E shtune, 03.05.2025, 04:20 PM (GMT+1)

Speciale

Marjan Sebaj-Sopi: Ringjallja e Jezusit

E premte, 29.03.2013, 01:05 PM


RINGJALLJA E JEZUSIT

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Thelbi i porosisë së krishterë

Ringjallja e Jezusit është pika fokuese dhe qëndrore e shpalljes. Të gjithë Ungjijt janë të përqëndruar në faktin se Jezusi u ringjall ditën e tretë, se është i gjallë dhe prezent në bashkësinë e tij.

Fitorja e ringjalljes jep një dimenzion të ri mësimit dhe jetës së Jezusit, dritë të re fjalëve të tij, rolit të tij të Shuguruarit dhe shëlbimit i cili ndodhi përmes tij. I tërë Ungjilli në shpalljen e saj të Jezusit si Krisht dhe Zotëri është zhvilluar rreth ringjalljes si pikë qëndrore, nga e cila më pas i tërë personaliteti i Jezusit do të jetë i kjart.

Hyji konfirmoi jetën dhe porosinë e tij

Ringjallja tregon që ai zdrukthtar nga Nazareti, i cili si mësues popullor që shpalli ardhjen e Mbretërisë Hyjnore, i rezistoi botës së vjetër dhe qëndroi në ndëgjueshmëri ndaj Atit deri në vdekje në Kryq, vërtetë ky është KRISHTI – MESI – PREMTIMI i dhënë popullit të zgjedhur, Izraelit. Ringjallja verifikoi të tërë jetën e Jezusit si dhe vlerat e botës së re të Hyjit për të cilat tre vite dëshmoi publikisht, botërisht. Ky është ndryshimi apo kthesa e Kalvarit. Sepse, pikërisht këtu në Kalvar edhe ndodhi ngadhnjimi i botës së vjetër; mëkatarët mbytën të Drejtin, urrejtja ngadhnjen mbi Dashurinë, gnjeshtra ngadhnjen mbi të Vërtetën, kurse mosfalenderimi mbi Mirësinë. Pikërisht aty në një kodër të vogël jo fortë larg mureve të qytetit përfundoi në kryq Ai „ që e përshkoi vendin duke bërë mirë“ (krhs. Vep 10, 38), e tanimë i refuzuar dhe braktisur nga populli, i përjashtuar nga Kisha (Sinagoga) hebreje, i braktisur dhe lënë nga miqtë. Krishti „ u dogj“ si shpallës, si Mësues, si Profet.

Mirëpo, pikërisht në momentin e kulminacionit të fitorës së botës vjetër, ku armiqët e tij largohen të kënaqur duke fërkuar duart – ndodhë kthesë e madhe e gjendjës! Ndodhë ringjallja! Vdekja nuk e ka fjalën e fundit! As urrejtja! As hakmarrja! Në dritën e fitorës me të cilën e shndëriti Ati, tani dalin (zbrthejnë) të gjitha vlerat të cilat i shpalli, kurse ndëgjesa ndaj Atit deri në vdekje në kryq shkëlqeu si një e vërtetë e re dhe e transformuar e ringjalljes të Jezusit nga Nazareti! Ati i tij e veshi (mbuloi) me lavdi, transformoi vdekësinë e tij dhe e mbolli (vendosi) në të djathtën e vet.

Dhe ditën e tretë – kështu iu paraqit nxënësve! Ajo që ngjau e ndodhi atë moment me ta, ata as vetë nuk mundën ta shpjegojnë e shqarojnë! Sepse, e gjitha iu bë thellë dhe padyshim e kjartë se Ai është, Jezusi, mësuesi i tyre me të cilin kaluan aq shumë ditë, e kuptuan se vërtetë ky është KRISHT DHE ZOTËRI. Dhe më askush dhe asgjë nuk pati mundësi ata t’i dekurajoj! Ky ishte momenti i cili definitivisht përcaktoi jetën e tyre; nga ai moment e tutje nuk mundën e as që dëshiruan asgjë tjetër veçse të flasin dhe dëshmojnë për te, Jezusin e ringjallur i cili është Krisht dhe Zotëri! Këtë ndryshim të ngjajshëm do të përjetoj më vonë farizeu i zellshëm dhe kundërshtari (pse jo edhe armiku) i ashpër i krishterimit Pali kur para hyrjës në Damask do të përjetoj takimin me të Ringjallurin!

Lajmi i gëzueshëm: Jezusi u ngjall!

Dhe pikërisht ky është Ungjilli! Lajmë i gëzueshëm se Jezusi është gjallë, se ngadhnjeu (mundi) të keqën dhe mëkatin, se Hyji vulosi atë dhe jetën e tij dhe e gjithë kjo së bashku për ne njerëzit ka pasoja jetësore. Për këtë thelbi apo bërthama e shpalljes së apostujve e lajmit të gëzueshëm (Euaggelion) është pikërisht ringjallja e Jezusit dhe fitorja e tij. Dhe e gjitha do jetë e përmbledhur dhe e kjartësuar pikërisht rreth kësaj ngjarje themelore. Mirëpo, mos të harrojmë se apostujt njëkohësisht u gjindën edhe para një problemi të madh: si ta shpallin këtë risi, këtë të vërtetë reale se Jesuzi u ngjallë e të cilën gjë e ndien, e përjetuan fuqishëm? Jezusi doli nga kjo botë e jona materiale dhe hyri në botën e Atit të tij qiellor. Për ato gjëra që ata përjetuan mesiguri se nuk ka njeriu fjalë, meqë nuk bëhet fjalë për një realitet të kësaj toke. Mirëpo, ata janë munduar gjithë këtë përvojë ta shprehin ‘materialisht’ me shprehjet dhe kategoritë e tona njerëzore. Kështuqë nëse lexojmë me kujdes të dhënat, lajmet, mbi ringjalljen e Jezusit, atëherë shumë shpejtë do e vërejmë dhe shohim  se ata faktikisht (në mënyrë faktologjike) edhe nuk përputhën. Të përcjellim këtë nga lajmet e Ungjillit;

Mateu shkruan në të zbardhur të dritës ? të ditës së parë të javës, shkuan Maria Magdalenë dhe Maria tjetër për të parë varrin. Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse engjëlli i Zotit zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi gurin dhe u ul mbi të’. Më pas iu tha grave; ‘Ju mos u trembni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar! Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha! (Mt 28, 1-7).

Marku përmend tre gra të cilat shkuan te varri. Dhe kur u afruan ‘Shikuan, dhe ja, guri ishte i rrokullisur. Ishte, vërtet i madh fort! Ato hynë në varr e panë një djalosh ndenjur në anë të djathtë, të veshur me petk të bardhë, e u trembën. Por ai u tha: Ju mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin prej Nazaretit, të Kryqëzuarin. Ai u ngjall, nuk është këtu! Qe vendi ku e patën vënë.’ (Mk 16, 1-8).

Luka në lajmin e tij tregon se në varrë u gjindën shumë gra: ’Shkuan te varri me erërat e mira që i përgatitën. Gjetën gurin e rrokullisur prej varrit. Hynë, por nuk e gjetën trupin e Jezusit [Zot]. E, ndërsa po rrinin ashtu, marrë mendsh nga kjo punë, dhe ja, afër tyre, u paraqitën dy burra të veshur me petka të ndritshme… Këta u thanë:Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur? Ai s’është këtu! U ngjall!”  (Lk 24, 1-12).

Gjoni shkruan se Maria Magdalena e gjeti vorrin e zbrasur, dhe me vrap shkoi t’iu lajmëroj nxënësve se dikush e paska marrë Zotriun nga varri. Atëherë me vrap shkuan Pjetri dhe Gjoni, dhe e gjetën varrin e zbrasur, i panë pëlhurat e vëna dhe rizën që pati qenë në kokë të Jezusit – dhe besuan! (Krhs. Gjn 20, 1-10).

Pra, qysh shën Augustini (teolog i madh i Kishës) ka vërejtë se është e pamundur që të ‘pajtoj” dhe harmonizoj lajmet ungjillore. Vërtetë kjo edhe është e pamundur meqë ato nuk kanë karakter komplementar (plotësues) që duke lidhur këta të katër në një njësi të fitohet fotografia e përgjithëshme. Pranë kësaj, Ungjijt nuk kanë as karakterin reportues, nuk dëshirojnë që ngjalljen ta paraqesin në mënyrë historio-faktografike. Qëllimi i tyre është të shpallin të vërtetën mbi Jezusin; Jezusi Nazarenas është i gjallë, u ringjall! Pikërisht kjo është porosia apo mesazhi i raportit (lajmit) i të gjitha lajmeve po edhe këtyre individuale (veç e veç) por që, secili është gjithëpërfshirës dhe i kompletuar me porosinë!

Pamvarësisht se sa janë në divergjencë lajmet ungjillore mbi këtë përshkrim, porositë themelore  janë të përbashkëta. Kështuqë Ungjijt unanimisht theksojnë se ringjallja e Jezusit ndodhi përtej syrit të njeriut (nuk ka dëshmitarë okular, askush nuk ishte aty prezent!). Jezusi jeton në realitetin e ri të botës së Atit, e pikërisht ky është një realitet krejt tjetër nga ky i yni. Dhe mu për këtë ringjallja e tij është lënd apo subjekt i fesë, besimit. Kjo ishte e ngjajshme edhe për ata, apostujt! Këtë e thekson qartë:” Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi.”(Gjn 20, 8). Kështu nevoja e besimit (fesë) cekët e theksohet edhe tek pjesa e ungjillit mbi Tomën e pabesë, kur Jezusi i thot: “Pse po më sheh, po beson. Lum ata që nuk panë e besojnë!” (Gjn 20, 28). Për këtë lajmet ungjillore shpeshherë potencojnë dhe theksojnë se si nuk e njohën: Maria Magdalenë mendon se është kopshtari, nxënëxit në rrugë për Emaus mendojnë se është një udhëtar i rastësishëm, apostujt në liqenin e Tiberiatit nuk kanë guxim ta pyesin kush është. Dhe pikërisht të gjitha këto porosi e lajme dëshirojnë këtë ta cekin, se ringjallja e Jezusit është përtej përvojës sonë njerëzore, se kjo është një realitet i ri e të cilin mund ta arrimë vetëm përmes besimit, fesë! Dhe momenti i tretë ku Ungjijtë pajtohen është fakti se nxënësit e zbulojnë Jezusin përmes fjalëve dhe gjesteve të tij: Maria Magdalena e njohu kur foli Ai, poashtu edhe nxënësit, dy nga Emausi kur Jezusi me ta ndau bukën. Dhe kjo në të ardhmën do jetë mënyra e njohjes të Ringjallurit: fjalët dhe shenjta të cilat na i la.

Nëse tanimë dëshirojmë të rezimojmë lajmet mbi ringjalljen, lirisht mund të themi se në to dominojnë dy përpjekje: e para, siguria e plotë dhe e padyshimtë se Jezusi është ringjallë dhe se është gjallë, dhe e dyta, këtë siguri dëshirojnë ta vëjnë në këto kategori tona të njohjes, sepse në ndonjë mënyrë tjetër, apo ndyshe as nuk mund ta shpallin. Pikërishtë këtu edhe qëndron problemi, sepse është shumë vështirë me kategorizimin e njohurive të botës sonë të deklarojmë dëshminë e takimit me te. Lajmet mbi ringjalljen janë të vërteta, mirëpo janë të “mbuluara” (pshtjelluara, veshura) në “petkun” e kategorive tona, meqë apostujt nuk ishin në gjendje që në mënyrë aduekuate të shprehin takimin e tyre me të Ringjallurin.

Ringjallja e Jezusit nuk është vetëm ngjarje e tyre përsonale. Ajo vë parashenjën e re mbi tërë historinë njerëzore. Ai (Jezusi) është Adami i ri, kjo do të thot se ai qëndron në fillim të historisë së re të njerëzimit. Dhe jo vetëm kaq, porse jeta e tij ka pasoja për tërë njerëzimin. Shën Pali në Jezusin sheh; ‘Të Parëlindurin ndër të vdekurit’ (krhs. Kol 1, 18), të parëlindurin në mesin e vëllezërve të tij njerëzorë, mbi të cilët derdhët e gjithë fitorja (ngadhnjimi) i tij ndaj mëkatit dhe vdekjës. Ai shkon i pari në kolonën e ngadhnjimtarëve, bijëve të ringjallur! Nëse është kjo kështu, atëherë e gjitha ndryshon në mënyrë radikale. Atëherë vorret tona më nuk janë vende të pashpresës, dëshprimit dhe vdekjës, por vende në të cilët shndëritë shpresa edhe atë me fuqi të dritës së madhe e cila shndëriti në vorrin e Jezusit nga Nazareti. Pra, nëse është kështu atëherë edhe ka kuptim të jesh njeri, atëherë ka kuptim që jetën tonë ta investojmë në mirësi, në dashuri ndaj njëri-tjetrit dhe në të vërtetë. Asgjë nga kjo nuk mund të rrënohet e kolapsoj apo të humbas! Vorri i zbrasët i Jezusit shpallë Jetën në të gjithë vorret e tona!

Kështu me ringjalljen e Jezusit filloi ardhmëria e re e njeriut. Me fuqinë e kësaj ringjalljeje edhe ai mund të ngadhnjej mbi vdekjën e vet biologjike dhe të krijoj bashkësi të përjetshme me Atin në realitetin‚ Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri,  atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan.’ (Krhs.1Kor 2,9).



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx