E shtune, 12.10.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (12)

E merkure, 16.01.2013, 07:43 PM


KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE  (12)

KONCEPTET THEMELORE ETIKO – MORALE TË SË DREJTËS  ZAKONORE SHQIPTARE

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

-Kjo atmosfere shekspiriane, ku tragjedia ngjizet me nje tjeter tragjedi, rregullohet nga ligjet kanunore, qe arrijne te imponojne ndrydhjen e nje dhimbje ekstreme, vetem per te resspektuar kodin e etikes se mikut – zot).

Studimet e shumta mbi Kanunet, jane perqendruar ne dy plane kryesore: ne aspektet juridike dhe ato etiko-morale, me veçori, qe shumica e autoreve i jane perkushtuar studimit te aspekteve juridike, çka diktohej nga mbizoterimi i lendes juridike, ne perberje te kodit te drejtes zakonore shqiptare. Por, ashtu si çdo kod juridik dhe Kanunet permbajne normat etiko – morale, rregullat administrative dhe ekonomiko-tregetare te shoqerise arberoro-shqiptare.

Duke u bazuar ne rrethanat kur u kodifikua ne mesjete, kur arberit nuk kishin nje qeveri ne kuptimin modern te fjales, sigurisht etika dhe normat morale funksiononin si rregullator i rendit dhe i mardhenieve shoqerore.

Pra, me shume se nje permbledhje ligjesh, Kanuni eshte nje kompleks sistemi juridik dhe social, qe perfshine edhe normat etike, morale e kulturore, per çka ka sherbyer dhe si kod etiko-moral, per rregullimin e mardhenieve ndermjet individeve, familjeve, fiseve, lagjeve, fshatrave, krahinave e per gjithe shoqerine shqiptare, nga veriu, ne jug.

Te gjithe Kanunet shqiptare i kane pjese integrale dhe i mbrojne vlerat e shumta etiko-morale e kulturore te popullit tone, nder te cilat shquhen: burrënia, besa, ndereshmeria, miku, mikepritja, respekti, drejtesia shoqerore, krenaria, humanizmi, miqesia, vellazerimi, solidariteti, falja, bamiresia, meshira, krenaria, atdhedashuria, shpirti i pavarur dhe i lire, shpirti kryengrites per te mos i u nenshtruar pushtueve te huaj etj. Ne veçanti e ne kompleksitetin e tyre, kategorite etiko-morale ne te gjithe Kanunet tona, shprehin pikerisht individualitetin etnopsikologjik te shqiptarit.

Sipas At Zef Valentinit, “... kategorite etike e morale, jane vlera te pazevenedesueshme per te kuptuar mentalitetin dhe kulturen shqipetare. Pa keto vlera, do te ishte shume e veshtire te imagjinohej si ka arrijt Kanuni t’i rregulloj te gjitha dhe sidomos boten shpirterore dhe psikologjike te popullit shqiptar”.

Duke studiuar kete keshtjelle madheshtore etiko-morale e kulturore, duke analizuar ne veçanti sejcilin nga elementet, qe gjallojne ne brendesi te Kanunit te Leka Dukagjinit, zbulohen elemente te veçante sociologjikë, psikologjikë, antropologjikë, etnografikë dhe fetare–mitologjike, me karakteristika origjinale e sidomos shprehin vlerat humane dhe kulturore te popullit tone.

Kanuni i Leka Dukagjinit permban nje mori elementesh etno-kulturore dhe etnopsikologjike, te cilat reflektojne mendimin e epokave, ne ecurine historike, qe ka pershkruar e drejta e jone zakonore. Rikujotojme, se kur flasim per rolin dhe forcen e Kanunit, ndodhemi ne nje shoqeri mesjetare e me vone ne nje shoqeri feudale, ku nuk ushtrohej asnje pushtet shteteror ne kuptimin e vertetete dhe modern te fjales, ose kur ky pushtet ishte shume i dobet, ose kundershtohej nga populli shqiptar, si ne rastet kur diktohej nga pushtuesit e huaj, te cilet i dhunonin te drejtat dhe lirite e popullit tone. Ne keto rrethana, populli yne ka vene ne plan te pare Kanunin, i cili ka funksionuar e dominuar dhe ka vepruar me shume se nje e drejte paralele me ate te pushtuesve.

Struktura e Kanunit pershine konceptimin juridik, etiko-moral, social dhe fetar te jetes te popullit arberoro-shqiptar, prandaj ne kete plan, konfirmon se e drejta zakonore shprehet me ligje, me norma etiko - morale, me rregulla shoqerore, qe kane percaktuar sistemin e organizimit te jetes sociale dhe ekonomike te popullit tone.

Normat etiko-morale, perbejne nje korpus solid e te gjere ne strukturen e Kanuneve dhe shprehin shpirtin shqiptar, etiken dhe moralin kanunor, virtytet e larta te popullit tone te martirizuar, qe i eshte prezantuar mbare botes me burrnin, me krenarine, nderin, besen dhe me trimerine shqiptare.

Ne strukturen juridike te Kanunit, pikerisht ne librin 10 (ne nyjet 118 – 140), jane perfshire ligjet e hakmarrjes – gjakmarrjes, te ketij akti te eger tribal, me zanafille ne origjinen e njerezimit, por qe ka arrijt deri ne ditet tona, si pjese e koshiences tragjike te popullit tone, si nje atavizem i barbarizmit te lashte, si nje e keqe sociale e kohes.

Insitoj te them se Kanuni nuk duhet njesuar me hakmarrjen-gjakmarrjen, pasi kjo eshte pjesa ndeshkuese e perfshire vetem ne nje pjese te vogel te librit X, ndermjet 12 librave te tjere, qe trajtojne nje problematike te gjere, komplekse e me  shume vlera ligjore dhe etiko-morale, madje dhe bashkekohore.

Te barasvleresosh Kanunin me hakmarrje-gjakmarrjen, eshte njelloj si te gjykosh nje periudhe historike dhe nje shtet, duke u bazuar vetem me nje pjese te kodit penal te asaj kohe. Jo vetem kaq, por duhet te jemi te kujdesshem, qe te mos e paragjykojme kodin tone zakonor, vetem me kufizimet e tij dhe vetem duke u bazuar ne nje pjese te verber te tij.

Ne menyre te padiskutueshme, ne ditet e sotme, hakmarrja – gjakmarrja jane mbeturina atavike te barbarizmit, jane produkt i ndergjegjies tragjike tribale te subjekteve primitive dhe te forcave te erreta, qe kerkojne te shkaterrojne jeten dhe vlerat humane e kulturore te popullit shqiptar. Gjate ketij tranzicioni te gjate, mundues e me plot gabime, Shqiperia mbeti e ngerthyer ne krizen morale, qe sherbeu si terren i riaktivizimit te hakmarrjes-gjakmarrjes, por te nje hakmarrje – gjakmarrje me motive te uleta, te lidhur me inate e mllefe te vjetra e te reja, me rizgjimin e hakmarrjeve te vjetra, por nga disa individa qe ende konservojne pjesen tribale te “marrjes se gjakut”. Ne keto rrethana gjeti terren dhe hakmarrja e kryer si vetegjyqesi, si ndeshkim pas nje konflikti me motive banale, pas nje grindje, apo nje fyerje, ose si “rregullim llogarishe”, ose si nje agresivitet ekstrem i nxitur nga inate personale, ose si “hakmarrje zyrtare - politike”.

Shtremberimet shtjerrakeqase dhe interpretimet e gabuara te Kanunit, kane ndikuar ne erresimin e vlerave, madje ripertritja e gjakmarrjes ne menyre barbare e ka vrare dhe vete legjislatorin Leka Dukagjini.

Krahas shume vrasjeve per motive te uleta tribale, eshte krijuar dhe nje situate dramatike sociale, unikale ne Europe e me gjere, eshte rishfaqur ngujimi i mbi 10 000 banoreve (burra, femije dhe gra), qe kane gjetur si rruge shpetimi te jetes, mbylljen ne kullat e ngujimit e te izolimit nga jeta shoqerore.

Për herë të parë në historinë 100 vjeçare të shoqërisë sonë me shtet të mëveçëm, që me së shumti ishte diktatorial e më së paku demokratik dhe pas shfuqizimit per nje periudhe te gjate, u riaktivizua hakmarrja – gjakmarrja. Rizgjimi i ketij zakoni barbar, i ketij krimi tribal, nga disa individa padrejtesisht e fatkeqesisht, quhet “nder” dhe “detyrim moral”, sepse sipas ketyre primitiveve, “gjaku lahet vetëm me gjak”, si dikur ne mesjete, pra jo me veprimin e Ligjit të Shtetit të së Drejtës. Uroj qe kjo situate te ndryshoje dhe populli shqiptar te çrrenjosi perfundimisht kete atavizem kriminal e te rikthehet ne rrugen e modernizimit te jetes demokratike, per t’u bashkuar me vendet e tjera te Europes.

Ne kete shkrim nuk do te trajtoj hakmarrjen – gjakmarrjen si kategori kanunore, pasi eshte nje argument i trajtuar gjeresisht dhe i konsumuar, por e bera kete pershkrim pararendes, pasi shume studiues te huaj dhe shqiptar, gabimisht e trajtojne kete fenomen tragjik si paresorr e qendror per Kanunin, duke e konsideruar si percaktues i kategorive etiko-morale. Disa autore, kane nje tendence per ta identifikuar kanunin me hakmarrje – gjakmarrjen, çka ka ndikuar kesisoj ne erresimin e vlerave te tjera te medha e te shumta, qe permban kodi yne i te drejtes zakonore shqiptare.

Kanuni i Leka Dukagjinit dhe te gjithe kanunet e tjere, e trajtojne hakamrjen – gjakmarrjen, si nje sanksion, si mase ndeshkimore ndaj veprimeve jashtkanunore, si aksion per te stabilizuar rendin publik. Ne periudhen e mesjetes, ne shoqerine tone malesore pa autoritet shteteror, hakmarrja – gjakmarrja ushtrohej si akt drejtesie, per çka u sanksionua ne Kanunet tona. Rikujtojme, se ne lashtesi dhe ne vitet e mesjetes, hakmarrja ishte element juridik i aplikuar gjeresisht ne te gjitha vendet e tjera europiane, prandaj shume konflikte zgjidheshin me aktin e hakmarrjes dhe ketij fenomeni nuk mund t’i shpetonte dhe kodi yne zakonor.

Hakmarrja – gjakmarrja, nuk shpreh barbarine e popullit shqiptar, por eshte nje pasoje e ndikimeve te kushteve objektive dhe rrethanave te veçanta historike, qe ka kaluar populli yne, ne menyre te veçante ne mesjete, ku ky sanksion ishte dukuri e zakoneshme per te gjithe popujt europiane.

Studiuesi i pare, qe hodhi kete ide, eshte At Gjergj Fishta, i cili ne hyrjen e botimit te “Kanuni i Leka Dukagjinit”- 1933, e trajton kete fenomen “nje nder aspektet e drejtesise kanunore te ushtruar ne mesjeten shqiptare”.

Me te drejte At Fishta thote nje nder aspektet, sepse  Kanuni i Leka Dukagjinit, parashikon dhe shume masa te tjera ndeshkimore, qe ndryshojne ne varesi te tipit te krimit dhe qe shkojne nga ndeshkime morale, ne gjoba te vogla, madje dhe ne çdemtime materiale konsistente e deri ne masen ekstreme, denimi kapital - vrasja (hakmarrja – gjakmarrja).

Rose W. Lane, ne librin “Peaks of Shala” (Shenime per udhtimet ne Shqiperi ne vitin 1921), shkruan per hakmarrje – gjakmarrjen, ashtu si i a kishte pershkruar Peshkopi i Pultit: “Gjakmarrja eshte shume e keqe, por eshte e vetmja menyre per te imponuar respektimin e ligjeve, qe ne fakt jane ligje te admirueshme. Gjakmarrja nuk eshte e jashteligjeshme, si mendone shumica,, ajo ka mbetur forma e denimit kapital, e njejte si ajo e vendeve europiane, qe aplikojne ligje te egra”

I. Whitaken, ne librin “Tribal Structure and National Politics in Albania, 1910 – 1950”, duke komentuar hakmarrjen – gjakmarrjen e vlerson “nje mekanizem publik i kontrollit social, ku perfshihet dhe struktura etike e Kanunit”.

K. Yamamoto, ne librin “The Ethical Structure of Kanun” - 2006), e konsideron hakmarrje – gjakmarrjen: “elementi kyç, i lidhur me konceptin e gjakut, qe çon drejt koncepteve te tjera, qe formojne strukturen etike te Kanunit”.

Sipas Pandi Frasherit, ne librin “Famiglia albanese: fonte di civiltà europea“, botuar ne Spoleto (1947), shkruan  kategorite etiko-morale (besa, mikpritja, ndershmeria etj), pa hakmarrjen nuk do te kishin kuptim madje hakmarrja – gjakmarrja jane burimi i virtyteve etiko – morale te popullit tone”.

Une personalisht nuk jam dakort e nuk e pranoj argumentin se hakmarrja – gjakmarrja, eshte paresore, pra si burimi i virtyteve etiko-morale te popullit tone. Shume autore te huaj dhe shqiptar, kane krijuar shume konfuzion ne interpretimin e permbajtjes te Kanunit, duke e fryre me teper sa duhet aspektin struktures penale, duke e trajtuar me perparesi si dukuri me vehte dhe jasht strukturave etiko – morale – kulturore te Kanunit (besa, besa – arrmepushimi, fjala e nderit, pajtimi, vllazerimi etj), si dhe jasht realiteteve historike te popullit tone.

Sipas kesaj llogjike te ketyre autoreve, duhet te vrasish, qe populli te respektoje normat etiko-morale.

Si theksova dhe me siper, ne periudhat e mesjetes, kur u percaktuan bazat e te drejtes zakonore, nuk ekzistonte nje shtet, kesisoj etika dhe normat morale, per kohe te gjate kane funksionuar si rregullator i rendit dhe i mardhenieve shoqerore te popullates arberoro-shqiptareve.

Ne periudhat e me pasme, per ata qe shkelnin normat etiko - morale, shoqeria percaktoj masat ndeshkimore, qe i integroj ne Kanunet e ne Statutet qytetare, nje nder te cilat ishte dhe denimi kapital (vrasja), pra hakmarrja – gjakmarrja.

Hakmarrja – gjakmarrja e kodifikuar ne Kanunin e Leka Dukagjinit, bazohet ne qendrime morale dhe juridike preçize dhe teper rigoroze, kesisoj per kohe shume te gjate ka funksionuar si ligj, me qellim krijimin e ekuilibrit social, moral dhe material, por nga ana tjeter, po kaq ka ndikuar dhe ne prishjen e ketij ekuilibri, si ne aspektet shpirterore, ne mardheniet familjare, fisnore, krahinore, ashtu si dhe ne aspektet ligjore, materiale, civile, ushtarake etj.

Hakmarrja – gjakmarrja si institucion jurdik, nuk eshte dukuri dhe as produkt i shqiptarëve, perkundrazi eshte dukuri mbare boterore, pra e te gjithe popujve, por gjakmarrja sipas Kanunit te Leka Dukagjinit ka diferenca thelbesore ne menyren si konceptohet dhe si kryhej akti i gjakmarrjes, ne kushtet sepcifike, ne masat e shumta parandaluese dhe ne varesi te periudhave te ndryshme historike, qe ka kaluar populli yne.

Kur hapim e lexojmë nje kod penal ose civil, mendojmë menjëherë se bota është e mbushur me kriminela, me hajdutë, me të pandershëm dhe se shoqëria njerëzore, për t’u mbrojtur ndaj këtyre krimeve, ka miratuar keto kode, pra ka marrë masa te rrepta ligjore, nje nder te cilet ka qene dhe denimi me vdekje.

Ligjet e shoqerise moderne përgjithësisht e konceptojnë individin të veçuar dhe autoriteti i tij te bazuar kryesisht në frikën ndaj ligjit, ndersa ligjet e Kanunit te Leka Dukagjinit, bazohen ne konceptin e individit ne komunitet, pra ne shoqeri, bazohen ne lealitet e ne parandalimin e krimeve e te qendrimeve antishoqerore, pra bazohen në ndershmerine, në veprimin kavaleresk të individit e te familjeve, të cilet ne qender te gjithe veprimtarive, kane nje nga kategorite etike e morale themelore te Kanunit, pikerisht nderin. Nje individ pa nder, qe humb nderin, Kanuni e konsideron shoqërisht të vdekur, prandaj sanksionohet qarte: “Kujt i mungon nderi, për Kanun është i vdekun”, ose me sakte ne § 600 theksohet:.”Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûja”.

Kur lexohet kodi penal dhe civil, konstatohet se kush ofendon, ose dhunon nje person denohet me iks vite heqie lirie, pra ne kodiin penal, ligjet nuk parashikojne rrethanat kur mund te ndodhi dhe si mund te eleminohet krimi ne interesat e autorit dhe te shoqerise.

Kur lexojme Kanunin e Leka Dukagjinit, menjehere kuptohet se ligjet jane konceptuar sipas kritereve, qe edukojne drejtesi dhe harmoni shoqerore, madje kane karakter parandalues. Ne rastin e konflikteve ne kundershtim me parimet e normat shoqerore, atehere Kanuni sugjeron zgjidhje me drejtesi e ne menyre te perkryer nga keshilli i pleqeve, pa arrijt ne masen ekstreme, pra e shmangin hakmarrje – gjakmarrjen.

Keto qe shkruaj nuk jane fantazi, por realitet i te drejtes zakonore shqiptare, qe kushdo qe i lexon me vemendje dhe pa paragjykime aknunet, e kupton menjehere kete te vertete.

Kanuni i Leka Dukagjinit synon, qe drejtesia dhe harmonia që mbretërojnë ndërmjet familjeve të fisit e te fshatit, te ndikoje ne forcimin e raporteve reciproke, te mos provokojnë konflike mes tyre dhe në se ky konflikt shpërthen, atëhere pleqt (keshilli i pleqeve) nderhyjne ta zgjdhine me drejtësi ashtu si e percakton Kanuni, duke shmangur gjakmarrjen.

Drejtësia dhe harmonia varen se pari nga edukimi i mirë që fëmijet marrin nga sejcili anëtar i familjes, sigurisht në raport me gradën etike, morale dhe shpirtërore të zhvillimit të tyre. Duke u rritur në këtë mënyrë, ata bëhen njerëz të ekuilibruar, të ndershëm, respektues dhe kurajoz, duke i u kujtuar atyre forcën e traditës, se ashtu si atyre nuk i u pëlqen që të tjerët t’i bezdisin, ose t’i prekin nderin e tyre, ashtu dhe të tjerët nuk duan t’u cenohet liria dhe nderi i tyre.

Ligjet ne Kanune, permbajne elemente edukimi e parandalimi, si shprehet ne shume aspekte si p.sh Kanuni meson:

a. Mos prek me dorë, mos i urre njerëzit, mos ofendo, mos pështyjë në fytyrë, mos shtyjë, ose dhe pa e prekur mos bëj shenja sikur do ta rrahish. Çdonjeri ka nderin e vet dhe është i veshur me një “hije”, me autoritet, prapa së cilës qëndon potente “hija” e familjes së tij.

c. Mendo mirë para se të flasish, kudo që ndodhesh e në çdo rrethanë, sepse “gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen”, në veçanti kur merr pjesë në kuvendet e burrave me përfaqësues të familjeve të tjera, ku edhe ti ndodhesh si përfaqësues i familjes tënde. Prit rradhën tënde kur duhet të flasish dhe gjithmonë, pasi të ketë mbaruar fjalën tjetri që flet para teje, të jesh i përkorë (i përmbajtur) në fjalët tuaja dhe mos kundërshto askend me prepotencë, ose me përçmim dhe mos i thuaj kurrë askujt se nuk e beson ose se është duke gënjyer, por shpreh thjesht mendimet tuaja, duke i mbeshtetur me argumenta dhe me arsyetimet e tua. “Genjeshtra i ka kembet e shkurtera” dhe e turpëron atë që e thotë.

c. Të ndërhysh në diskutimin e një familje, është e panderëshme dhe ul lirinë tënde të veprimit, por cenon dhe lirine e tjetrit, kësisoj mund të shkaktosh armiqësi të tjera, të cilat me pas do të peshojnë mbi ty dhe mbi familjen tënde.

Po e perseris: nuk kam qellim te trajtoj hakmarrje – gjakmarrjen, por ne kompleksitetin e problematikes qe permbane e drejta jone zakonore, krahas pjeses juridike (kodi penal, kodi civil, kodi i proçedures, kodi tregetar, kodi bujqesor etj) dua te theksoj se pjesa etiko – morale eshte shume me e gjere dhe me e pasur, eshte nje thesar i vertete vlerash, te cilat nuk jane te percaktuara nga gjakmarrja.

Per te kompletuar kuadrin e pergjitheshem te Kanunit te Lek Dukagjinit, jam munduar te shpreh disa opinione historike, filozofike, etiko-morale, antropologjike, etnografike dhe psikologjike, ne brendesi te cileve gjallojne vlera te shumta etiko-morale te popullit tone.

Shume studiues, i kane trajtuar me kujdes vlerat etiko-morale te drejtes sone zakonore, jo vetem kaq, por tentojne t’i grupojne dhe t’i  klasifikojne sipas natyres, ndersa dikush tjeter i rendit sipas rendesise.

Studiuesi kosovar Anton Çeta, ne nje shkrim dinjitoz, te dedikuar karakteristikave pozitive dhe personalitetit te shqiptarit sipas Kanunit te Leka Dukagjinit, vlerat etiko – morale i klasifikon ne tre kategori:

- Ne rend te pare jane kategorite burrenia dhe nderi, te cilat jane fondamentale per te individualizuar personalitetin e shqiptarit. Hapsira konceptuale ndermjet burrit dhe nderit, eshte aq e ngushte, aq sa te dy keto kategori gershetohen e shkrihen mes tyre, duke u konsideruar sinonime. Sipas ketij koncepti burri njesohet me nderin.

- Ne rend te dyte jane institutet besa dhe mikpritja.

- Ne rend te trete, studiuesi Çeta vendos te gjitha kategorite e tjera etike dhe morale, qe i konsideron te pergjitheshme.

Ky klasifikim eshte me i sakti dhe me i ploti, krahasuar me ato te shume autoreve te tjere te huaj dhe shqiptar, te cilet pergjithesisht i trajtojne te veçuar sejcilen nga kategorite kanunore.

Studiuesit e huaj ne pergjithesi, sidomos ato qe kane pasur fatin te vizitojne e te njohin nga afer malesoret tane, te befasuar e te mrekulluar me mikpritjen hyjnore dhe me besen fisnikeruese, i kane cilesuar si dy vlerat madhore etiko – morale dhe autoktone shqiptare. Kjo rrethane ka ndikuar, qe shume prej tyre te perqendrohen ne keto dy aspekte, duke lene menjane, ose duke mos u thelluar ne analizen e vlerave te tjera kanunore.

Si theksuam me siper, raporti ndermjet vlerave etiko-morale dhe hakmarrje – gjakmarrjes eshte vleresuar ne menyra te ndryshme nga autore te ndryshem, per çka dhe klasifikimi i vlerave etiko-morale nuk eshte uniform, duke u shprehur me veçori dalluese nga nje autor ne tjetrin.

Pandi Frashëri, ne librin “Famiglia albanese: fonte di civiltà europea“ (1947), aplikon nje tjeter klasifikim, te cilin e bazon ne rrethanat historike, etike, kulturale dhe juridike, te permbajtjes te Kanunit.

- Ne plan te pare, Frasheri rendit mikpritjen dhe besen, te cilat sipas tij jane dy institute politike te qyteterimit shqiptar, me vlera specifike, qe reflektojne pjeserisht, madheshtine e shpirtit shqiptar.

- Ne plan te dyte rendit hakmarrjen – gjakmarrjen, sepse sipas Frasherit, kategorite e beses dhe te mikpritjes, nuk do te kishin asnje kuptim pa gjakmarrjen, e cila sipas tij eshte burimi i ketyre dy vlerave.

- Ne plan te trete perfshine te gjitha kategorite e tjera etiko – morale.

Grupi me i madh i studiuesve te huaj dhe disa studiues shqiptar, nuk bejne grupime dhe as klasifikim te kategorive etiko-morale. Perfaqesuesi me tipik eshte japonezi Kazuhiko Yamamoto, (2006), i cili nuk ben shkallezime te vlerave etiko-morale, madje nuk i ndane as ne  paresore, apo dytesore, por i trajtojne me rradhe, duke spjeguar kuptimin e tyre dhe duke i krahasuar ndermjet tyre, per te zbuluar ngjashmerite dhe diferencat. Merita e Yamamoto eshte se ai ben nje analize krahasuese me kodet e vendeve te tjera, sidomos me ato te antikitetit, duke evokuar kesisoj origjinen e lashte te Kanunit tone. Duke analizuar konceptet etiko-morale te Kanunit tone, si besa, nderi, mikepritje - buka, gjaku (hakmarrja – gjakmarrja), Yamamoto, spjegon kuptimin dhe mekanizmat si funksiononte e drejta zakonore shqiptare, ne kohet pa autoritet shteteror e kesisoj gjen perputhje me konceptet etike ne Iliada dhe Odisea te Homerit, pershkruan ngjashmerite me tragjedite e Eskilit dhe te Sofokliut, me veprat e Platonit, Aristotelit, madje dhe me te drejten japoneze dhe opinionet e dhena nga shkrimtari nacionalist japonez Jukio Mishima.

Studimet mbi kategorite etike, morale dhe kulturale te Kanunit te Leka Dukagjinit, kane ndihmuar te evidencohen lashtesia e Kanunit, dimensionet e te drejtes tone zakonore, raportet historike, kulturore dhe shpirterore te popullit iliro-arberoro-shqiptar me helenet, romaket, gotet, avaret, sllavet, normanet etj.

Duke analizuar Kanunet shqiptare, dalin ne pah shume kategori dhe koncepte etike, morale, kulturale, shpirterore dhe intelektuale te shqiptareve, ne shtratin historik dhe kulturor te ciles, ka lindur dhe eshte rritur nje shoqeri, qe udhehiqej nga e drejta e vet zakonore, me etiken e vet, me norma e ligjet e veta, qe garantonin rendin shoqeror.

Miku – miku perendi.

Mikpritja – buke, krype e zemer.

Respekti per mikun, mbrojtja e mikut.

E drejta zakonore shqiptare ka krijuar kultin e mikut dhe kulturen e mikpritjes. Bujtesi ne shtepine e shqiptarit, eshte mik, qofte ky vendas, i ardhur nga fshatra dhe nga krahina te tjera, apo udhetari i huaj.

Ne nenin 135 te Kanunit te Pukes sanksionohet “Miku, asht ndera e shpisë”, ndersa ne librin e 8°, kreu 18, nyja 97, paragrafi 602 i Kanunit te Leka Dukagjinit sanksionohet: "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit dhe e mikut".

Ne asnje popull tjeter europian nuk e gjejme kete njesim te fjales bujtes me fjalen mik, perkundrazi jane te ndara e me kuptime te ndryshme, ndersa populli yne fjalen mik e ka hyjnizuar dhe e ka lartesuar deri ne krijimin e kultit te mikut, e ka bere nje disipline, nje ligj dhe norme shoqerore.

Miku ne shtepine e shqiptarit ka trajtim te veçante, rrethohet me nderime, me respekte, i rezervohet pritje e ngrohte e fisnike dhe trajtim special. Ardhja e mikut eshte feste per malesorin shqiptar. Ky qendrim kanunor shpreh qarte ndjenjat e larta humane, fisnike, kavalereske, kulturen mikepritese te realizuara me dashamiresi, me zemergjeresi e madheshtine e shpirtit shqiptare, qe ne kompleks perbejne normat universale etiko-morale dhe ligjore te mikpritjes shqiptare, qe aplikohen pa dallim per çdo mik, qe bujt e nderon shtepine e tij.

Ne te gjitha kanunet shqiptare jane te pranishme sentenca unikale, nder te cilat rendisim disa me tipiket, e perfshira ne librin e 8°, kreu 18, nyja 96 ne paragrafet ne vazhdim te Kanunit te Leka Dukagjinit :

§.608. Mikut do t'i bahet nderë me bukë e krypë e zemer.

§.613. Mikut të zêmres i lshohet shpija.

§.615. E mbajtmja e armës se mikut, âsht shêj burrnije e nderje.

§.616. Mikut i lshohet kryet e vendit.

§.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: "Mirë sè erdhe!"

§.621. Miku do të perciellet deri kû të lypë ai me e percjellë.

Pra per shqiptarin miku eshte i shenjte, çka shprehet qarte e bukur ne Kanun: “shtepia qe e pret eshte e mikut dhe e Zotit”, jo vetem kaq, por miku njesohet me Zotin, prandaj ne te gjitha kanunet sanksionohet miku – Zot.

Kjo mikpritje dhe ky respekt jane me te vertete sa hyjnore aq dhe humane, prandaj studiuesit e huaj i kane quajtur mrekullite unikale e kultures shqiptare, madje studiuesit e huaj, mikpritjen shqiptare e kane krahasuar me festat dhe banketet, qe shtroheshin nga perendite e Olimpit (eposi i lashte grek).

Kulti i mikut dhe kultura e mikpritjes rregullohen me ligje dhe norma etiko-morale, te formuluara qe ne lashtesi dhe te transmetuara gojarisht e te pandryshuara nga tradita popullore, si rekomandime-ligje, qe respektojne ligjin themelor te gjithe Kanuneve shqiptare: “keshtu e thote Kanuni, ligji i te pareve tane”.

Kulti i mikut sanksionohet ne disa paragrafe te nyjeve  96, 97, 98 te librit te 8°, nder te cilet veçojme dy me tipiket:

“ Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit dhe e mikut".

“Porta e shtepise hapet per kedo qe troket, qofte ai mik apo lypes”.

Duke analizuar vetem keto dy ligje, qe jane te shenjta per shqiptaret, zbulohet se ato shprehin nje mentalitet dhe nje kulture antike, nuk e teproj kur them biblike e parakristiane, pra e kane origjinen ne lashtesine e larget  kur profetet dhe shenjetoret shfaqeshin para dyerve te besimtareve, te veshur si nje udhetar i varfer, ose si lypes. Ky zakon i lashte dhe respektit per profetet dhe shenjetoret, u ruajten te misheruar ne shenjterimin e mikut, udhetarit qe troket ne dere si mik, pritet si mik, ashtu si eshte sanksionuar ne ligjet kanunore.

Ne nje ligj tjeter hyjnor: “Mikut do t'i bahet nderë me bukë e krypë e zemer", do te thote se i zoti i shtepise, qofte i kamun, ose i varfer, duke bujtur mikun dhe pse mund te jete i panjohur, do t’i ofroje gjitheçka ka shtepia e tij, madje, do t’i veje perpara buke, krype dhe zemerbardhesine e mikpritjes fisnike. Keto virtyte etiko-morale dhe kulturore jane te mirenjohura e te pergjithsuara ne historite proverbiale te mikrpitjes shqiptare, duke evidencuar pasterine shpirterore, sinqeritetin, sjelljen e ngrohte dhe festive te krijuar nga malesori, per te mirepritur e per te garantuar konfort dhe siguri per jeten e mikut bujtes.

Mikpritja asht kategori kanunore ne rangun e mirebesimit, prandaj kodi i mikut eshte i shkruar dhe ne dimensionet e reciprocitetit ne raportet e zotit te shtepise me mikun dhe anasjelltas. Mungesa e ketij reciprociteti, do ta vinte ne krize tere sistemin organizativ te familjes malesore, te fisit, te lagjes, te fshatit, te krahines e te shoqerise malesore shqiptare. Principi kanunor i mikpritjes, vishet me norma te forta etike e morale, qe e lartesojne dhe e shenjterojne kete zakon shqiptar dhe e kunderta, kur miku nuk pritet mire, ose kur mikut i mbyllet dera, ateher kryefamiljari çburrnohet, i nxihet faqia para mikut e katundit, shtepia e tij turperohet, ose me sakte sipas kanunit humb nderin. Jo vetem kaq, por me kete sjellje jonormale dhunohen ligjet e shenjta te mikrpitjes te sanksionuara ne Kanune, per pasoje rrezikojne kohezionin social, prandaj ky qendrim jodinjitozz ndeshkohet.

E konsideroj me rendesi te theksoj, se kjo kulture mikepritje eshte aktive dhe ne popullaten arbereshe, qe jeton prej mbi 5 shekuj ne rajone te ndryshme te Italise. Shume sociologe, antropologe dhe etnopsikologe, e kane individualizuar dhe e theksojne si nje kulture e ndryshme nga jo e popullates vendase, madje e vlersojne si element i pasurise kulturore te arberesheve, qe duhet studiuar me thelle dhe te pergjithesohet.

Sipas kultures shqiptare, miku qe troket ne porte, duhet te pranohet e te pritet me te gjitha nderet qe meriton dhe “te trajtohet ne te njejten menyre si lypesi, si i kamuri, si profeti ashtu dhe i shenjti”. Sipas tradites popullore shqiptare, miku nuk duhet vleresuar sipas veshjes, sepse nen veshjen e nje lypesi, mund te jete dhe nje profet, ose nje shenjetore. Pasi hyne ne shtepi, miku vihet ne krye te vendit dhe i behen nderimet sipas nje rituali mikpritjeje te mirepercaktuar, qe jane parashikuar ne librin e 8°, kreun 18, ne nyjen 96 te Kanunit e Leka Dukagjinit:

§.602. Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut.

§.604. Si të bajë za miku, i zoti i shpis a kush i shpis i pergjegjet e i del perpara.

§.605. Falet me mik, armen i a merr, e i prîn në shpi.

§.606. Armen i a varë në krrabë, edhè e çon në krye të vendit ké votra.

§.608. Mikut do t'i bahet nderë: "Bukë e krypë e zerner".

§.609. Buka, krypa e zêmra, zjarmi e trungu e do firi shtrojë, do të gjindet gadi per mik në çdo kohë të natës e të ditës.
§.610. Mikut të lodhun do ti vîhet rreth me të pritun me nderë.

§.611. Per çdo mik, duhet buka si hàn vetë.

§.613. Per mik zemret duhet duhâni, kafja e ambel, rakija e bukë e mish. ? "Mikut të zêmres i lshohet shpija".

§.617. Mikut i lshohet kryet e vendit, po kje në shpi si edhè po kje në kuvend burrash, porsé në kuvend nuk kà zâ.

Gruaja e mikut rri ne krye te vendit, ndermjet grarise te shtepise.

§.619. Si të hîjë miku në shpi, të kà là detyren.

§.620. Po të hîni miku në shpi, gjak me të pasë, do t’i thuejsh: "Mirë sè erdhe!"

§.621. Miku do të perciellet deri kû të lypë me e percjellë.

§.622. Miku, edhè pse xên kryet e vendit në shpi a kûdo, kurr s'prîn, por do t’i prijsh.

§.634. Buka të nderon, porsé të qet edhè në pûne.

Kjo mikpritje e malesorit, sa eshte madheshtore, po aq eshte dhe emocionuese, kur mendon se zoti i shtepise dhe pse mund te jete i varfer, sillet si nje gentelman i vertete, duke e ndare dhe kafshaten e fundit te bukes me mikun, e pret dhe e nderon me buke, krype e zemer, madje dhe e merr ne mbrojtje.

Kete lloj mikpritje te rralle, bota e ka njohur ne Odisean e Homerit, por dhe ne shtepite e malesoreve shqiptarë, qe e kane ruajtur dhe e kane konsoliduar mikpritjen ne nje tradite hyjnore.

Kronikat e shumta, kujtimet e botuara ne librat e artikuj te udhetareve te huaj, qe kane pas fatin e nderin te vizitojne, te njohin e te perjetjone kete mrekulli te kultures shqiptare, nuk jane rezervuar ta deshmojne kete realitet, madje shume prej tyre nuk jane kursyer ta vleresojne ne superlativa, nder te cilet porpermend vetem disa prej tyre si M. Kotorranina, E. Celeppia, E. Durham, J. Hahn, Lord Bayron, Hugs, Padre Valentini, Barone Nopça, Witaker etj.

Mikpritja e mikut e sanksionuar ne Kanunet tona, shpreh personalitetin kulturor, boten e gjere shpirterore, fisnikerine, humanizmin, ndjenjat e respektit e te solidritetit, qendrimin kavaleresk dhe mistik te malesoreve shqiptare.

Duke i ofruar mikut: buke – krype – e zemer, i zoti i shtepise dhe pjesetaret e familjes, marrin dhe bekimin e Zotit, kesisoj shtepia e tyre shenjterohet. I zoti i shtepise (kryefamiljari) i a transmeton mikut kete atmosfere hyjnore, me mire-sjelljen, me urimin dhe me fjalet e perzemerta: “mireserdhe ne shtepine time: buke, krype e zemer” dhe vazhdon urimin solemn: “i falemnderes zotit, qe te drejtoj ne shtepine time”.

Keto shprehje fisnike urimi mirseardhje, nuk jane thjesht fjale per ta ftuar nje bujtes te hyje ne shtepi, nuk jane nje kortezi formale (si ajo qe ndeshim ne ditet tona), por shprehin perzemersine hyjnore, edukaten dhe forcen magjike te kultures te mikpritjes te malesoreve shqqiptare.

Keto pershendetje te zotit te shtepise, me urimet e mireseardhjes e te mikpritjes, nga ana tjeter gjejne korespondentin e vet nga ana e mikut, i cili i pergjigjet me te njejten menyre fisnike dhe me kulture, duke e falenderuaar mikpritesin, po me shprehje hyjnore: “mire se te gjeta dhe qofte e levdume kjo shtepi qe me bujti”.

Kjo pergjigjie e mikut, krijon nje atmosfere respekti reciprok, madje shtepia, qe hap deren dhe e bujt mikun, eshte nje bekim e fat per te zotin e shtepise dhe per te gjithe pjestaret e familjes, qe impenjohen per ta nderuar, respektuar e per t’i krijuar konfortin e duhur per gjate gjithe kohes qe do te jete bujtes ne shtepine e tyre.

Miku, per sa kohe eshte bujtes e ne hijen e shtepise se tij, si dhe kur kalon ne rruget e fshatit i shoqeruar me te zotin e shtepise, me nje grua, me nje djale, ose vajze te familjes, eshte n embrojtje  e ne bese te zotit te shtepise, mbrohet nga çdo rrezik eventual, si nga perqeshja, fyerja, ose nga gjakmarrja, si sanksionohet ne nyjen 97, ne paragrafet ne vazhdim:

§.623. Miku perciellet edhè me nji fini, po kje djalë a vajzë, gjithnji si nji burrë a grue.

§.626. Si t'i prîsh mikut, çdo dhûnë fi bajë kuej ky, lypet mbë ty.

§.628. Kanûja urdhnon të perciellet miku sà mos t'a gjejë ndo'i pûnë e ligë, e mos ti bajë kuej ndo'i dâm me bukë t'ande.

§.632. Kanû âsht prà, qi t'i prihet mikut, sepsé xêhet sè nuk din rrugë e nuk din a do të ndeshet në mik, a ne armik.

§.633. Do t’i prîjsh, pse jé rojsi i mikut, si me i a largue rrezikun, si edhè me e ndalë prej pûnevet të keqia.

§.637. Nderen e dhûnen do t'a dajshë me mikun e të damtuemin do t'a ndreqish.

§.639. Sikurse ké detyrë me lypë mikun e prém ashtû jé në detyrë me dhânë arsye, në prek kend mikun në bukë tande.
§.641. Veç nji gacë me t'a lypë kush tê dera per me kallë çibukun dhe e ngau kush, të pritet mik".

§.642. Po të rà ndore kush, edhè tuj t'a xânë vetem êmnin: "Jam miku i njatij"  edhè pa të pasë kênë kurr tê dera, po e

ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t'u vrugnue.

§.643. Po t'a vûni kush mikun në lojë a t'a shau, ti do t'a mkâmbish nderen e mikut me rrezik të jetës s'atê.

§.644. Po i u pré kujt miku, kanûja i kà lânë dy udhë: a të fiket, a të koritet.

§.645. Atij, qi i u pré miku, çdo send do ti jepet me dorë të mâjtë e nen gju, deri sa t'a paguej mikun.

Sipas Kanunit, miku behet pjestar i pandashem i familjes bujtese. Kete privilegj, miku e shpreh duke deklaruar: “jam ne bese te zotit te shtepise” (duke shqiptuar emerin e mbiemrin e te zotit te shtepise qe e ka bujt), çka do te thote, se ai eshte nen mbrotjen e tij e nuk mund te pesoje hakmarrje – gjakmarrje nga askush.

Ne se miku bie ne priten e nje gjakesi, armiku i tij nuk mund te hakmerret, spo degjon “se eshte ne bese te filanit …” dhe ky veprim i shpeton jeten.

Ne te gjitha Kanunet shqiptare, nuk perdoret kurre fjala i huaj, mik i huaj, udhetar i huaj, pra nuk ekziston mik i huaj, apo vendas, perkundrazi figura e mikut asht unike, pavaresisht nga kombesia, perkatesia etnike e shoqerore, besimi fetar, ne se eshte i varfer, apo i pasur, punetor, fshatar, nepunes, apo funksionar.

Kulturen e mikpritjes shqiptare, e kane pershkruar dhe lartesuar si virtyt shume udhetare e kronista te huaj, qe e kane perjetuar personalisht e kane mbetur te mrekulluar, duke e perkufizuar pa rezerva, si vlere unikale e kultures shqiptare. Ndermjet tyre vlen te rikujtoj kronistin e famshem turk E. Çelebiia, qe udhetoj ne trojet shqiptare gjate viteve 1623 – 1670; e ne kronikat e tij shkruan:“… ne te gjithe Perandorine Otomane, nuk kam pare mikepritje kaq te ngrohte dhe humane, sa ne shtepite e shqiptareve” e me tej shkruan “mikpritja eshte nje vlere etike e kulturore tipike albanese”.

Mikpritja kanunore eshte bere proverbiale, sidomos per trajtimin e personave qe vuajne, me veshtiresi fizike, per personat qe kerkojne ndihme, per ata qe kercenohen, persekutohen e perndiqen, ne veçanti mikpritja shqiptare u shqua ne mbrojtjen e jetes dhe te drejtave te hebrejve ne jetonin ne Shqiperi. Gjate luftes se II boterore, kur nazistet dhe fashistet persekutonin hebrejt, populli shqiptar i sfidoj ligjet raciale dhe i mori ne mbrojtje te gjithe hebrejt ne territoret tona, i bujten, i fshehen ne shtepite e tyre te varfera dhe i u shpetuan jeten. Shqiperia eshte i vetmi vend Europian, ku nuk u denoncua, nuk u perndoq, nuk u arrestua dhe nuk u pushkatua asnje qytetar hebre.

Kanuni i Leka Dukagjinit dhe Kanunet e tjera shqiptare, nuk vejne asnje kufi ne konceptin e mikut, sidomos kur  i referohet te huajve. Ne respekt te ligjeve dhe normave etiko-morale te Kanunit, populli shqiptar ka mbajtur qendrim dinjitoz e teper human ne trajtimin e armiqeve pushtues, si ndodhi gjate luftes se II boterore, pikerisht pas kapitullimit te Italise fashiste dhe kur nazistet gjerman i perndoqen dhe i masakruan ushtaret italiane, ose i arrestonin per t’i derguar ne kampet e perqendrimit. Pavaresisht se pak kohe me pare ishin arrmiqt tane, populli shqiptar i mbrojti, i fshehu, i strehoj, i ushqej dhe i u shpetoj jeten. Kjo eshte nje e vertete e pamohueshme, nje realitet i kultures humane shqiptare, nje virtyt i lashta, si e pershkruan dhe Lord Bayron ne vepren e tij  “Child Harold”.

Kete humanizem pa preçedente te popullit shqiptar, Dr. Franko Benati (ish oficeri i ushtrise pushtuese italiane), e per-shkruan ne librin “La guerra più lunga” (2007). Duke rikujtuar fatin e ushtareve italiane pas kapitullimit te italise ne 8 shtator 1943, Dr Benati pershkruan mikpritjen, qe i beri nje familje fshatare shqiptare:”Condorelli, io e qualche altro soldato italiano, siamo accolti da una famiglia, che ha aperto la porta con una ospitalità commovente – Kondrelli, une dhe disa ushtar te tjere italiane, u pritem nga nje familje, qe e hapi porten me nje mikepritje, qe na mallengjeu”).

Perfitoj nga rasti, te theksoj publikisht, se nga kjo mikpritje absolutisht unikale dhe mbrojtja, qe i beri populli shqiptar  ushtareve italiane, mbi 40 000 ish ushtare pushtues, u kthyen shendoshe e mire ne Itali.

Kete kontribut, Italia e ka harruar dhe as nuk e rikujton.

Sipas tradites kanunore shqiptare, miku ka nje pozicion te rendesishem e te veçante, ai gezon shume te drejta, qe mund t’i quajme “te drejtat e mikut”.

Si theksuam me siper, miku ka imunitet, eshte i mbrojtur nga autoriteti i zotit te shtepise.

Kush ofendon mikun, kush shkel mbi nderin e shtepise mikepritese, sipas Kanunit ka dhunuar ligjet e rregullat e mikpritjes, ka dhunuar “te drejtat e mikut”, madje faji i tij eshte edhe me i madh, pasi kesisoj ofendon Hyjet (perendite) e per rrjedhoje perendite zemerohen dhe hakmerren kunder fajtoreve. Sipas Kanunit, e vetmja metode per t’u mbrojtur nga mallkimi i perendive dhe per te mbrojtur nderin e mikut dhe nderin e shtepise bujtese, eshte ndeshkimi i fajtorit, madje ne shume aspekte ndeshkimi eshte i rende, me vrasje.

Kush refuzon te strehoj udhetarin – mik, qe troket ne dere, kryen krim te rende e te ndeshkueshem, parashikohet ne librin e 8°, nyja 97, madje ky faj eshte i rende e nuk falet, si shprehet ne dy paragrafet ne vazhdim, ku falet gjitheçka, por nuk falet kurre fyerja e mikut:

§.649. Me gojë të kanûnit: baba, vllau e deri kushrinija e dalun fare falen, porsé fyerja e mikut nuk falet.

§.650. Per mik të prém rrallë sè epet besa; ndermjetsija epet sà të mârrin e t'apin, në hîfët puna në të ndrequn.
     Miku ne kanunet shqiptare, ka dhe nje funksion te posaçem, ai perfaqeson nje familje tjeter, pra eshte amabsadori i  familjes se tij, apo, si eshte thene dhe ne shkrimet e me pareshme, eshte ambasadori i nje “republike” tjeter, apo i nje “shteti” tjeter, prandaj ai gezon imunitet, gezon te drejten te respektohet dhe te mbrohet, per sa kohe ndodhet ne “hijen e shtepise” bujtese, pra per sa kohe ndodhet nen sovranitetin e “republikes” bujtese.

Ndones miku eshte perfaqesuesi – ambasadori, kuptohet se nuk ka rendesi ne se paraqet apo jo “leter-kredenciale” dhe pse eshte i panjohur, pasi mjafton fjala e nderit i prezantuar, si pjestar i nje familje tjeter, per ta trajtuar si mik. Megjitheate, miku mbetet i pandare me njerezit e shtepise bujtese.

Ne rast se dy familje jane ne konflikt gjakmarrje dhe rastesisht vrasesi hyne ne shtepine e te vrarit e kerkon strehim (pavaresisht ne se e di, apo nuk e di se eshte shtepia e te vrarit), ai nuk rrezikon, perkundrazi eshte ne mbrojtje te kesaj familje, madje merr pjese dhe ne funeralin e atij qe kishte vrare e te nesermen shoqerohet jasht “hijes se shtepise” e te shkoj ne rrugen, qe e çon ne shtepine e tij (nyja 97).

Kjo atmosfere shekspiriane, ku tragjedia ngjizet me nje tjeter tragjedi, rregullohet nga ligjet kanunore, qe arrijne te imponojne ndrydhjen e nje dhimbje ekstreme, vetem per te resspektuar kodin e etikes se mikut – zot.

Kjo sjellje tragjike e paradoksale, e sanksionuar ne Kanunet tona dhe qe ka qene aktive nder shekuj ne trojet tona, te kujton aktualitetin e sotem, pikerisht ngjane me qendrimin ndaj trupave diplomatike, te dy shteteve, qe jane ne gjendje lufte. Kur nje shtet i shpall lufte nje shteti tjeter, ose dy shtetet jane ne lufte mes tyre, trupat diplomatike kane imunitet e nuk i prek askush, madje shoqerohen zyrtarisht deri pertej kufijve te shtetit.

Ne traditen e mikpritjes shqiptare, me pas u mbishtua dhe nje komponent fetar, pikerisht Kanunet tona kane nje etikete kristiane e me pas islamike e bektashiane. Ne kodin ekleziastik, kisha e levderon dhe e bekon mikepritjen si manifetim zmergjeresie pra si “naturaliter cristiana”. Pothuajse ne te njejten menyre, bektashijt, e vleresojne mikpritjen si “fisnikeria e shpirtit malesor”, ndersa musulmanet e quajne “nderi i shtepise”. Si kuptohet, si katoliket, bektashit dhe musulmanet, e trajtojne mikpritjen si koncept etik dhe kulturor dhe jasht kornizave fetare.

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora