Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (7)
E diele, 18.11.2012, 02:05 PM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (7)
KANUNI NË MESJETEN PARA OTTOMANE
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
Historiografia e jone dokumenton se ne shekujt XI – XV, komunitetet urbane te popullates arberore, kishin arrijtur nivelet e organizimit shteteror dhe te zhvillimi si te vendeve te tjera te Europes Perendimore. Perfshirja e hapsires arberore ne humanizmin europian te kohes, dokumentohet me ekzistencen e statuteve qytetare, te ketyre akteve fondamentale te te drejtes publike (kushtetutat qytetare), qe kane finksionuar si ligje e rregulla te jetes qytetare arberore ne mesjeten paraotomane.
Ne shekujt XI – XV, zhvillimet politike, ekonomike
dhe sociale ne Perandorine e Bizantit, krijuan kushtet per unifkimin e kombit
arberor, qe tashme kishte krijuar identitetin vet etno-gjuhesor e kesisoj i
perballoje sfidat e kohes duke u konsoliduar si komb. Konkretizim i unitetit
politiko-adminsitrativ i kombit tone ishte Shteti i Arberit (1190 - 1216), i
themeluar nga dinastia e princave Progoni te Krujes dhe i njohur zyrtarisht nga
Papa Inoçenti i III. Ne vazhdimesi historike,
ne trojet tona u krijua Mbreteria e Albanise (1272 – 1390) me mbret Karli I
Anzhù. Papa Gjoni XXII i pranoj albanezet si pasardhes natyralë te shtetit te
Arberit, si dhe e njohu Regnum Albaniae, pra Mbreterine e Albanise. Ne
quadri e Mbreterise te Albania, u forcua shume Principata e Topiajve (me
kryeqytet Krujen), sidomos me princin feudal Karl Topia (1331 – 1388), i cili i
zgjeroj kufijt e principates duke u shtrire ne jug deri ne Gramsh e Lushnje,
ndersa ne lindje perfshinte Dibren dhe Ohrin.
Me
1374, Papa Grigor XI, duke pare forcën e princit Karl Topia, i dha titullin Grande
Comte d'Albaniae (Kont i madh i Shqipërisë).
Ne kete periudhe, trojet e Arberit ne veri, po kercenoheshin nga dyndjet sllave te Stefan Uroshit (pushtuan Durresin, por shpejt u çlirua nga ushtria e princit Karl Topia); ndersa ne jug po vazhdonin sulmet e barbareve bogomilo-turke, te cilet ne betejen e Savres (1358), e thyen koalicionn e princave arberor.
Shteti
dhe Mbreteria Albaneze, si dhe principatat ne perberje te tyre, ne menyre te
padiskutueshme kane pasur ligjet
qendrore, por edhe ligjet lokale, qe rregullonin jeten e popullates arberore ne
qytetet e rrethinat dhe ne zonat malore. Nuk disponohen dokumenta kush ishin
kodifikuesit dhe çfare legjislacioni ekzistonte. Rendesi ka fakti se ne kete
periudhe historike kemi statutet qytetare, nder te cilet jane ruajtur dhe jane
studiuar statutti i Durresit, i Shkodres, i
Drishtit, i Tivarit, por nuk perjashtohet mundesia te kene ekzistuar dhe
shume te tjere, por qe kane humbur, ose u aszgjesuan nga adminstrata e pushtuesve
turq.
Statutet
qytetare dhe ligjet lokale te drejtes zakonore arberore, rregullonin jeten
shoqerore, ekonomike, aktivitetin fiskal (mbledhjen e taksave), mobilizimin e
popullates ne kohe lufte, percaktonin sistemin e te drejtes civile, te drejtes penale,
te drejten e prones, mardheniet tregetare, martesen, sistemin e gjykatave e te
proçesit gjyqesor. Keto ligje ishin vepruese ne brendesi te principatave, dhe me gjere ne
kuadrin e mbreterise te Albania.
Disa autore italiane, sugjerojne se Kanuni mund te
jete kodifikuar ne periudhen e Albania Veneta (1420 – 1479). Sqaroj se Albania
Veneta shtrihej pergjate bregut Dalmat, ndersa nga territoret tona perfshinte
vetem Shkodren, Durresin dhe qytetin e Lezhes (me 1393 Dukagjinasit i a kishin
dorezuan venedikut).
Ne se Kanuni do t’i perkiste kesaj periudhe,
atehere do te emertohej ne gjuhen italiane, ose latine, sepse keto ishin dy
gjuhet e perdorura ne dokumentat zyrtare
dhe ato kishtare ne Albania Veneta, ndersa si tham me siper, Kanuni ishte aktiv
ne territore me te gjera te banuar nga arberit dhe emertimi i tij eshte ne
gjuhen greke, çka sugjeron se ky emer i kodit tone, eshte me i hershem,
pikerisht ne periudhen e bizantit.
Rendesi ka fakti, se ne territoret e Albania –
Veneta, te banuara nga arberit, krahas ligjeve qendore te Venedikut, ekzistonin
dhe ishin me veprim aktiv dhe ligjet lokale te Arberit, çka konfirmohet nga
dokumenta te shumta, qe ndodhen ne arkivin e Venedikut.
At Xhiusepe Valentini ka zbuluar ne arkivin e
Venecias dhe e ka bere publike nje nder keto dokumenta me rendesi te veçante ku
shkruhet: “… a Durazzo ed anche nelle altre città governate dai veneziani,
era ordinato che ogni “bailo”,conte, podestà, o provveditore, dovesse conoscere
e prendere in considerazione le leggi consuetudinarie locali”. (Ne Durres
dhe ne qytetet e tjera te qeverisura nga venecianet, ishte urdheruar qe i pari
i vendit, kontet, pushtetaret, ose mbikqyres, duhet te njohin dhe te marri ne
konsiderate ligjet zakonore lokale).
Ky dokument i shekullit XIV, verteton ekzistencen e
ligjeve lokale, te cilet ishin vepruese dhe te njohura nga pushteti qendrore.
Gjithashtu, At Valentini, duke kerkuar ne arkivin e Venecies, ka gjetur nje
dokument, ku shkruhet: “… ne territoret e banuara nga arberit, ekziston nje
sistem i organizuar gjyqesor. Kesisoj, proçeset gjyqesore te rendesishme
zhvillohen nje here ne jave nga gjyqtaret venedikas, ndersa proçeset civile
kryhen nga gjyqtaret lokale (nga pleqt) dhe ne baze te ligjeve lokale”.
Dokumentat e arkivit te Venecias (shekulli XIII, fillimi
i shekullit XIV), jane studiuar edhe nga albanologu Milan Šufflay, i cili
shkruan: “… nel XIV secolo, qualche gruppo di villaggi e distretti dei
contadini, inizia ad organizzarsi nelle repubbliche autonome, esprimendo due
elementi nuovi: uno militare e l’altro giuridico”. (…ne shekullin e XIV,
disa grupe fshatrash dhe krahina fshatare, filluan te organizohen ne republika
autonome, duke shprehur dy elemente te reja: nje ushtarak dhe tjetrin
gjyqesor).
Duke vleresuar ne kompleks keto informazione dokumentare,
deshmohet qarte, se keto republika te vogla albaneze, funksiononin ne baze te
ligjeve, rregullave dhe normave te veta etiko-morale, pra kishin ligjet e veta
per qeverisjen, administrimin e jetes shoqerore, por dhe per rekrutimin e
ushtrise, per te mbrojtur pavaresine nga sulmet e armiqeve te huaj, sidomos ne
kete periudhe kur trojet tona sulmoheshin nga sllave dhe nga turqit.
Rreth ketyre njesive te reja
politiko-administrative, Milan Šufflay shkruan: “in qualche città albanese
furono costituiti gli uffici notarili, a cui si rivolgeva la gente per
risolvere i problemi e da dove uscivano le notizie giudiziarie del paese”.
(Ne disa qytete albaneze ishin ngritur zyrat e notereve, ku drejtoheshin
njerezit per te zgjidhur problemete dhe nga te cilat dilnin njoftimet gjyqesore
per vendin).
Nga keto deshmi kuptohet se qendrat urbane dhe ato
rurale te populluara nga arberit, ishin te mireorganizuara dhe te qeverisura si
me ligjet qendrore dhe ato lokale, madje ekzistonin gjykata dhe zyrat e
notereve, ku arberit drejtoheshin per ndihme dhe per te te ligjeruar tapite e
pronesive.
Historiografia e jone
dokumenton se ne shekujt XI – XV, komunitetet urbane te popullates arberore,
kishin arrijtur nivelet e organizimit shteteror dhe te zhvillimit si te vendeve
te tjera te Europes Perendimore. Perfshirja e hapsires arberore ne humanizmin
europian te kohes, dokumentohet me ekzistencen e statuteve qytetare, te ketyre
akteve fondamentale te te drejtes publike (kushtetuta qytetare), qe kane finksionuar si ligje e
rregulla te jetes qytetare arberore ne mesjeten paraotomane.
Shume qytete arberore si Durresi, Shkodra, Tivari,
Drishti, Ulqini, Dania, Kruja, Berati etj, kishin statutet e veta (ose me sakte
kushtetutat qytetare). Ekzistenca e statuteve ne organizimin lokal te jetes
qytetare dhe e Kanuneve si e drejte zakonore per popullaten fshatare dhe
sidomos prania e elementeve laike dhe organizative te komunitetve urbane dhe
rurale jane deshmi e zhvillimit kulturor te popullit tone. Ne kete periudhe
shfaqen struktura politiko-adminsitrative te njejta si ato te vendeve te tjera
europiane, si Dukatet (Dukati i Shkodres, Dukati i Durresit, Dukati i
Argjirokastres etj), si dhe principatat e shumta si Principata e Dukagjinit,
Principata e Topiajve, Principata e Gjin Bue Shpata, Principata e Muzakajve
etj. Ne kuadrin e ketyre zhvillimeve
politike, ekonomike dhe kulturore qytetare, ne fund te shekullit XIV ne
mjediset e Katedrales te Shen Merise u hap Universiteti i Durresit (Universitatum
Studiorum Durachium), ku studiohej drejtesi, teologji dhe mjekesi.
Katedralja e Shen Merise dhe Universiteti i Durresit u dogjen e u shkaterruan
nga themelet, ditet e para qe turqqit pushtuan qytetin e Durresit.
Ne shekujt XII – XV, rezulton se te gjitha familjet
fisnike arberore, kishin flamurin e tyre dhe stemen eraldike individuale, nder
te cilat jane te dokumentuara stema e Dukagjinasve, e Kastrioteve, e Topiajve,
e Ariantieve, e Muzakajve, e Gropajve dhe e shume te tjerave.
Si theksuam me siper, ndermjet statuteve qytetare,
me te njohur jane Statuti i Durresit (ne gjuhen latine, por qe nuk ruhet i
plote), Statuti i Shkodres (i shkruar ne latinisht dhe i ruajtur i plote) dhe
Statuti i Drishtit.
Statuti i Shkodres i viteve 1320 – 1330, ka 70 faqe
tekst dhe permban ligje dhe rregulla te kompletuara me permbajtje te nje
standarti te larte te te drejtes qytetare albaneze mesjetare.
Historiani Pellumb Xhufi,
gjate studimit te tekstit te Stautit te Shkodres, ndermjet frazave latine identifikoj
pranine e fjales shqipe BESA, e dokumentuar per here te pare ne formen e
shkruar, çka shpreh qarte se ne periudhen paraotomane ekzistonte instituti i
BESES (fjala e nderit).
Ky dokument merr nje rendesi te veçante, pasi si do
te trajtojme ne vazhdim, instituti i BESES eshte nje nga shtyllat kardinale te
Kanuneve shqiptare. Perfshirja e institutit te beses ne Statutin e Shkodres,
deshmon per ndikimin ne jeten dhe ne te drejtat qytetare dhe e te drejtes
zakonore te popullates malesore, qe ne kete periudhe kishte populluar shume
qytete te Arberit, duke marre me vehte dhe ligjet, rregullat dhe normate e veta
te drejtes zakonore, te cilat po i integronte dhe ne statutet qytetare.
Sipas Luçia Nadin dhe Oliver Jens Schmitt, “… lo
statuto di Scutari è un documento di fondamentale importanza da più punti di
vista, è un vero monumento dell’Albania medievale, anche qualcosa di più, dal
momento che risulta di sicuro interesse per la storia ed i rapporti con Venezia
e con le maggiori potenze dell’area, nel quadro dei grandi equilibri
internazionali. Ha inoltre il pregio di essere il più antico testo legislativo
prodotto sul territorio albanese giunto fino a noi; è una chiara e organica
testimonianza di quell’Albania costiera, di centri urbani e delle culture della
montagna; che ci tramanda il ricordo di uno straordinario incrocio di culture e
di genti, di rapporti e di prevaricazioni; è la testimonianza di una
stratificazione di vicende e civiltà passata attraverso un’esperienza
plurisecolare”.
(Statuti i Shkodres asht nje dokument me rendesi
fondamentale ne shume pikeveshtrime;
- eshte nje monument i Albania mesjetare, madje
edhe me shume, nga momenti qe rezulton me interes te veçante per historine dhe raportet me Venecien e me fuqite
e medha te zones, ne kuader te ekuilibrave te medha nderkombetare;
- ka vlera te posaçme sepse eshte teksti
legjislativ me i vjeter (i dokumentuar ndr) i prodhuar ne territoret albaneze dhe qe ka arrijt i plote deri ne ditet
tona;
- eshte deshmi e qarte dhe organike e kesaj Albanie
bregdetare, e qendrave urbane dhe e kultures te maleve (kultures malesore ndr), qe percjellin ndikimet dhe
kryqezimin e jashtzakonshem te kulturave e te njerezeve, te raporteve mes tyre;
- eshte deshmia e shtresezimit te ngjarjeve dhe te
qyteterimeve, qe kane kaluar e kane lene nje eksperience shumeshekullore.
Shume hulumtues shqiptare dhe te huaj, nepermjet
studimeve sistematike te Statutit te Shkodres, evidencojne nderthurjen e
drejtes qytetare, me te drejten zakonore te Kanuneve te Maleve, çka shpreh
ndikimet reciproke dhe raportet sociale, te krijuara ne popullaten arberore te
kesaj periudhe mesjetare.
Ne disa statute qytetare, si ne ate te Drishtit,
çuditerisht konstatohet perzierja e materieve publike me ato fetare, por ne
fakt roli i kishes, trajtohet i pershtatur sipas te drejtes zakonore lokale.
Krahas rritjes dhe zhvillimit te qyteteve arberore
edhe popullata fshatare kishte bere ndryshime te ndjeshme, duke u organizuar ne
“republika te vogla”, si tregon Milan Šufflay: “nel 1414 e dopo, la grande
tribù di Hoti si rafforza ed il suo priore viene nominato Capitano (Capitaneus
Montanae Hottorum). Nel 1415 viene fondato anche la Lega di Mirdita, che in
questo tempo riusciva a reclutare un esercito di circa 12 000 combattenti”. (Ne 1414 dhe me pas, tribuja e madhe e Hotit
u forcua shume dhe i pari i tyre u quajt Kapidan – Kapidani i Maleve te
Hotit. Ne 1415 u themelua dhe Lidhja e Mirdites, e cila ne kete kohe
arrinte te mblidhte nje ushtri me rreth 10 000 luftetare).
Rreth ketyre realiteteve arberore, At Gjergj Fishta
shkruan:“… ekzistenca e ketyre republikave te vogla ne Albania, konfoirmohet
ne faktin se ato njiheshin me dy emera si: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak
e Temal, Mat e Çidhen ecc.” Kesaj liste te At Fishtes, po i shtoj dhe”republika”
te tjera te njohura ne te njejten kohe dhe me gjere ne territoret tona si
bashkesite Martanesh e Çermenike, Hot e Grude, Plave e Guci, Gora dhe Opari
etj.
Bashkimi dhe unifikimi i popullates fshatare ne
keto “republika te vogla”, nuk ishte nje bashkim gjeografik i fshatrave apo
krahinave, apo nje aleance e thjeshte ndermjet fisesh, lagjesh, apo fshatrash,
por perfaqesonte nje komunitet te bashkuar e te unifikuar ne aspektet politike,
kulturore, administrative dhe ushtarake, te organizuar sipas rregullave dhe
ligjeve themelore (qendrore), por dhe me te drejten zakonore tradizionale, si
eshte preçizuar ne Statutin e Drishtit.
Keto struktura politike dhe administrative
mesjetare kishin dhe klasat e fisnikeve, te paret e vendit, te paret e tribus, Zotet
e “republikave te vogla”, zotet e principatave. Familjet fisnike u konsoliduan
si dinasti te pavarura, me te drejte trashegimi te pushtetit dhe te pasurive,
madje u nderuan nga Papa dhe me tituj fisnikerie, qe ishin te barasvlefshem me
te vendeve te tjera europiane (imperatores,
principes, comites, barones, reges duces, dominos, capitanus), si p.sh fisniket e Arberit: Duka
Tanush Dukagjini, Princi Dhimiter Progoni, Konti Karl Topia, Konti Muzaka,
Konti Arjaniti, Zoti i Albanise (Signore di Albania) etj.
Pas
pushtimit turk, pjesa me e madhe e aristokracise arberore u largua ne Itali, ku
ruajten titujt e fisnikerise, si p.sh princi Gjon Kastrioti (i biri i
Skenderbeut),
princi Gjergji i II Kastrioti (nipi i Skenderbeut) dhe keshtu me rradhe konti
Ferdinand (Ferrante) Kastrioti, kontesha Irena Kastrioti, duka Topia, konti
Mansi, konti Muzaka etj.
E drejta e trashegimit te titujve, sanksionohet
qarte ne Kanunin e Mirdites, ku familjes se Markagjoneve, u ligjerohet e drejta
e trashegimit te titullit Kapidan “… te gjithe meshkujve, nga djepi e deri
ne vorr”.
Bazuar ne pak te dhena historike, rezulton se disa
nga fisniket arberor kishin studiuar ne vende te ndryshme europiane, duke
preferuar qytetet si Roma, Venecia, Vjena, Parisi etj. Po ashtu, shume
prifterinj kane kryer seminare dhe studime universitare ne Vatikan e ne qytete
te tjera te Italise, ne Raguze, ne Kostandinopoli etj. Ky kontigjent
intelektualesh dhe klerikesh te mesjeten e voneshme (shekujt XVI – XVIII), u
bene perfaqesuesit me dinjitoz te humanizmit arberore, si Marin Barletti,
Dhimiter Frangu, Marrin Sogoni, Pjeter Budi, Pjeter Bogdani etj. Pas
perfundimit te studimeve, keta fisnike ktheheshin ne vendet e tyre, ku
transmetuan e aplikuan dhe njohurite, eksperiencen pozitive dhe kulturen qe
kishin marre ne perendim, sidomos aspektet organizative, administrative dhe
ligjore, duke ndikuar ne rritjen e nivelit dhe forcimin e principatave, te
dukateve, te temave e te provincave arberore ku sundonin. Vlen te rikujtoj se
Lek Dukagjini kishte studiuar ne Venecia, Napoli, Trieste e Raguze dhe kulturen
perendimore qe kishte marre, e zbatoj ne principaten e madhe te Dukagjinit,
sidomos ne lidhje me kodifikimin e te drejtes zakonore. Princi Leka Dukagjini
kesisoj institucionalizoj nje sistem politiko –juridik popullor, qe i
garantonte malesoreve autonomi dhe te drejten e veteqeverisjes (autogoverno).
Ky kontribut i fisnikeve arberore, konfirmohet dhe
me faktin se struktura dhe permbajtja e statuteve te qyteteve arberore, ka
shume ngjashmeri me ato te statuteve te qyteteve europiane me te zhvilluara te
asaj kohe, si me statutin e Milanos, me statutin e Sienes etj.
Pra, ne periudhen preotomane, kombi yne kishte arrijt nje nivel te larte kulture dhe nivel te larte organizimi shteteror, qe e prezantonte me dinjitet ne raportet me shtetet e tjera.
(Në numërat e ardhshëm do të lexoni: KANUNI GJATË PUSHTIMIT TURK)
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-