Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (11)
E enjte, 27.12.2012, 10:19 AM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (11)
Komponente të drejtës antike greke në Kanunin e Leka Dukagjinit
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
-Gjatë misionit shëtitës në Shqipëri, Eterit jezuit i “fotografuan” dhe i dokumentuan të gjitha keto aspekte te jetes te shoqerise malesore dhe gjitheçka që perjetuan e shkruajten dhe e derguan ne qender (Venecia) me nje mori relacionesh, të hartuara në kohë reale. Mes shënimeve të shumta, nje material i bollshëm dhe interesant lidhet me Kanunin, me përmbajtjen juridike e morale te zakoneve dhe me proçedurat e Kuvendit-
E drejta greke, ka mbetur ende objekt i studimeve
me teper te karakterit filologjik, se juridik. Studimet e aspekteve juridike,
pergjithesisht jane sporadike, te lidhura me profilin e te drejtes private, e
te analizuara ne varesi te
kategorive dhe te instituteve perkatese dhe te ballafaquara me te drejetn
romake.
Termi e drejta antike greke, nuk i referohet nje
rregulli juridik specifik e unitar, sepse çdo polis
qeverisej nga sistemi i vet i ligjeve, pra sejcili polis kishte nje regjim
juridik autonom dhe autarkik (á?ôÜñêåéá),
qe i pergjigjesh realiteteve te veta sociale. Kur themi e drejta antike greke,
kuptohet nje term kolektiv, qe i referohet formave rajonale dhe historikisht te
percaktuar te drejtes pozitive, e cila bazohej ne mendime juridike komune dhe
ne te njetat parime te se drejtes, per çka, njihen si “te drejtat e grekeve”
(pra shume te drejta).
Ky
polimorfizem i te drejtave greke, kishte ndikuar, qe ligjet me te mira (p.sh
ligjet e Karonda per Katanen), te adaptoheshin vullnetarisht nga polise te
tjera, madje shume ligje huazoheshin reciprokisht, sidomos ligjet, qe
rregullo-nin marredheniet tregetare. Ne kete periudhe historike, me qe Athina
kishte influencen me te madhe politike, filozofike e kulturale, e drejta e
Atikes ndikoj ne rregullat e poliseve te tjera, qe i huazuan dhe i pervetesuan
keto ligje.
Te drejtat greke zbatoheshin ne 750 polise (qytete shtete) dhe ne 300 koloni greke (polise) ne bregun mesdhetar, nder te cilat perfshiheshin Butrinti, Apollonia, Durresi, Vlora, Ulqini etj. Pra, ne antikitet, e drejta greke zbatohej prane e ne brendesi te popullates ilire, kesisoj pleqt ilire moren shume elemente juridike nga e drejta antike greke, qe dhe sot i gjejme te pranishem ne kanunet tona.
Karakteri
dhe veçorite e te drejtes antike greke
Kontributi
i Greqise se lashte ne temat e te drejtes, te drejtesise dhe te polisit, i ka
lene gjurmet dhe ne filozofine e te drejtes moderne. Ne ndryshim nga shoqeria
romake, shoqeria greke nuk e njihte klasen gjyqtareve, pasi drejtesia zbatohej
nga keshilli i pleqeve, njelloj si ne fshtarat arberore-shqiptare.
Ne
lidhje me te drejten antike greke, Ludwig Mitteis (1891) shkruan: “dhe pse
legjislacioni i poliseve (??????),
eshte polimorf (shumeformesh), ai ka karakter
unitar (te njetrajtshem), pasi bazohet ne koncepte juridike e parime komune”.
Veçoria dalluese e te drejtes antike greke eshte se
perfaqeson shfaqien e hereshme te teknikes juridike, e percaktuar ne shume
epigrafe te shekujve VII - VI para Krishtit. Krahas deshmive epigrafike,
ekziston dhe nje tradite historike, qe evidencon disa figura te shquara
legjislatoresh si Zaleuko dhe Karonda ne ambjentet e magnagrecia dhe sidomos
Soloni, qe njihet si reformatori i te drejte Athinase (e drejta e Atikes),
Ne shekujt
V - IV (para K), ne Athine, ligjet diskutoheshin dhe miratoheshin ne asamblene
popullore, me pjesmarrje te gjithe popullit, pra ne Agorà, çka shprehte
garancine dhe barazine e te gjithe qytetareve para ligjeve dhe rregullave. Ne
epoken klasike, athinasit e braktisen kete rregull antik, per pasoje ne
regjimet demokratike greke, ligjet shprehnin vetem vullnetin e grupeve sociale
me te forta.
Ne
perandorine romake ndodhi e kunderta, ligjet formuloheshin dhe miratoheshin nga
patricet, pra nga aristokracia.
E drejta antike greke ndikoj ndjeshem ne te drejten
romake, gjate kontakteve te dy kulturave, sidomos pas pushtimit te Greqise nga
romaket ne shekullin e II para Krishtit. Romaket jo vetem e pervetesuan, por
dhe e modifikuan, e modernizuan te drejten e lashte greke, duke hartuar nje te
drejte me karakter unitar, kesisoj i dhane formen te drejtes romake te
unifikuar per te gjithe perandorine romake, qe me pas u perfeksionua me
shkollën juridike bolonjeze te Irnerios se famshëm (viti 1100 pas Krishtit), qe
mbeti ne fuqi dhe aktive per shume shekuj.
E drejta romake ishte ne fuqi dhe aktive ne
Provincen e Ilirise, si u trjtua ne shkrimet e mepareshme.
Jo vetem kaq, por e drejta romake, sherbeu si model per te gjitha sistemet juridike europiane (ne menyre te veçante per kushtetutat perandorake, monarkike dhe republikane e Italise), si dhe per ato te vendeve extraeuropiane.
Burimet historike te drejtes antike greke
Problemi kryesor ne studimin e te drejtes antike
greke eshte se, nuk ekziston si nje sistem i kompletuar ligjesh, sepse perbehet
nga pjese, te nxjerra nga burime historike, kryesisht letrare dhe nga fragmente
epigrafike, ose nga epigrafe te ruajtura ne menyre dizorganike, por qe kane
marre rendesi ne evidentimin e legjislacionit te lashte grek.
Nder “dokumentat” me te rendesishem, te lidhura me
te drejten antike greke rendisim:
- Iliada dhe Odisea e Homerit. Elementet me te vjeter te ekzistences te drejtes
antike greke jane pershkrimi i mburojes se Akilit nga Homeri (Libri XVII,
vargjet 490 – 508), ku paraqitet per here te pare skena e nje proçesi gjyqesor,
si dhe rregullat e gares me karrot e
luftes (Libri XXIII), gjate lojrave te organizuara nga Akili, per
funeralin e Patroklit etj.
Shume studiues jane perpjekur te identifikojne
deshmite episodike ne brendesi te Iliades te Homerit, pra te zbulojne
ekzistencen e nje sistemi rregullash sociale e juridike, qe drejtonin e
rregullonin jeten e shoqerise aristokratike te kohes se Homerit, ose kane
interpretuar rregullat proçeduriale, qe aplikoheshin per zgjidhjen e
konflikteve midis individeve, grupeve shoqerore dhe shteteve etj, te
pershkruara ne poemat epike te Iliades dhe Odiseas.
- Ligjet e Gortyna. Ne
shekullin XI para Krishtit, fiset Dore pushtuan ishullin e Kretes, ku per
shekuj kishte lulezuar qyteterimi i rafinuar minoik. Doret hartuan nje sistem
normash te drejtes, nga te cilat jane ruajtur ato qe ishin ne fuqi ne polisin
Gortyna te Kretes. Ne fakt ky ligj eshte i vetmi kodifikim i ruajtur pothuajse
teresisht, ku perfshihen raportet juridike dhe sociale te zbatuara ne hapsirat
e 'oikos, nder te cilet dallohen ligjet e
te drejtes se familjes; e drejta e prones, qe rregullonin raportet e pronesise
ndermjet pjestareve te familjes; e drejta e trashegimise; instituti i adaptimit
te femijeve, instituti i divorcit dhe dispilina e tradhetise bashkeshortore,
ligjet e ceremonive mortore etj.
- Ligje
te tjera jane nxjerre nga epigrafe te rastit, si psh ne Athine
jane gjetur ligjet e Drakonte mbi homicidin (vrajsen).
- E
drejta e athinasve (shekulli IV para Krishtit). Permban gojtari
gjyqesore te logografeve, pra diskutime te shkruara, por fragmentare, te cilat
kane ndihmuar te hidhet drite mbi natyren dhe elemente te veçanta te drejtes
athinase .
Te
kesaj periudhe jane dhe veprat e shkruara nga Platoni si “Apologjia e
Sokratit” (pershkruan gjyqin e Sokrati), si dhe vepra tij e paperfunduar “Ligjet”,
qe e kompletoj me pas Aristoteli ne vepren “Politika”, ku perveç
diskutimit mbi ligjet ne raport me kushtetuten, analizon dhe veprat e disa
legjislatoreve antikë te Athines.
Ne kete
grup dokumentash jane perfshire dhe traktati “Kushtetuta e Athinasve” e
Aristotelit, nje permbledhje mbi jurispudencen publike dhe gjykatat e Greqise
se lashte.
- E
drejta Helene ne Egjyptin grek te periudhes Tolemeike. Nga
studimi i disa papiruse, jane zbuluar te dhena, qe kane ndihmuar te nxirren
konkluzione mbi natyren e te drejtes antike greke, ne te quajturen periudha
helenistike e egjyptiane.
- Burimet letrare. Ne shume drama dhe tragjedi te asaj kohe, pershkruhen skena proçesesh gjyqesore, qe kane sherbyer si materiale interpretative per menyren e aplikimit te drejtesise ne Greqine e lashte. Shume nga veprat letrare jane te lidhura me Athinen e Atikes, ku u zhvillua shkenca e politikes, nga buroj dhe u ndertua demokracia athinase, e cila ndikoj qe e drejta atike, te behej me e njohura, madje dhe sot, mbetet objekt i privilegjuar sudimesh.
Ligjet
e Gortyna. Dokumenti epigrafik (mbishkrim) me i vjeter, me i
plote e me intersant jane ligjet, apo Kushtetuta e Gortyna, qe eshte gdhendur
ne blloqe mermeri, me shkrimin ne dialektin dorik (shekulli VII – VI para K).
Fillimisht, mbishkrimi ishte i vendosur ne nje faqe muri te nje ndertese
publike, ne sheshin kryesor te qytetit, sepse sipas zakoneve te poliseve greke,
ligjet duhej te njihesh nga i gjithe
populli. Keto blloqe mermeri, gjate
pushtimit romak, u perdoren per ndertimin e odeonit ne Gortyna, por per fat te
mire shumica e blloqeve te mermerit me mbishkrimet jane ruajtur deri ne ditet
tona, madje jane perkthyer e njihen nga bota shkencore.
Keto ligje
nuk perfaqesojne te drejten e Shtetit te Kretes, por kodin e te drejtes, vetem
per polisin Gortyna te Kretes.
Ligjet e Gortines kane karakter aristokratik. Ato
percaktojne rregullat e formimit te nje qeverie kolegjiale te perbere nga 10
kozmos me perkatesi fisnike, qe ishin njekohesisht dhe gjyqtare, te cilet e
qeverisnin qytetin, me asistencen e nje keshilli pleqësh. Nga analiza
krahasuese e ketyre ligjeve, konstatojme nje paralelizem origjinal, te rolit te
gjyqtareve ne polisin Gortyna, me gjyqin ne Iliaden e Homerit (mburoja e
Akilit) dhe me ate te pershkruar nga Anaksimandri i Miletit, te cilet tregojne
se drejtesia helene ushtrohej, per te tuteluar interesat private te qytetareve.
Keshilli i pleqeve. Ashtu si e pershkruan Homeri ne Iliada dhe ne ligjet e Gortyna, gjyqi
zhvillohej nga keshilli i pleqeve, te cilet rrinin ulur ne rreth (shprehje e
barazise sociale mes pleqeve gjykates, per çka dhe Homeri e quan rrethi i
shenjte) dhe sejcili mbante ne dore nje bastun
(skepter), qe perfaqesonte simbolin e pushtetit dhe te autoritetit.
Kjo tradite e lashte gjyqesore e keshillit te
pleqeve nuk u ruajt ne te drejten romake, ndersa mbeti dhe vazhdoje te zbatohet
ne te drejten ilire e me pas dhe ne ate arberoro-shqiptare.
Si theksuam ne shkrimet e me pareshme, jeta e
shoqerise ilire drejtohej nga pleqt dhe kjo tradite eshte bartur deri ne ditet
tona. Kete realitet e gjejme te sanksionuar ne te gjitha Kanunet tona, por na e
deshmojne dhe studiues te huaj, si psh misonaret jezuit, te cilet nga viti 1880
– 1932 vizituan malesite shqiptare, ku ata perjetuan forcen e Kanunit, njohen
Kuvendin, rolin e pleqeve, te kryeplakut, asistuan ne martesat, u njohen me
ndëshkimet, vrasjet (hakmarrjet-gjakmarrjet), marrëdhëniet mes fiseve e
famullive, mes përkatësive fetare, njohen ritet mortore etj.
Gjatë misionit shëtitës në Shqipëri, Eterit jezuit
i “fotografuan” dhe i dokumentuan të gjitha keto aspekte te jetes te shoqerise
malesore dhe gjitheçka që perjetuan e shkruajten dhe e derguan ne qender
(Venecia) me nje mori relacionesh, të hartuara në kohë reale. Mes shënimeve të
shumta, nje material i bollshëm dhe interesant lidhet me Kanunin, me
përmbajtjen juridike e morale te zakoneve dhe me proçedurat e Kuvendit.
Ne shënimet e At Domeniko Pasi nga Verona dhe At
Fra Genovizzi nga Bergamo (drejtues te misionit shëtitës te jezuiteve ne
Shqiperi), gjenden informacione te shumta dhe me vlera per kuvendet malesore,
per keshillin e pleqeve, te cilet i pershkruajne me hollesira, duke evokuar
rrenjet ne lashtesi, ngjashmerine impresonuese me conventus te romakeve
dhe agorà te grekeve te lashte e sidomos pershkruajne me pasion
solemnitetin dhe seriozitetin e proçedurave te Kuvendit, ku kishin asistuar. Ne
relacionet e eterve jezuit, eshte shkruajt se, te gjitha aspektet e jetes te
malesoreve shqiptare drejtoheshin nga pleqt, nga keshilli i pleqeve, qe
mblidhej ne sheshin e fshatit (vende te shenjta).
Ne keto relacione, eterit jezuit tregojne se Kanuni
ishte rregullator i gjithçkaje dhe i bazuar ne mendime juridike komune dhe ne
te njetat parime te se drejtes, ku shpesh shprehnin pranine e elementeve
Homerike dhe te drejtes antike greke. Për vite me radhë, keto relacione janë
sistemuar në volume të posaçme, të titulluara “Letrat Zyrtare të Provincës
së Venecias nga Fushata e Krishtit”. Ndër vite ato jenë shfletuar nga
studiues të interesuar për Shqipërinë, sidomos nga At Zef Valentini, apo nga
ata, që rastësisht janë ndeshur me normat zakonore të veriut shqiptar.
Ne vitin 1939, gazetari shquar dhe historiani
italian Indro Montanelli, beri nje vizite disa mujore ne Shqiperi dhe
pershtypjet i botoj ne librin “Albania una e mille”, ku nder te tjera shkruan:
“Mbi Kanun mbeshtetet organizimi i fisit, i fisit patriarkal shqiptar, i
cili mbahej ne kembe nga keshilli i pleqeve, qe jane bartesit e drejtesise dhe
qe i japin vendimet te mbledhur ne vende te shenjta. Nuk ka gje me magjepse se
kjo gjykate e larte pleqsh, te cileve Kanuni u beson rolin e
rregulluesve te jetes dhe te dokeve te Malesise. Kam qene i pranishem dhe kam
ndjekur Kuvendin ne fshatin Rjoll. Asnje gjyq dhe asnje gjykate nuk me ka bere
ndonjehere aq shume pershtypje. Rituali ishte shume i lashte, kishte diçka
homerike. Me erdhi nder mend se keto kritere mund te konkuronin çdo lloj
gjykate te koheve moderne”.
Ne Greqine antike,
gjyqet zhvilloheshin nga pleqt, pra nga keshilli i pleqeve, njelloj si ne
malesite tona.
Ne Librin e 11, ne nyjen 141 te Kanunit te Lek
Dukagjinit, ne disa paragrafe sanksionohen detyrat dhe te drejtat e pleqenise,
sidomos ne funksionin si gjykates, qe perkojne me ato te drejtes antike greke,
nder te cilet rendisim:
§.992. Pleqt jânë a të parët e
vllaznive a Krenët e fiseve, zyra e të cillvet âsht e mbeshtetun në themel të
tagrit kanûnor.
§.994. Pleq thirren edhe burrat më za per urti dhe qe jânë regjun nder gjygje e
pleqni.
§.995. Per pûnë të veçanta dhe per të kapme të posaçme, ... pleqt pêrgjigjen
per gjyqin e bam prej tyne e i njoftun prej
kanûnit, mjaft qe të pleqnojn mbas
kanunit.
§.996. Pleqt e Kanunit kàn tager me shmangë çdo rragë e kercnim damesh e
vrasje, kû me urti, kû me fuqi bashkë me
katund e nder kercnime të randa fôrt
do të lypin krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per të pru ne mend
të dalunin mendësh.
§.997. Pleqt kàne tager me mbledhë katundin, kùr mos të due kush me i ndêjë
gjygjit të folun mbas kanûnit e pà
krahambajtje.
§.998. Per pleqni të vogla do të mirren Pleqt në katund permbas v1laznijet e
fisit.
§.999. Pleqt e mârrun per me bâ ndonje pleqni ... kane tager me bâ gjyq e me e
çue deri në mbarim (me e perfunduar).
§.1000. Jo vetem Pleqt dhe Krenët e Kanûnit kàn két tager, por edhè Pleqt e
çashtjevet të veçanta, si t’i ketë zgjedhë
kush per pleq, kàn tagrin e
permendun.
§.1002. Parimi î kanûnit âsht: "Plak mbi Plak, gjyqi mbi gjyq e bé mbi bé,
kanûja nuk bân.
§.1003. Pûnët e randa, qe e vrugnojne nderen e katundit a të Flamurit, do të
peshohen prej Pleqvet të katundit dhe prej
Krereve të Flamurit.
§.1004. Pleqt e Krenët e Flamurit nuk mùnd të kpusin kurrnji gjyq e nuk mùnd të
gjobisin kend në katund, pà i pasë me
vedi Pleqt e Strapleqt e katundit, në
të cillin gjindet fajtori.
Ne epigrafet e Gortyna, nje vend
te posaçem kane ligjet mbi te drejten familjare. E drejta private dhe e drejta
familja-re ne Gortyna, bazoheshin ne rregulla dhe ligje, disa nga te cilet
ngjasojne me ato te Kanunit te Leka Dukagjinit.
Pozicioni social dhe
juridik i grave. Ne boten greke e ne ate romake, gruaja
kishte trajtim diskriminues. Ne te gjitha aspektet e jetes greke, dominonte
sistemi i autoritar i meshkujve, aq sa familja identifikohej me kryefamiljarin,
pra organizimi familjar ishte njelloj, si ai qe sanksionohet ne Kanunin e Leka
Dukagjinit.
Me lindjen
e poliseve (shekujt VII – VI para K), statusi i femrave (grate, vajzat) pesoj
nje perkeqesim te shpejte. Nje numer i konsiderueshem ligjesh i kufizoj dhe ato
pak liri qe gezonin me pare. Grave u mohohej e drejta per pushtet, çka shihet
qarte si ne Ligjet e Gortyna, ne te drejten e Athines dhe ne Iliaden e Odisen e
Homerit, ku ato pak gra me pushtet dhe pse ishin mbreteresha, shfaqen si raste
te izoluara dhe shtepijake (Penelopa, Helena dhe Klitemnestra), ose dalin si
figura mitike (Sirenat, Circe, Kalipso), te cilave i u eshte dedikuar pushteti
i erret dhe tinzar.
Grate greke edhe pse kishin nje fare
autonomie, merreshin vetem me punet e shtepise e me mbarevajtjen e familjes. Te
gjitha protagonistet e epopesë heleno-trojane, perfshi mbretereshat, ishin gra
shtepijake. Keto aspekte i pershkruan Homeri ne Iliada dhe Odisea, sidomos ne
qendrimin e Telemakut ndaj te emes Penelopa, te cilen e urdheron para te
gjitheve:”... Shko ne dhomen tende, merru me punet tuaja, puno ne tezgjah e
me furken, kontrollo sherbetoret te bejne punet e tyre, ndersa detyra ime eshte
harku dhe mbi te gjitha te komandoj ne shtepine time…”
Te njejtin qendrim mban Hektori ndaj
Andromakes: “... Tani shko ne shtepi e merru me punet tuaja, me furken, me tezgjahun,
kontrollo sherbetoret si i kryejne punet, ne lufte do te shkojne burrat e Ilio
dhe une me shume se te tjeret... ».
Ne Kanunin e Leka Dukagjinit
gruaja ka pozicion inferior, eshte e nenshtruar dhe pa te drejta, njelloj si ne
te drejten antike greke dhe te drejten romake. Ne kete kontekst vlen te
theksohet se e Zonja e shtepisë (nënmadhja, lokja) ne malesite tona, me ato te
drejtat dhe detyra, qe i njeh kanuni, eshte e barabarte me mbretreshat e
greqise antike, madje gezon më shume te drejta, qe jane parashikuar ne 5
paragrafe te veçanta (§ 21 - § 25), te Nyjes 9, te Librit II te Kanunit. Zonja
e shtepise ndante detyrat, llojet e punes e turnet për nuset e vajzat,
organizonte dhe mbante rregullin e shtëpise. Ajo adminsitronte ekonomine e
shtepise, kujdesej për fëmijët per sa kohe, qe gratë e tjera ishin ne pune.
Nënmadhja kishte iniciative e gezonte autonomi ne
administrimin e puneve te shtepsise, kesisoj edhe pa lejen e zotit të shtëpisë,
mund të jipte, ose të merrte borxhe ne prodhime ushqimore.
Sipas Kanunit te Leka Dukagjinit, familja shqiptare
jo vetem respekton në mënyrë thelbësore strukturen e familjes se vjetër greke e
romake, por ruan në gjirin e saj të gjitha ato elemente morale e shpirtërore me
vlera, që grekët e romakët i humben dhe i braktisen nën ndikimin e tuteles dhe
organizimeve të reja të poliseve greke dhe te civitas romake.
Ndonese Kanunet tona, kane qendrim diskreminues
ndaj grave, duke i konsideruar dorëjasht dhe pa të drejta, realiteti arberoro-shqiptar
provon dhe te kunderten. Kesisoj, grate kishin te drejten te rradhiteshin krah
burrave, ne lufte kunder pushtuesve te huaj, si jane rastet e Mamica
Kastriotit, Nora e Kelmendit, grate e Hotit e te Grudes, Shote Galica dhe me
qindra burrnesha - virgjeresha, keto amazona arberore, vajza te pamartuara, qe
mbanin arme, shkonin ne lufte, madje dhe merrnin pjese ne Kuvende.
Ndonese shpesh, me dashje ose padashje harrohet te
evidencohet, mendoj se duhet te pranojme dhe te theksojme, se Kanuni i Leka Dukagjinit,
e vleresonte rolin familjar dhe shoqeror te grave ne funksionin e nenes, per
shtimin e familjes me femijet (sidomos te femijeve meshkuj), prandaj e merr ne
mbrojtje, si eshte sanksionuar ne Librin III, Nyjen 28, ku theksohet: “Gruja s’bjen në gjak“- „Grueja lshon në gjak prinden“.
Ne kete aspekt Kanunet tona jane me tolerante, me
moderne se sa e drejta antike greke dhe e drejta romake, ku mungojne mbrojtja e
gruas si nene.
Ne epigrafet e Gortyna, jane perfshihre ligjet
mortore, qe jane ligjet me te vjetra te proçedurave legale, ku perfshihen
praktikat funerale, normat dhe rregullat e ritualeve mortore, proçedurat e
varrimit dhe varrezat.
Vlen te thekesoj se shumica e ketyre ligjeve antike
greke, kane ngjashmeri impresionuese me ato te Kanunit te Leka Dukagjinit,
madje shume prej tyre jane aktive dhe ne ditet e sotme
Ligjet mortore ne epigrafet e Gortyna. Nga analiza e tre dokumentave epigrafike, qe
tradicionalisht jane quajt “leges ad funera spectantes”, u arrit te
identifikohen disa ligje, te perfshira ne korpusin e ritualeve funeber te
Gortyna.
Pjesa e pare e epigrafeve te Gortyna perfshijne
rregullat e quajtura “pjesa e te vdekurit”, pra objektet e perdorura nga
personi gjate jetes dhe qe ne antikitet vendoseshin ne varr se bashku me te
vdekurin. Keto elemente i gjejme dhe ne normat e Solonit, ne ligjet e Iulis e
ne rregulloren Labiadi te Delfit, çka shpreh karakterin e pergjithshem helen.
Ne ligjet e Gortyna theksohet: “korteu
(percjellesit) me arkivolin nuk duhet te kaloje ne rruge private, por vetem ne
rrugen e madhe te polisit”. Ky rregull ka mbetur i pandryshuar ne popullin
tone, madje ka te njejtin formulim si ne shekullin e VII para Krishtit, i
sanksionuar ne Kanunin e Leka Dukagjinit, ne librin e 12, ne paragrafin 1246,
ku thuhet: “Percejellsat me të dekmin, nuk mùnd
t’i kalojne ndokuj per derë, posë në kjofët udha e madhe a udhë katundi".
Ne te drejten antike greke
percaktohen te gjitha ritualet mortore, por mendoj se eshte e tepruar te
trajtohen ne kete shkrim, megjithate per kurjozitet, po rikujtoj se nje nga
epigrafet e Gortyna ka nje ligj, ku percakton: “percjellesit e te vdekurit
ne varreza, duhet te rikthehen ne shtepine e te vdekurit, per te bere
ngushulimet...”. ne Shqiperi, te gjithe e njohim dhe e zbatojme kete
ritual, qe si kuptohet e ka origjinen ne antikitetin grek, i pasqyuruar qarte
ne Kanunin e Leka Dukagjinit, ne librin e XII, ne paragrafin 1247 ku shprehet
tekstualisht: “Tuj dredhue prej vorresh, s'do të ndalet kush n'udhë, por do
të shkojë fill në shpi të të dekunit”.
Epigrafet e Gortyna permbajne dhe
ligjin per varrezat, qe ishin te destinuara “vetem per banoret e polisit”.
Kete ligj me formulim e aplikim te njejte e gjejme ne Kanunin e Leka
Dukagjinit, ne librin I, ne nyjen 2 (Vorret), ne paragrafin 5, ku eshte
sanksionuar: “Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi, s’hynë i dekuni a i
vrami i vllaznisë a i fisit tjeter”.
Vajtimi (vajet, vomet, kùja). Vajtimi,
apo kuja eshte nder ritet me te lashta, me dramatike, me te ndjesheme dhe me te
dhimbeshme, qe shprehin vuajtjen dhe pikellimin per humbjen e nje personi te
familjes, ose te fisit.
Ne ligjet e Gortyna, ne epigrafet 46B dhe 76B,
sanksionohen ritet e vajtimit, pra qarja ne grup e duke shkulur floket, per te
shprehur hidherimin per vdekjen e nje personi te afert. Vajtimi i grekeve te
lashte eshte studiuar e pershkruar nga autore te shumte, nder te cilet rikujtoj
De Martino (1957), Alexiou (1974), Garland (1985) dhe F. Frisone (1994, 2000).
Vajtimi per te vdekurin praktikohej dhe ne ritet
mortore te Kretes, çka eshte konfirmuar ne zbulimet arkelologjike, si p.sh nje
hydra e gjetur ne Skourasmenos (shekulli VII para Krishtit), eshte e zbukuruar
me nje skene, qe paraqet tre gra duke qarë, qe shkulin floket, si shprehje e
dhimbjes (e pershkruar nga Levi ne vitin 1927).
Skena e vajtimit eshte identifikuar dhe ne nje
kapak urne ne Afrat (Varri B – shekulli VII para K), ku eshte gdhendur nje grua
duke qare e me duart ndermjet flokeve, njelloj si grate shqptare, apo vajtocat,
qe qanin dhe shkulnin floket ne rastet e vdekjes te nje personi te familjes,
apo te fisit.
Ne Kanunin e Leka Dukagjinit, ne Librin e XII, ne nyjen 24, ne disa paragrafe (§1235 – 1245), jane rregullat per burrat vajtues dhe grate vajtuese (vajtocat), me veçori se grate vajtojne duke shkulur floket, ndersa burrat vendosen ne forme gjysem rrethi perballe te vdekurit dhe vajtojne duke çjerre fytyren dhe gjoksin.
§.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi,
grrishten edhè tundin krahnorin.
§.1236. Grate vajtoin, por nuk grrishten.
§.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të dekunit miqt, do të vêjn në
krye jakzat e gjurdijavet.
§.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri herësh dhe tuj persritun
fjalen "I mjeri unë!" nandë herësh e tuj
hudhë kambën kah i dekmi”.
§.1245. Gjâmtarët rreshtohen, tuj ba gjymës rrethit me ftyrë kah i dekuni.
Zakonet e vajtimit per te vdekurin, ashtu si
parashikohen ne Kanun, i ndeshim ne lashtesine mesjetare arberoro-shqiptare, ne
veçanti ne kengen e dyte te eposit te Kreshnikeve, ku Ajkuna vajton te birin
Omerin e vrare. Ajkuna ishte gruaja e Mujit, prijesit te Ageve te Jutbines, qe
shquhet ne bemat legjendare kunder sllaveve.
Vajin funeber te burrave e ka pershkruar hollesisht
Marin Barleti ne librin “Historia e Skenderbeut” (Historia de vita et rebus
gestis Scanderbegi), e botuar me 1508, ku tregon se pas vdekjes te Gjergj
Kastriotit, Leka Dukagjini qane duke çjerre fytyren dhe gjoksin, e duke thirrur
tre here “vdiq Gjerrgji yne”, pra ban gjamen njelloj si pershkruhet ne Kanun,
pikerisht ne paragrafin 1235.
Kete skene e trajton dhe Ernest Koliqi ne dy poezi
te dedikuara Leka Dukagjinit, ku ne kengen e vdekjes, pershkruan Leken duke
vajtuar me gjame e duke thirrur “Skenderbeu i madhe s’eshte më”.
Zakoni arberor i qarjes per te vdekurin u ruajt dhe
nga arbereshet e Italise, te cilet si ne mote te shkuara dhe ne vitet e
fillimit te shekullit XX, ruajten gjuhen, kulturen e zakonet arberore te
vendeve te origjines e ndemjet tyre barten dhe ritet mortore, qe ishin krejt te
ndryshme me ato te popullates italiane.
Jo vetem praktikat funebre, por dhe ritet ishin
arberore, kesisoj vajtonin me kenge, duke evokuar vlerat familjare dhe
shoqerore te pjestarit te vdekur, si jane vargjet e kesaj kenge vaji te
arberesheve, qe vajton babane e vdekur: Oj tat, tatza im,/ce kur m’u leve ti/m’u leve krienxat,/bir i vetem e
pjot bondat……... E moj tatza im,e moj i miri im,/E moj tatza im, e moj hajdhjari im,/e moj i miri
im………etj, etj.
Studiuesi francez Albert Dumont (1842 – 1884), kreu
nje udhetim neper Shqiperi dhe kershëria për të njohur popull-in tone, e shtyu
te ngjitej nder malet shqiptare, drejt së panjohurës, drejt asaj që fshihej
brenda atyre kullave të gurta, hijerënda e të ftohta, por me një shpirt
mikpritës, ku miku ishte i barabartë me hyjnitë, i barabarte me zotin: "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut"
(Libri i VIII i Kanunit te Leka Dukagjinit).
Në çdo vend që ndalonte, Dumont gjente gjurmë të
një jete të lashtë, zbulonte gjurmë homerike, ato qe prej shekujsh ishn shuar
në tokat parahelene, ne Greqinë helenike dhe ne Romen e lashte, ndersa nder
shqiptaret ishin ende të gjalla e aktive. Por ajo që e impresiononte më shumë,
ishte mënyra sesi e qanin të vdekurin shqiptarët e veriut, vajtimi përmes
gjamës, si atë që vritej nga gjakmarrja, ashtu dhe atë që vritej në luftë.
Kjo mënyrë vajtimi e malesoreve shqiptare – shkruan
Dumont – kishte lidhje me antikitetin, pasi ajo dëshmohet në shkrimet e
Herodotit, i cili fliste për vajtimet kolektive të banorëve të këtyre trevave.
Historiani Mihail Apostoli (shekulli XV), shkruan
se "iliret taulantë vajtonin si kretasit", pra nje deshmi, qe
keto rite mortore i praktikonin dhe fiset ilire e ne kohet e me pasme u barten
e u aplikuan dhe nga aarberoro-shqiptaret.
Praktikmi i vajtimi mortor nga shqiptaret, vazhdoj
te praktikohet ne shekulin XV, si shkruan Barleti per vajtimin e Lek Dukagjinit
për vdekjen e Skënderbeut, ashtu dhe ne shekujt XVI – XVII, si rezulton ne
shkrimet e Pjetër Budit, qe pershkruan gjamën e malësorëve katolikë në ritualin
e mortit.
Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, shkruhet qartë se:
"Më kanu asht me britë për të dekmin tri herësh, tuj i përsëritun
fjalët 'mjeri unë…' nandë herësh e tuj hudhë kambën kah i dekmi".
Përgjithësisht, kuja, thirrjet dhe ofshamat e
burrave kombinohen çdo herë me gjeste, të cilat e rrisin me shume dramacitetin
e ngjarjes nëpërmjet vetgjymtimit: “rrahja me grushta e gjoksit te perleshun
të zbuluem', me gervishtjen – çjerrjen e
lëkurës së tamthave me 'thonj të premë … tue hjedhë gjak nga i vdekun”, dhe
së fundmi përuljes më gjunjë para të vdekurit, duke përkëdhelur tokën, që do
strehojë dhe do te konsumojë kufomën e tij…"
Për lidhjen e ngushtë të jetës dhe historisë
moderne shqiptare me antikitetin grek, Dumont perdor nje element etno-grafik
tipik shqiptarë, qe e pershkruan me emocione: “... fustanellen e bardhë -
tunika palë-palë, që mblidhet në brez dhe me këmbëzat e mëdha, qe i
mbështjellin këmbët deri në gju, janë si ato të kohës antike”.
Rikujtojme se dhe Stela e luftëtarit të Maratonës
dhe disa stela të kohes romake ne Italinë qendrore, tregojnë burrin te veshur
me fustanellen te shtrënguar pas trupit, pra fustanellen iliro-arberore. I
njëjti tip kostum – fustanelle, gjendet dhe në vazot antike helene, qe jane
zbukuruar me pikturat e zeza te veshur me fustanella.
Dumont insiston: “Pikërisht në Shqipëri duhet
kërkuar shpjegimi mbi kostumet e vjetra helenike”.
Shqiptarët, veçanërisht ata të maleve veriore, shkruan rilindasi i shquar Vaso Pasha edhe sot në ditët tona janë ende po ata, që kanë qenë këtu e tridhjetë shekuj më parë: barinj e luftëtarë, të cilët ndjejnë, mendojnë, jetojnë e vdesin si heronjtë e Homerit".
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit Siena–Itali-
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-