| E enjte, 26.09.2013, 08:27 PM |
Përgjigje në artikullin e z. Aurel Dasareti: "Rreziku i zhdukjes së Kombit tim"
Shkruan:
Bejtullah Sadiku, Krefeld, me dt.11.09.2013, Germany
" Të fillosh diçka është Zotësi, të përfundosh atë është Fuqi"
I nderuari dhe shumë i respektuari miku im Aurel Dasareti!
Ju e keni sa Zotësinë, po aq më shumë edhe Fuqinë.
Edhe ky shkrim-analizë e Juaja "Rreziku i zhdukjes së Kombit tim", si gjithmonë reflekton në Ju e për Ju, një personalitet i një niveli të rangut të lartë intelektual e atdhetar-kombëtar, që prej vitit 2002 kur keni filluar të paraqiteni në shtypin ditor, javor, revista e mjete e portale të ndryshme elektronike.
Prej kur që
njiheni dhe u njohim si të këtillë, në asnjë çast nuk munguan këshillat dhe
udhëzimet vizionare e kombëtare. Pa hyrë në anën e detyrave profesionale që i
kryeni, për të cilat pak dimë e ndoshta edhe s´duhet të dimë, ne e kemi të
qartë dhe vazhdojmë të dimë për kontributin e Juaj si atdhetar i madh i
çështjes kombëtare shqiptare, ku si gjithmonë, në paraqitjet e bëra me shkrim,
dominon ajo që quhet e thirret: Atdhe, Komb, Fitore, Liri etj., duke
përshkruar, komunikuar, komentuar, treguar dhe dhënë edhe çelësin e zgjidhjes
se si duhet e kur duhet gjetur rrugën më të mirë dhe më të përshtatshme, në të
mirë dhe interes të mbarë kombit shqiptar.
Sa herë
ardhmëria dhe mbijetesa e Kombit dhe Atdheu rrezikohet, z.Aureli ka reaguar dhe
reagon përmes shkrimeve dhe analizave të tij të thella profesioniste,
studiuese, të një natyrës së veçantë edhe të metodologjisë hulumtuese. E ngriti
dhe akoma e ngrenë lart zërin e arsyes, duke potencuar bindshëm, nga shpirti e
zemra, udhërrëfyesin kryesor të emëruesit të përbashkët: ideal-komb-shqiptari
dhe Shqipëri Etnike Natyrale.
Kështu dhe në
këtë formë veproj që në kohën e para luftërave, të luftërave dhe pas luftërave
e kohë të paqes, ku syri i Tij prej shqiponje dhe zemra si e luanit, e me
trurin si të Anshtajnit, problemet, ngjarjet dhe sfidat kombëtare, as edhe sot
nuk e lanë të rehatshëm. Asnjëherë nuk mbeti as këmbëkryq, as dorë lidhur e as
tru bllokuar, por lëvizi, veproi, reagoi dhe udhëzoi se çka është më e mirë e
në të mirë të kombit, ku edhe vet është pjesë e këtyre rrënjëve e trungu të
vjetër ilir, pa u dorëzuar e duke kundërshtuar çdo shkelës të çështjes dhe
proceseve shqiptare në përgjithësi.
Kombi ynë
shqiptar, dekadat e fundit seriozisht vihet para ca sfidave, sa në disa raste
gjendet edhe në cepin e skajit, me qenë a mos me qenë, duke u shtypur e
ndrydhur, herë nga armiqtë e brendshëm e ata të jashtëm. Andaj, nuk është i
rastësishëm mendimi i Aurelit ku thotë: "Politikanët shqipfolës tregojnë
një perceptim realiteti që është shumë larg nga i imi"
Lidhur edhe me
këto raporte, në analizën e fundit Aureli apelon dhe bën thirrje me shprehjen
"O shqiptar, ndrysho mendimet dhe zakonet...nuk duhet të
merremi vetëm me
pasojat, por njëkohësisht të luftojmë shkakun e problemeve". Kërkon
vetëdijesim kombëtar pra.
Në analizën e
z.Aurelit, shumë në mënyrë të detajuar janë dhënë edhe udhëzimet se si duhet të
duket një
udhëheqës politik-politikan etj.
Mbështes idenë
brilante të Tij, citoj: “Lojtarët individualisht shënojnë gola, por janë ekipet
që fitojnë lojëra.”