Speciale » Alia
Lutfi Alia: Përshëndetje Prof Dorian J. Wilson
E marte, 15.01.2013, 09:49 PM
Leter në Redaksi
Pershendetje Prof Dorian J. Wilson
Nga Prof Lutfi Alia, LILT - Qendra e Parandalimit te Tumoreve, Siena - Italy
Këto
ditë, në faqet e gazetes on-line “Zemra shqiptare”, lexova artikullin “Njeriu …
dhe njerezorja”, të shkruar nga miku im Zeqir Lushaj. Nga ky artikull u
informova per semundjen e rende, qe kish kaluar Sabria (bashkeshortja e
Zeqirit), per shqetesimet dhe vuajtjen familjare dhe u preka, madje edhe pse
eshte e pazakonte per nje mjek, u mallengjeva, por dhe u gezova, kur lexova se
operacionin e kishte kryer Prof Dorian J. Wilson, kirurg i madh, burre i madh
dhe poet i madh.
Kjo
Ishte nje surprize e kendeshme per mua, pasi ju Prof D. J. Willson, i u kam
njohur fillimisht nepermjet nje libri tuaj te bukur “Observations about life”,
qe kam lexuar kohe me pare, çka me shtyu te informohem me gjere per jeten dhe
aktivitetin tuaj profesional e shkencor.
Sa
e vogel eshte bota! Ne nje faqe artikulli jane perfshire Sabria, Lulzimi,
Hamiti, Zeqiri – bashkeshorti e gazetari, ju Prof Wilson – personazhi dhe heroi
i ngjarjes dhe une si lexues i larget, pra të gjithe se bashku per të
bashkendare e bashkejetuar, bukurine e nje “mrekullie” te mjekesise moderne.
I dashur Prof Dorian J Wilson.
Ju
punoni ne nje klinike te fameshme, por eshte i pa mohueshem dhe fakti, se kjo
klinike eshte bere e fameshme, me profesionalitetin dhe nivelin e tuaj te larte
shkencor, me humanizmin tuaj shembullor, me punen dhe te kolegeve e
bashkpunetoreve te tuaj, qe ne kooperim te perkryer, kryeni nje sherbim te
shkelqyer ndaj te semureve.
Ne
kete artikull, miku yne tashme i perbashket
Zeqiri, ka pershkruar me hollesi kete ngjarje te pazakonte familjare,
çastet e veshtira, dhimbjen e shqetesimet per bashkeshorten, konfuzionin,
friken, vuajtjen te shprehur nepermjet loteve te hidhur dhe pshertimave.
Por
ky artikull nuk do te kishte kuptim pa pjesen e bukur dhe fundin e lumtur te
kesaj historie, prandaj Zeqiri ka treguar dhe mrekulline tuaj, si e perballuat
kete situate te veshtire, komfortin qe i krijuat Zeqirit, djalit dhe nipit te
tij, sjelljen tuaj fisnike e shume te ngrohte me Sabrien, nje sjellje humane ne
perfeksion.
Rezultati
i punes tuaj si mjek u konkretizua me nderhyrjen kirurgjikale te suksesshme, te
kryer me kompetenca profesionale dhe realisht shkencore.
I
dashur Prof Wilson,
-
Ju jeni ekspert ne njohen e gjendjes shpirterore te semurit, e dini mire se nje
fjale e ngrohte, sheron me shume se ilaçet;
-
Ju e perjetoni vuajtjen e te semurit, qe kalon nete te gjata pa gjume;
-
Ju e ndjeni vuajtjen e te semurit nga dhimbja e padukeshme, por qe i “ulerine”
brenda trupit, ku ngjizet si nje muzike e trishte;
-
Ju e dini shume mire si grindet semundja, si “bertet” nen çerçafet e bardhe, si
e brene trupn e drobitur.
-
Ju dini ta sifdoni semundjen, ta luftoni e ta kuroni te keqen, Ju jeni “mjeshtri
i madh”, qe e shuan dhimbjen e trupit dhe qe e heq dhimbjen fizike dhe
shpirterore e kesisoj i rikthyet buzeqeshjen e jetes Sabries dhe qetesine e
gezimin familjes se saj.
Keto
jane rezultatet , qe arrihen vetem nga nje kirurg si JU, i paisur me kompetence
profesionale, me eksperience te madhe, me shpirt human, te shprehur me
qendrimin e ngrohte miqesor, me fjlalet e thjeshta por bindese e konfortuese
dhe me kulture te admirueshme.
Kushdo
qe njeh profesionalitetin dhe humanizmin tuaj Prof Dorian J. Wilson, e kupton
se mjekesia eshte shkenca, arti dhe misisoni ne sherbim te mbrojtjes te
shendetit te njeriut, eshte nje impenjim fisnik, per te larguar dhimbjen e per
shpetuar jeten e atij qe vuan, per te
luftuar me vendosmeri kunder te keqes, per t’i rikthyer shendetin dhe jeten te
semurit, por dhe familjes, komunitetit e tere shoqerise.
Ju
i dashur Prof jeni nje shembull i mjekut shkencetare e njerezor i perkryer.
Faleminderit
Prof Dorian J. Willson
Perzemersisht
Prof
Lutfi Alia
LILT
- Qendra e Parandalimit te Tumoreve, Siena - Italy
----------------------
-Itali, 15 janar 2013-