| E enjte, 26.09.2013, 07:44 PM |
Neo-Nacionalizmi shqiptar një rrezik real për integrimin
Nga Pirro Prifti
Vazhdojnë të
bien në vesh të shurdhër paralajmërimet e BE dhe të PPE për të patur kujdes
ndaj `akteve ekstremiste kundër Kristianizmit në truallin Europian` të miratuar
në 5 shtator 2013.
Kjo kaloi pa u
vënë re në Shqipëri. Të jetë rastësi kjo? Unë mendoj se jo.
Po ta shohim në kuadrin
e Shqipërsië tonë që po kërkon të
integrohet më ngulm në BE, mund të vërejmë se nga muaji në muaj, krahas rritjes
së ndjesisë që duhet të hyjmë në BE medoemos sepse ndryshë nuk mund të ecim
përpara përshkak të konflikteve politike herë
të heshtuara e herë të flakta të cilat kanë ndarë thellësisht vëndin në
dy pjesë, vërejmë edhe linjën tinzare të neo-nacionalizmit shqiptar që po
rritet e po forcohet nga dita në ditë herë heshturazi e herë haptaz.
Ku qëndron e keqja e rritjes së një neo-nacionalizmi të
tilë? Në historinë e Shqipërisë janë vënë re tre vale kryesore nacionalizmi për dy nga të
cilat do të flasim fare pak:
-Lufta e Skëndrbeut kundër turqve e cila pas vdekjes
së Skënderbeut përfundoi me largimin masiv të arbërve dhe epirotasve larg
vëndit të tyre ose edhe me afrimin tek kishat katolike dhe ortodokse përkatëse
të këtyre vëndeve repsektivisht në veri e jug, për të mbrojtur tokat, pronat
dhe lirinë, e cila sigurisht solli pjesërisht dhe asimilimin e gjuhës; por
sigurisht me ndihmën e kësaj
popullate u arrit gjithashtu në
shtet-formimin e shteteve të krishtera ortodokse dhe katolike si Serbia,
Kroacia, Greqia, e më pak Rumania e Bullgaria.
-Lufta për
pavarësinë e Shqipërisë që nisi me lidhjen e Prizrenit dhe përfundoi më 28
nëntor 1912, në të cilën ndihmesën kryesore e dha Rilindja shqiptare ku
elementi ortodoks e katolik (krahas atij mysiman), dha kontributin vendimtar
në kristalizmit të konceptit të atdheut,
flamurit, hymnit, Skënderbeut, gjuhën shqipe të shkruar, tendencën për të qënë
së bashku me shtetet europiane
perëndimore me qëllim zhvillimin e Shqipërisë
orientale e të prapambetur.
-Neonacionalizmi
i pas viteve `90 i cili së bashku me ulje ngritjet e tij arriti kulmin me
clirimin e Kosovës, dhe po vazhdon metamorfozën e tij në kërkim të Shqipërisë
etnike e të madhe të përfaqësuar nga individë
të vecantë por dhe nga dy parti të vecanta si AK dhe ndonjë parti tjetër
në vënd të integrimit real në BE.
Esktremizimi i
kërkesave të këtyre individëve dhe të kësaj partie, përkrahja dhe zmadhimi i
bëmave të tyre kryesisht për skoope
televizive apo për të lënë `Nam` si
patriotë të kulluar qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë e Maqedoni, ka shkaktuar
jo pak kokëcarje si për shtetin shqiptar ashtu dhe për fqinjët dhe Europën e
SHBA.
Në se të dy
valët nacionalist të mëparshme, u farkëtuan në luftë kundër pushtuesit dhe
përfunduan ashtu si përfunduan: njëra me shkrirjen e principatave arbëre dhe
epirote dhe humbjen e identitetit për
disa shekuj, vala e tretë e nacionalizmit që unë e quaj jo pa qëllim
neo-nacionalizëm në fakt nuk ka asnjë armik teorik dhe as praktik.
Por nacionalizmi
kërkon pa tjetër një armik.
Ku ta gjejnë
këta `patriotë` dhe kjo parti? Meqënëse
për të mbajtur gjallë një frymë që nuk
është e nevojshme në këtë periudhë të globalizmit dhe të integrimit me
botën perëndimore, duke patur në mëndje reminishencat e së kaluarës si armiku i
klasës, fqinjët armiq,- më në fund ideatorët e neonacionalizmit e gjetën të
arësyeshme t`i turren komunitetit kristian ortodoks dhe K.O.A.SH., me në krye
një të huajsi Kryepeshkop dhe që është në fakt një Profesor Emeritus të nderuar
në të gjithë botën dhe një faktor i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në
BE.
Në këtë përpjekje që në fakt po rezulton si
anti-integruese, u përfshinë edhe
politikanë me emër të cilët ditën publikisht flisnin për integrimin dhe
realizimin e 11 detyrave të shtëpisë, por fshehurazi natën krijonin probleme të
mëdha me fqinjët me qëllim që t`i akuzonin ata për armiq të jashtëm (si
Greqia), dhe për të akuzuar dhe armiqtë e brëndëshëm që `bashkëpunojnë` me të
jashtmit si Kisha ortodokse dhe komuniteti ortodoks. Këtu Neo-nacionalistët ndërmorën
disa veprime që nuk mund të bëheshin vetëm:
-kamufluan
Censusin duke e nxjerrë komunitetin ortodoks sa ¼ e asaj që është realisht më
2011,
-akuzuan Kishën
se po `vendoska` kufijtë hipotetikë
nëpërmjet vendosjës së kryqeve dhe varreve,
-akuzuan Greqinë
se po `na merr detin në bashkëpunim me element të rrezikshëm brënda vendit,
-përdorën emra
të njohur që nga koha e diktaturës si Kristo Frashëri (I cili në fakt nuk mund
të shkruajë, por kanë marrë lejen të
shkruajnë në emër të tij), apo të ndonjë renegati të kishës autoqefale
ortodokse, për të luftuar Kryepeshkopin i cili nderohet dhe respektohet shumë,
nga komuniteti ortodoks,
Individë të
caktuar si P.Xhufi , M.Nazarko, A. Zheji (më pak) përdorin luftën kundër
personit të Kryepeshkopit edhe për të fituar
`Nam-in` si patriotë të kulluar(?!)
Individë si Koço Danaj hedhin idenë e Shqipërisë së madhe
apo natyrale apo dhe etnike, e cila
përkrahet pak në Shqipëri por më shumë në Maqedoni dhe Kosovë, duke harruar se vetë BE, PE, SHBA, janë kundër shteteve
etnikisht të pastra sepse sigurisht nëse do të bëhen të tilla, do të jenë vatra
konfliktesh.
Faktori i
jashtëm (që u kundërshtua zyrtarisht, si
në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë) sidomos ai turk, ka insistuar, dhe indirekt ka
nxitur valën e neonacionalizmit shqiptar
me pretendimin e nxjerrë nga hitoriani turk Mehmet Haxhisalihoglu në Prishtinë
se `.. shqiptarët janë pushtues ashtu
si dhe turqit…`. Kjo sigurisht duhet pranuar vetëm për pashallarët me origjinë
shqiptare të cilët janë përgjegjës direkt të coptimit të tokave shqiptare sepse
mbajtën anën e Perandorisë turke që u shëmb dhe humbi të dy luftrat
si më 1878 ashtu dhe më 1914.
Pranimi i një
Shqipërie etnike dhe nxjerrja nga arkivat e historisë së massakrave nga ana e
fqinjëve, pa nxjerrë massakrat e turqve, dhe të përkrahësve të tyre kundër
popullsisë së varfër myslimane por dhe të krishtere e cila u largua me dhunë në
fillim shek të 20 nga fshatrat e Kolonjës, Korcës, që kulmon djegien e
Voskopojës më 1916, Përmetit, Lunxhërisë, Zagorisë, Sarandës për të populluar
Korcën, Fierin, Vlorën, Durrësin,- vetëm nxit urrejtje, mllef pa shkak, dhe
largim nga integrimi.
Kjo shihet
gjithashtu dhe në ngjarjen e Përmetit e cila është vazhdim i budallallëkut të
neo-nacionalistëve të cilët të verbuar nga dëshira për të lënë Nam në Tv dhe Median e shkruar,
sigurisht të nxitur dhe nga disa lobe proturke që ëndërrojnë një Perandori të
madhe të re Turke me Kosovën,
Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë:
- harrojnë
detyrat e shtëpisë që na ka lënë BE e të përkrahura nga SHBA,
-insistojnë të
mos botojnë Rezolutat e BE dhe të PPE apo i vonojnë, por i bien fyellit të kalbur të neonacionalizmit duke dëmtuar një komunitet të madh dhe famoz për
nga rëndësia që ka në bërjen e Shqipërisë së re me drejtim për nga Oksidenti si
Komuniteti Ortodoks..
ii
Është për të
ardhur keq kur sheh rezistencën e heshtur të këtyre media për cdo akt, ose
veprim në favor të Kristianizmit ortodoks,
të analistëve dhe disa profesorëve atesitë dhe anti-kristianë të cilët
provokojnë, përdhosin dhe japin versione
krejt të shtrembëruara e pabaza jo vetëm për komunitetin kristian ortodoks, por
edhe për individë të shquar të këtij komuniteti i cili i nderon ata sidomos
Kryepeshkopin e KOASH-it.
Në shkrimet e
mëparshme jam munduar të spjegoj se si individë të caktuar që s`kanë aspak
lidhje me ortodoksinë japin mendime për të, individë që skanë aspak lidhje me
Zotin japin mendime për të, individë që nuk duan të njohin legjitimitetin e
pronës dhe të respektimit të ligjeve interpretojnë sipas qejfit problem kardinale
të cilat sikur t`i thoshte ndonjë njeri
i zakonshëm do të kalonin vetëm me një buzëqeshje tallëse por, kur i
thonë disa VIP-a televizivë dhe të
medias së shkruar, atëhere kjo të shtyn të mndosh se nuk është e rastit sulmi.
Mediat e
shkruara e kanë kaluar si të
panevojshme Rezolutën e pranuar
unanimisht për intolerancën fetare të miratuar nga Asambleja Politike e PPE në Janar 2013 dhe të ribërë një Rezolutë të
adaptuar nga Asambleja e PPE përsëri në 5 shtator 2013 me titul `Mbi Lirinë e
Besimit dhe të Ushtrimit të tij`.
Në këtë Rezolutë
thuhet midis të tjerave:
…. 3. Dënon fort
aktet aktet ekstremiste kunder Kishës Ortodokse në Përmet, Shqipëri, ndaj
priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt
ekstremizmi kundër Krishtërimit në Truallin Europian.
…..6. Bën
thirrje për respect dhe mbrojtje të pronave të komuniteteve fetare (kisha,
institucione bamirësie, shkolla fetare).
Së fundmi shpresojmë që drejtuesit e mediat te shkruara qoftë dhe ato televizive të shohin nga BE, të botojnë rezolutat, të tregojnë të vërtetën se e ardhmja e Shqipërisë kalon në rradhë të parë nga respekti ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut dhe respektit ndaj Pronës, dhe të drejtave fetare. Shpresojmë që politikanët qofshin ato të maxhorancë ashtu dhe ata të Opozitës, të mos e futin kokën si struci në rënën e të kaluarës, por të përballen dhe tu kujtojnë shqiptarëve, kudo ku janë se e ardhmja është Shqipëria Europiane e integruar dhe jo Shqipëria etnike e disa pashallarëve të së kaluarës të cilët rrënuan Shqipërinë por me emrat e të cilëve këta neo-nacionalistë krenohen.