharit! Të
akuzosh një krye hero për kryevepren heroike, do të thotë t’i thurrësh himne
palës vrasëse, atyre që u angazhuan me të gjitha forcat për ta luftuar qenien
shqipëtare. Kjo akuzë vjen nga një person që ishte dëshmitar i kësaj ngjarje
nëpërmjet pamjeve televizive, zërit të radios dhe shkrimeve të gazetave që e
pushtuan mbarë globin. Vallë, por pasardhësit tanë si do ta përceptojnë këtë
figurë të ndritur kombëtare? Kanë filluar që tani t’iu shërbejnë me materiale
paragjykuese, ku mbi to do të nxisin dyshime, e dyshimet t’i shndërrojnë në
çështje edhe pasardhësit e atyre që janë të betuar ta luftojnë qenien tonë
kombëtare, sikurse që është duke ndodhur me heronjt, si me Skenderbeun e të
tjerët.
Kjo
prirje e djallëzuar shqipfolëse, për çmitizimin e heronjëve është e pa
justifikushme, e pa falshme, e denushme dhe antikombëtare. Atëherë, simpas jush
kush duhet të qëndrojë në themelet e shteti? Nëse nuk qenka njeriu i cili i
vuri celulat e para kundër pushtuesit më të egër të kohës, e i cili sakrifikoi
çdo gjë në jetë që të triumfojë liria në vend të robërisë.
Mburrja
si veti e shëmtuar dhe e marrë ka qenë përherë prezente në mesin tonë, ku
përmes kritikave janë munduar të zmadhohen në korriz të atyre që kanë vuajtur
dhe kanë pasur merita. Analizën tuaj nuk ka diagnozë piskologjike që e
justifikon, sepse tentuat ta trazoni një ndërgjegjje të pastër kombëtare.
Tentuat të zhveshni nga meritat një njëri i cili me personat më të dashur të
tij gjetën vdekjen në rrugën e lirisë, që nuk ka gjë më të shtrenjtë dhe më të
vlersuar. Edhe ndaj këtij njëriu gjetët fakte për akuza, lirshëm vazhdojeni
këtë procedurë edhe ndaj profetëve se të tjerët, do të ju vështrojnë me
mëshirë!
Nuk dua
të gjykoj me verbëri dhe me admirim ndaj të gjithë atyre që luftuan, se disa i
verboj pasuria dhe abuzuan në emër të luftës. U zhveshën në liri nga meritat që
i fituan në robëri, dhe kjo është e dënushme nga logjika kombëtare. Për këtë do
të mbushen edhe faqet e historisë se ky realitet i hidhur duhet të pasqyrohet.
Por, vlerat e luftës nuk duhet të kontestohen se ishte luftë fisnike, luftë për
liri, për çlirim nga okupatori.
Disa
mirënjohjen ja shndërrojn në akuza, ndërsa politikanët, popullin i cili ishte i
shenjtë për Bacën Adem, dhe për të cilin e dha jetën, ja konsiderojn një trup
elektoral, një pasuri që ata munden ta përvetësojnë, si dhe ta disiplinojn të
jetë i dëgjushëm t’i zbatojë urdhëratë politike, e çfarë nuk duhet të jetë për
ta, nuk duhet të jetë populli ashtu siç e deshi baca Adem. E disa patën guxim
të predikojnë që këtë figurë të ndritshme kombëtare ta shndërrojnë në pronësi
politike, në interesa parciale, por e kotë se diçka që është në pronësi të
mbarë popullit siç është Baca Adem, nuk do të mund të ishte ndryshe se kështu
ishte edhe vullneti i Bacës Adem me familje.
Nga
mimika e statujes së Adem Jasharit më dolën këto fjali, që më pas i strukturova
në këto strofa, e që ndodhën në librin Përballë Stuhish:
STATUJA E DESHPRUAR
Të bëmat
e tuaja,
Të
gdhendën në gurë të portretizuar,
Të
skaliten, në kujtesën e historisë,
O heroi i
mburojës së lirisë.
Përsëri
të dëshpëruar të shoh, o statujë e lirisë
Edhe pse
të vëmë, në sheshet më të nderuara,
Ku edhe
toka, shpreh mirënjohje për ty
A mos,
nuk të lavdëruam mjaft ?
Sakrifica
në altarin e lirisë, s’kërkon dekorata.
Kërkon,
jetësim të amanetit stërgjyshor.
Ç’më
duhen fjalët e nderimet me fasada,
Kur
skamja e vuajtja në kurriz na përulë.
Këta
fëmije bonjakë që bredhin trotuareve
Me lot
për kafshatën e bukës.
Nënave e
motrave të tyre ju ngacmohet morali
Imazh
zymtësie e familjes dëshmori.
Unë prita
liri për këtë popull,
E ju, e
përdorët në varësi të interesave.
Prita,
shërim të plagëve të vjetra
E ju, i
hapët plagë të reja.
Ju që
përdhoset uniformën time
Moralin e
ngritur te ushtarëve.
Sa shpejt
betimin e dhënë e harruat
Ndërgjegjen
e humbet për babëzinë.
Ju o
pushtetarë, që ngulfatet fatin e popullit
Brezat e
ardhshëm do t’ju mallkojnë.
Se
paraardhësit e tyre i keni gozhduar
Në vend
që t’ua dhuroni lumturinë.
Ju
falënderon populli, o baca Adem.
Për,
lirimin nga prangat shekullore.
Ah, do të
doja të isha ende në ketë botë.
Ketë
popull nga armiqtë e brendshëm ta pastroja.
Eh,
atëherë i qetë nën këtë dhe do flija,
E
shpirtërisht mbi re, pa brenga do të qëndroja.
Se
besomëni o shqiptarë,
As, si i
vdekur nuk pushoj ta dua atdheun.