E diele, 28.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Mendime

Elida Buçpapaj: Rama në Bruksel

E diele, 22.09.2013, 07:48 PM


DITAR PËR QEVERINË RAMA - RRETH VIZITËS NË BRUKSEL DHE SHKRIMIT TË NEUE ZÜRCHER ZEITUNG

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Kryeministri i ri i Shqipërisë sapo ka vizituar Brukselin, ku është pritur nga të gjithë krerët e institucioneve më të larta të NATO-s dhe BE-së. Pritja ishte shumë e mirë, me plot shpresa dhe detyra për të përmbushur. Një pjesë e takimeve u dhanë ?live? ?kështu që ne i pamë me sytë tanë e i dëgjuam me veshët tona çka u tha midis zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian dhe kryeministrit Rama. Për Shqipërinë statusi i vendit kandidat për në Bashkimin europian është i arritshëm edhe në dhjetor, pra brenda këtij viti, por për këtë nevojiten përpjekje konkrete kundër krimit të organizuar e korrupsionit përmes hetimeve proaktive. Me pak fjalë, krerët e Brukselit i kërkojnë Ramës jo retorikë por luftë dhe rezultate konkrete kundër erozionit të shtetit ligjor. Që shqip do të thotë se kryeministrit të ri i duhet të çojë përpara drejtësisë të korruptuarit dhe mafiozët që kanë kapur shtetin. Brukseli i kërkoi Ramës si shumë të rëndësishme edhe bashkëpunimin me opozitën, e cila deri më tani është në një pozitë shumë amatore dhe qesharake.

Në ditën e dytë të vizitës të Ramës në Bruksel, gazeta presigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung tek rubrika e saj Analiza dhe Reportazhe botonte në ueb analizën e Thomas Fuster, nga Viena, ku që në nëntitull, autori vendos kritikën sipas së cilës Edi Rama arriti ku deshi, por iu largua idealeve të larta, sepse, sipas autorit, ai bëri ?aleancë me kryetarin e LSI-së, Ilir Metën, i cili konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar.?

Thomas Fuster lavdëronte luftën që Edi Rama si kryebashkiak dhe reformator i kishte bërë anarkisë urbane të kryeqytetit, kritikonte bojkotet dhe arrogancën si lideri i opozitës, por fokusohej tek aleanca me Metën.

Kjo kritikë si thikë me dy presa, pasi qeverisja Rama është në ditët e saj të para, ndërsa ish-kryeministri Berisha ishte pikërisht personi që e faktorizoi Ilir Metën në politikë, sepse si Fatos Nano ashtu dhe Edi Rama bënë gjithçka që ta defaktorizonin dhe nxirnin jashtë dyerve të saj.

Shkrimi i Neue Zürcher Zeitung paçka se ishte përkthyer gati në mënyrë integrale nga Radio DW, në Tiranë kaloi në heshtje ose i censuruar dhe i botuar si shkrim lavdërues. E censuroi edhe një platformë online shqipfolëse në Zvicër që botohet në tri gjuhë. Në Tiranë variantin e DW e botoi në ueb Panorama por nuk e vendosi në faqe të parë në gazetë. Ndërsa Balkanweb dhe Shekulli botuan atë pjesë ku lavdërohej Rama dhe censuruan plotësisht pjesën ku flitej për Ilir Metën.

Prej kësaj, edhe një herë del në spikamë roli negativ i mediave në Shqipëri, që operojnë si anekse të formacioneve politike. Kryeministrit të ri Edi Rama i duhet që të ndikojë në rimëkëmbjen e shtypit të lirë, i cili aktualisht ka paytyrësinë klienteliste të klasës politike.

Nëse gazatet dhe televizionet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë në sintoni të plotë me politikën, duke ndryshuar padron, ashtu si kanë vepruar gjatë qeverisjes Berisha, kjo do të jetë minë me sahat në realizimin e detyrave që Brukseli dhe Washingtoni i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, i cili kësaj here i duhet të ndërmarrë veprime jo si reformator urban, duke e pastruar Lumin e Lanës, që kalon mespërmes metropolit të shqiptarëve, nga arkitektura bizare dhe abstraksioniste e kioskave, por si një reformator shtetëror, që i duhet ta pastrojë shtetin nga strukturat e fuqishme të antishtetit, të cilat së pari synojnë dështimin e Ramës. Lufta me kioskat duket mikroskopike përpara kësaj që e pret. Por mund t'ia dalë. Dhe çdo shqiptar i ndershëm kërkon që Rama t?'ia dalë. Këtë gjë duhet të synojë edhe opozita.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora