Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (4)
E enjte, 18.10.2012, 05:32 PM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (4)
MENDIME PËR ORIGJINEN KANUNIT DHE VAZHDIMËSINË E TIJ HISTORIKE
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
Faik Konica shkruan: “Kanuni përfaqëson atë që ka mbetur nga mendimi juridik i Shqipërisë të mesjetës, por mendoj se i ka rrënjët më përpara se mesjeta”.
Emëri Kanun, e ka prejardhjen
nga gjuha greke: «kanón - ?????” e do të thote “vizore”, “riga” dhe
tregon se kanuni është instrumenti, që shënon drejtesinë, pra është emertim
metaforik, që spjegon “drejtesinë që mban kodi zakonor shqiptar”, “drejtesinë e
Kanunit të Lek Dukagjinit”, “drejtesinë e Kanuneve të Maleve Shqiptare”, që ka
udhëhequr, organizuar dhe drejtuar jetën e popullit shqiptar.
Në Kanun theksohet: “gjithçka
është kanù i trasheguem prej të pareve”, çka evokon origjinen e lashtë të
tijë, me zanafillë në vite te hereshme, ne ato kohe antike, kur formohej
etnosi ilir e ne vazhdim kombi shqiptare, kur ligjet, rregullat dhe normat
etiko-morale te asaj kohe, konsolidonin funksionimin e mbreterive ilire dhe
arbërore.
Keto ligje te vjetra vazhduan
te jene aktive ne shekujt pasardhes, madje disa dhe u modifikuan nen infleuncen
e te drejtes romake, u influencuan nga ligjet Gotee Longobarde, u pershtaten me
ligjet e bizantit, me ligjet normane, funksionuan duke garantuar Shtetin e
Arberit në vitet 1190 – 1216, u konsiliduan ne vitet e Mbreterisë së Arbërit
1272 – 1390, vazhduan te jene aktive ne
territoret e Albania - Veneta, ndersa ne shekullin e XV u kodifikuan nga Lek
Dukagjini.
Në veçanti, Kanuni jo vetem
mbijetoj ne shekujt e erret te pushtimit e te represionit turk, por ishte dhe
aktiv, i ushtruar si e drejte paralele me ligjet e Perandorise Turke. Kanunet
mbijetuan dhe drejtuan jeten e popullit tone deri ne shpalljen e pavaresise me
28 nentor 1912, nga plaku i mençur e diplomati i madh Ismail Bej Vlora.
Në vitin 1880, një grup
misionaresh franceskanë venecian, qe jetonin e vepronin ne malesine e veriut, e
gjejne Kanunin te pranishem dhe aktiv ne popullaten malesore, çka e kane
dokumentuar ne relacionet e shumta te derguar qendres ne Venecia (La legge delle
montagne albanesi nelle relazioni della Missione Volante - 1880).
Schewering e konsideron
Kanunin “permbledhje dokesh dhe
ligjesh, ndofta më e vjetrat ne
Salvatore Villari, ne librin
“Le consuetudini giuridiche dell'Albania nel Kanun di Lek Dukagjini”, botuar
nga Società Editrice del Libro Italiano, Roma 1940, nder te tjera thekson se ka
shume perputhje ndermjet Kanunit te Maleve Shqiptare, me ligjet dhe rregullat e
“Fetha Neghest” te te shekullit IV. Nuk mund te themi se keto ligje kane te njejten
origjine, por – vazhdon Villari – rendesi ka fakti se Peshkopatat ilire kane
qene te fuqishme dhe shume aktive ne keshillat e para Ekumenike, sidomos ne
Keshillin e Nikeas, ku ata propozuan dhe u aprovua formula e Trinise: “ne emer
te Atit, te Birit dhe te Shpirtit te shenjte”. Keto ngjashmeri sugjerojne, se
ka pasur influenca dhe raporte reciproke te kishes kristiane ilire, me
pushtetin mbreteror ne organizimin e aspekteve juridike te shoqerisë ilire. Të
mos harrojme nje fakt: ligjet e rregullat e pushtetit kane ekzistuar qe ne
lashtesi e ne baze te tyre ka funksionuar pushteti, adminsitarata, ushtria,
jane mbledhur taksat etj. Sa dhe si reflektohen ne Kanunet tona keto aspekte
legjislative dhe administrive, eshte nje objekt studimi i vazhdueshem.
Nje autor tjeter, Mansi I.D,
ne librin “Sacrorum Conciliorum nova et amplissima collectio”, Florentiae,
Venetiis, Parisis, Lipsiae (1759- 1927), mendon se ka ekzstuar nje e Drejte
Ilire.
Ekzistenca e nje Kanuni ne
periudhen e ilireve, nuk eshte e lehte te provohet, por dhe nuk mund te
injorohen shume fakte, disa prej te cileve permbajne te dhena qe duhen
interpretuar me kujdes.
Ne kete plan deshiroj te
shtoj nje argument, qe per shume kohe eshte nenvlehtesuar e lene ne harrese.
Ne Arkivin e Shtetit Shqiptar
ndodhen mbi 100 Kodikë, te shkruar qe nga shekulli VI (pas Krishttit) e deri ne
fund te shekullit XIX, te cilet jane klasifikuar me kritere shkencore nga
studiuesi i apasionuar Theofan Popa. Keto kodike kryesisht jane shkruar ne
latinisht, disa ne greqishten e vjeter e duhet te studiohen e te
interpretohen. Ky thesar i çmuar i
historise e i kultures shqiptare, eshte prezantuar dhe ne nje monografi
dinjitoze nga studiuesi Shaban Sinani, i cili ben nje analize historike e pergjithesuese
te permbajtjes te kodikeve. Shume nga kodiket agiografikë pershkruajne rregulla
shoqerore, norma morale, rregullat e fejeses e te martesave, vajin ne raste
mortje, por ajo qe ka rendesi, ato permbajne dhe aspekte te rendesishme te
tradites laike, trajtojne aspekte te drejtesise, te funksionimit te gjykatave,
kane tekste muzike, trajtojne aspekte shkencore te kohes etj.
Per fat te keq, ende nuk
ekzistojnë studime te thelluara dhe krahasuara ndermjet Kodikeve me Kanunin,
ose me sakte me Kanunet.
Per origjinen e Kanunit,
shume studiues insistojne per origjinen e lashte, madje dhe para mesjetes. Kanuni
eshte permbledhje ligjesh, te sitrukturuara ne disa “shtresa”, nga antikiteti
deri ne ditet e sotme. Ne keto ligje gjeme elemente te mainizmit, animizmit,
totemizmit, shume elemente pagane dhe kristiane e me pak musulmane.
M.Vickers, ne librin “The
Albanians”, Londer l995, shkruan: “Duke kerkuar rrenjet historike te Drejtes
Iliro-Albanese, studiuesit e te drejtes komparative, thone se Kanuni i Maleve
eshte me i vjeter se sa “Ligjet e XII tabelave”, me zanafill qe ne antikitet,
madje e krahasojne me "Ligjet Manu" (Manava-Dhama-Sastra), duke
supozuar se kane te njejten origjine”.
L.Fox “Code of Lek Dukagjini”
(New York 1989), dhe Vangjel Meksi, sugjerojne se kjo e Drejte, sigurisht ka
ekzistuar ne Iliri, qe ne kohet preromane dhe eshte ruajtur e transmetuar brez
pas brezi.
Baroni Von Nopsca shkruan: “Burimi
i Kanunit te Maleve Shqiptare, jane ligjet Longobarde, qe kane hyre e jane
aplikuar ne Shqiperi ne fillin e shekullit XIV, ne periudhen e
Faik Konica shkruan: “Kanuni
perfaqeson ate qe ka mbetur nga mendimi juridik i Shqiperise te mesjetes, por
mendoj se i ka rrenjet me perpara se mesjeta”.
At Xhiusepe Valentini, pas
nje studimi te vemendshem dhe krahasues me kodet e tjera shkruan me
kompe-tenca: “Kanuni i Maleve ka shume elemente qe lidhin me te drejten
romake”.
Ernest Koliqi, duke studiuar
Kanunin, gjen shume elemente, qe jane te ngjashme me Kodin Teodozian, me Jus
Diokleciani dhe me Jus Justiniani. Bazuar ne keto vrojtime te kujdeseshme,
Koliqi sugjeron se ligjet ilire dhe me pas te Kanunit, e kane origjinen ne te
drejten romake e ne kete kontekst
shkruan: “vlerat e larta te moralit qytetar, shpirti heroik e
krijues, qe i inspiroj ta transmetojne gojarisht te drejten zakonore shqiptare,
i vetmi deri tani i mbetur aktiv ne
Europa, shprehin qarte origjinen e vjeter, ne veçanti te atyre “antiqui mores, romani e le loro leggi, da
cui è nato”pra nga norma morale romake
dhe ligjet e tyre, nga te cilet linden “.
Pandi Frasheri e perqafon
kete ide, madje ne shume aspekte avancon ne percaktimin e lashtesiset e
Kanunit, duke e argumentuar me faktet se “… ne Kanun gjejme institucione,
ligje, doke e zakone dhe parime themelore, qe te mahnisin me ngjashmerine
perfekte me ligjet e Greqise dhe te Romes se lashte“.
Robert Elsie, ne argumentimin
per origjinen e lashte te Kanunit preçizon: “Ligjet e te drejtes zakonore ne
Kanun, me kalimin e kohes jane ndryshuar dhe influencuar edhe nga te huajt.
Fillimisht jane influencuar nga ligjet romake, me pas nga ligjet e normat
gjermanike, qe i sollen ne keto troje Gotet. Nuk mund te perjashtohet dhe
influence e kishes, sidomos e prifterinjeve dhe e murgjeve te zonave malore te
Shqiperise”.
Me intuite dhe me llogjike
shkencore, Robert Elsie, mendon per zanafillen e ketyre ligjeve, qe ne
periudhen e ilireve, te cilet sigurisht kishin ligjet e tyre, si gjithe popujt
e tjere dhe me pas kane marre elemente nga e drejta romake, nga ligjet e
goteve, nga ligjet e bizantit, te normaneve e te tjera me rradhe, duke
perfshire dhe kishen me ndikimet e saj.
Unë bashkohem plotesisht me
keto opinione.
Japonezi Kazuhiko Yamamoto me
kompetenca shkencore dhe historike shkruan: “Kanuni ngjane me veprat
filozofike te Platonit dhe te Aristotelit dhe per me teper, ne Kanun gjejme
koncepte etike te shoqerise greke, te asaj periudhe kur mungonte autoriteti i
shtetit, çka te bind te mendojme se Kanuni ka origjine te lashte”.
Sipas studiuesit Behar Gjoka
“katër esetë e realizuara, nga Yamamoto, më tepër anojnë nga e vërteta, nga
interpretimi i thelluar i dukurive që trajton, ku mbizoteron argumenti i
analizuar me thellesi”.
Essenë e parë, Yamamoto i a
përkushton vetë Kanunit. Përfundimet e tij janë interesante edhe rrahin thelbin
ekzistencial të Kanunit. Në kete trajtim, Yamamoto e sheh Kanunin me shtrirje
vetem në viset veriore, ku kanë banuar dhe vijojnë të banojnë shqiptarët e
Gegnisë, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, por ky kufizim teritorial nuk
eshte i sakte, pasi si dihet, Kanuni ka vepruar dhe ne territoret e tjera te
banuara nga shqiptaret, si Toskeri, ne Laberi, ne Kosove, ne Diber, ne Çameri
etj. Pavaresisht se Yamamoto flet vetem per Kanunin e trojeve të Veriut,
interes zgjon përcaktimi i koncepteve bazë të etikës kanunore të cilat, sipas
autorit janë Betimi, Besa, Gjaku, Nderi, miku (miku=perëndi), Buka dhe
hakmarrja - gjakmarrja.
A. Andersen: shkruan “Kanuni
eshte e drejta zakonore, qe ka mbijetuar mbi 600 vjet, ka vepruar si nje sistem
per adminsitrimin juridik te veriut te Shqiperise, i cili historikisht ka
jetuar i izoluar nga ligjet e qeverive qendrore”. Ky koncept, perkon me
gjykimet e Nitzsche, mbi forcen refuzuese te popullit ndaj qeverive qendrore.
Pavaresisht se Andersen,
ashtu si dhe disa studiues te tjere te huaj, e trajtojne Kanunin si ligji i
Maleve te Shqiperise veriore, ne fakt, si u trajtua dhe ne pjeset e siperme,
Kanuni eshte gjithëshqiptar, veprues e aktiv
nga Veriu ne Jug, ne te gjitha territoret e banuara nga populli yne, si
ka dokumentuar dhe Prof Ismet Elezi, nje nder studiuesit me kompenentë te
drejtes zakonore shqiptare, i cili ka mbledhur e botuar dhe “Kanunin e
Laberisë”, qe eshte nje deshmi shkencore, per dimensionet gjitheshqiptare te
kodit te drejtes zakonore shqiptare.
Megjithate, ritheksoj se te
gjithe studiuesit e huaj dhe shqiptaret, historiane e specilistë kompetente të
të drejtës zakonore, insistojne se Kanuni i jonë e ka origjinen ne lashtesi, qe
ka mbijetuar dhe ka vepruar nder shekuj.
Per kete te vertete askush
nuk ka dyshime, por ende mbetet e pazgjidhur kur u bë kodifikimi i pare, kush
ishin legjislatoret e pare, kush dhe çfare modifikimesh i ka bere Kanunit deri
ne vitin kur e mblodhi dhe e dokumentoj te shkruar At Shtjefen Gjeçovi.
Të gjithë duam te dime: “a ke qene i shkruar më parë Kanuni?” Një pyetje tjeter eshte: “Ku qendron origjinaliteti i Kanunit te Maleve dhe a ka ngjashmeri me kodet e të drejtës të popujve të tjerë?”.
(Vazhdon në numërat e
ardhshëm…)
-
Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica
të qytetit
-Për
ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ,