| E premte, 27.09.2013, 06:55 PM |
LOJA E HASHIMIT DHE ËNDRRA E RAMUSHIT ...!!!
Shkruan Faton
MEHMETI
U tha se ishte takim i rëndomtë në kuadër të takieVe të kryeminsitrit me krerët e
partive opozitare. Së paku kështu deklaroi kryeministri para mediave. Nësë
kështu ka qenë, vetëvetiu shtrohet pyetja: pse u dashka që takimi në mes të
kryeminstrit dhe njërit prej udhëhheqëve të partisë opozitare (AAK) të mbahej
në kafene dhe jo në zyrën e kreyministrit,
pasi takimi paskëshka qenë joprivatë, por zyrtar ?!
Kjo dilemë dhe
shumë të tjera që me apo pa dashje, të krijohen nga mënyra se si u organizua ky
takim dhe larg syrit të opinionit publik, na bën të parashtrojmë shumë
pikëpyetje, kurse më e para është pse ndodhi ky takim, pastaj nga kush erdhi
ftesa, çka u bisedua në mes të “miqve të vjetër”, pse u mbajt larg mediave ?!
Natyrisht se përgjigjet zyrtare nga të dy anët mungojnë. Megjithatë për
njohësitë e zhivillimeve politike në vend, ky takim mund të konsiderohet si
parapëregatitje për një koalicoin të mundëshem në mes të PDK dhe AAK. Ndërsa
për militantët e verbër të kryeminstirt s’do thoshte asgjë tjetër përveç se do
ta mbronin me fanatizëm frazën e kryeministrit se “takimi ishte instuticional!”. Nëse bëjmë një
retrospktivë që nga dita kur Ramushi zbriti në aeroportin e Prishtinës, pas
lirimit nga Haga, në pritjën që
kryminstri i bëri, ia vuri “unazën e fejesës” oponentit të tij politikë. Kjo
edhe ndikoi në entuziazmin e shfrenuar të kryetarit të AK-së për t’u bërë kryeminstër. Mirëpo,
Hshimi nuk e lëshoi postin duke bërë të besohet se "unaza e fejesës” ishte
vetëm karrem. Zhvillimet politike në vazhdimësi e bënë edhe me të qartë se
Ramushi ende besonte se “martesa” do të bëhej, edhe pse “fejesa” ishte anuluar.
Megjithatë ëndrra e tij nuk u shua asnjëherë. Ai vazhdoi të besonte se do të
bëhet krymeinster, duke u dëshmuar si partner i mirë i PDK-së. Ai madje nuk
kundërshtoi asnjëherë ndaj vendimet e Qeverisë, duke i qëndurar parishimit
besnik parimit të tij se vetëm duke u bërë i dëgjueshëm mund t’ia arrijë qëllimit
të bëhet kryminstër. Lajtmotivi që na e sforcon idenë se këto dy parti po
përgatitën për një koalcion paszgjedhor po bëhet çdo ditë realitet. “Rastësia”
që edhe Hashimi edhe Ramushi u nisën në të njejtën ditë për në SHBA, shmang çdo
dyshim se takimi në kafene i llojit të Zanzibarit u bë për mundësinë e vetërrëzimit të Qeverisë
dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme. Dhe kjo sa duket reale aq edhe e
mudshme,vpasi edhe AAK dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e institucioneve të
ardhshme. Për të qenë pjesë e Qeverisë si PDK si AAK, duket se e kanë të
gatshme edhe skenarin që do ta bënte Thaçin president ndërsa Ramushin
kryeminstër. Kësaj duke ia shtuar faktin se në rast fitoreje Thaçi nuk ka
ndonjë aleat tjetër, pasi si LDK ashtu
edhe Vetëvendosje janë shprehur kundër një koalcioni me PDK. Ndërsa partneri i
tanishëm AKR sipas të gjitha gjasave s’do të arrijë as të futet në
legjislaturën e ardhshëm. Edhe skeptikët më të mëdhenj se Ramushit nuk do të mund të bëhet kryeministër me
PDK-në në koalicon. Mbase tani duhet të besojnë se ëndrrat jo gjithmonë mbetën
vetëm ëndrra. Ndonjëherë bëhen edhe realitet...