Mendime
Pirro Prifti: Linja e Theodhosit ...
E hene, 09.09.2013, 07:48 PM
Linja e Theodhosit versus Linja e Hutingtonit dhe Integrimi
Nga Pirro
Prifti
Pavarësisht
nga komentet dashakeqe të disa
pseudo-intelektuaëve të cilët kanë aksese nga më të favorizuarat në media për të shprehur mendimet e tyre
malinje për politikën shqiptaro-kosovare dhe integrimin e vendit, këshilltari i
zgjedhur Shkëlzen Maliqi në intervistën
njohëse të tij në ballkanweb me
Në C/V-në
e tij të shkurtër të shpërndarë në media vërehen këto veçori: ` Shkëlzen Maliqi
ka lindur më 1947 në Rahovec, është një
filozof shqiptar, kritik arti, analist politik dhe intelektual kryesor në
Kosovë. Gjatë viteve 1990 Shkelzen Maliqi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në
politikë. Ai është një nga themeluesit e Partisë Social Demokratike të Kosovës
dhe shërbeu si president i saj i parë 1991-1993. Ai gjithashtu ka mbajtur
pozicione drejtuese në organizata të shoqërisë civile, të tilla si Fondacioni
Kosovar për Shoqëri Civile (1995-2000) dhe Komiteti i Helsinkit i Kosovës
(1990-1997).``
Sigurisht
neve na kujtohen sondazhet e Gani Bobi-t për rezultatet në disa raste jo të
sakta, por me sa duket për shkak të ndërhyrjeve që nuk kanë rreshtur për të manipuluar
edhe parashikimet në favor të dikujt që i ntereson, si p.sh., grupeve të
ndryshme të politikës shqiptare.
Argumenti
i parë që më pëlqeu ishte se vetë Kryeministri i ardhshëm, la pas hatërmbetjet
e ndonjë sondazi që ndoshta edhe e dëmtoi në momentin kur ai `humbi` zgjedhjet
lokale në Tiranë, por pas 2 vitesh ai fiton në fakt një profesionist që do ta
ndihmojë me konsultat e tij për problemet e rajonit dhe më tej. Kjo hedh për
diskutim edhe problemin e vështirë për tu zgjidhur nga klasa jonë politike-
problemin se është e domosdoshme që drejtuesit e egzekutivit, presidenti,
ministrant dhe në përgjithësi të tërë drejtuesit qofshin ata politikë qofshin
ata administraativë dhe publikë duhet të kenë këshilltarë profesionistë sipas
specialitetit përkatës dhe jo militant. Dihet se prania e militantëve dhe
axhamijve në krah të drejtuesve të rëndësishëm të shtetit shqiptar, ka
shkaktuar vonimin e integrimit, zgjatjen
e tranzicionit, dhe marrjen e vendimeve të gabuara, që i kanë shkaktuar
Shqipërisë jo pak humbje finaciare dhe probleme me fqinjët.
Argumenti
i dytë i rëndësishëm është idea e
integrimit europian e bazuar në punën, se sa në linjat historike si ajo e tipit
të linjës së Theodosit .
Idea e
integrimit europian bazuar në punën e shumtë që kemi përpara për të realizuar
në rradhë të parë 12 rekomandimet (më saktë 11 rekomandimet, sepse censusin e
realizoi qeveria para-ardhëse por me shumë mangësi të cilat nëse nuk rregulohen
do të ketë problem të mëdha në manaxhimin e burimeve njerëzore dhe të pronës),
është shumë e rëndësishme, dhe këtu do të luajë rol të rëndësishëm jo vetëm
këshilltari për politikat rajonale hkëlzen Maliqi ndoshta dhe këshilltarët e
tjerë të zgjedhur në mënyrë profesionale, gja që e cila do të japë një hov të
ri integrimit të Shqipërisë në BE, duke realizuar jo vetëm rekomandimet por
edhe duke arritur të ndryshohet mentaliteti për punën, bashëpunimin dhe uljen e
konflikteve politike brënda dhe jashtë vëndit duke i dhënë prioritet politikave
larg-pamëse integruese.
Për këtë
arësye jam shumë dakort me argumentimin e z. Shkëlzen Maliqi në debatin me z.
Aurel Plasari për sa i përket linjës së Theodosit e cila në fakt është një
ndarje gjeo-politike shumë e hershme përsa i përket se kush nga vëndet do të
mbetej në qytetërimin perëdimor –pra të civilizuar, dhe cilët nga vëndet do të
mbetej si e pa civilizuar . Kjo Linjë e hershme pak a shumë ishte e saktë përsa i përket përparimit industrial por dhe
si mentalitet i vëndeve që u përfshinë në qytetërimin perëndimor. Por kjo nuk
do të thoshte aspak se vëndet që ishin në lindje të vijës së Theodosit ishin të
prapambeturaduke përjashtuar kulturën
dhe qytetërimin e tyre të lashtë.
Në fakt
këto vënde të lindjes mbetën të varfra dhe të prapambetura deri pas luftës së
dytë botërore për shkak të pushtimi të gjatë turk.
Sipas znj. Anisa Papleka `Arbëria, në
"Bashkimin Evropian" të mesjetës – botuar tek Gazeta „SHQIP“ (BesianaInfo |
Sipas
znj. Anisa Paplekka: ``Për ta sqaruar të gjithë këtë rrëmujë më nga afër, po
fillojmë me kohën kur Justiniani i, në vitin 535, pasi kishte ripushtuar
Dalmacinë, e ndau atë në dy provinca:
- në një
pjesë që mbajti emrin e vetë Dalmacisë me seli Salonën dhe në pjesën tjetër që
u quajt Prevalitana me seli Shkodrën. Prevalitana, e cila arrinte deri nën
Lezhë, kishte si qytete kryesore Dioklenë, Shkodrën dhe Lezhën. Me vendim të
perandorit Leo [Isauriku] (732), Epiri i Ri, Prevalitana dhe italia e Jugut iu
hoqën kishës romane, pushtetin e së cilës për këto territore e përfaqësonte
vikari apostolik i Selanikut, dhe u vunë nën kontrollin e patriarkatit të
Konstantinopojës. Kryeqendra e Prevalitanës, që ishte në Shkodër, transferohet
në Durrës, kështu që zhduket qendra ipeshkvnore e Shkodrës, autoriteti i të
cilës i kalon Dioklesë.
Si
rrjedhojë, jo vetëm politikisht, por edhe fetarisht, jo vetëm Epiri i Ri, por
edhe Prevalitana, ranë nën Bizant dhe nën pushtetin fetar të Konstantinopojës,
megjithëse siç argumenton Shuflaj, këto territore i ruajtën deri diku me fanatizëm
lidhjet e drejtpërdrejta me Romën dhe me kishën romane``.
Në këtë
debat gjeo-politik ish-Kryeministri Berisha ka shprehur një opinion interesant
si: “Shqiptarët në këtë horizont janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë.
Një komb, të cilit linja e Teodosit i ra në të gjithë gjatësinë e tij. Kisha u nda, por kombi mbeti unik. Më
vonë sërish linja të tjera ranë mbi të, tani jo linja e Teodosit, por linjat e
Huntingtonit, përsëri kombi mbetet unik. Ata kanë një mesazh për të gjitha
kombet e tjera, respektin absolut për besimin e njëri-tjetrit”.
Megjithatë
sipas mendimit tim uniteti i popullit me fe të ndryshme por me të njëjtën
gjuhë, bart në vetvehte edhe rrezikun e shpërbërjes, të konflikteve dhe të një
gjëndjeve të pa-stabilizuara e cila sigurisht rëndon mbi raportin unik dhe
këtu Shqipëria mund të hyjë tek vëndet
rip `cleft` (vënde me civilizim të plasaritur sipas Huntingtonit).
Debati
Maliqi-Plasari është i tillë sipas vetë Këshilltarit Maliqi: `` Me Aurelin kam
zhvilluar një polemikë para 18 vitesh. E pata kritikuar pikëpamjen e tij mbi
“rishfaqjen e Vijës së Theodosit” (imperatori që e ndau Perandorinë romake në
dy pjesë), që ai e shihte si fatalitet që edhe sot i ndanë tokat dhe kokat
shqiptare. Polemika ishte akademike, por edhe rreth rrënjëve evropiane të
shqiptarëve. Koncepti i Aurelit ishte përjashtues, mendonte se vetëm katolikët
dhe protestantët janë evropianë me rrënjë. Unë isha për qasje përfshirëse, se
ideja e Evropës nuk i përjashton ortodoksët dhe myslimanët. Aurelit si duket
edhe sot i ka mbetur hatri pse ideja e tij mbi Kosovën “matanë vijës së
Theodosit”, ose jashtë Evropës dhe Perëndimit, nuk doli e saktë dhe vazhdon të
më konsiderojë anti-evropian``.
Pra sipas
Plasarit, vetëm Katoliket dhe Protestantët meritonin të ishin bartws të civilizimit
perëndimor, kurse Ortodoksët dhe të
konvertuarit në islam si dhe vetë popullata myslimane në lindje- jo. Kjo është
e gabur sepse së pari nuk pasqyron lashtësinë dhe civilizimin e popullatës
arbëro-epirote përpara kristianizmit, përplasjet më pushtimet dhe me kulturat e
huaja inferiore. Kjo e fundit ishte shkaku i prapambetjes.
Me
kujtohet biseda me Prof ilia Telon i cili më tregoi një debat me një
përfaqësues të Qipros i cili tha se pushtimi i atëhershëm Anglez i Qipros e
kishte lënë prapa vëndin. Prof. Ilia Telo i tha: gabim, juve u pushtuat nga një
vënd i civilizuar. C`mund të thuash për Shqipërinë që u pushtua nga një vënd si
Turqia Osmane e cila në atë kohë ishte totalisht e pacivilizuar aq sa dhe
gjysmë hënëzën e mori si emblemë për islamin nga Ortodoksia e Stambollit?
Argumenti
i Tretë është problemi i sotëm nuk është vetëm linja gjeo-politike e Theodosit
e cila pas përmbysjes së Komunizmit, praktikisht i përket historisë, por Linja
që përmënd ish-Kryeministri Berisha : Linja e Huntigtonit, është një linjë gjeo-politike e cila përfshin
më së miri të gjithë kombet e botës (dhe jo vetëm ato europiane si ajo e
Theodosit), por dhe tregon burimin e konflikteve të civilizimeve, e kujdesin në
të ardhmen për të bërë një botë më të mirë globaliste dhe të integruar.
Lektori i
shkencave politike dhe shkencëtar, Samuel Huntigton, në leksionet e tij që
filluan pas 1992, përmëndi se përiudha e ideologjive ka perënduar
(http://en.ëikipedia.org/ëiki/The_Clash_of_Civilizations), dhe bota i është
rikthyer normalitetit me çështje kryesore të karakterizuara nga konfliktet
kultorore.
Huntingtoni
e ndan botën në 8 civilizime si: Perendimor, Ortodoks, ameroko-latine, bota
lindore si Kina india Japonia (Budizmi,
Hinduizmi),bota myslimane, Afrika sub-sahariane, vënde të vecuara si
izraeli,Karaibet Aglofone,Ethiopia, dhe
`civilizimet e plasaritura` si psh Hong-Kongu dhe Macau Brenda Kinës,
Tibeti Brenda Kinës, Sudani dhe Sudani i Jugut, Minoriteti islam Brenda indisë,
etj.
Perplasjet
e civilizimeve shkaktojne konflikte të mëdha si përplasja e tanishmë e
civilizimit perëdimor me atë islamik.
Shqipëria,
pavarësisht se nuk përmëndet nga Huntingtoni është në civilizimin Ortodoks
sepse aty përfshihen dhe ish vëndet e kampit socialist, por për mendimin tim
Shqipëri mbetet një vënd `cleft` ose i
plasaritur. Për këtë arësye, duhet shumë punë për tu integruar në BE, sepse
këtu ndërhyjnë shumë faktorë , qoftë për të realizuar rekomandimet europiane
qoftë edhe nga përplasja e kulturave dhe e traditave brënda për brënda vëndit
në formën e dyzimeve apo mëdyshjeve se si do të arrijmë në BE: me Shqipëri Etnike
apo të integruar.
Të dyja këto koncepte, e para përfaqësohet nga pseudo-intelektualët patriotë si Koço Danaj, Pëllumb Xhufi, Partia AK me të gjithë militantët e saj ekstremistë, e në përgjithësi nga lobi pro-turk në Shqipëri, nga disa opinionstë mediatikë, që nuk largohen dot nga ekrani për të treguar se sa patriotë janë, - dhe të dytët janë në përgjithësi shumica e popullit shqiptar dhe përfaqësuesit e tyre politikë të cilat duan integrimin sa më parë të Shqipërisë në Europë si rrugë zgjidhje e shumë problemve të pa-realizuara të shoqërisë shqiptare si: punësimi (mos harroni se 1.4 milionë bashkatdhetarë janë jashtë shtetit dhe kjo u a mbyll gojën për shumë auto-lavdërime që bëjnë politikanët e mediat e politizuara), të drejtat dhe liritë e njeriut (pra të të gjithë shqiptarëve jashtë vëndit), të drejtat dhe liritë fetare, rikthimin e pronave, prosperitetin e Shqipëtarëve dhe të Shqipërisë brënda vëndit, dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit. Vetëm integrimi në BE, zgjidh problemin e një vëndi të tillë si Shqipëria, vënd i tipit `cleft`, me shumë probleme të pazgjidhura që nga e kaluara, por që do të qëndrojë krah vëndeve të tjera të BE, dhe me një fqinjësi të mirë me ish-armiqtë e dikurshëm, pa mllefe dhe urrejtje. Për këtë duhet të na ndihmojë brezi i ri i cili nuk ka paragjykimet e së kaluarës.