E shtune, 27.04.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Mendime

Bejtullah Sadiku: Përgjigje në artikullin e z. Dasareti

E enjte, 26.09.2013, 08:27 PM


Përgjigje në artikullin e z. Aurel Dasareti: "Rreziku i zhdukjes së Kombit tim"

Shkruan: Bejtullah Sadiku, Krefeld, me dt.11.09.2013, Germany

" Të fillosh diçka është Zotësi, të përfundosh atë është Fuqi"

I nderuari dhe shumë i respektuari miku im Aurel Dasareti!

Ju e keni sa Zotësinë, po aq më shumë edhe Fuqinë.

Edhe ky shkrim-analizë e Juaja "Rreziku i zhdukjes së Kombit tim", si gjithmonë reflekton në Ju e për Ju, një personalitet i një niveli të rangut të lartë intelektual e atdhetar-kombëtar, që prej vitit 2002 kur keni filluar të paraqiteni në shtypin ditor, javor, revista e mjete e portale të ndryshme elektronike.

Prej kur që njiheni dhe u njohim si të këtillë, në asnjë çast nuk munguan këshillat dhe udhëzimet vizionare e kombëtare. Pa hyrë në anën e detyrave profesionale që i kryeni, për të cilat pak dimë e ndoshta edhe s´duhet të dimë, ne e kemi të qartë dhe vazhdojmë të dimë për kontributin e Juaj si atdhetar i madh i çështjes kombëtare shqiptare, ku si gjithmonë, në paraqitjet e bëra me shkrim, dominon ajo që quhet e thirret: Atdhe, Komb, Fitore, Liri etj., duke përshkruar, komunikuar, komentuar, treguar dhe dhënë edhe çelësin e zgjidhjes se si duhet e kur duhet gjetur rrugën më të mirë dhe më të përshtatshme, në të mirë dhe interes të mbarë kombit shqiptar.

Sa herë ardhmëria dhe mbijetesa e Kombit dhe Atdheu rrezikohet, z.Aureli ka reaguar dhe reagon përmes shkrimeve dhe analizave të tij të thella profesioniste, studiuese, të një natyrës së veçantë edhe të metodologjisë hulumtuese. E ngriti dhe akoma e ngrenë lart zërin e arsyes, duke potencuar bindshëm, nga shpirti e zemra, udhërrëfyesin kryesor të emëruesit të përbashkët: ideal-komb-shqiptari dhe Shqipëri Etnike Natyrale.

Kështu dhe në këtë formë veproj që në kohën e para luftërave, të luftërave dhe pas luftërave e kohë të paqes, ku syri i Tij prej shqiponje dhe zemra si e luanit, e me trurin si të Anshtajnit, problemet, ngjarjet dhe sfidat kombëtare, as edhe sot nuk e lanë të rehatshëm. Asnjëherë nuk mbeti as këmbëkryq, as dorë lidhur e as tru bllokuar, por lëvizi, veproi, reagoi dhe udhëzoi se çka është më e mirë e në të mirë të kombit, ku edhe vet është pjesë e këtyre rrënjëve e trungu të vjetër ilir, pa u dorëzuar e duke kundërshtuar çdo shkelës të çështjes dhe proceseve shqiptare në përgjithësi.

Kombi ynë shqiptar, dekadat e fundit seriozisht vihet para ca sfidave, sa në disa raste gjendet edhe në cepin e skajit, me qenë a mos me qenë, duke u shtypur e ndrydhur, herë nga armiqtë e brendshëm e ata të jashtëm. Andaj, nuk është i rastësishëm mendimi i Aurelit ku thotë: "Politikanët shqipfolës tregojnë një perceptim realiteti që është shumë larg nga i imi"

Lidhur edhe me këto raporte, në analizën e fundit Aureli apelon dhe bën thirrje me shprehjen "O shqiptar, ndrysho mendimet dhe zakonet...nuk duhet të

merremi vetëm me pasojat, por njëkohësisht të luftojmë shkakun e problemeve". Kërkon vetëdijesim kombëtar pra.

Në analizën e z.Aurelit, shumë në mënyrë të detajuar janë dhënë edhe udhëzimet se si duhet të

duket një udhëheqës politik-politikan etj.

Mbështes idenë brilante të Tij, citoj: “Lojtarët individualisht shënojnë gola, por janë ekipet që fitojnë lojëra.”



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora