Faleminderit
Ismet Azizi: Heroi Bekim Berisha në mediat kroate
E diele, 04.08.2013, 04:50 PM
Mediat kroate ngritin deri ne qiell heroin shqiptar

In memorian dekorohet heroi misterioz që duarthatë e nxjerrë granatën nga toka të pashpërthyer- Bekim Berisha
 Nga Ismet
AZIZI
Nga Ismet
AZIZI
Presidenti i ndjerë kroat Franjo Tugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i Beklim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte takuar ndonjëherë.
Për plagosjen e rëndë në luftën Atdhetare, të mërkurën me Urdhrin e Kryqit kroat u dekorua pas vdekjes Bekim Berishën, për shokët e tij – Shok (siq e quanin Bekim Berishën). Ai u plagos në akcionin e 16. qershorit të viti 1992, me rastin e kryrjes së detyrave luftarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore. Rruga e vështirë deri te shpallja e Bekimit hero të luftës Atdhetare (Domovinskog Rata) me këtë dekoratë mori epilogun, ndonëse në qarqet e veteranëve ky emër është i njohur për më shumë se njëzet vjet. Opinioni i gjerë di pak rreth tij ose fare , por fjala është ndoshta për përsonin intrigant dhe misterioz të luftës Atdhetare i cili edhe pas vdekjes së tij nuk do të pushojë të jetë me interes për individë siq është Panxhe Orkan, interesimi i të cilit për jetën dhe figurën e Bekim Berisha, nuk ka të ndalur.
Ushtari i vetëm i cili u dekorua nga tre presidentët
Bekim Berisha lindi më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë, njihet si Abeja, ndërsa në Kroaci e kemi quajtur Shok (kroatisht Šok). Bekim Berishës në Kosovë iu janë ngritë 8 përmendore, Akademia Ushtarake e Kosovës e mban emrin e tij, një njësi ushtarake në Kosovë dhe një kazermë në Prishtinë , dhe për te janë komponuar dhe këndohen katër këngë popullore, ndërsa TV Prishtinës për te ka prodhu nji film dokumentarë . Ai është gjithashtu i vetmi person i cili është dekoruar nga tre presidentë, nga ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe i Kosovës. Bekim berisha ishte i arsimuar dhe fliste katër - pesë gjuhë. Kjo flet shum se për çfarë personi bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij është mjaft misterioze, dhe jo lehtë të zgjidhët e tërë enigma. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një madhështi dhe legjende të llojit të vet , unë si shoku i tij ndjej nevojën për të ditur sa më shumë për njeriun që me aq zell mbrojti Kroacinë dhe do të bëjë gjithqka që mos ta harrojmë - tha Ivica Panxha Orkan, kolonel në pension i ushtrisë kroate , veteran kroat i luftës, invalid i luftës dhe zëvendës komandant i Mbrojtjes së Sunjit dhe betejës së Sunjës transmetojnë mediat kroate.
Vetë shkonte në territoret e pushtuar dhe kryente akcione diverzante
Berisha u shfaq në viti 1991 në Komarevë, siq thuhet erdhi nga Belgjika dhe iu bashkua vullnetarëve të parë në Kroaci, Batalionit të Pavarur të 77 të Sisakut pran Gardës Kombëtare. Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një 25-vjeçar modest i cili filloi si një ushtar i zakonshëm, por së shpejti doli të jetë gjithqka , por jo i zakonshëm. I pavarur dhe më vetëiniciativë shkonte në vëzhgim dhe kryente akcione diverzante, dhe për veprimet që kryente nuk fliste shumë. Banorët e Komarevës ende e kujtojnë se si Shoku,( siq e quanin) nga toka me duart e tij të zhveshur gërmoi dhe nxorri granatën e pa pashpërthyer, dhe me një lehtësi dhe gjakfohtësi të paparë. Në pranverën e vitit 92, Bekim e ndjeu thirrjen e një vendi tjetër që kërkonte ndihmë dhe ku ishte ndezur lufta – Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Posavinën boshnjake përsëri dallohet në luftën kundër serbëve të Bosnjës, por udhëtimi i tij i kohës së luftës nuk mori fund. Shkon në Kosovën e përfshirë nag lufta , dhe bëhet njëri prej komandantët e pare te UÇK-. Me kalimin e kohës arrinë të bëhet general i UÇK-së, dhe si i tillë jep jetën e vet në akcioni heroik, kur u largua nga shokët e tij dhe krejt i vetëm nga një shtëpi rezistoi duke goditur tenket nga snajperi RPG. At ditë të 29 majit të 1998 Berisha u vra në një shtëpi të cilën tanket e shkatërruan plotësisht.
Një çantë e zezë e gjetur zbulon të vërtetën se kush ishte Bekim Berisha
Deri në
vitin 2007 nuk  është ditë  me vërtetësi 
se nga dhe me çfare arsye Beklimi ka ardhë në Kroaci,   kur edhe 
ndodhi mrekullia.  Në katin
përdhesë të  një shtëpi të vjetër  në Komarevë e cila është adaptuar është çanta
e zezë e pluhërosur e mbushur përplot me sende me vlerë , dokumente, fotografi
dhe dëftesa të ndryshme . Ishte kjo çanta e Bekim Berishës. Askush ende nuk e
di se kurë dhe si Bekimi e kishte fshehur këtë cantë në këtë shtëpi të ndërtuar
nga druri në të cilën  nuk kishte fjetur
ose të qëndruar dhe nuk dihet  pse kurrë
nuk është  kthyer aty. Në çantën e zezë
është gjetur kartela ndërkombtare studentore e lëshuar nga fakulteti I
hotelerisë  në Rijekë 19 10 1989, mandej
është gjet edhe libreza e Lidhjes Ferijaliste e Kroacisë , nga e cila shihet se
ai ka jetuar në Opati. Veçanërisht  është
interesante se në çantë të zezë është 
gjetur bileta me të cilën  Bekim
Berisha  ka udhtuar  nga Brukseli dhe   me datën 
7 8 1991 ka arritë  në Zagreb, me
të cilën është zgjidhë enigma e arritjes së tij në  në Kroaci.
Ndër
dokumentet e gjetura është një konfirmim i Drejtorisë së policisë së
Sisakut  e datës  30 8 1991 me të cilën  pastaj 
vërtetohet se  shefi i atëhershëm
i  policisë Xhuro Brodarac konfirmon se
Bekim  Berisha  prej 10. 8. 1991 është rekrutuar  dhe se certifikata është lëshuar me qëllim të
ushtrimit të së drejtës për të ardhura. I shtyrë nga kurioziteti, si dhe
gatishmërinë që familja e Bekimit  të
arrijë ti realizoj disa të drejta  ,
atëherë e kuptova se një hero  tillë në
Kroaci nuk e ka  statusin e
veteranëve  kroatë të luftës, familja e
tij nuk mori përkujtimorën e Luftës Atdhetare në Kroaci dhe  nuk ka arritur statusin e  veteranëve 
kroatë të luftës, dhe as  aksione
dhe të drejta të tjera ligjore të cilat atij 
padyshim i përkasin në bazë të 
pjesëmarrjes  së  tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës
së Kroacisë dhe plagosjes së tij  në
luftë. Këto dokumente dhe dokumente të tjera të gjetura shërbejnë  familjes së Bekimit për të inicuar
procedurën  në ambasadën kroate në
Prishtinë për njohjen e statusit të luftëtarit të Kroacisë dhe për të ushtruar
të gjitha të drejtat ligjore.
Ja, tani
më në fund është në regjistër, dhe iu dha dekorata  e Kryqit kroat  që më bënë 
jashtëzakonisht të lumtur. Disi, kjo më duket se drejtësia ka rënë në vend
– përfundon Orkan.
Presidenti
i ndjerë kroat Franjo Tugjman  thuhet se
Bekim  Berishën  e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa  1.000 ushtarë. Ish-komandant i Përgjithshëm i
Beklim Berishës,  i ndjeri  Janko Bobetko gjithashtu  kishte shprehë dhimbje të madhe  për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha
ishte njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kishte  takuar ndonjëherë.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










