Speciale » Alia
Lutfi Alia: Letër e Skënderbeut – drejtuar fisnikëve të Kuvendit të Sienës, Itali
E hene, 17.09.2012, 06:24 PM
LETËR E SKENDERBEUT
-DREJTUAR
FISNIKËVE TË KUVENDIT TË SIENËS , ITALI-
Nga: Prof Lutfi ALIA
...Brenda meje vlonte një ndjenjë gëzimi e veçantë, sidomos ku
kaloja gishtat e mi mbi letren që dikur e kishte prekur dhe Gjergji dhe që e
shkroi me dorën e tij 550 vjet më parë.
Siena është një qytet i vogël
në Toskana të Italisë, por dhe një qytet me vlera të mëdha, i pasur me histori,
me kulturë, me art e me jetë sociale dhe intelektuale tepër aktive. Është një qytet i bukur, mikëpritës, miqësor,
festoz, misterioz dhe mitik në të njëjtën kohë. Të përshkruash Sienën është një
ndërmarrje e veshtirë, është një iluzion, sepse sa më shumë të gërmosh në jetën
e brendëshme e në sekretet e Sienës, aq më shumë zbulon vlera dhe mistere.
Mikëpritja, miqësia dhe jeta
seneze, ende dhe sot, janë të rregulluara nga Statuti qytetar dhe nga statutet
e kontradave (lagjeve), që jane institucione qytetare me norma morale, etike
dhe me rregulla sociale e administrative, te njejta me ato qe permban edhe
Kanuni i jonë i Lek Dukagjinit.
Duke jetuar prej vitesh ne
kete realitet te bukur, magjik dhe misterioz, kam mundur te zbuloj se Siena
permban dhe nje pjese te historise dhe te kultures shqiptare, nje thesar te
vertete me vlera historike e kulturore. Krahas pranise se kahereshme te
shqiptareve ne Siena dhe ne rrethinat e saj, ketu “fshihen” dhe shume thesare
me vlerate medha.
Ne vitin 2001, ne Arkivin e
Shtetit te Sienes, kam lexuar letren origjinale te Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut (Zoti i Shqipërisë), i cili ne vitin 1451 ua ka drejtuar qytetareve
finsike të Kuvendit të Sienes (në atë kohë Republika e Sienes), me ane te ciles
i informonte per fitoren kunder pushtuesve turq, qe kishin rrethuar Krujen
(rrethimi i I i Krujës).
Ndersa ndodhesha i ulur para
kesaj letre te veçante, ne menyre instiktive u ngrita ne kembe e me shume
emocione, por dhe me krenari, e preka me duart e mia, ose me sakte e
“perkedhela” kete leter te “vjeteruar” nga koha. Brenda meje vlonte një ndjenjë
gëzimi e veçantë, sidomos ku kaloja gishtat e mi mbi letren që dikur e kishte
prekur dhe Gjergji dhe që e shkroj me dorën e tij 550 vjet më parë. Rreth kesaj
letre lexova dhe komentet e shkruara nga Enriko Bulletti O.F.M, te botuara ne
kronikat e Sienes te vitit 1942.
Ne biblioteken komunle te
Sienes, ndodhen shume vepra te shqiptareve te shquar te rilindjes europiane, si
botimet e Nicolò Leonik Tomeo, profesor i filozofise greke ne Universitetin e
Padova; “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletti; veprat e Pieter Bogdani,
prelat i kishes Shqiptare dhe poet i barokut europian; “Historia e Skenderbeut”
e Dhimiter Frangut, “Historia e Skenderbeut” e Giammaria Biemmi (prift e
shkrimtar), por dhe veprat e Jeronim de Rades, te Giuseppe Skirò; artikujt e
Dora d’Istria (ka jetuar disa muaj ne Siena); librat e Dhimiter Kamarda, te
Vincenzo Dorsa e te shume shqiptareve te tjere te Italise.
Ndermjet surprizave shqiptare
ne Siena, eshte dhe ikona e bukur e “Zonjes te Keshillit te Mirë të Shkodres”,
e pranishme prej shume vitesh ne
Faltoren e Spitalit te Sienes. Ne fakt kjo ikone eshte nje kopje e origjinalit,
qe ndodhet, qe nga viti 1476 ne
Santuarin e Genazzano te Romes.
Njohja me kete realitet
shqiptar te Sienes, me ben dhe me krenar per historine, kulturen, artin dhe
vlerat e shipritit te madh shqiptar, që deshmojne per lidhjet historike
ndermjet Sienes dhe Shqiperisë, që kane filluar ne nje te kaluar te larget dhe
vazhdojne dhe ne ditet tona.
Kontaktet e para te
Shqiperise me Sienen dokumentohen ne vitin 1446, kur Gjergj Kastrioti
shkembente letra me kardinalin Enea Silvio Pikolomini, korespondence qe e
vazhdoj dhe ne vitet 1451 – 1458 kur ai ishte Peshkopi i Sienes dhe me pas kur
u zgjodh Papa Pio II (1458). Duke studiuar kete epitolar, rezulton se Gjergj
Kastrioti i a ka perseritur ne disa letra Papes Pio II: “te bashkohemi, per te
mbrojtur rrenjet kristiane te Europes” (Europei, aut qui domine cristiano
consentur). Kjo korespondence eshte e permbledhur ne vellimin “Comentarii”i
botuar nga Kampano, ku krahas letrave te drejtuara Gjergj Kastriotit, jane
perfshire dhe letrat, qe Pio II i ka drejtuar mbreterve, fisnikeve, peshkopeve
dhe miqeve te tij ne shume vende europiane, ku u kerkohej te ndihmonin
shqiptaret, te bashkoheshin per te mbrojtur Europen nga invazoret turq, e te
“mbrojme kristianzimin europian si keshillon Gjergj Kastrioti”, te marrim shembull
“dalla gesta del Signore dell’Albania” (nga vepra e zotit te
Shqiperise), nga “Christi Miles Intrepidus” (ushtari trim i Krishtit)
dhe nga heroizmi i popullit shqiptare, qe po i rezistonte sulmeve te egra
turke. Per kete qendrese heroike te shqiptareve, Sulltan Mehmeti i II ka thene:
“Po te mos kishte qene Skenderbeu, une do ta kisha bashkuar Bosforin me
Venecian do t’i a kisha vene çallmen
Papes e do te kisha vene gjysemhenen mbi
kupolen e katedrales te Shen Pjetrit”.
Rreziku turk e kercenonte vazhdimisht
Europen, por Europa nuk e vleresoj, madje vazhdonte te rrinte indiferente ndaj
Gjergjit dhe ndaj sakrificave te medha te popullit shqiptare, ose i dergonte
reparte te vogla ushtaresh, pak artileri dhe ndihma te pamjaftueshme
financiare.
Krahas meritave si komandant
dhe strateg ne luftimet kunder perandorise Osmane, Gjergj Kastrioti, komandant
i ushtrise shqiptare dhe Zoti i Shqiperise, ka zhvilluar dhe nje aktivitet te
gjere diplomatik, ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me zoterinjt me te shquar
te kohes, nepermjet leterkredencialeve te shumta si me Papët Eugjen IV
(1431-1447), Nikolla V (1447-1455), Kalisti III (1455-1458), Pio II
(1458-1464), Pali II (1464 – 1471), me mbretin e Napolit e te dy Siçilive
Alfonso i Arragones dhe me pas me te birin Ferdinandin; me duken Françesko
Sforca te Milanos, me kontin Gonzaga, me princin Lorenco dei Medici te
Firences, me mbreterit e Frances dhe te Hungarise, me dozhen e Venedikut, me
mbretin e Spanjes, me mbretin e Polonise etj etj,
Ne kete luader te ketyre raporteve
nderkombetare, ben pjese dhe letra drejtuar Zoterinjeve te Shquar te Republikes
te Sienes (Magnifica Signoria di Siena).
Nje fotokopje e kesaj letre
ndodhet ne muzeun Gjergj Kastriotit ne Krujë, ku Mehdi Hafizi, ciceroni
kompetent, elekuent dhe i apasionuar, ma tregoj gjate nje vizite me nje grup
profesorash te Universitetit te Sienes ne vitin 2001.
Sapo u ktheva ne Itali,
shkova ne Arkivin e Shtetit te Sienes dhe e kerkova kete leter. Eshte e
depozituar ne dosjen “Concistorio di Siena” (Kuvendi i Sienes), volumi 1659, Nr
10. Eshte nje leter e vogel, e nje historie te lavdishme, nje deshmi e
shkelqyer e heroizmit shqiptare, por te mos harrojme se historia behet dhe nga
keto fragmente te vogla.
Letra ka forme kuadrati,
eshte e tipit karton i holle (tip letre pambuku, shume e perdorur ne ato vite),
me ngjyre bezhe dhe e palosur ne kater
kendet. Ne faqen ballore (qe i perkon pjeses se pasme ku eshte shkruar teksti i
letres), eshte shenuar adresa kujt i dergohet letra;“Magnificis nobilibus et
prudentissimis viris Comunis Civitatis Senarum Amicis carissimis”, ndersa
ne anen ku palosen kater cepat e letres, pikerisht ne buzet anesore kane mbetur
njollat ngjyre oker ne te hirte, te dyllit mbylles, por per fat te keq, dylli
me shenja e vules te Gjergj Kastriotit ka humbur.
Letren e solli dhe e dorezoj
ne Kuvendin e Siens, murgu shqiptar Lazari, qe si rezulton nga letra ishte
kapellani (prift ushtarak), i deleguar i
posaçem i Gjergj Kastriotit, te cilit, sipas Bolletti, banoret e Sienes i bene
nje pritje madheshtore.
Letra eshte shkruar ne dy
gjuhe: ne latinisht (adresa e marresit dhe dy paragrafe pikerisht pjesa hyrese
me pershendetjet dhe pjesa mbyllese e nenshkrimit te letres), ndersa teksti
eshte shkruar me korrektese ne italisht .
Letra mbane daten 8 gusht i
vitit 1451. Ne pjesen fundore ka nje shenim, qe konfirmon se i eshte dorezuar
Kuvendit te Sienes me 13 shtator po te vitit 1451, pra leterderguesi e ka
prezentuar kete leter kredencial pas 40 ditesh.
Enriko Bolletti shkruan, se
letra u dorezua me ceremoni te organizuar ne sallen Concistorio, salla e
mbledhjes te Kuvendit te Sienes. Kjo sallë, me emertimin “Concistorio”,
ekziston aktualisht në ndertesen e komunes të Sienes dhe është e perfshire në
pjesën muzeale, por perdoret dhe në shumë aktivitete kulturale.
Letra i është derguar:
“Magnificis nobilibus et
prudentissimis viris
Comunis Civitatis Senarum
Amicis carissimis”
(Te shkelqyerve fisnike dhe
burrave te mençur.
Miqeve te dashur te Komunes
te qytetit te Sienes)
Në pjesen e sipërme qendrore
të letres është shkruar viti 1451 dhe në vazhdim eshte teksti në 14 rrjeshta,
me nje kaligrafi te admirueshme. Permbajtja e letres fillon me nje pershendetje
ne latinisht:
“ Magnifici nobiles et
prudentes viris, post debitam recomandationem”
(Te shkelqyer fisnike dhe
burra te mençur, per çka ndodhi vitin e kaluar po ju tregoj).
Ne vazhdim, letra eshte
shkruar ne italisht dhe informon te
Shkelqyerit fisnike te Kuvendit te Sienes, e ne vazhdim:
“ Significove commo commo,
quisto anno passato lo Imperatore Turchio con quartocento milia turchi anno
tenuto obsidiati una Terra la quale se
clama Croya delle pertinencie de Albania …
(Sulltani i Turqise, me
katerqind mijë ushtarë, e mbajti të rrethuar Krujën, kryevendin e Shqiperisë,
duke zhvilluar sulme kunder kristianeve, që mbronin kështjellen. Turqit nuk
munden ta pushtojne Krujën. Ne keto luftime kunder te rrethuarve, turqit lane
mbi 60 000 robër dhe të vdekur).
Me tej letra i drejtohet
miqeve senezë, duke i ftuar te luten per shqiptaret dhe te kontribuojne me ndihma.
Ne kete pjese të tekstit eshte një fjalë, qe nuk i perket as italisht dhe as
latinisht, pikerisht eshte e shkruar: “Et pertanto buy, comme fideli
christiani…” (Bolletti, fjalen buy e perkthen Ju) … et commune de grande autoritate siate pregati
…
(… dhe per kete, ju
si kristianë besnikë dhe si komuna me autoritet te madh, ju kerkojme te
luteni per ne para Zotit te
Plotfuqishem, per t’i mbrojtur
trojet e Krujes, qe jane shkaterruar nga pushtuesit dhe te na ndihmoni).
Zoti eshte ne anen tone e se
bashku me lutjet dhe ndihmat tuaja do te ndodheni ne mbrojtje te tokes se
Krujes.
Per çka me siper shkruajta,
do te degjoni dhe ato qe do t’i u tregoj i besuari im murgu Lazer, kapellani i
jonë, që ju sjelle këtë letër.
Scripta ad Croya, die VIII
mensis Augusti XIIII Indictione
(Shkruar ne Kruje diten 8, te
muajit gusht XIIII te begatshem).
“Vester in omnibus
beneplacitis Georgius Castrioti Dominus Albanie”
I juaji me tere miresite
Gjergj Kastrioti
Zoti i Shqipërisë.
Presentate die XIII settembre
Ne pjesen fundore te letres,
eshte nje shenim nga personi i Kuvendit te Sienes, i cili ka shkruar “Presentata
die XIII”, pra ka shkruar daten 13 shtator, kur e mori letren nga murgu
Lazer.
Ne rrethimin e pare te
Krujes, Turqia dergoj mbi 100 000 ushtare, ndersa ne letren e tij Gjergji
shkruan per 400 000 ushtarë. Kjo shifer nuk eshte gabim orthografik, por e
shkruar me fjale me qellime propogandistike, per te sensibilizuar opinionin
europian per permasat, fuqine dhe egersine e ushtrise osmane, qe po perbente
nje rrezik imediat jo vetem per Shqiperine, por dhe per vendet e tjera
europiane. Kjo menyre te shkruari, ishte nje thirrje per rrezikun qe ishte ne
prag te Europes. Ne kete periudhe,
vendet ballkanike ishin pushtuar nga turqit, por rrezikonte te sulmoheshin e te
pushtoheshin dhe mbreteria e Napolit dhe e dy Siçilive, shteti i Vatikanit,
Vendiku dhe vendet e tjera europiane.
Per jehonen e kesaj fitorje
madhështore të shqipetareve kunder turqeve dhe kontributin e Kuvendit të
Sienes, Enrico Bolletti shkruan: “Fisniket dhe populi i Sienes i u pergjigjen
kerkeses se Gjergj Kastriotit me nje mbeshteje te konsiderueshme financare, per
t’u perdorur per blerje armatimesh dhe per te organizuar fushata ushtarake
kunder turqeve. Keto ndihma te mbledhura, populli i Sienes i a dorezoj murgut
Lazer”.
Kjo
lidhje miqësore e Gjergj Kastriotit me popullin e Sienes, pasurohet dhe me nje
ngjarje tjeter të posaçme. Në vitet 1460 - 1461, Gjergji beri disa udhetime në
Romë e ne nje prej tyre, ne vitin 1461 shkoj në Siena, i ftuar ne dasmen e
Antonio Pikolomini (nipi i Papes Pio II), qe u martua me te bijen e mbretit
Ferdinand II te Napolit e te dy Siçilive. Ne kete kohe Pio II shenjteroj
Katerinen Sienes (shenjetore nga Siena), Padrone e Europes dhe Doktorre e
Kishes Katolike.
Gjate diteve te dasmes ne Korsinjano-Val-Orçia te Sienes, eshte takuar dhe me Xhiovani Bellini (i njohur me emerin Xhiambellino), nje nder piktoret me te shquar te rilindjes itaiane te shekullit XV, i cili ka bere dhe nje portret te Gjergj Kastriotit, qe me te drejte konsiderohet origjinal dhe i pari. Krahas perputhjeve ne ngjarje e ne kohe, autori ne kete portret ka pikturuar dhe mbresen e nje plage ne pjesen e temthit te Gjergjit, qe perkon me nje fakt historik. Muaj me pare, Gjergji ishte plagosur pikerisht ne pjesen e temthit, gjate nje beteje te ashper kunder turqeve. Ky portet i Gjergj Katriotit, qe autori e ka titulluar “GIORGIUS SCANDER BEK), ndodhet i ekspozuar ne Muzeun Uffizi te Firences.
- Shenim: -Lutfi Alia, është mjek në
Centro Prevenzione Oncologica të qytetit Siena –Itali .
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj-