| E premte, 20.09.2013, 08:41 PM |
Fusnota* e KQZ-së, garanton zgjedhje sipas Rezolutës 1244-it !
Nga Florim Zeqa
Në koloseumin e quajtur Kosovë, Serbia në koordinim më
bashkësinë ndërkombëtare është duke luajtur lojën e vetë të dominimit politik
mbi autoritetet qeverisëse të shtetit të "pavarur" dhe sui generis të
Kosovës.
Liderët politik të vendit, dialogun politik në Bruksel më
palën serbe e "arsyetonin" më integrimin e veriut të vendit në
institucionet e shtetit dhe më shtrirjën e sovranitetit në tërë territorin e
vendit!
E vërteta e marrveshjeve të arritura në Bruksel mes
kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, po na del krejt ndryshe nga ajo e
deklarimeve të kryeministrit të vendit tonë!
Në vend të shtrirjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës
në veri po ndodhë shtrirja e sovranitetit të Serbisë sipas rezolutës 1244,
ndërsa në vend të integrimit të veriut të vendit nën juridiksionin e Republikës
së Kosovës po ndodhë integrimi i Kosovës drejt veriut, prap sipas 1244-it të KS
të OKB-së.
Po ndodhë kështu jo pse po e themë unë, por kështu po na e
tregon Fusnota* e KQZ-së, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit pa logon e
Republikës së Kosovës.
Edhe këtë rrëshqitje të sovranitetit të vendit, krerët e
shtetit po e arsyetojnë më "forcimin" e shtetit nga mbajtjet e
zgjedhjeve (më të njëjtën datë) edhe në veri të vendit!
Jo, ky është edhe një mashtrim i radhës.
Më këtë edicion zgjedhjesh në veri, jo vetëm që s'do të
ndodhë integrimi i veriut e as shtrirja e sovranitetit, por do të ndodhë
legalizimi dhe forcimi i strukturave pushtuese, të organizuara nën Asociacionin
e komunave serbe, që në prapavijë kanë Autonominë e serbëve të veriut dhe
ndarjën territoriale të shtetit të Kosovës.
Çfarë kuptimi tjetër mund të kenë këto zgjedhje, kur
lidershipi i shtetit të "pavarur" pranon zgjedhje pa identitet
shtetëror (Republika e Kosovës), më statut neutral ndaj shtetit të vet?!
Sikur marrveshja e Brukselit të kishte përmbajtje tjetër,
hapi i parë do duhej të ishte heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër,
çarmatosja dhe arrestimi i grupeve kriminale në veri e jo amnistimin e tyre!
Muaj më parë në një shkrim timin më titull; "Varësia e
tepruar ndaj "miqve" ndërkombëtar, humbje e sovranitetit
politik", ju pata tërhjekë vrejtjën kastës politike (qeverisëse) në vend
për rrezikun e humbjës së sovranitetit politik nga bisedimet e Brukselit.
Për fatin e keq të Kosovës, shqetësimet e mia dhe të shumë
analistëve politik dolen së ishin më vend.
Qeveria e Kosovës më nuk vendos për asgjë. Asaj i mbetët
vetëm zbatimi apo siq po i thojnë në gjuhën e butë diplomatike
"implementimi" i vendimeve që merrë Serbia në Bruksel !!!
Serbia vendosi për Asociacionin e komunave serbe, qeveria
dhe kuvendi ynë miratuan, Serbia caktoi datën e zgjedhjeve (3 nëntorin),
presidentja jonë çertifikoi ato, Serbia kërkoi heqjën e logos së Republikës së
Kosovës nga fletëvotimet, KQZ-ja (nën presionin e qeverisë) merrë vendim dhe
hjekë atë!
Deri në fund të mandatit të kësaj qeverisje, dhe ajo pakë
çka kambetë nga identiteti i shtetit, Serbia do të përkujdeset ta gllabëroj më
kohë për heqjën nga harta politike dhe gjeografike e shtetit të Kosovës.
Derisa Serbia realizon planet e veta mbi Kosovë, klasa
politike (shqiptare), vazhdon fushatën e parakohshme elektorale për marrjën e
pushtetit, në kundërshtim më ligjin mbi zgjedhjet dhe kushtetutën e vendit!
Ne, spektatorët e fjetur të koloseumit Kosovë do të presim
derisa të "ngriten" heronjët nga varret e t'i nxjerrin
"gladiatorët" (politikanët) e heshtur nga loja.
Çfarë mrekullie do të ndodhte më zgjimin e ndërgjegjës së
fjetur të këtij populli,...o do të mbaheshin zgjedhje më identitet shtetëror
ose do të bojkotoheshin ato !
Respektimi i gjakut të dëshmorëve nga klasa poltike, nuk do
ta sjellte Kosovën në këtë gjëndje të mjerë politike.