Mendime
Ramiz Dërmaku: Familjet e dëshmorëve janë Hyjnore
E diele, 08.09.2013, 05:20 PM
SHFLETOJMË HISTORINË E LUFTËS SË UÇK-së
Familjet e dëshmorëve janë HYJNORË, ato janë pjesë e mishit dhe gjakut tonë.
Nga
Ramiz DËRMAKU
Nuk
guxojmë të lejojmë që liderët , institucionet e shtetit e asë populli, që
familjet e dëshmorëve si hyjnorë dhe qytetarë të rradhiten në rendin apo vendin
e 2,3,4, , por si pjesë e mishit dhe
gjakut, e djepit dhe e gjuhës, si pjesë e pa ndarë e flijimit për LIRI dhe
PAVARËSI, si pjesë trupit të shtetit të Kosovës.
Me
përkushtim e dhembje të madhe po i
shkruaj këta rreshta dhe po ua kushtoj dëshmorëve, familjarve të dëshmorëve,
invalidëve, veteranëve, martirëve, jetimëve, dhe ushtarëve të UÇK-së, duke ju
bërë thirrje nga diaspora dhe vendlindja, ( duke filuar nga toka deri në qiell
), duke i ftuar Institucionet e Republikës së Kosovës, të pasurve, bëmirësve,
humanistëve, drejtësisë e ligjit, ndërgjegjës dhe humanitetit, moralit e
respektit të njeriut ndaj njeriut, ti ndihmojmë dhe ti përkrahim të gjithë ata
që ne mënyra të ndryshme kontribuan për Atdheun – Kosovën.
Të
fillojmë ! të fillojmë ! të fillojmë.., sa më parë të përkujdesemi sa më tepër
për dëshmorët, martirët, ushtarët e UÇK-së, veteranët, të plagosurit e luftës,
por ne të njejtën kohë mos ta harrojmë amanetin e dëshmorëve, jetën, skamjen,
sakrificat që pësuan ata ( e disa po përjetojnë akoma edhe sot), mos ti
harrojmë apo mos ti braktisim invalidët dhe veteranët e UÇK-së. Ne të njejtën kohë ju ftojë ta themi
dhe ta shkruajmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nuk guxojmë ti harrojmë
familjet e dëshmorëve e veteranëve të UÇK-së. Mos ti harrojmë kokat e afta
intelektuale të cilat para dhe gjatë luftës
u vunë në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare.
Por n të
njjten kohë duhet ti dënojmë dhe
gjykojmë vaprimet negative, të ;
LPK-stëve, marksistëve, leninistëve, enveristëve, bajraktarëve, karrieristëve,
familjaristëve, sahanlëpirësve, servilët, butakët ( të cilët e ndërrojnë
fytyrën siq e ndërron kërmilli formën e
trupit . Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet ti
harrojmë edhe kokat e afta intelektuale të cilat me idet e tyre progresive e
demokratike e mahnitën opinionin ndërkombëtarë. Kërkojë nga mediat e shkruara
dhe ato elektronike që sa më tepër ti përkushtohen kësaj teme. Nuk guxojmë të
lejojmë që liderët tanë por edhe populli, familjet e dëshmorëve si hyjnorë të
numrohen si qytetarë të rendit të 2,3,4,
, por si pjesë e mishit dhe gjakut, e djepit dhe e gjuhës, si pjesë e pa ndarë
e flijimit për LIRI dhe PAVARËSI, si pjesë trupit të shtetit të Kosovës. Unë
nuk di asgjë, nuk di ! Shumë pak njerëz kamë njohur. Unë nuk e njoh askend, nuk
e shoh, nuk e ndjej, nuk e ndërroj. Në paqë u takuam me disa prej tyre,
shkëmbyem mendime, organizuam tryeza të rrumbnullakëta, ( siq ishte ajo në
Singen të Gjermanisë) . Në paqë punuam.., më njohe mirë, por natyrishtë se edhe
unë të njoha o Agim ÇelaJ. Ishe një njeri i mençur, ishe një epror ushtarkë me
aftësi të mëdha ushtarake dhe luftarake, ishe një intelektual i denjë, ishe
trim e guximtarë, ishe besnikë dhe atdhetarë, por mbi të gjitha ishe NJERI i
menqur, e njerëz si ju ; O AGIM ÇELAJ shumë rrallë lindin.
Unë nuk e
di se sa orë jam duke menduar dhe shkruarë për JU. Unë di se sa herë në ditë më
kujtohesh Ti, Më kujtohet fytyra jote magjepëse, ajo fytyrë ato fjalë, ato
sjellje, ai besim, ai guxim dhe ajo dashuri ndaj Atdheut.
“ O biri
im, këta shkiet.., nuk kanë asnjë gram marre“.
( O
njerëz.., o shki.., akoma nuk u ngiet me gjakë shqiptari ? ! ) , su ngopet me
lotët e nënave të cilat dhunoheshin para militarëve dhe fëmijëve të tyre. Ju
çetnkë dhe paramilitarë serbë, mos harroni
se; Historia i shkruan të gjitha.., prandaj ju themi se edhe nëse ne ua
falim .., një fjalë e urtë e popullit thotë; “e keqja edhe pse falet .., ajo
nuk harrohet. Pra edhe ne nëse do ua falim , ato duhet shënuar në histori sepse
historin e shkruajnë njerëzit. Dëgjojë një zë, nuk shoh, veshë kam, por nuk
dëgjoj .., Dikush më pyeti kush jeni ju që nuk flisni .., nga jashtë u dëgjua
një zë mashkulli ! Po unë jam djali ytë nënë.., Agimi.., A.,g i m i ?
! A.., gimi .., AGIM o AGIM !