Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (17)
E hene, 11.03.2013, 09:28 PM
Në mbyllje të Ciklit:
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (17)
Burrënesha
Shenim i Autorit:
-Kete shkrim deshiroja ta botoja me 8 Mars, në festen gazmore të grave, por impenjimet e shumta në punë më penguan, andaj po e dergoj me pak vonesë dhe me urimet më të mira e gëzime në festat e ardhëshme-
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
Të
gjitha kanunet shqiptare percaktojnë se burrënia, si kategori etiko-morale dhe
etno-psikologjike nuk është atribut vetem i burrave, por dhe i grave dhe i
vajzave të rritura, të cilat njihen historikisht si burrënesha.
Kanunet
e maleve shqiptare, ashtu si të gjitha kodet e të drejtes zakonore të popujve
të tjerë europian dhe me gjërë, të cilet kanë pasqyruar të drejten feudale të
kohes që i prodhoje, permbajne elemente të shumta të pabarazisë shoqerore dhe
sigurisht, ndermjet tyre shquhet diskriminimi i gruas.
Në
strukturen e familjes patriarkale dhe ne shoqerine malesore, sipas Kanuneve te
Maleve, gruaja eshte inferiore, e nenshtruar e pa te drejta shoqerore, madje
dhe me te drejta juridike te kufizuara.
Megjithe kufizimet,
nenvleftesimet e perçmimet, gruaja shqiptare ka gjetur forca dhe hapsire per te
treguar vlerat e saj individuale, familjare, shoqerore, psikologjike,
shpriterore, sentimentale, kulturore dhe fizike.
Termi burrenesha, nuk ka te
beje me perkatesine e seksit, perkundrazi, eshte sfide ndaj sekseve.
Burrenesha quhen ata gra te martuara dhe
vajza te rritura, qe manifestonin publikisht vlera te larta etiko-morale dhe
etno-psikologjike, te njejta me ato te burrave. Ky nivel i larte shoqerorë i
burrneshave, i kishte imponuar burrat t’i nderonin dhe t’i pranonin ne rradhet
e tyre, madje u drejtoheshin me respekt, duke i pershendetur “tungjatjeta
burrneshë”, pra me nderim sikur fjala burrëneshe te ishte nje titull
fisnikerie.
Kanuni i Lekes dhe Kanunet e
tjera te Maleve, kategorizojne burrnesha ato femra me karakter te forte,
te beses, te ndereshme, fisnike, mikepritese, te mençura, te sakrifices, me
kurajo e trimeri jo me pak se burrat. Burrneshat mbajne qendrime
familjare e shoqeror te veçanta, te shprehura me sjellje si burrat, kesisoj ata
nuk vishen e nuk sillen më si grate e tjera, pra dalin jasht kontureve te
shtepijakes, duke marre pozicion shoqeror.
Në gjuhët e huaja, mungon një
fjalë barazkuptimore, që të përkthejë të plotë burrëneshen shqiptare (njelloj
si me fjalët besa e burrenia), madje dhe si koncept nuk gjen perputhje.
Mungesa e nje fjale identike
ne gjuhet e tjera, spjegohet me faktin se ne gjuhen dhe ne kulturen arberoro-shqiptare,
termi burrënesha shpreh cilesi të veçanta, qe e kapercejne kuptimin semantik te
fjales si perku-fizim biologjik, pasi nuk kemi ndryshime seksi dhe as ndryshime
te sjelljes seksuale, si ato qe shkruan Arsistoteli per shoqerine e lashte
greke.
Emertimi burrenesha, ne fakt
asht pothuajse nje titull nderimi shoqeror, qe i u jipej “zyrtarisht” ne
Kuvend, grave dhe vajzave (virgjinave te betueme), qe manifestonin vlera te
larta etiko-morale, duke u ngrijt shoqerisht ne nivelet me shanse te barabarta
me burrat.
Burrneshat kane ekzistuar dhe
ne Greqine antike, amazonat e fameshme, por historia e tyre ka mbetur si
nje vegim i larget e i perhumbur ne harresen e kohes, si na e ka transmetuar
Homeri ne Iliada dhe Odisea.
Aristoteli e kritikonte
bashkesine platonike te grave, pasi e konsideronte kundra natyres. Ai
preferonte zevendesimin e erosit platonik me philia te
pergjitheshme te popullates, sepse e shihte si lidhje me pak kufizuese e me
teper liri, por dhe funksionuese per polisin, ku qytetari i mire, i cili dhe
pse mund te mos ishte burre virtuoz (pra nuk sillej si burre), nuk i
pengonte grate te kontribuonin ne shoqeri.
Keto aspekte per te cilat flet
Aristoteli, Kanuni i Lekes dhe Kanunet e tjera shqiptare nuk i pranojne, pra
kundershtojne, qe burrat dhe grate te dalin jasht kuadrit te natyres humane.
E vetmja ngjashmeri e erosit
platonik me Kanunet tona, shprehet ne lidhjet e pjesetareve te familjes,
sidomos te femijeve te linjes se gjakut, qe i diferencon nga ato te linjes se
tamlit (qumeshtit).
Per burreneshat, si fenomen
tipik shqiptar, ka shume diskutime, madje dhe kontradiktore.
Ne menyre te veçante, ne dy
dekadat e fundit, çeshtjen e burrneshave, studiuesit e huaj e kane shikuar ne
optiken e koncepteve moderne mbi sekset, duke e interpretuar si shprehje e
homoseksuale.
Si theksova me siper, Kanunet
tona e kundershtojne me rreptesi, qe burrat dhe grate tona te dalin jasht
natyres humane. Kete mendim e mbeshtet
fuqishem dhe antropologia Antonia Young (ne studimin shkencor “Women who
become men”), e cila e ka perjashtuar kete mundesi, duke u bazuar ne faktin
se shoqeria malesore arberor-shqiptare, ashtu si percaktohet ne Kanunet, eshte
ekstremisht maskiliste dhe e konsideron homoseksualitetin nje tabu, ndersa
homoseksualiteti femeror, as qe duhet te imagjinohet, pasi Kanunet nuk e marrin
ne konsiderate. Ne vazhdim A. Young shprehet: “duhet njohur fakti se keto
gra dhe vajza, pasi shpalleshin burrnesha, problemi i seksualitetit ishte i
ndrydhur dhe nuk bente pjese ne statusin e ri qe kishin marre”.
Albanologu i shquar Johann G. Von Hahn (filolog dhe
diplomat austriak – zv.konsull ne Janine), qe i ka njohur mire zakonet tona,
gjate udhetimeve neper trojet shqiptare, ne vitin 1863 shkruante se burrneshat
perfaqesojne varjantin shqiptar te devotshmerise kristiane,
mendim ky, qe ai e bazonte me mungesen e manastireve katolike ne shume treva
shqipatre. Sipas Hahn, konceptet katolike te mos mbylljes te vajzave ne
manastire dhe ruajtja-mbrojtja e pastertise morale, u shnderruan ne karaktere
te forta luftarake.
Natyrisht, keto opinione bien poshte nga faktet se
burrneshat – virgjereshat e betueme, jane si nga popullata katolike dhe nga
popullata musulmane e bektashiane, kesisoj motivet fetare nuk e justifikojne
kete zgjedhje, per me teper se fetë e tjera nuk kane institutcione te
devotshmerise fetare te femrave.
Studiuesi Moikom Zeqo, ne nje analize
antropologjike mbi burrneshat, e konsideron kete dukuri si jehone e krizes te
matriarkatit, te cilave u shton dhe disa aspekte bixarre te ritit Kuvada te
kultures preindoeuropiane. Sipas Moikom Zeqo, keto elemente jane ruajtur nga
popullata e zonave malore, te cilet benin nje jete teper te izoluar. Ky varjant
eshte pak i besueshem, pasi ne ritin Kuvada, figura qendrore eshte burri (imiton
gruan shtatzene ne aktin e lindjes) dhe jo gruaja, ndersa burrneshat tona nuk
imitojne, perkundrazi ngrihen me dinjitet ne nivelin e te drejtave te burrit,
fitojne te drejten e shanseeve te barabarta.
Mikja e madhe e shqiptareve, Edith Durham, gjate
udhetimeve neper trojet shqiptare ne fillimet e shekullit XX, i kishte njohur
dhe i admironte burrneshat – virgjereshat e betueme, te cilat i konsideronte si
shprehje magjepese e virtyteve te larta te shqiptareve.
Studiues te shumte si Andromaqi Gjergji, Milenko
Filipovic, Karl Kaser etj, e lidhin zanafillen e dukurise te burreneshave me
helenet dhe iliret e lashte, pra i
shohin burrneshat - virgjereshat e betueme, si jehone dhe ndikim i fenomenit te
amazonave – grate luftetare.
Mendoj se eshte e rendesishme te ndalemi ne kete
argument. Etimologjia e fjales amazonat (????????
– grua pa gji), sipas mitologjise, i
referohet tradites te grave te Sarmatit (ne Kaukaz ndermjet Iberia dhe
Albania), te cilat ishin luftetareve te fameshme, qe e gjymtonin (e shtypnin) gjirin
e djathte, me qellim, qe te mbanin me mire harkun dhe te rrisnin forcen e
krahut te djathte.
Te gjithe autoret e lashte si Homeri, Eskili,
Straboni, Herodoti, Esiodo, Diodori, Eustaki i Selanikut dhe me vone Virgjili
etj, si dhe autoret klasike, kane theksuar se me ritin e gjymtimit te gjirit,
amazonat i rrisnin aftesite fizike ne perdorimin e harkut, madje ishin me te
afta se burrat. Greket i konsideronin amazonat armike, per me teper se ne
shoqerine maskiliste greke, as qe mund te mendohej gruaja luftetare.
Homeri ne Iliada (k.III.188-190), tregon se mbreti
trojan Priami, kish luftuar kunder amazonave, aleatet e sunduesit te Frigia,
per te cilat thote se ishin luftetare te mireorganizuar e te forta njelloj si
meshkujt.
Nuk ka dyshim se burreneshat - virgjereshat e
betueme, jane nje reminishence e amazonave, te pranishme ne popullaten ilire
(amazonat e Apollonise Ilire) dhe ne mesjeten arberore e ne kohet moderne. Ne
legjendat tona, shpesh tregohet se gruaja, apo motra, apo vajza vishej si
burre, luftonte krah vellezerve e bashke-fshatareve, çka evokon pranine e
amazonave shqiptare nga lashtesia, ne mesjete e deri ne shekullin XX.
Ne vazhdim do te ndalem me hollesisht, por e
konsideroj te rendesishme te shpreh mendimin se analogjia e amazonave te lashtesise
me burrneshat – virgjereshat e betueme shqiptare, bazohet ne disa elemente me
karakteristika te perbashketa.
Shpallja e burrneshave nuk ishte spontane, kush
deshironte, perkundrazi bazohej ne proçedura kanunore. Pasi betoheshin para 12
pleqeve ne Kuvend, keto vajza visheshin si burra, i prisnin floket shkurt si
burrat dhe vinin nje brez mbi gjinjte, per t’i shtypur e per te mos i lënë te
rriteshin e ne kete menyre fshihej perkatesia femerore. Pra per virgjinat e
betueme, riti i shtypjes se gjinjeve, ishte i detyrueshem dhe i njejte me ate
qe kryenin amazonat e lashta, andaj insistoj te theksoj, se kjo proçedure
rituale nuk kryhet nga asnje vajze, apo grua ne popujt e tjere ballkanik e me
gjere, por u ruajt dhe u praktikua vetem nga vajzat shqiptare.
Disa studiues bashkekohes italiane, per t’i dhene nje kuptim fjales
shqipe burrnesha, kane perdorur stigmen “donna d’animo virile”,
qe e perkthyer ad literam, do te thote “gruaja me shpirt burri”, por si
kuptohet, ky eshte nje perkthim i pasakte, qe tregon se ata nuk kane kuptuar
thelbin e fjales burrnesha. Italianet nuk kane arrijt te kuptojne, se keto
burrnesha behen madheshtore ne qendrime e ne sjellje dhe me fuqine dhe pasurine
shpirterore femeror dhe jo pse shpallen burrenesha dhe pse vishen e sillen si
burra.
Studiues te tjere italiane i
kane perkufizuar burreneshta si metamorfoze sociale e vajzave, nje veprim sui
generis (i veçante), qe nuk nxitet nga motivet psiko-sociale, si mund te interpretohet
ne ditet e sotme, kur nje grua, apo nje vajze, e ndryshon seksin.
Si shihet, shumica e
studiuesve te huaj, ne menyre te veçante italianet bashkekohor, nuk kane arrijt
te kuptojne thelbesoren e ketij fenomeni specifik te kultures se lashte iliro –
arberoro – shqiptar, ata nuk kane arrijt te depertojne e te njohin boten
shpirterore te ketyre vajzave e grave – amazona shqiptare, prandaj dhe analizat
e konkluzionet e tyre jane teper te thjeshta, per te mos thene siperfaqesore.
Ne kete shkrim jam ndalur vetem
ne disa aspekte te pergjitheshme karakterizuese te atyre grave e vajzave
iliro-arberoro-shqiptare, qe i kemi njohur si burrenesha, si personazhe me rol
paresor ne historine e popullit tone, nder te cilat rikujtoj amazonat e
Apollonise Ilire, Nenen Rozafa, mbretreshen Teuta, Ajkuna, Argjiroja, princesha
Mamica, Marta e vendlindjes time, Bubulina, Dora D’Istria, Nora e Kelmendit,
Tringe Smajl Martini e Grudes, Nora Luli e Hotit, Shota Galica, Parashqevi
Qirjazi, e Lumturumia Nene Tereza, por dhe mijera vajza e gra partizane, qe
luftuan kunder pushtuesve nazi-fashista per çlirimin e atdheut dhe mijera gra e
vajza, qe kontribuan denjesisht ne fitoren e demokracise ne vendin tone.
Krahas tyre, historia e
popullit tone njeh dhe nje grup tjeter te madh burrëneshash, te cilat ne fakt
jane burrneshat e verteta kanunore, jane ata qe kane jetuar e vepruar me
mençuri e guxim, me dinjitet, ne heshtje deri ne madheshti, jane vajzat, qe
kanunet tona i quajne virgjinat e betueme.
Si kuptohet, kanunet tona
njohin dy tipe burrëneshe.
1- Në Kanunet e Skënderbeut,
te Malesise se Madhe, te Martaneshit, te Pukes, te Mirdites, te Laberise, ne
ligjet e Dibres etj, theksohet: “Grueja me karakter burrnor quhet burrnesha”,
çka do te thote se, çdo grua e cila shquhej ne ndershemeri, ne bese, kurajo,
trimeri dhe mençuri, kur mbante qendrime, qe e dallonin jo vetem nga grate e
tjera, por e vinin krah burrave, madje dhe me rol paresor ne shoqerine
malesore, atehere ata vleresoheshin burrnesha. Historia e
popullit tone njeh plot burrnesha te tilla si Teuta, Mamica, Marta, Bubulina,
Nora e Kelemendit, Tringe Smajl Martini e Grudes, Nora Luli e Hotit, Shote
Galica etj.
2- Tipi tjeter i burrneshave
jane te quajturat virgjinat e betueme, te njohura nga te gjitha
Kanunet shqiptare.
Ne Kanunin e Lekes, ne librin
e 12, kreu 24, § 1228, pika VIII sanksionohet: Virgjinat (femnat qe veshen
si burra), s’veçohen prej grash te tjera, posë jane te lira me ndejt nder
burra, por pa tager zanit ne kuvend.
Figura e virgjinave te
betueme, ishte e veçante dhe teper komplekse, ishte nje jete paralele, teper
dinjitoze.
Virgjinat e betueme
perfaqesojne nje bote te pasur psiko-emocionale, pak te njohur e aspak te
studiuar.
Pavaresisht se Kanuni i Lekes
shprehet ne menyre te thjeshte, duke thene se virgjinat jane femnat, qe vishen
si burra, ne fakt veshja ishte nje aspekt i jashtem dhe formal i paraqitjes ne
publik, ndersa ne thelb ishte refuzimi i feminilitetit dhe pozicionimi shoqeror
ne rolin e “burrit” te familjes dhe te kryetarit te shtepise.
Keta vajza ishin me te vertete
virgjiresha, ishin te pamartuara, qe per rrethana social-ekonomike familjare,
ose per rrethana te veçanta shoqerore, kishin bere nje zgjedhje te veçante ne
jeten e tyre, kishin vendosur te mohonin feminilitetin e te “shnderroheshin” ne
burrënesha.
Quheshin virgjine te betueme,
pas betimit para 12 pleqeve ne Kuvend, ne nje ceremoni solemne e teper
emocionuese, ku keto vajza benin bè dhe shpallnin publikisht, se ishin e do te
ruanin virgjinitetin dhe do te vepronin si burrënesha, duke manifestuar tipare
te larta etiko-morale, krenari, dinjitet dhe sjellje shoqerore njelloj si
burrat.
Virgjinat e betueme, jane nje
kategori sociale e pranishme prej kohesh ne jeten dhe historine e popullit tone
dhe te njohura e te ligjeruara nga Kanuni i Lekes dhe nga te gjitha Kanunet e
tjera arberoro-shqiptare.
Vetem ne gjysmen e pare te
shekullit XX, ne trevat e banuara nga shqipetare njiheshin mbi 300 virgjinesha
te betueme si ne Malesia e Madhe, Kelmend, Hoti-Gruda, Nikaj – Merturi, Malesia
e Gjakoves, Peja, Prizren, Drenice, Kaçanik, Shala, Mirdita, Kurbini, Puka,
Malesia e Lezhes, Martaneshi, Diber, Shen Gjergj, Benda, Çermenika, Polisi,
Shpati, Gora-Opari, ne Laberi, Gramshi, Tomorrica, Skrapari dhe Çameria.
Virgjereshat e betueme gezonin
respekt te madh shoqeror, askush nuk i paragjykonte dhe as nuk i perfliste per
zgjedhjen e veshtire qe kishin bere, askush nuk guxonte t’i ironizonte e t’i
perbuzte.
Me vendimin dhe betimin solemn
per t’i u perkushtuar me devotshmeri familjes, keta vajza i kishin mohuar
vehtes enderrat, ndjenjat dhe sentimentet, ishin mbyllur ne boten e brendeshme
e misterioze te burrneshave.
Ne ditet e sotme duket
paradoksale, madje e pa pranueshme ekzistenca e virgjinave te betueme, por te
mos harrojme se keta burrenesha, keta amazona te maleve shqiptare, kane qene te
pranishme dhe shume aktive ne jeten shoqerore shqiptare dhe disa prej tyre
jetojne ende ne ditet e sotme, me shume dinjitet e krenari.
Kur i tregova Dorjanes, mbeses
time, se po shkruaj per virgjinat e betueme, ajo filloj te me tregoj se kishte
njohur nje virgjereshe nga Kelmendi, e cila i kishte treguar histori te shumta
te jetes se saj te veshtire dhe per sakrificat, qe kishte bere per te mbajtur
familjen. Jo vetem kaq, por Dorjana, per te me bindur se nuk ben konfuzion per
kete argument, me dergoj dhe adresen e web-site ku jane prezantuar virgjinat e
betueme (mes tyre dhe “miku” i saj), qe ende jetojne si ne trojet shqiptare,
ashtu dhe ne vende te tjera ku kane emigruar.
