E enjte, 01.05.2025, 11:43 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Fusnota e KQZ-së

E premte, 20.09.2013, 08:41 PM


Fusnota* e KQZ-së, garanton zgjedhje sipas Rezolutës 1244-it !

Nga Florim Zeqa

Në koloseumin e quajtur Kosovë, Serbia në koordinim më bashkësinë ndërkombëtare është duke luajtur lojën e vetë të dominimit politik mbi autoritetet qeverisëse të shtetit të "pavarur" dhe sui generis të Kosovës.

Liderët politik të vendit, dialogun politik në Bruksel më palën serbe e "arsyetonin" më integrimin e veriut të vendit në institucionet e shtetit dhe më shtrirjën e sovranitetit në tërë territorin e vendit!

E vërteta e marrveshjeve të arritura në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, po na del krejt ndryshe nga ajo e deklarimeve të kryeministrit të vendit tonë!

Në vend të shtrirjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës në veri po ndodhë shtrirja e sovranitetit të Serbisë sipas rezolutës 1244, ndërsa në vend të integrimit të veriut të vendit nën juridiksionin e Republikës së Kosovës po ndodhë integrimi i Kosovës drejt veriut, prap sipas 1244-it të KS të OKB-së.

Po ndodhë kështu jo pse po e themë unë, por kështu po na e tregon Fusnota* e KQZ-së, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit pa logon e Republikës së Kosovës.

Edhe këtë rrëshqitje të sovranitetit të vendit, krerët e shtetit po e arsyetojnë më "forcimin" e shtetit nga mbajtjet e zgjedhjeve (më të njëjtën datë) edhe në veri të vendit!

Jo, ky është edhe një mashtrim i radhës.

Më këtë edicion zgjedhjesh në veri, jo vetëm që s'do të ndodhë integrimi i veriut e as shtrirja e sovranitetit, por do të ndodhë legalizimi dhe forcimi i strukturave pushtuese, të organizuara nën Asociacionin e komunave serbe, që në prapavijë kanë Autonominë e serbëve të veriut dhe ndarjën territoriale të shtetit të Kosovës.

Çfarë kuptimi tjetër mund të kenë këto zgjedhje, kur lidershipi i shtetit të "pavarur" pranon zgjedhje pa identitet shtetëror (Republika e Kosovës), më statut neutral ndaj shtetit të vet?!

Sikur marrveshja e Brukselit të kishte përmbajtje tjetër, hapi i parë do duhej të ishte heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, çarmatosja dhe arrestimi i grupeve kriminale në veri e jo amnistimin e tyre!

Muaj më parë në një shkrim timin më titull; "Varësia e tepruar ndaj "miqve" ndërkombëtar, humbje e sovranitetit politik", ju pata tërhjekë vrejtjën kastës politike (qeverisëse) në vend për rrezikun e humbjës së sovranitetit politik nga bisedimet e Brukselit.

Për fatin e keq të Kosovës, shqetësimet e mia dhe të shumë analistëve politik dolen së ishin më vend.

Qeveria e Kosovës më nuk vendos për asgjë. Asaj i mbetët vetëm zbatimi apo siq po i thojnë në gjuhën e butë diplomatike "implementimi" i vendimeve që merrë Serbia në Bruksel !!!

Serbia vendosi për Asociacionin e komunave serbe, qeveria dhe kuvendi ynë miratuan, Serbia caktoi datën e zgjedhjeve (3 nëntorin), presidentja jonë çertifikoi ato, Serbia kërkoi heqjën e logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet, KQZ-ja (nën presionin e qeverisë) merrë vendim dhe hjekë atë!

Deri në fund të mandatit të kësaj qeverisje, dhe ajo pakë çka kambetë nga identiteti i shtetit, Serbia do të përkujdeset ta gllabëroj më kohë për heqjën nga harta politike dhe gjeografike e shtetit të Kosovës.

Derisa Serbia realizon planet e veta mbi Kosovë, klasa politike (shqiptare), vazhdon fushatën e parakohshme elektorale për marrjën e pushtetit, në kundërshtim më ligjin mbi zgjedhjet dhe kushtetutën e vendit!

Ne, spektatorët e fjetur të koloseumit Kosovë do të presim derisa të "ngriten" heronjët nga varret e t'i nxjerrin "gladiatorët" (politikanët) e heshtur nga loja.

Çfarë mrekullie do të ndodhte më zgjimin e ndërgjegjës së fjetur të këtij populli,...o do të mbaheshin zgjedhje më identitet shtetëror ose do të bojkotoheshin ato !

Respektimi i gjakut të dëshmorëve nga klasa poltike, nuk do ta sjellte Kosovën në këtë gjëndje të mjerë politike.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx