E shtune, 27.04.2024, 10:46 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Neo-Nacionalizmi, rrezik real

E enjte, 26.09.2013, 07:44 PM


Neo-Nacionalizmi  shqiptar një rrezik real  për integrimin

Nga Pirro Prifti

Vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër paralajmërimet e BE dhe të PPE për të patur kujdes ndaj `akteve ekstremiste kundër Kristianizmit në truallin Europian` të miratuar në 5 shtator 2013.

Kjo kaloi pa u vënë re në Shqipëri. Të jetë rastësi kjo? Unë mendoj se jo.

Po ta shohim në kuadrin e Shqipërsië  tonë që po kërkon të integrohet më ngulm në BE, mund të vërejmë se nga muaji në muaj, krahas rritjes së ndjesisë që duhet të hyjmë në BE medoemos sepse ndryshë nuk mund të ecim përpara përshkak të konflikteve politike herë  të heshtuara e herë të flakta të cilat kanë ndarë thellësisht vëndin në dy pjesë, vërejmë edhe linjën tinzare të neo-nacionalizmit shqiptar që po rritet e po forcohet nga dita në ditë herë heshturazi e herë haptaz.

Ku qëndron  e keqja e rritjes së një neo-nacionalizmi të tilë? Në historinë e Shqipërisë janë vënë re tre  vale kryesore nacionalizmi për dy nga të cilat do të flasim fare pak:

-Lufta  e Skëndrbeut kundër turqve e cila pas vdekjes së Skënderbeut përfundoi me largimin masiv të arbërve dhe epirotasve larg vëndit të tyre ose edhe me afrimin tek kishat katolike dhe ortodokse përkatëse të këtyre vëndeve repsektivisht në veri e jug, për të mbrojtur tokat, pronat dhe lirinë, e cila sigurisht solli pjesërisht dhe asimilimin e gjuhës; por sigurisht  me ndihmën e kësaj popullate   u arrit gjithashtu në shtet-formimin e shteteve të krishtera ortodokse dhe katolike si Serbia, Kroacia, Greqia, e më pak Rumania e Bullgaria.

-Lufta për pavarësinë e Shqipërisë që nisi me lidhjen e Prizrenit dhe përfundoi më 28 nëntor 1912, në të cilën ndihmesën kryesore e dha Rilindja shqiptare ku elementi ortodoks e katolik (krahas atij mysiman), dha kontributin vendimtar në  kristalizmit të konceptit të atdheut, flamurit, hymnit, Skënderbeut, gjuhën shqipe të shkruar, tendencën për të qënë së bashku  me shtetet europiane perëndimore me qëllim zhvillimin e Shqipërisë  orientale e të prapambetur.

-Neonacionalizmi i pas viteve `90 i cili së bashku me ulje ngritjet e tij arriti kulmin me clirimin e Kosovës, dhe po vazhdon metamorfozën e tij në kërkim të Shqipërisë etnike e të madhe të përfaqësuar nga individë  të vecantë por dhe nga dy parti të vecanta si AK dhe ndonjë parti tjetër në vënd të integrimit real në BE.

Esktremizimi i kërkesave të këtyre individëve dhe të kësaj partie, përkrahja dhe zmadhimi i bëmave të tyre kryesisht për  skoope televizive apo për  të lënë `Nam` si patriotë të kulluar qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë e Maqedoni, ka shkaktuar jo pak kokëcarje si për shtetin shqiptar ashtu dhe për fqinjët dhe Europën e SHBA.

Në se të dy valët nacionalist të mëparshme, u farkëtuan në luftë kundër pushtuesit dhe përfunduan ashtu si përfunduan: njëra me shkrirjen e principatave arbëre dhe epirote  dhe humbjen e identitetit për disa shekuj, vala e tretë e nacionalizmit që unë e quaj jo pa qëllim neo-nacionalizëm në fakt nuk ka asnjë armik teorik dhe as praktik.

Por nacionalizmi kërkon pa tjetër një armik.

Ku ta gjejnë këta  `patriotë` dhe kjo parti? Meqënëse për të mbajtur gjallë një frymë që nuk          është e nevojshme në këtë periudhë të globalizmit dhe të integrimit me botën perëndimore, duke patur në mëndje reminishencat e së kaluarës si armiku i klasës, fqinjët armiq,- më në fund ideatorët e neonacionalizmit e gjetën të arësyeshme t`i turren komunitetit kristian ortodoks dhe K.O.A.SH., me në krye një të huajsi Kryepeshkop dhe që është në fakt një Profesor Emeritus të nderuar në të gjithë botën dhe një faktor i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në këtë  përpjekje që në fakt po rezulton si anti-integruese, u  përfshinë edhe politikanë me emër të cilët ditën publikisht flisnin për integrimin dhe realizimin e 11 detyrave të shtëpisë, por fshehurazi natën krijonin probleme të mëdha me fqinjët me qëllim që t`i akuzonin ata për armiq të jashtëm (si Greqia), dhe për të akuzuar dhe armiqtë e brëndëshëm që `bashkëpunojnë` me të jashtmit si Kisha ortodokse dhe komuniteti ortodoks. Këtu Neo-nacionalistët ndërmorën disa veprime që nuk mund të bëheshin vetëm:

-kamufluan Censusin duke e nxjerrë komunitetin ortodoks sa ¼ e asaj që është realisht më 2011,

-akuzuan Kishën se po  `vendoska` kufijtë hipotetikë nëpërmjet vendosjës së kryqeve dhe varreve,

-akuzuan Greqinë se po `na merr detin në bashkëpunim me element të rrezikshëm brënda vendit,

-përdorën emra të njohur që nga koha e diktaturës si Kristo Frashëri (I cili në fakt nuk mund të shkruajë,  por kanë marrë lejen të shkruajnë në emër të tij), apo të ndonjë renegati të kishës autoqefale ortodokse, për të luftuar Kryepeshkopin i cili nderohet dhe respektohet shumë, nga komuniteti ortodoks,

Individë të caktuar si P.Xhufi , M.Nazarko, A. Zheji (më pak) përdorin luftën kundër personit të Kryepeshkopit edhe për të  fituar `Nam-in` si patriotë të kulluar(?!)

Individë si  Koço Danaj hedhin idenë e Shqipërisë së madhe apo natyrale  apo dhe etnike, e cila përkrahet pak në Shqipëri por më shumë në Maqedoni dhe Kosovë, duke harruar  se vetë BE, PE, SHBA, janë kundër shteteve etnikisht të pastra sepse sigurisht nëse do të bëhen të tilla, do të jenë vatra konfliktesh.

Faktori i jashtëm  (që u kundërshtua zyrtarisht, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë) sidomos ai turk, ka insistuar, dhe indirekt ka nxitur valën e  neonacionalizmit shqiptar me pretendimin e nxjerrë nga hitoriani turk Mehmet Haxhisalihoglu në Prishtinë se   `.. shqiptarët janë pushtues ashtu si dhe turqit…`. Kjo sigurisht duhet pranuar vetëm për pashallarët me origjinë shqiptare të cilët janë përgjegjës direkt të coptimit të tokave shqiptare sepse mbajtën anën e Perandorisë turke që u shëmb dhe humbi  të dy luftrat  si më 1878 ashtu dhe më 1914.

Pranimi i një Shqipërie etnike dhe nxjerrja nga arkivat e historisë së massakrave nga ana e fqinjëve, pa nxjerrë massakrat e turqve, dhe të përkrahësve të tyre kundër popullsisë së varfër myslimane por dhe të krishtere e cila u largua me dhunë në fillim shek të 20 nga fshatrat e Kolonjës, Korcës, që kulmon djegien e Voskopojës më 1916, Përmetit, Lunxhërisë, Zagorisë, Sarandës për të populluar Korcën, Fierin, Vlorën, Durrësin,- vetëm nxit urrejtje, mllef pa shkak, dhe largim nga integrimi.

Kjo shihet gjithashtu dhe në ngjarjen e Përmetit e cila është vazhdim i budallallëkut të neo-nacionalistëve të cilët të verbuar nga dëshira për të  lënë Nam në Tv dhe Median e shkruar, sigurisht të nxitur dhe nga disa lobe proturke që ëndërrojnë një Perandori të madhe  të re Turke me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë:

- harrojnë detyrat e shtëpisë që na ka lënë BE e të përkrahura nga SHBA,

-insistojnë të mos botojnë Rezolutat e BE dhe të PPE apo i vonojnë, por i bien fyellit të  kalbur të neonacionalizmit duke  dëmtuar një komunitet të madh dhe famoz për nga rëndësia që ka në bërjen e Shqipërisë së re me drejtim për nga Oksidenti si Komuniteti Ortodoks..

ii

Është për të ardhur keq kur sheh rezistencën e heshtur të këtyre media për cdo akt, ose veprim në favor të Kristianizmit ortodoks,  të analistëve dhe disa profesorëve atesitë dhe anti-kristianë të cilët provokojnë, përdhosin  dhe japin versione krejt të shtrembëruara e pabaza jo vetëm për komunitetin kristian ortodoks, por edhe për individë të shquar të këtij komuniteti i cili i nderon ata sidomos Kryepeshkopin e KOASH-it.

Në shkrimet e mëparshme jam munduar të spjegoj se si individë të caktuar që s`kanë aspak lidhje me ortodoksinë japin mendime për të, individë që skanë aspak lidhje me Zotin japin mendime për të, individë që nuk duan të njohin legjitimitetin e pronës dhe të respektimit të ligjeve interpretojnë sipas qejfit problem kardinale të cilat sikur t`i thoshte ndonjë njeri  i zakonshëm do të kalonin vetëm me një buzëqeshje tallëse por, kur i thonë disa VIP-a televizivë  dhe të medias së shkruar, atëhere kjo të shtyn të mndosh se nuk është e rastit sulmi.

Mediat e shkruara  e kanë kaluar si të panevojshme  Rezolutën e pranuar unanimisht  për intolerancën fetare  të miratuar nga Asambleja Politike e PPE  në Janar 2013 dhe të ribërë një Rezolutë të adaptuar nga Asambleja e PPE përsëri në 5 shtator 2013 me titul `Mbi Lirinë e Besimit dhe të Ushtrimit të tij`.

Në këtë Rezolutë thuhet midis të tjerave:

…. 3. Dënon fort aktet aktet ekstremiste kunder Kishës Ortodokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt  ekstremizmi kundër Krishtërimit në Truallin Europian.

…..6. Bën thirrje për respect dhe mbrojtje të pronave të komuniteteve fetare (kisha, institucione bamirësie, shkolla fetare).

Së fundmi  shpresojmë që drejtuesit e mediat te shkruara qoftë dhe ato televizive të shohin nga BE, të botojnë rezolutat, të tregojnë të vërtetën se e ardhmja e Shqipërisë kalon në rradhë të parë nga respekti ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut dhe respektit ndaj Pronës, dhe të drejtave fetare. Shpresojmë që politikanët qofshin ato të maxhorancë ashtu dhe ata të Opozitës, të mos e futin kokën si struci në rënën e të kaluarës, por të përballen dhe tu kujtojnë shqiptarëve, kudo ku janë se  e ardhmja është Shqipëria Europiane e integruar dhe jo Shqipëria etnike e disa pashallarëve të së kaluarës të cilët rrënuan Shqipërinë por me emrat e të cilëve këta neo-nacionalistë krenohen.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora