Mendime
Agim Gashi: Mos ma ndani Zotin shqiptar
E hene, 16.09.2013, 07:28 PM
MOS MA
NDANI ZOTIN SHQIPTAR
NGA AGIM GASHI
Duhet ta
kuptoni ju disa ekstremista të paguar me para haram e të flliqta se askush nuk
po e kritikon fenë tradicionale myslimane.Bile skam parë mysliman e katolik e
as skam dëgjuar duke i bërë kritika fetarëve deri para luftës dhe derisa u
flliq kjo tokë me sektash të ndryshëm e hoxhollarë të paguar nga njerz të
djallit. Gjithmonë kemi jetuar në harmoni të dyanshme. Në të gjitha festat
fetare ishim sëbashku, në ato katolike e myslimane. E sot? Sot mundohen të na
ndajnë e përqajnë tipat me tru të shpërlrë si disa hoxhollar të shitur. Merrne
shembull Mulla Idriz Gjilanin, Mulla Idriz Kosovën e shumë hoxhollar tjerë të
cilët u bënë dhe për atdhe, e deri te disa hoxhollarë shqiptar që unë i quaj
hoxhollarë kombi e të cilët para së gjithash qesin ZOTIN,Atdheun e kombin e
pastaj fenë.Këta e dinë se pa atdhe as feja nuk mbahet si duhet. E pra Zotin
mos ma ndani.
Zoti
krijoi Universin e në këtë univers krijoi edhe BOTEN ku jetojmë edhe ne
shqiptrët.
Ai kësaj
bote ia fali popujt e ndryshëm me gjuhë të ndryshme, rraca të ndryshme, ngjyra
të ndryshme dhe nuk i bëri të njejt edhe pse Ai kishte mundësi ta bënte botën
të tillë që sdo të kishte dallime. Fali njerzimin në atë mënyrë që të shtohet
vetë, të duhet e rrespektohet, të punoj e përparoj. Fali edhe engjujt dhe djaj.
Ata që duan shkojnë me engjuj e disa shkuan me djaj që edhe sot janë e keqja e
shumë popujve.
Djallëzorët
tanë u shëndrruan në disa hoxhollar mjekrragji të cilët filluan ta bëjnë
armaten e djajëve duke u thirrë në ideologji të fiseve kriminale arabe që
gjithmonë duan ta han bukën me gjakun e tjerëve. Këta nuk dallojnë as nga
komunistët dhe diktatorët e ndryshëm që mbajnë pushtet me dhunë e vota të
vjedhura. Bile edhe bashkpunojnë ngusht duke u pasurue me para të pista.
Shqiptarëve
(ILIRËVE), Zoti i madhërishëm, dikur u fali tokë të bollshme, kultur të lartë e
pasuri natyrore sa skishte askund. Lakmi ua kishin të tjerët. Vasha
shtatëhedhura e të bukura si Zanat, djem shtatëhedhur e trima që sëbashku
ndërtonin e mbronin atdheun. Ua fali edhe gjuhën e bukur shqipe. Ai i
madhrishmi dinte ti falte shqiptarët në tjera kombe e madje edhe arab, por nuk
e bëri sepse kjo tokë nuk kishte të bënte asgjë as atëherë e as sot me
arabizmin dhe fiset e tyre.
Zoti ynë
na e fail edhe gjuhën e bukur shqipe. Na e fali që sëbashku me token sublime ta
ruajmë, ta nderojmë e ta mbrojmë. Por, ne nuk po i shkojmë kshilave dhe
dhuratave të Zotit sepse disa shiten edhe prapanicën të kthehen kundër kulturës
kombëtare dhe atdheut në përgjithësi. Sot shqiptari më me ëndje flet dhe i
lutet Zotit në gjuhë të huaja, i do të huajt dhe lufton e sakrifikohet për të
huajt. Të tillët edhe Zotit po mundohen me ia prish gjeografinë. Ai kur po e
shef se në tokat shqiptare, me ëndje flitet arabishtja, serbishtja e gjuhët
armike, po na denon, po na lëshon djallzor tjerë që toka dhe populli ynë ta
gjakosin vetëvetën, ashtu si kemi filluar ta gjakosim kaherë.
Kuptojeni
o njerz se një Zot ka për të gjithë popujt e botës e që Ai na takon edhe neve.
Mos ma flliqni tokën e Arbërit me specie të tilla. Kjo tokë e ky popull do pastrim të mirëfillt nga vehabizmi, komunizmi, stalinizmi...Të njejtë janë!