E shtune, 27.04.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Mendime

Driton Tali: Skënderbeu kundër pushtuesve

E enjte, 26.09.2013, 09:00 PM


Skenderbeu do të luftonte kundër Perandorisë Osmane, edhe sikur ajo të ishte Perandori krishtere!

Nga Driton Tali

Ka kohë që në mediet tona, (e veçanërishtë në rrjetet sociale) shumë individë merren me figurën e Skenderbeut. Sidomos janë të zëshem disa “postmodernistë” dhe disa radikalë fetarë që personalitetin e Skenderbeut e minimizojnë duke e  shtjelluar vetëm nga aspekti religjiozë (ose intereseve egoiste), qoftë ai islam apo krishter. Vërehet qasja e tyre tendencioze (bile nuk ngurrojnë që Skenderbeun ta rendisin edhe përkrahë Milosheviqit)  të cilët duke (keq) përdorë vend e pa vend  autorë dhe të dhëna,  tentojnë  të argumetojnë poentën e tyre. Si bie fjala (sipas postmodernistëve) “Skenderbeu luftërat i bëri për prona dhe fenë”; “ e kishte nënën serbe”apo (sipas radikalëve) “Skenderbeu masakroi shqiptarët musliman”; “ishte Atlet i Krishtit”; “ hero i katolikëve sepse luftoi per Papën kunder islamit” etj, u mor vesh të gjitha të nxjerra  jashtë kontekstit edhe qëllimishtë por edhe për shkak të injorancës, duke i ngatërruar tërësishtë konceptet e të ashtuqujturës “epokës së errët”.

A ishin motivet e luftërave të Skenderbeut për marrjen e  pronave?

Nëse nisemi nga premisa se Skenderbeu ishte shumë i respektuar nga Sulltan Murati II (por edhe nga të tjerët),   dhe  se gjeneralët e dalluar në Parandorinë Osmane karrierën e tyre e vazhdonin si sadrazem (kryevezir) apo serasker (ministër i Mbrojtjes) ose vali  (udhëheqës) në ndonjë territor të Perandorisë, atëherë  përfundimi logjikë del se Skenderbeu (nëse pra ka qenë i motivuar vetëm për përfitime personale) shumë më hesap ka patur që të rrinte pranë Sulltanit në Edirne, se sa të kthehej e të luftonte për  kodrat dhe shkambijtë e Shqipërisë. Patjetër se Skenderbeu  këtë  mesele se ka ditur. Pastaj, shtrohet pyetja: se si arriti që t’i motivonte mijëra bashkëluftëtarë të  luftonin deri në fund përkrahë tij? Me çka i motivonte ata? Sigurishtë se jo me prona (sepse Shqipëria e asaj kohe nuk ishte aq e madhe) apo me poste ministrore ose poste tjera në departamentet dhe institucionet  e ndryshme shtetërore! E as nuk i paguante me flori, sepse nuk kishte as për vehte, prandaj kërkonte ndihma nga Papati apo Alfonsi V!

Cilët shqiptarë musliman i masakroi Skenderbeu!?

Ndonëse   shumëçka nuk është sqaruar mire për atë epokë,  por megjithatë disa gjëra janë të sqaruara,  edhe nga shumë studijues botërorë.  Bie fjala, ne e dijmë se Perandoria Osmane përdorte  strategjinë e “sundimit gradual”. Pra, kur i mposhte ushtritë kundërshtare, së pari ato vende i bënte vasale d.m.th., që ato vende edhe më tutje për një kohë të caktuar udhëheqeshin nga sunduesit lokalë duke jetuar në organizimin e tyre të mëparshëm shoqërorë. Dhe në fazën e dytë Perandoria Osmane bënte regjistrimin e pasurisë (ekonomisë)  dhe banorëve në deftere, dhe i eleminonte sunduesit lokal duke i zavendsuar me sunduesit e rinjë nga Porta,  të cilëve ua falte tokat (timaret) e konfiskuara nga sunduesit dhe fisnikët lokalë. Dhe kjo merrte kohë, varësishtë nga vendi (lexo autorët Halil Inalcik, Andrew Hess. Imber Colin etj).

Gjithashtu dihet se.  Perandoria Osmane, ndonëse  i  ngriti disa garnizone ushtarake ka viti 1415, por ama sundimin e vet në tokat shiptare nuk e konsolidoi deri kah gjysma e fundit të shekullit XV. Bie fjala, ajo pjesën jugore e futi nën kontrollë vetëm pasi që pushtoi bregdetin e Detit Jon me 1449 (Janinën dhe Artën  i pushtoi me 1431); Kosovën me 1445; Shkodrën me 1479 kurse Durrësin nuk e zotëroi deri me 1500, derisa nuk  u evokuan venedikasit. Sikurse që dihet fakti se osmanët (Mehmeti i  II-të) e pushtuan Konstandinopojën me 1453, gjersa selia tjetër e Shenjtë, pra Vatikani,  asnjëherë nuk u pushtua nga asnjë fuqi. E  “masakra ndaj shqiptarëve musliman” thuhet se Skenderbeu  e bëri pas disa muajve pasi që u kthye në Krujë (1443)

Prandaj, duke i pasur parasyshë këto të dhëna,  shtrohet pyetja se kush ishin ata shqiptarë (dhe sa ishin !?) të cilët u  konvertuan në islam, ende pa u konsiliduar pushteti osman !?  Nëse nisemi nga fakti se islamin në Ballkan e solli Perandoria Osmane, Dhe, në kohën  kur edhe më tutje dy Selitë e Shenjta (Vatikani dhe Konstandinopoja) ishin shume aktive!

Sipas dr Halil Inalqik, i cili është njëri nga historianët më të rrespektuar turk për Perandorinë Osmane, në veprën e tij "Othoman Methods of Conquest"  të publikuar me 1954, duke u mbështetur në  defter (Aranvutluk defteri)  thotë se “ shumë nga të shpërngulurit prej anëve të ndryshme nga Azia e Vogël dhe gjithandej ju dhanë timare (zotërime ) në Shqipëri mes viteve 1415 dhe 1430 (lexo fq 103-129)...". Sigurishtë se në mesin e kësaj “kolone të pestë” kishte edhe ndonjë shqiptarë që ishte konvertuar për arsye të privelegjeve të mundshme (si bie fjale vet Skenderbeu por edhe nipi i tij Hamza e kishin bërë një gjë të tillë).

Në këtë kontekstë, gjithashtu duhet pasur parasysh edhe faktin se në trevat shqiptare në këtë kohë është folur shqipja, latinishjta,  greqishtja, dhe në disa vende edhe sllavishtja, por ama osmanishtja dhe arabishtja pak e hiq. Po ashtu faktë  i njohur është se (në këtë kohë) edhe  librat ishin të rallë dhe shumë të shtrenjtë (luksë), bile  deri në periudhat e më vonëshme  d.m.th.,  edhe pasi që Gutenbergu inovoi shtypshkronjnën e tij  (1450). Andaj, me të vërtet shtrohet pyetja se në kohën kur nuk kishte libra, kur nuk flitej gjuha dhe kishat (ortodokse dhe katolike) bënin punën e tyre të zakonëshëm si mund të flitet për të konvertuar gjenuin!? Si u bindën  ata që të  konvertohen!? Kur procesi i konvertimit zgjatë dhe kërkon kohë dhe kushte të caktuara.  Pra: kush dhe si i bindi shqiptarët që të konvertohen,  para vitit 1444,  kur supozohet të ketë ndodhur “masakra ndaj shqiptarëve musliman”.

Prandaj, studimi i autorit Inalqik (por edhe i shumë të tjerëve) nuk lenë përfundim tjetër pos asaj se Skenderbeu ata “që i masakroi”,  ai i “masakroi” sepse i trajtoi si osmanë dhe agjentë osmanë (rrezik potencialë)  e jo si (shqiptarë) musliman.

Nënën e kishte sllave

Ani çka nëse Vojsava Tribalda paska qenë sllave!? Madje, disa për të rritur iritimin ndaj Skenderbeut, Vojsavën e  paraqesin si serbe nga dera e Brankoviqve, duke u (keq)përdorë supozimin e  Shmitt-it, dhe duke i anashkaluar autorët tjerë të cilët mendojnë ndyrshe (si austriakun  Johann Georg von Hahn, gjermanin Karl Hopf, britanikun Harri Hodginson, bullgarin Strashimir Dimitrov apo Fan Nolin etj).

Mohuesit e figures së Skenderbeut “faktin” se nëna e tij ishte sllave e fryjnë duke ja dhënë kuptimin bashkohorë të gruas, madje edhe ate  të shoqërive ku barazia gjinore me të vërtet është realitet. Pra, një fakt e nxjerrin tërësishtë jashtë kontekstit. Anashkalojnë realitetin se në atë kohë detyra e gruas ishte thjeshtë të kujdesej për burrin dhe familjen. Identitetin familjes ja jepte burri. Thënë ndryshe, një fëmijë i një turkut që kishte nënën shiptare ishte turk (shumica e sulltanëve nënat i kishin sllave ose greke). Në realitet, unë edhe sot njoh qytetarë të Kosovës (kasabali) të cilët nënat i kanë shqiptare por ata ndihen turqë, (sepse babai i tyre ndihet-ej turk). Ashtu sikurse që ka të tillë që nënat i kanë të themi boshnjake apo të ndonjë nacionaliteti tjetër  por veten e ndihen shiptarë. E mos të flasim për shoqëritë arabe  ku edhe mbiemrat sot e kësaj dite i kanë me “Bin” apo “Ibn” (që d.m.th., i biri ) si  bie fjala “bin Ahmed”; “bin Laden’ (i biri i Ahmetit, i biri i Ladenit) apo “Saleh ibn Tariq ibn Khalid”  etj.

Andaj, çka nëse Skenderbeu e pati nënën sllave, kur kemi parasyshë periudhën e mesjetës  apo ndryshe epokën e errët? Ai e ndiente veten shqiptar!  U kthye për ta liruar tokën e vet, e jo tokën e dajave. Bile, sa për ta theksuar edhe më tepër identitetin e tij, kur “daja” i tij, Gjuraq Brankoviqi ( i cili vajzën Mara ja kishte dhënë për grua Sulltan Muratit II)  nuk e lejoi që ai  të kalojë nëper territorin e tij me ushtrinë e tij,  për t’i ndihmuar mbretit polak Vladislavit dhe atij hungarez, Janosh Hunjadit, në Betejën e Varnës, Skenderbeu ju kundërpërgjigj duke e plaçkitur dhe shkatërruar territorin e Brankoviqve. Andaj, sikur të ndihej vetëm pak serb Skenderbeu, sigurishtë se nuk do ta bënte një gjë të tillë!

Atleti i Krishtit

Edhe ky fakt shumë (stër)përdorët, sikur nga radikalët musliman po ashtu edhe ata katolikë por edhe të tjerët. Siç dihet, Papa Kaliksi III pas fitorës së Betejës se Albulenës (Ujëbardhë) me 1457,  e dekoroi Skenderbeun me këtë titull. Mirëpo, Skenderbeu nuk e bëri atë betejë kundër Perandorisë Osmane (e as edhe luftërat tjera) me qëllim që ta fitone atë titull, por i bënte për qëllime krejt tjera. Thënë shkurtë: Papa e dekoroi,  Skenderbeu nuk konkurroi për atë shperblim! Ju dhurua, dhe sigurishtë se e morri, sepse jo vetëm që nuk mund të rrefuzonte një aleat shumë të rëndësishëm, por edhe për faktin se për atë kohë ishte një shpërblim që me të vërtet kishte domethënie, të cilën e muarrën elita luftarake e kohës si Janosh Hunjadi, Stefani i Madh etj.

Për ndryshim të themi nga Sulltan Mehmeti II, i cili kur e pushtoi Konstandinopjën, e shpalli vetën “Kayser-i Rûm” (Cezar i Romës), titull po ashtu shumë i rëndësishëm i kohës, por ama Papa nuk ja pranoi, sepse Papa e kishte të drejtën e kurrorëzimit (në këtë periudhë titullin “Imperium Romanum Sacrum” e mbanin  Habsurgët). Më kotë Sulltan Mehemti II u mundua të argumetonte se Kosntandinopja ishte Roma Lindore (që në të vërtet edhe ashtu ishte), dhe se ai në familjen e tij kishte princeze bizante (pesëgjyshi i tij, Sulltan Osmani –themelusi i Perandorisë-  kishte për grua një princeze bizante).

Gjersa thëniet se Skenderbeu ishte hero katolik, kjo edhe më pak lyp të argumentohet sepse deri më tani nuk ka fakte të qëndrueshme që vërtetojnë se Skenderbeu u konvertua në katolikë. Vërtet ishte shumë afër Mbretërve  të Napolit dhe Papës, por ajo afërsi ishte për interese strategjike.

Me që u cekën mbretërit e Napolit, sa u përket atyre, sidomos Alfonsit V,  i cili ishte mbret edhe i Aragonit (pjesë e Spanjës), dhe mbret i Majorkës, Valencisë, Katalonisë, Korzikës, Sardenjës, dhe Sicilisë, dihet se ai kishte orekse për tu bërë mbret i tërë Mesdheut, prandaj e përkrahte Skenderbeun. D.m.th., se që të dy kishin interese nga njëri-tjetri. Gjersa sa i përket Papatit ( të gjithë si Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksi III,  Piu II  apo Pavli II) e përkrahnin Skenderbeun sepse Perandoria Osmane e rrezikonte  Kristendiomin (Evropën krishtere) d.m.th.,  edhe monopolin e saj. Kurse në anën tjetër,  Kisha Ortodokse (për shkak të situates që gjendej ajo) nuk e përkrahte Skenderbeun ortodoksë. Ai  nuk pati përkrahje nga asnjëri Patriark Ekumenikë  të Konstandinopojës. As nga Gregori III, Athanasi II, e mos të flasim për Genadin II, Isidorin II apo Joasafin I,  etj. Sepse, pas pushtimit të Konstandinopojës, Kisha Ortodokse kishte marrëveshje me Perandorinë Osmane për të mos përkrahur asnjë kryengritje kundër saj, Fakti se Patriarku Ekumenik Ortodoksë nuk mund te zgjedhej pa bekimn e sulltanit, e shpjegon mire atë relacion. Siç dihet, që nga viti 1453 e deri me 1923 (kur u shpall Republika Turke) askush nuk mund të zgjedhej Patriark Ekumenik i Kosntadinopojës, nëse nuk ishte qytetar i Perandorisë. Edhe sot, Ai duhet te jete qytetar i Turqisë, i cili pra i nënshtrohet autoritetit (ligjit) turk.

Prandaj Skenderbeu, i cili ishte në luftë kundër një superfuqie botërore të kohës, sigurishtë se  kishte nevojë për ndihmë, dhe se natyrishtë ju ofrua “armiqëve të armiqëve të tij”. Por, të thuhet se Skenderbeu luftoi për “Papën dhe ishte hero katolik” kjo nuk qëndron. Edhe për faktin se Skenderbeu ishte ai i cili, me 1447- 48  luftoi (Lufta e Kalasë së Dejës) kundër Republikës së Venedikut (e cila ishte katolike),  e cila për interese të saj u bë aleate e Perandorisë Osmane (islame). Madje venedikasit (katolikë), dhanë një çmim prej 100 dukat ari për vit, për kokën e Skenderbeut. A  tre vite më parë (me 2 mars 1444) kur kishin interese,  të njejtit (venedikasit) e lejuan Skenderbeun që të mbajë Kuvendin (në kishën Shën Nikolla),  në Lezhë,  të cilën në atë kohë ata e sundonin.

Për fund patjetër duhet cekur edhe involvimin e Skenderbeut (për kundër dëshirës së Papatit) në luftën për fron të mbretërisë së Napolit, Siç dihet, Papa Kaliksi III, me vdekjen  e Alfonsit V,  e shpalli të vdekur dinastinë  e Aragonit (sepse Ferdinandi I,  ishte djal jashtë martesorë  i Alfonsit V,  me të dashurën e tij Gjiraldona Karlino) dhe pronën mbretërore të tyre e shpalli “feudum” (pronë) të Kishës. Këtë situate Gjoni i Anzhuve tentoi ta shfrytëzojë për veti, duke u futur në garë për atë fron ( të cilën e kishte humbur babai i tij Rene). Por, Skenderbeu për shkak se ishte i ndihmuar nga babai i Ferdindandit (Alfonsi i V) në ditët më të vështira, i shkoi në ndihmë djalit të tij,  të cilit Alfonsi V  i kishte lënë fronin trashigim .

Kështu bëri edhe më vonë, me 1460, kur Ferdinadi ishte në luftë me Princin e Tarantos. Siç dihet Princi i Tarantos, nga frika që kishte prej Skenderbeut ( i cili moti kishte fituar name si  luftëtar) tentoi ta bënte nga vetja Skenderbeun por nuk ja arriti, sepse ai përsëri tregoi besnikërinë e tij ndaj Ferdinandit (Alfonsit V).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora