Kulturë
Thanas Dino: Timo Mërkuri, ky det që nis te zemra
E diele, 30.06.2013, 09:03 PM
Thanas Dino:-Intervistë me poetin dhe studiuesin Timo Mërkuri
Pyetje:-Kisha menduar për titull të intervistës disa variante si psh; Timo Mërkuri në …libra me vjersha, në…. përmbledhje me këngë popullore dhe në ...libra me studime, por ja që më pëlqen ky varg i yti dhe e zgjodha per ta vënë në titull. Besoj se mund të bisedojmë për çfarë të duam, apo jo?
Përgjigje;-Faleminderit që e nise bisedën me një varg timin. Kjo është mënyra më e mirë për ta ‘’robëruar’’, për ta bërë për vete një poet. Dhe me që unë u bëra ‘’robi yt’’ tashmë, do t’u ‘’bindem’’ kërkesave tuaja, gjer në momentin që do ‘’revoltohem’’ dhe do ‘’ngre krye’’. Por gjer sa të vijë ai moment, do derdhë shumë ujë në det lumi i Bistricës. Pastaj, bisedat me ty, janë vërtet një kënaqësi për këdo, e jo më për mua, që i kam provuar.
Pyetje; -Edhe pse
ju njohim, po ju pyesim;
Përgjigje;-Unë jam
Timo Mërkuri… dhe prapa… s’më vjen historia. Jam unë ai që vrapoj pas historisë
dhe historive, (si bleta pas luleve), për të vjelur prej tyre ‘’nektarin’’ e
për të prodhuar mjaltin e poezisë. Dhe këtë mjaltë prodhuar viteve, e kam derdhur në katër vëllime poetike (pa përfshirë këtu një vëllim të përkthyer në greqisht),
tre vëllime me sprova e studime për iso-polifoninë, novelën “Thomai që mbolli
kripë”, librin me esse “Epoka që verbon
poetët”.
Kam hulumtuar,
mbledhur e botuar, shoqëruar me shënimet përkatëse nja katër vëllime me
këngë,vaje e bejte pilurjote etj, etj.
Tani më thuaj ti, a
të ka pëlqyer ‘’mjalti’’im, apo si gazetar pëlqen vetëm ‘’të thartat’’.
Kam lindur në Sarandë dhe këtë e konsideroj një fat të madh. Jam diplomuar për financë dhe kam punuar dhe punoj në sektorin e financës.
Pyetje:-Ç’kanë të përbashkët financa me poezinë?
Përgjigje:-Për ju, asgjë. Për mua financa është një poezi më vete, që të habit me konçizitetin e saj. Në ato pak faqe bilanci, në ato shifra renditur me skrupulozitet, unë lexoj rezultatin e një pune periodike (mujore, tremujore apo vjetore) të një grupi njerëzish. Te kjo poezi nuk ka fjalë, aty ka shifra që flasin. Por edhe te pentagrami, janë notat që flasin, teksti është komentues....
Pyetje;-Ç’do të thotë të jeshë nga Piluri?
Përgjigje;- Kur
isha i vogël, dëgjoja shpesh të thoshnin ‘’hajdut nga Piluri’’ ose ndonjë tipi
ngatërestar, plakat e lagjes t’i thoshnin;-Ti
more djalë do keshë në bark ,ose shejtanin ose ndonjë “pilurak”. Unë nuk i
kuptoja çdomethënie kishin, aqë më tepër që
unë kam lindur në Sarandë dhe vizitat e mia në Pilur kanë qënë të pakta,
kjo e kushtëzuar nga problemet ekonomike
familjare, në fëmini e rini dhe nga largësia e punësimit, më pas. Por për fat
të mirë, në s’vajta unë në Pilur, Piluri
erdhi ai tek unë me gjithë madhështinë dhe humanizmin, legjendat dhe përrallat, trimërinë e zgjuarsinë e tij.
Erdhi e më mbuloi të tërrin. Në fëmini, atë ma solli në Sarandë gjyshja dhe nëna, me
këngët e përrallat, të cilat edhe sot nuk i kam haruar dhe i kam cituar nëpër librat e mi. Pastaj, çuditërisht, gjeta Pilurin e këngëve dhe rapsodëve dhe atëherë ndjeva,
më shumë se sa e kuptova, se unë gjithnjë kam qënë në Pilur, ndonëse jo
fizikisht.
Të mësosh se edhe
Zeusi flet me fëshfërimën e lisave
të Pilurit, të mësosh e të ndjesh se je pasardhës i një fisi të lashtë,
tejet të lashtë, aqë sa të të ketë mbetur
edhe emërtimi ‘’bir i këmbëcjapit’’, duke nënkuptuar në këtë Panin e
Madh, kjo ndjenjë të vë para një përgjegjësie morale. Është si të jeshë duke
mbartur një thesar në shpinë, të cilën
do ta shpiesh të pacënuar diku larg,
nëpër kohëra. Qoftë edhe duke ecur përmes
njerëzve që të ngacmojnë.
Të jesh pilurjot
është edhe si të mbash një amanet të
shënjtë, jo thjeshte si trastë në shpinë, por si pjesë organike, pikërisht në
gjakun tënd.
Më pas, duke njohur
historinë e Pilurit, fshatit të djegur tre herë vetëm pse nuk pranoi të ndëronte fenë, fshatin
e aqë trimave, kapedanëve e kuvendarëve, vetkuptohet që të ritet ndjenja
e krenarisë së origjinës.
Duke shkruar për
Pilurin, në një poezi them;
Në këtë majë
Vetëm katër vargje, por s’besoj se duhen më.
Pyetje;-
Përgjigje;-Më
kupto, të lutem. Në Pilur, vetëm në shekullin që lamë pas, kanë krijuar mbi tetëdhjetë rapsodë, të nivelit të lartë,
që u kanë rezistuar kohërave..Ose që të jem më i saktë, nga hulumtimet e mia,
që u përkasin vetëm kohëve të vona, kam ‘’takuar’’ kaqë rapsodë dhe krijimet e tyre. Poezia është pjesë e
jetës në Pilur.Të folurit e të ngacmuarit me bejte, vajtimet e famëshme të
grave e plakave pilurjote, të vlerësuara
kudo, janë si tempuj të shënjtë .
Nuk është e lehtë të hysh e të pranohesh si poet në mjediset poetike të tilla,
gati gati aristokratike.
Kur kushte të tilla të vështira u vihen, ose më saktë u vetëvihen rapsodëve, bejtexhinjve apo vajtoreve, duhet të kuptosh që poetëve u kërkohet shumë më shumë.
Pyetje:-
Përgjigje:-Në Sarandë klima është e ngrohtë. Nuk e kam fjalën për këtë pragsezon plazhi, por për klimën letrare…
Pyetje:- Më fal që të ndërpres, por dua të sqaroj diçka që kam dëgjuar. Thuhet se në Sarandë jeni mbi 80 poetë që…
Përgjigje:-Boll me këto statistika bufatorike, që të kujtojnë …rendimentet në parcelat e misrit të N.B.Vrinës, dikur. Pse ç’janë poetët, misër që mbillen në parcela eksperimentale, me kubikë e pa kubikë. Më kujtohet me këtë rast Basho, i cili diku ka thënë se një komb është fatlum, në qoftëse në një shekull nxjer një poet të madh.…Një qytet duhet të ndjehet i nderuar në rast se një poeti, bir apo bijë e tij, i kujtohen pas disa vitesh katër apo pesë poezi të tij. Madje ka detyrimin moral t’ja kthejë borxhin e ..nderit.
Pyetje:-…mbi këtë shifër mund të shtoj edhe mbi 200 libra të botuar…
Përgjigje:-Nuk po
miremi vesh, më duket. Unë të flas për poetë dhe poezinë, ti më flet për libra
të botuar dhe vargje të shkruara…Më kupto miku im. Çdo gjimnazist i ka bërë një
poezi dashurie shoqes së bangës ose shoqes tjetër, dhe çdo gjimnaziste i ka
derdhur në vargje emocionet e pritjes,takimit, puthjes dhe zhgënjimit të parë,
por ata nuk qenë dhe nuk u bënë poetë dhe ato vjershëza nuk janë poezi. Të
gjithë pensionistët shkruajnë kujtime dhe bëjnë bejte, madje dhe i botojnë me
kushtime dhe amanete, por nuk janë as
shkrimtarë dhe as poetë.
Le të ta sqaroj pak
më ndryshe. Të gjithe ne vemi në kishë, në pashkë e krishlindje, ndezim qirinj,
lutemi, marim naforën e bëjmë kryqin dhe këndojmë hymne e lavdërime fetare...
Por ne jemi thjeshtë besimtarë, ndonëse jemi gati njëmiliardë njerëz. Ne nuk
jemi as shënjtorë dhe as profetë dhe askush nuk pretendon që është Jezusi. Ai
është një dhe i vetëm, madje edhe në shkrimet e shënjta ai
quhet “I vetëmlinduri”. Kështu dhe poeti, në mes të një mase të
madhe lexuesish, recitueshish,
shkruesish (shpesh grafomanë) është një i vetëm. Shpesh herë është ai, i heshturi,
i drojturi.
Mund të keshë shkruar …tetëdhjetë libra poetikë…dhe të mos jesh poet, ashtu si shpesh mjafton vetëm një vëllim poetik, që të tronditë botën letrare dhe ti ndryshojë orbitën globit…poetik.
Pyetje:
Përgjigje:-Unë? Unë
kam ca vite që kam marë rrugën për të
shkuar te Tempulli i Poezisë. Për të bërë një lutje a për të bërë një …fli. Për
P(oezi)erëndinë. Ky tempull qënka në majëmali dhe shtegu qënka i ngushte e
i thiktë. Shumë kanë mbritur para meje.
I dëgjoj këngët (himne dhe lutje) dhe e ndjej
aromën e “flive” të tyre, siç ndjehet në oborin e kishës, aroma e
qirinjve të ndezur. Unë ngjitem. Nuk e
di në do arij dot te obori i këtij
tempulli, por dhe në mbritsha, do trokas te porta e tij, të cilën, nuk e di në
se do ma hapë ndokush, ndonjëherë.
Këtë doje të
dëgjoje? Dakort, është dhe kjo një pjesë e të vërtetës, madje finalja. Por në
fakt ka dhe një anë tjetër, më njerëzore. Poezia, në veçanti dhe shkrimtaria në
përgjithësi është shndruar në një farë
oksigjeni për mua. Unë nuk shkruaj, që të më shohin të tjerët që shkruaj e
të më vlerësojnë. Unë shkruaj, sepse nuk mund të ri pa shkruar. Ashtu si
çdo njeri, që s’mund të rojë pa thithur oksigjen.
(Më duhet që t’ju them se shprehja në korsiv, nuk është e imja, por e një poeteje, dhe unë e citova motamo, në respekt të shënjtërisë që ajo përmban dhe të faktit që është shprehja më konçize e të vërtetës sime.)
Pyetje;-Ç’mesazhe përçojnë librat e tua me poezi?
Përgjigje;-Më kanë thënë se poezitë e mia kanë shumë dhimbje, shumë trishtim, ka shumë lot nëpër
to.
Pastaj unë kam një
mendim tjetër për poezinë. Poezia e vërtetë është poezia e dhimbjes, jo poezia
entusiazte. Edhe simboli i dashurisë është një zemër e çpuar nga shigjeta.
Mendoj se dhëmb edhe gishti kur çpohet me një gjemb e jo më një zemër e çpuar
nga shigjeta. …Një dashuri që ska lotë, nuk është dashuri…thotë një fjalë
arabe.
‘’Dhimbja është banore e qytetit tim’’ është vargu i parë i librit tim të parë.
Duke kënduar për të, unë ftoj gëzimin njerëzor të vijë e të bëjë si zog, folenë te pema e dhimbjes. Duhet ta njohësh dhimbjen që të kërkosh lumturinë.Për vete e për të tjerët.
Pyetje;-Si do e karakterizoje poezinë tënde?
Përgjigje;-Unë mendoj se poezia ime është aktuale. Por ju dhe lexuesi duhet ta dini më mirë. Unë e shkruaj, ju e vlerësoni. Unë ua jap ‘’mjaltin’’ e lotëve të mia, mos ju duket shumë i kripur? Se i sheqerosur e di që nuk është.
Pyetje;-Ç’lidhje ka poezia jote me artin popullor,( iso-polifoninë) dhe si rri me të e ndaj tij?
Përgjigje;-
Ç’lidhje ka drita me lumin, që buron rrëmbyeshëm teposhtë, hyn nëpër turbine e
përsëri
Në pamje të parë
poezia ime s’ka asnjë lidhje me artin popullor, me krijimtarinë popullore,
qoftë ajo edhe në prozë. Unë kam vjersha të shkurtëra, populli ka rapsodi të gjata.Unë i kam në varg të lirë,
populli i ka në vargje të rimuara.
Por ka një gjë që
harohet. Dhe më kryesori. Njeriu dhe shpirti i tij. Unë jam Brgedetas, jam
pilurjot dhe në vargje derdh shpirtin tim bregdetas, pilurjot. Pavarësisht në
se i derdh në vargje të rimuara apo
vargje të lira. Unë jam aty , në mes të librave, në mes të vargjeve, me
brengën, hallet e dertet e mia. Që nuk janë thjeshtë të miat, personale.
Janë hallet e
dertet e kohës dhe të kohrave, të kombit
e të kombeve.
Le të bëjmë një largim nga unë dhe ti bëjmë një vizitë Fatos Arapit, psh. Fatos Arapi është një poet modern, që i përket të ardhmes, pavarësisht se shkruan sot. Vargjet e tija të lira s’kanë asnjë lidhje me vargun tradicional të poezisë popullore. Por po të lexosh me vëmëndje poezitë e tij, sidomos ciklin kushtuar vëllait të tij, Vllas Arapit, për mënyrën se si shprehet e trasmetohet dhimbja njerëzore, të krijohet ndjenja se je duke lexuar(dëgjuar apo vajtuar) vajet e nënave labe dhe bregdetase. Vetëm një “sistemim” mund t’u bëhet vargjeve të tij dhe të çfaqet para teje një vajtim. E pra, në shtratin e lashtë (të artit popullor) rrjedh rrëmbyeshëm lumi ( i fryrë ) i poezisë moderne të tij. Diku shtrati është më i “gjërë” apo më i “ngushtë”, diku në brigje kanë mbirrë rrepe apo shelgje lotues, diku koha ka ndërtuar “kaskada”, por gjithësesi, lumi rrjedh teposhte e derdhet në det, i pastër e i kthjelltë, pa baltovina nëpër të. Prandaj është kaqë e bukur poezia e tij.
Shiko miku im,
poezinë e Ali Podrimes. Në dukje, një poezi e largët, me vargje të
“çuditëshme”. Por ajo, poezia e tij, nuk
është gjë tjetër, veçse shpirti i poetit
(dhe i popullit të tij) që reh me ritëm të shpeshtë, të mbytur nga gulçet e
dënesat e fshehura mes vargjeve.
Dhe këto copëza
zemrë nëpër vargje, ende janë të lidhura me njera tjetrën me nerva e damarë dhe
rahin si një e tërë në gjithë krijimtarinë e tij.
E pra, të thuash se ç’lidhje ka poezia e këtyre dy viganëve modernë me artin popullor, është si të pyesësh se çfarë lidhjeje kanë mes tyre vera me vreshtin, vetëm e vetëm se e para është e amballazhuar mirë e bukur në shishe dhe tregëtohet nëpër restorante moderne, ndërsa vreshti është aty, në një shpat mali, në shi e në borë, me baltë e barishte nëpër rënjë dhe shpesh herë, edhe me insekte besdisëse nëpër gjethe.
Pyetje;-Pse u hodhe në studime të isopolifonisë, bile pa kaluar nga proza?
Përgjigje;-Këtë nuk
e di as vetë saktësisht. Vlerësimi i iso-polifonisë si kryevepër e njerëzimit
dhe marja e saj në mbrojtje nga UNESCO më gëzoi pa masë. Mendo dhe vetë;U
shtua edhe një kryevepër e njerëzimit që
populli ynë i jep botës, krahas Butrintit, Beratit e Gjirokastrës. Pra, brenda
një sipërfaqeje afro dhjetëmijë
kilometra katrore, populli ynë ka katër
kryevepra të njerëzimit, të njohura e të çertifikuara. Nuk di ndonjë vend tjetër me një dëndësi të tillë
gjeografike kryeveprash. Çertifikimi i iso-polifonisë është vërtet një vlerësim për popullin tim.
Po kur dëgjova se disa studiues, fatkeqësisht shqiptarë, filluan ta sulmojnë me
argumente jo serioze si psh, jo po pse u quajt iso-polifoni kur ne e kishim
mirë polifoni, jo po pse nuk na pyetën edhe ne etj etj, atëherë, pa ju futur studimeve teorike, fillova të hedh
në letër mendimet e mia, duke i argumentuar me shëmbuj konkretë të jetuar,
kryesisht të marë nga bregdeti dhe
veçanërisht nga Piluri. Kjo më
diktoi që këto shënime ti trajtoja në
formën e sprovës dhe jo në formën e studimit akademik. Mandje në librin “Vesa
mbi këngë”, këto tema i trajtoja më shumë në formën e një tregimi, gjë që solli
dhe leximin dhe përthithjen massive të tyre, ndryshe nga çmund të ndodhte po të
qenë studime të tipit akademik, ku lexuesi do qe një numër i kufizuar.
Pastaj, kureshtja
është sëmundja më e njohur e poetëve dhe
studiuesve. Kureshtja se si ka ardhur
kënga nga vajtimi, apo si fluturon
shqiponja e këngës në qiellin e isos, si ka shtegëtuar kënga nëpër shekuj, si
është krijuar vallja, e gjer edhe te zakonet e kanunet, këto janë shpella që
duhen ekploruar nga studiuesit e folklorit dhe duhen ditur e përthithur nga shkrimtarët e poetët.
Pastaj, arti
popullor është një shkollë e pazvëndësueshme e shprehjes dhe konçizitetit të
shprehjes artistike. Le të shohim, psh vargjet e një këngë, për një nuse të re,
ardhur në vizitën e parë pasmartesore në shtëpinë e të jatit. Dikush e pa,
ashtu të stolisur me unaza e zinxhirë floriri dhe këndoi… Ky zinxhir i
hollë larë më flori/as na fol një fjalë si në vajzëri… Dy vargje janë, por
sa dramë, dhimbje e brengë mbajnë nëpër gërmat e tyre. Do duheshin vëllime të
tëra për ti shpjeguar teorikisht. Pra,shih sa qartë,shkurt dhe artistikisht
flet populli.Kemi ç’të mësojmë, apo jo.
Të kaluarit nga proza për te studimet ska të bëjë fare. Për tu larë në det mund të hidhesh nga ndonjë gur, nga një varkë, mund të futesh me këmbë etj etj.
Pyetje;-Sa e kanë pikturuar poetët e Sarandës Jonin dhe sa është dhënë në përgjithësi në artet tona Mesdheu?
Përgjigje;-Të
kuptohemi, s’ka rëndësi sa e kanë pikturuar poetët sarandiotë Jonin e Mesdheun. Ata ditë për
ditë shkruajnë e flasin për Sarandën,
Jonin e Mesdheun, por ka rëndësi si shkruajnë
për Jonin e Mesdheun, si e pikturojnë atë. Ajo që ka rëndësi është fakti
se sa u ka hyrë në shpirt, në jetën e
tyre, në botën e tyre Joni dhe Mesdheu. Sa jonianë dhe mesdhetarë janë ata,
sepse kur thua Joni dhe Mesdheu ke thënë Europa, kultura,dija, përparimi,
civilizimi etj etj. Mund të banosh pranë Jonit dhe të jesh banor i prapamaleve.
Mund të vish pranë Jonit dhe Mesdheut me kanun, koncepte e botë të ngushtë provinciali, të jetosh e të
vdesësh pranë Jonit e të mos marësh vesh se ke humbur një botë të ndritur e të
madhe.
Mund të vish edhe
si shtetar i plotfuqishëm, psh në
Sarandë dhe të kapardisesh e të thuash psh ; -Do ta bëj Sarandën të këndojë me
çifteli, apo të këndojë vetëm labçe.
Këta mjeranë nuk e
kuptojnë se e kanë humbur që në fillim Sarandën, Jonin e Mesdheun. Nuk bëhesh
dot qytetar pse shite dhëntë e dhitë dhe
bleve një “kullaro” e një kostum.
Ky është problemi
more mik.A bëhemi dot jonianë e mesdhetarë, europianë. Për veten tonë, jo për
botën. Pastaj vetkuptohet që do shkruajmë si jonianë për Jonin e si mesdhetarë
për Mesdheun dhe sidomos do shkruajme, do mendojmë , do jetojmë e do punojmë si
europianë për Shqipërinë Europiane. Dhe duke i dhënë shpirtin tonë jonian artit
tonë, fjalës sonë, vargut tonë poetik..
Këtë objektiv ka
edhe Klubi i Krijuesve të
Unë do tju ftoja ta mirni poezinë e miqve të mi, psh Agim Matos, Andrea Zarballa,Niko Kacalidha, Adriana Dhrami etj, dhe nëpërmjet vargjeve të tyre të shihnit botën. Ju siguroj që do shikoni një botë magjike, që as në ëndra nuk e kini parë. Një botë (moderne)që të magjeps e të mrekullon. Dhe të fton të bëhesh pjesë active e saj.
Pyetje;-Ç’krijimtari ka dhënë tema e kurbetit?
Përgjigje;-Kurbeti, kjo plagë shekullore e popullit tim, u gëric përsëri e filloi të kullojë gjak, dhimbje, e …këngë. Populli ynë gjithnjë, edhe dhimbjet i ka përjetësuar nëpër këngë, qofshin këto dhimbje të ëmbëla dashurie, qofshin edhe dhimbje të rënda morti. Është një bibliotekë e tërë me këngët, apo më mirë me këngëvajet e kurbetit, e cila fatkeqësisht dhe fatmirësisht, ritet ditë për ditë. Them fatkeqësisht, sepse ajo tregon se vazhdon vuajtja e popullit tim në kalvarin e kurbetit dhe them fatmirësisht, se edhe sot në kohët moderne, bota shpirtërore e njeriut shqiptar, ka trokitur te laboratori krijues i këngëve të vjetra të kurbetit, për të artikuluar artistikisht brengat, hallet e dertet e jetës së tij të përditëshme, duke riaktivizuar këtë laborator, i cili në të kaluarën ka dhënë perla të poezisë dhe këngës popullore dhe sot në kohët moderne, rezikohej të amortizohet nga mospërdorimi.
Pyetje;-Si do ta shihje dramën e një plaku të mbetur vetëm?
Përgjigje;-Vetëm
këtë dramë s’dua të shoh më te asnjë njeri. Do dëshiroja të mos e shihja tek
asnjë njeri mbi këtë dhe, pavarësisht nga
kombësia e tij. Kam shkruar për plakat
që ua bren ditët ndryshku i vetmisë, kam shkruar për pleqtë që vdesin
duke pritur, pleqtë tanë të mbetur vetëm, dhe të them të drejtën, e kam
përjetuar dhimbjen rëndshëm. Por ta përjetosh artistikisht dhe ta jetosh
realisht, është një det me lotë në mes, dhe unë s’dua të lundroj nëpër të.
As me anie luksoze.
Pyetje;-Sa njihet dhe sa jeton në kulturën e përgjithëshme të vendit krijimtaria dhe kultura jonë lokale ose rajonale?Ç’mund të bëjmë më mirë?
Përgjigje;-Nuk ka
kulturë lokale, nuk ka kulturë rajonale. Ka kulturë, ka art, ka stil të
shkruari, të pikturuari, të vallzuari, të kënduari etj etj.
Ismail Kadareja
lindi në Gjirokastër, por ai tashmë nuk është më i Gjirokastrës. Ai është i
gjithë Shqipërisë, për mos me thënë që është i gjithë Europës e më tejë
Por ajo që ka rëndësi,në këtë këndvështrim, është fakti se ajo që quhet zakonisht ‘’krijimtari lokale’’, kënga popullore, po bastardohet nga përpunimet dhe përpunuesit e këngës popullore, duke i shndruar shpesh edhe perlat e vërteta të artit të popullit në ‘’xhingla arixhiu’’ pa vlerë e pa shije, thjeshtë për komercializëm. Këta janë barbarët e kohëve moderne, këta janë barbarët e artit.
Pyetje;-Sa jetojmë si krijues?
Përgjigje;-
E pra, shërimi
është që të sëmuresh i tëri e përgjithnjë.
Ilaçet nuk më bëjnë gjë… thotë një këngë popullore.
Pyetje;-Kur shkruan dhe si?
Përgjigje; Puna e zyrës bëhet me tetëorarsh, jo arti. Arti bëhet gjithnjë. Për tu shkruar, mos u habit po më pe ndonjëherë që të kem ndalur makinën në anë të autostradës dhe të jem përkulur mbi bllok.
Pyetje;Cilin poet mba për idhull, po prozator.
Përgjigje; Unë i
dua dhe i respektoj të gjithë krijuesit dhe lexoj sa më shumë të mundem. Jo
vetëm kaqë, por kam nisur edhe ti rilexoj shumë autorë dhe gjithnjë bëj zbulime
që dikur më kanë shpëtuar. Nuk kam idhuj. Nuk i vë krijuesit në peshë për të
parë kush është më i rëndë a më i majmë. Secili ka portretin e tij, ka botën e tij, ka artin e
tij. Floriri është flori pavarësisht se ku
hidhet nga ai që sja di vlerën.
Pyetje;-Ç’ke në shtyp dhe mbi se po punon?
Përgjigje:- Akoma
do për ….mua.
Zakonisht unë flas pasi e kam mbaruar punën.Tani porsa mbarova këtë intervistë, për të cilën ju falnderoj së tepërmi, juve dhe lexuesit e nderuar që do kenë rastin të njihen me të.
Ju faleminderit.