E perfshire ne kete entusiazem, Dorjana vazhdon te
me tregoj episode nga romani “Hana” te shkrimtares Elvira Dones, per te me
demonstruar se eshte njohese e mire e botes psiko-emocionale te burreneshave.
Ne fakt shkrimtarja dhe gazetarja Elvira Dones, ka
merita si per dokumentarin e pare, qe realizoj me 6 burrneshat e moshuara, duke
e bere te njohur boterisht kete fenomen te rralle shqiptar, por dhe per romanin
“Hana” (ne italisht me titullin “Vergine giurata”), i cili eshte nje realizim
ne nivel te larte letrar i fakteve historike te virgjinave te betueme.
Nepermjet protagonistes, vergjineshes se betueme Hana, autorja ka arrijt te
depertoje me shume mjeshteri ne boten e brendeshme te ketyre femrave, ne
sekretet qe fsheh, ne misteret qe e rrethojne. Per mendimin tim, suksesi me i
madh i Elvira Dones eshte analiza psikologjike e statusit te virgjines te
betueme, nepermjet se ciles Elvira ka arrijt te shprehi mendimet e ketyre
vajzave, enderrat e thyera, emocionet e shtypuna, ndjenjat dhe deshirat e
parealizuara, por dhe per feminilitetin e ndrydhur. Kjo eshte nje bote e madhe
ndjenjash dhe e emocionesh, qe femrat arrijne ta fshehin me shume mjeshtri, si
thote Eskili nepermjet Andomakes, por qe meshkujt nuk kane arrijt ta zbulojne,
ndersa Elvira Dones, me shume mjeshtri dhe art ka arrijt te na e prezaanoj me
romanin “Hana”.
Ekzistenca e virgjinave te betueme eshte nje
fenomen antik, qe ka mbijetuar aktiv deri ne fundin e shekullit XX dhe ishte
nje zgjidhje e mençur e popullit tone, sepse ne realitet ky verpim perfaqeson
“konvertimin” e gruas ne “burre” me qellime ekonomiko-shoqerore dhe jo si
mundohen ta deformojne disa studiues te huaj.
Shnderimi ne burrneshe, ishte nje vendim i
ndergjegjshem dhe i ligjeruar nga Kanunet shqiptare, sepse kryhej per te
mbrojtur familjen, per te garantuar mbijetesen dhe vazhdimesine e familjes,
gurit themeltar te qytetërimit arberoro-shqiptar.
Kur nje familje malesore mbetej pa meshkuj, pra pa
trashegimtar te linjes mashkullore (linjes se gjakut), çka ndodhte pas vdekjes
natyrale te kryefamiljarit e te burrave te tjere te familjes, pas vdekjes nga
semundje, ose kur burrat mbeteshin te vrare ne lufte, apo vriteshin ne
gjakmarrja, atehere kjo shtepi nuk shuhej, familja nuk shperbehej, pronat nuk
shperndaheshin fisit dhe as shiteshin, por vajza me e madhe behej
kryefamiljare, e njohur nga burrat e fisit dhe nga pleqt ne Kuvend.
Termi virgjine e betueme,
do te thote se vajza asht betuar te ruaj per jete virgjerine dhe te veproj si
burreneshe.
Ne se keto vajza ishin te
fejuara (shumica absolute ishin te fejuara qe ne djep), para betimit ne Kuvend,
ata e prishnin me mirekuptim fejesen (sipas ligjeve te Kanunit), nuk
martoheshin dhe i dedikoheshin “burrënisht” familjes, kujdeseshin per edukimin
e te vegjelve, punonin me insistim shembullor per te mos e shuar emerin e
familjes, per te ruajtur integritetin e pronesise, per te mbajtur lart emërin e
shtepise.
Betimi ne Kuvend per te
ruajtur virgjerine ishte kompromis moral dhe me familjen e te fejuarit, pasi ne
kete menyre shmangeshin keqkuptimet dhe shmangej gjakmarrja per motivet e prishjes
se fejeses.
Virgjinat e betueme ndryshonin
qendrimin shoqeror, kesisoj silleshin si burrat dhe jo si grate.
Visheshin si burrat,
Vinin nje brez mbi gjinjet, qe
t’i shtypnin (deri ne atrofi), per t’u prezantuar publikisht me pamje burri.
Mbanin arme, koburen ne brez
dhe pushken ne krah,
Vinin kapuçin, ose qeleshen
(ne vitet e voneshme kapelen) dhe pinin duhan.
Virgjinat e betueme ishin
kryefamiljare, pronare te pasurise qe zoteronte familja, ne ndryshim nga grate
e tjera, qe ishin te perjashtuara nga te gjitha te drejtat e pronesise, te
trashegimise dhe te jetes shoqerore.
Keto burrenesha organizonin
punet e shtepise, punonin token, kullosnin bagetine.
Ne festa, ne ceremoni fejesash
e ne dasma, uleshin ne oden e burrave, ngrinin dolli me vene, ose raki.
Virgjinat e betueme pinin
duhan, shkembenin kutine e duhanit me burrat.
Virgjinat merrnin pjese aktive
ne bisedat dhe shprehnin lirisht mendimet.
Ne qendrimin shoqeror te
burrneshave, konstatohet dhe nje veçori. Ata mund te rrinin me grate, pra
kishin hapsire te gjere vepruese shoqerore, ndersa burrat ishin te detyruar te
rrinin vetem ne oden e burrave.
Burrneshat merrnin pjese ne
Kuvend, me te drejte fjale, shprehnin lirshem mendimet e tyre, por nuk kishin
te drejte vote, si percakton Kanuni i Lekes dhe te gjitha kanunet e tjera.
Burrneshat shkonin ne lufte,
kur i therriste Kuvendi dhe perfshiheshin ne gjakmarrje.
Burreneshat – amazonat shqiptare, kane qene jo
vetem ne trojet shqiptare, por dhe tej kufijeve, ne vende te tjera, ku kane pas
emigruar. Prania e amazonav shqiptare, deshmohet nga Princi francez Charles
Joseph de Lignè, i cili ne vitin 1787, gjate vizites ne Teodozine e lashte te
Detit te Zi, u befasua kur ne Kaffa, para tij parakaloj batalioni me 200
amazona shqiptare. Per kete fakt te perjetuar me emocione, Princi Lignè
shkruan: “... Pashë, dhe e kam fjalën për fytyrat e zbuluar, të një
batalioni shqiptarkash të një kolonie të vogël shqiptare, te vendosur në
Balakllava. Ishin dyqind gra e vajza bukuroshe, me dyfekë me bajoneta dhe me
heshta, me gjokse amazonash dhe me flokë të gjatë te lidhura gërshet hijshëm,
qe kishin ardhur për të na nderuar, me rastin e vizitës sonë...”.
Ky eshte një rast i
rrallë në histori, që deshmon se Perandoria Osmane kishte mobilizuar trupa
amazonash shqiptare, pra kishte krijuar nje batalion me vasha shqiptare, qe
shquheshin jo vetem per bukuri te rralle, por dhe per virtytet, per trimeri e shpirt
luftarak.
Nje veçori tjeter
tipizuese e amazonave shqiptare, ishte se 230 vjet me para, ato nuk e mbulonin
fytyren dhe pse ishin repart i ushtrise turke, pra ishin vasha, si e thekson
princi Lignè “me fytyrat e zzbuluara”, jo si disa vajza te diteve te sotme, qe
ne menyre te pandergjegjeshme, mbajne shami per te mbuluar floket.
Te gjithe studiuesit, te huaj dhe vendas, qe kane
analizuar hapsiren juridike dhe tradizionale ne Kanunet tona, gjejne nje
kontradikte karakterizuese te drejtes zakonore shqiptare, e shprehur me dy
aspekte te kunderta:
a. Nga nje ane gruaja konsiderohet shakull,
perjashtohet nga te gjitha veprimtarite shoqerore, poltike dhe juridike, pra
kishte trajtim diskriminues ne familje, me pozicion inferior dhe e nenshtruar
nga “autoriteti” patriarkal i burrit - bashkeshortit; nuk kishte te drejte te
marri pjese ne kuvend dhe ne jeten shoqerore etj.
b. Nga ana tjeter e drejta jone zakonore e njeh
burrneshen dhe virgjinat e betueme, me te drejta ligjore e shoqerore si burrat,
e lejon te jete e pranishme ne oden e burrave, pjesmarrese ne kuvend me te
drejte fjale njelloj si burrat (por pa te drejte vote), njeh gruan gjykatese,
gruan e armatosur e luftetare, madje dhe prijese – kapedane ne lufte.
Ky vizion me dy qendrime,
eshte shprehje e zgjuaresise te pleqeve legjislator dhe e kultures te popullit
tone, te cilet ne unitet e ne mirekuptim, kane ruajtur ekuilibrin mendor dhe
shoqeror te popullates malesore.
Ne baze te Kanuneve shqiptare,
pra në pikëpamjen juridike, ne strukturën shoqërore të familjes patriarkale,
nena, gruaja, vajza, motra, trajtohen si komponente sociale pa të drejta;
ndërsa në pikëpamje të “drejtës shpirtërore”, i është bërë vlerësimi i
merituar.
Ky aspekt themelor
sanksionohet qarte ne Kanunin e Lekes, ne Librin 2, nyja 28, § 57: “Burri e
blen mundin e te jetuemit te gruas, por jo jeten e saj” dhe ne vazhdim ne §
61 theksohet qarte: “burri nuk ka tager mbi jeten e gruas”. Pra burri
nuk ka pushtet mbi jeten e gruas, ajo nuk eshte skllave e tij.
Kanuni i Lekes dhe Kanunet e tjera, i mohojne gruas
shume te drejta ne familje e ne shoqeri, por dhe e merr ne mbrojtje si shprehen
dy ligjet e me siperme, madje e mbrojne nga gjakmarrja.
Edhe pse duket paradoksale, burrat
arberoro-shqiptare nuk jane aq konservator dhe fanatik sa mendohet, pasi
shprehin dhe qendrime me kulture te larte ne mardheniet me gruan, motren,
vajzen, kusheriren.
Kete fakt e kane konstatuar
dhe shume studiues te huaj, nder te cilet do te rendis Kordinjano, i cili për
vlerën morale e shoqërore të gruas në psikologjinë dhe ne te drejten zakonore
të maleve tona, ka thënë: “Gruaja përballë së drejtës nuk ka një
personalitet të vetin dhe konsiderohet qenie, interesat materiale a ekonomike
të së cilës i rregullon familja…; por është e qartë që shpirti i racës nuk ka
lejuar ta bëjë skllave, të lindur për kënaqësitë e mashkullit. Jo,…gruaja
shqiptare ruan gjithmonë në fund një dinjitet të vetin që spikat mirë,… ajo si
motër, si grua dhe si nënë, ka në familje një mision e një vend të rendit të
parë.”
Keshtu eshte shprehur P. Fulvio Cordignano S. I. ne librin “L’ Albania
a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario Italiano di Padre
Domenico Pasi S. I. (1847-1914), volume I, Roma
Gjate studimit te Kanunit te
Lekes, jo rralle konstatohen ligje e norma etiko – morale, qe shprehin rolin
dhe forcen shoqerore te gruas, madje i njohin te drejta te njejt me te drejtat
e burrit, si shprehet ne Librin, 8 nyja 99, § 669: Ndermjetes mund te jete
nje burre a grua, nje djale a vajze ose prifti.
Kanuni i Lekes i jep autoritet
gruas, sa ajo mund te nderhyje ne shuarjen e konflikteve, sidomos ne konfliktet
e armatosura te nxitura nga gjakmarrja, ndermjet individeve, familjeve e
fiseve. Sipas Kanunit te Lekes, kjo grua me kete mision te larte si ndermjetes,
mjafton te therriste: “ndalni, ju urdheroj une ndermjetesia” e gjitheçka
nderpritej e me pas nderhynin pleqt, qe kerkonin se shuanin armiqesine.
Kete rol ndermjetese (si e
parashikon Kanuni) e ka realizuar Nene Tereza ne
luftën e Libanit në vitin 1975, kur OKB dhe diplomacia ndërkombëtare, nuk
arriten të ndalonin luftimet, qe shkaktuan mijëra viktima ne popullatën
civile, por ndërhyrja e fuqishme dhe burrenore e Nënë Terezës, beri te
ndalohet lufta. Shqiptaria e fameshme, i u dërgoj mesazhe te fuqishme forcave ndërluftuese.
Te dy palet e dëgjuan dhe e respektuan “urdherin” e Nene Terezes dhe i
ndërprenë luftimet e bënë armëpushim.
Hapsira e te drejtave te grave
ne Kanunet e Maleve eshte shume e
ngushte, ndersa pervoja e popullit tone deshmon se nenat, grate, vajzat dhe
motrat tona, kane qene më me fat ne jeten dhe ne folklorin tone, sepse jeta e
tyre shpirterore dhe sentimentale eshte e respektuar, e nderuar dhe vleresuar
ne kenget qe i kane dedikuar burrat.
Gruaja arberoro-shqiptare
eshte vleresuar dhe eshte dashur, jo vetem per bukurine natyrore qe e shquan,
por dhe per mençurine, per pasurine ne ndjenja delikate, per shiprtin e madh
dhe per trimerine.
Per kete aspekt Ismail Kadare
shkruan: “Në poezinë popullore, femra ka një shkallë te larte respekti,
lirie, aktiviteti, zhvillimi, që nuk e ka pasur në jetë. Duket, sikur atë që
nuk ia dha dot në jetë bijave të tij, populli yne, me një shpirtmadhësi të
paanë, ua jep në këngët”.
Natyrisht, dihet se
poezia e ka burimin në truallin
shpirtëror, prandaj dhe raspodi - poeti popullor, i ka nxjerr vargjet nga
shpirti, duke e shkrire tere talentin krijues e nuk i ka kyrsyer vleresimet,
per te shprehur ndjenjat e tij delikate per bukurine e vashes shqiptare.
Nuk kam qellim te analizoj
poezine dhe kenget popullore te dedikuara femrave shqiptare, por deshiroj te
theksoj vetem nje aspekt, figurat e fuqishme letrare, metaforat dhe epitetet,
qe jane perdorur per te pershkruar bukurine e femres shqiptare, te cilat jane
unikale, si shihet ne dy strofat e shkeputur nga dy kenge popullore, e para nga
folklori i Shqiperise veriore:
Dy t'bukrat me nji shpi
nuk dojn' as dritë as miri;
dy te bukrat me nji dere,
dimenin
e bajin vere.
Ndersa nga folklori i
Shqiperise jugore kam zgjedhur keto pak vargje:
Hanko, mos dil nga varret,
Se te gjallet i kalle
E te vdekurit i ngjalle.
Kjo tradite eshte kultivuar e
perfeksionuar nga poetet tane bashkekohor, qe shquhen per vargjet plot ndjenja,
qe e pershkojne frymezimin dhe krijimtarin poetike shqiptare si nje fllad
Lasgushian.
Nderimin dhe respektin per gruan, nenen, motren,
vajzen, burri shqiptar i ka shprehur gjithmone, duke i kapercyer me guxim
kufizimet dhe pengesta qe percaktonin Kanunet e Maleve dhe kete e ka realizuar
me ndergjegjie, pa asnje lloj imponimi. Shembujt jane te shumte, por ne kete
shkrim do te ndalem ne dy aspekte te veçanta dhe unikale.
Malesoret e Kelmendit dhe te Martaneshit, qe ne
kohet e mesjetes e deri ne ditet tona, ne mesin e muajit gusht, organizonin
festen e perfundimit te korrjeve e mbylljes te puneve bujqesore, pasi me pas
dimri i eger dhe bora e madhe, do t’i detyronte banoret e ketyre zonave te
mbylleshin ne shtepite.
Kjo feste popullore eshte e veçante dhe unikale ne
llojin e saj dhe organizohej me 15 gusht.
Kelmendasit, Logun e Bjeshkeve e orgnizojne ne livadhet
e lulezuar te Qafes se Bordolecit, nje mrekulli natyrore mes maleve te Alpeve
veriore.
Martaneshasit, mblidheshin ne livadhet e lulezuara
te Ballenjes.
Ne keto festime popullore, mblidheshin te gjithe
familjarisht. Ne nje atmosfere festive, me kenge, valle dhe me lodra popullore
dhe ne gara me kuaj, i gezoheshin perfundimit te vjelave.
Kjo
feste popullore eshte shume e lashte, e ka origjinen ne Romen antike. Romaket e
quanin feriae Augusti (ferragosto – pushimet e Augustit), qe shenonte
perfundimin e korrjeve te veres dhe perandori August shkonte per pushime. Ne
ditet e sotme quhet ferragosto dhe festohet ende nga familjet italiane.
Nuk
ka dyshim, qe festohej nga iliret, nga arberoret ne mesjete, kesisoj ne disa
treva shqiptare eshte ruajtur deri ne ditet tona. Mund te festohet dhe ne zona
te tjera e per kete nuk kam dyshime, andaj kush nga lexuesit ka informacion te
sakte, mund ta tregoj ne “Zemra shqiptare” e kesisoj te japi nje kontribut te
vlefshem, ne pasurimin e historise te popullit tone
E
veçanta e festes te Logut te Bjeshkeve, asht se pas argetimit te gjithanshem me
kenge,valle, lojra popullore dhe gara me kuaj, te gjithe pjesmarresit
mblidheshin ne pjesen qendrore te livadhit dhe ndiqnin paraden e vajzave te
veshura me rrobat me te bukura nacionale.
Nje
mrekulli dhe paradoks i rralle i malesise shqiptare, kur mendojme sa i eger dhe
i mbyllur eshte Kanuni ndaj te drejtave dhe lirise te gruas malesore, nga ana
tjeter, po ky Kanun, po ata pleq, po ai keshilli i pleqeve konservatore, na
shfaqen kaq liberal dhe pranonin nje manifestim te tille.
Te
gjithe pjesmarresit jane te impenjuar ne zhvillimin e parades te vajzave
(çikave, cucave malesore) dhe ne perfundim zgjedhin çiken ma te bukur, pra e
thene thjeshte zgjedhin “miss malesia”, ose e shprehur sipas malesoreve “miss
bukuria”. Pra
konkursi i “Miss”, shqiptaret e kane njohur prej kohesh.
Logu
i Bjeshkeve eshte nje feste imponente e madheshtore e popullatave malesore, e
cila njihej e organizohej qe ne lashtesi, u ruajt nder shekujsh dhe pas nje
pauze te padeshirueshme 50 vjeçare nga regjimi komunist, u ripertri me te
gjithe vlerat dhe forcen e shpirtit te malesoreve, duke u bere nje protagoniste
e shprehjes te vlerave kulturore, artistike, shpirterore dhe qytetare te
popullit shqiptare.
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit Siena–Itali-
Me këtë shkrim të sotem, mbyllim Ciklin prej 17 shkrimesh:
KANUNI = KODI I SË
DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA
Zeqir Lushaj-
- 11 Mars, 2013-