Speciale
Albert Ramaj: Viktor Pashku (apo Shahin Ferizi) - prifti katolik shqiptar nga fshati “musliman”
E diele, 17.02.2013, 12:18 PM
Viktor
Pashku (apo Shahin Ferizi) nga Selishta e Gjilanit - është prifti katolik
shqiptar nga fshati “musliman”
Shkruan Albert Ramaj
Është
edhe një rrëfim që ngjall shumë interesim, ai i një meshtari (prifti) që vjen
nga një fshat, “i tëri mysliman”, por në fillim të shekullit ishte ndryshe.
Fshati është në afërsi të Stubllës dhe i përket territorit të kësaj famullie e
quhet Selishte, që është në afërsi të Zhegrës së Gjilanit. Nga ky vend vjen Atë
Viktor Pashku (Atë Viktor Paskes), i cili më 22 qershor 1953 nga qeveria
franqeze kishte marrë çmimin shumë të njohur “Palmes d`officier d`Accademie”
për përhapjen e kulturës françeze. Atë Viktor Pashku (Paskes quhej zyrtarisht)
është i lindur më 14. IX. 1878 në Selishte të Zhegrës. Sipas F. Djuric, atë
Viktor Pashku quhej në Selishtë Shahin Ferizi (apo djali i Feriziz) (DJURIC F.:
Die Geschichte der Krypto-Katholiken, fq. 204). Nga Zhegra kishte edhe një
tjetër meshtar që quhej Ahmet Fazlija (DJURIC F.: Die Geschichte der
Krypto-Katholiken fq. 204). Si meshtar i rendit salezian i provincës franceze,
kishte shërbyer në: Selanik, Stamboll, Paris, Akbes, Damask e Bejurt, ku më 31
korrik 1961 kishte vdekur, Siç duket, varri i tij është ende në Bejrut. Atë
Viktor Pashkun (Paskes) e kishte ripagëzuar poashtu një lazarist tjetër
shqiptar në Prizren Atë Simon Lumezi nga Prizreni, i cili më vonë shkon në
Amerikë, ku edhe atje ishte ligjërues në një shkollë teologjike në Brazil. Ai
shkruan për vendlinjen e vet Selishtën kështu:
“Pasi që
myslimanët e fshatit tonë ishin tejet fanatik, ne s`mund të shkallnim haptas
fenë tonë të shenjtë. Para syve të mi ra viktimë vëllau im kur morën vesh se
jemi katolik. Nga frika prej hakmarrjes, si është adeti tek ne, deshëm të më
vrasin edhe mua. Miqët tanë më fshehën dhe më çuan në Cërnagore, pastaj në
prizren te famullitari Simon Lumezi, shqitpar....
Të gjithë
e din se isha detyruar të braktisi Selishtën në moshën 6 vjeçare për të
shpëtuar nga masakri, viktimat e ti cilit ranë ati im i mjerë, nëna ime dhe sa
mija të tjerë shqitparë katolik nga fanatizmi turk... Qysh atëherë unë s`kam
parë atëdheun tim, duke pasur 76 vjet po edhe i sëmurë rënd...
Në vitit
1950 kam udhëtuar në Stamboll, Smirnë dhe në Selanik, prej nga mund të udhëtoja
gjer në Shkup me tren, e prej Shkupit në Cërnagore, dhe në Selishte me kerr ose
me kali. Mund të udhëtoja si francez. Mirëpo në Selanik mora letrën prej nipave
që të mos nisem, sepse nuk ishte e porositshme të vij në vendlindjen time!!! Ky
ishte për mua rasti më i volitshëm të vizitoj vendin tim dhe të tërë farefisin
tim për të cilin më mori malli i madhe. E kështu mù ndërpe rruga...
Fshati ynë e kujton përherë vdekjen e babës dhe të nënës sonë, si dhe të mijëra shqiptarë të tjerë që i mbytën turqit fanatik vetëm përse janë `Katolik`.” ( Shih. KRONIKU, in: Drita XV, 11-12 (107), 1984, fq. 8-9.)
Arkivi i llazaristëve në Paris (Archives Lasaristes Paris) (95, rue de sevres 75006 Paris) mbi Stubllën, priftin laraman Viktor Pashkun
Këtë gjë
ka hulumtuar edhe don Gjergj Gjergji për martirët e Karadakut, siç shifet nga
vepra e tij. Siç kemi cekur edhe në këtë libër, në këta arkiv gjidnet edhe
libri i Jean-Claude Faveyrial. Histoire de l'Albanie që ka botuar Robert Elsie
në origjinal (frëngjisht) dhe në shqip që në këtë libër kemi cekur këtë libër
ku ka të bëjë me Stubllën. Duke iu falenderuar atë Paul Henzmann cm, nga ky
arkiv kam marrë disa gjëra interesante që kanë të direkt me Stbullën apo don
Mikel Tarabulluzin. Këtu kemi një faksimil të letrës së tij të shkruar më 2
tetor 1898, kur ishte famullitar në Gjakovë. Poashtu kemi edhë një letër të
Simon Lumezit, që daton më 30.07.1890, që kemi sjellur edhe një pjesë faksimil
të kësaj letrë këtu. Simon Lumezi nga Prizreni isthe ai që kishte ndihmuar shmë
në jetën e tij Atë Viktor Pashkut (në Selishte i quajtur Shahin Ferizi) nga
Selishta. Është shumë interesant se Lumezi ka ligjeruar teologjinë qysh në
fillim të shkeullit 20 në universitete të Brasilit. Pra, për në shqiptarët nuk
është ai shumë i njohur, kurse për Brasilin në atë kohë po. Poashtu duhet të
ketë disa të dhëna të tij në këtë arkiv të lartpërmendur. Poashtu edhe mbi Atë
Viktor Pashkun po, por shpresojmë se herave tjera do të shkruajmë për të edhe
më gjërë, pasi që kësaj radhe nuk patëm edhe aq shumë mundësi. Ka edhe disa
letra të argjipeshkvit të Shkupit msgr. Fulgenio Czarev, shif edhe fakismil të
kësaj letre. Poashtu kemi edhe Pjetër Karadakun, që edhe Elsie e cek në
parafjalën e librit të botuar që më parë folëm për të. Pra Pjetër (apo Pierre)
Karadaku përmendet në letrën e 31 korrikut të 1888 që kemi sjellur poashtu
faksimil. Kush është ky Pjetër Karadaku, është për tu diskutuar. A është ai
prifti-llazaristi tjetër nga Selistha që Gjergj Gjergji shënon NN në librin mbi
martirët e Karadakut që kemi folur për këtë punë në këtë libër, apo ndoshta
dikush tjetër, gjithësesi kemi edhe një prift katolik tjetër të quajtur Ahmet
Fazliu. Duhet të hulumtohet edhe më mirë kjo gjë, apo ishte nga Selishta edhe
ky, nese po, dmth Selishta deri vonë ishte qendër e jo e kriptokatolicizmit,
por e thirrjeve shenjta meshtarake, e sot në këtë vend nuk ka asnjë katolik,
vetëm laraman mund të ketë.
Në këtë
arkiv gjindet edhe dorëshkrimi i Arthur Droulez me titull "Histoire de la
Mission des Enfants de Saint Vincent de Paul en Albanie" shkruar më 1943.
Këtu po sjellim vetëm një faqe të këtij manuskripi dhe ka disa gjëra shumë
interesante për historinë e llazaristëve në trojet shqiptare, pro poashtu edhe
për popullin shqiptar.
(Faksimilet nga arkivi i Llazaristëve në Paris)
Jean-Claude
Faveyrial libri “Histoire de l’Albanie” dhe Stublla
(FAVEYRIAL Jean-Claude: Histoire de l’Albanie, Pejë 2001 (frëngjisht) , kurse shqip i njëjti libër Zhan Klod Faveirial. Historia (më e vjetër) e Shqipërisë [Përgatitur për botim nga Robert Elsie], Tirana 2004)
Ky libër
është me interes për ne, sepse Autori Faveyrial në kapitullin 99 të këtij
libri, shkruan për martirët e Karadakut, duke e zgjuar kureshtjen me dhënien e
një shpjegimi shumë të sigurt, se kush ishte përpilues i manuskriptit mbi
martirët. Ai thotë: Sans être précisément faux, les détails donnés par M.
Hécqard sont très incomplets. On en trouvera de plus complets et de plus exacts
dans le mémoire que je rédigeai à la demande de Mgr. Darion, évêque de Prisrend
et Uscup, avec le concours de M. Calvert, consul d’Angleterre à Monastir – Jo
se janë krejt të gabuara, porse janë jo të plota detajet e dhëna nga Hekardi.
Më të plota dhe më të sakta gjenden në përkujtesën që unë redaktova me dërgesë
e Imz. Darionit, ipeshkvit të Prizrenit dhe Shkupit, me ndihmën e z. Kalvert,
konsullit të Anglisë në Manastir. Pra, tamam shihet se kush ka shkruar apo
redaktuar manuskriptin mbi martirët. Hasim edhe një gjë me interes nga ky libër
në parathënien e tij, siç shkruan R. Elsie: “Arkivat e Kongregacionit të
Misionit Lazarist në Paris përmbajnë, gjithashtu, dokumente të tjera të
rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe për historinë e kishës katolike tek
shqiptarët në fund të shekullit të 19-të. Bëhet fjalë, mes tjerash, për
dokumente dhe korrespondencë të shkruar nga personalitete të asaj periudhe,
disa të njohur e të tjerë të harruar tashmë. Midis tyre mund të përmenden emra si:
princi Prenk Bib Dodë Pasha (vdekur më 1920), Davidika Bib Doda, Margjela Bib
Doda, Imz. Dario Buçareli (1827-1878), Imz. Fulgenc Carev, Abat Doçi
(1846-1917), Gjon Pjetër Karadaku, Fransua-Ksavier Lobri, André Logoreci, Simon
Lumezi, Anton Bytyçi, Mikel Tarabulluzi dhe Gjergj Çako”. Për ne janë shumë me
rëndësi këta emra: Imz. Dario Buçareli (Dario Bucciarelli), Imz. Fulgenc Carev
(Fulgence Czarev), Gjon Pjetër Karadaku (Jean-Pierre Karadaku), Simon Lumezi,
Mikel Tarabulluzi (ELSIE R.: në parathënjen e librit të Zhan Klod Faveirial.
Historia (më e vjetër) e Shqipërisë fq. 29).
Dihet se
në provincën françeze të lazaristëve ishte Atë Viktor Paskes 1878-1961
(KRONISTI: Atë Viktor Paskes (1878-1961), in: Drita, XV nr. 11-12 (107), 1984,
fq. 8-9.) (Atë Viktor Pashku që kemi shënuar poashtu edhe në këtë libër) një
person shumë me rëndësi për kulturën franceze e që ishte i Karadakut, pra
konkretisht i fshatit Selishtë (afër Zhegrës së Gjilanit). Ai ishte prift
katolik, edhe pse Selishta sot është tërësisht myslimane, por në fakt shihet
shumë qartë se asaj kohe kishte edhe katolikë të fshehur në Selishtë, pra sikur
që kemi edhe sot. Atë Viktor Pashku quhej në Selishtë Shahin Ferizi. Ambasadori
i Francës në Damask më 1953 ia dorëzoi atë Viktor Paskës “Palme d`oficier
d`Accademie” për merita të mëdha kulturore. Për Viktor Pashkun (Paske), do të
flasim edhe më poshtë, sepse në këtë rast më shumë na intereson me të vërtetë
se kush ishte ai Gjon Pjetër Karadaku që e shënon R. Elsie në parathënien e
këtij libri, mos ishte edhe ai lazaristi tjetër që deri më tani nuk e kemi
ditur emrin e tij dhe që po ashtu vjen nga Selishta, apo është ndonjë person
tjetër që edhe Gjergj Gjergji në librin e tij mbi Martirët e Karadakut e shënon
në faqen 98 vetëm N. N. lazarist nga Selishta, por nga Selishta gjëjmë edhe një
prift tjetër që quhet Ahmeti i Fazlia që e jep emrin e tij F. Djuric në fq.
204. Por Pjetër Karadaku, duhet të jetë poashtu edhe një prift i Karadakut, që
nuk kemi të dhëna për të.
Duke iu falënderuar Robert Elsie-t, bëra disa shpjegime për këtë temë. Elsie më rekomandoi që të kontaktoja direkt me arkivin e lazaristëve në Pariz dhe këtë e bëra. Më 29 mars 2005 më përgjigjet përgjegjësi i arkivit, atë Paul Henzmann dhe thotë se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në këtë arkiv dhe më dërgoi një dokument mbi Kishën e Gjakovës të 3 qershorit 1888, në të cilin përmendet edhe emri i don Mikel Tarabulluzit dhe është interesant se mi dha disa kopje nga ky arkiv e ndër të tjera edhe një letër e don Mikelit që në këtë libër e sjellim edhe faksimilin e saj.
Gjendja e laramanve me 1986 në Selishtë (Sipas Franjo Djuric: DJURIC F.: Die Geschichte der Krypto-Katholiken fq)
Selishte (Malokët)
Shabani i
Bakies (që u shpërngul në Gjilan)
Selimi i
Bakies (janë në Selishte)
Zylfiu i
Bakies (me familje është shpërngul në Zhegër)
Myrta i
Shabanit (është në Selishte dhe biri i tij është martuar me një laramane nga
Dunavi
Hasani i
Ahmetit, jeton me familje në Selishte
Delia i
Dalipit
Tali i
Lilit (Halilit), një djal i tij jeton në Seliste kurse tjetri është shpërngul
në Zhegër
Sherifi i
Dalipit, jeton me familje në Selishte.
Familja e
Malokëve është më shumë katolilke se laramane.
Shaban
Bakija është shpërngul në Gjilan
Ilazi i
Halilit apo siç e quanin Ilazi i Lilit iste Mark Gashi, jeton me familje në
Prishtinë. Djali i Ilaz Halilit apo Mark Gashit është poeti i njohur Mirko
Gashi.
Ganiu i
Osmanit (Zef Osmani) jeton në Kabash
Në
Selishte sot nuk ka më katolikë, por ka vetëm 6 shtëpi laramne kurse të tjerët
janë shpërngul në Zhegër, Gjilan, Kabash, Konjare afër Kumanovës, Shkup Ferizaj
etj.
Prej dy
familjeve janë ishin dy priftërinjë, që kishin studijuar në Itali dhe kishin
shërbyër nëpër shumë vende të botës. Shahini (Pashk) i Ferizit dhe Ahmeti i
Fazliës. Për Shahin (Pashk) Ferizin kemi shkruar në këtë libër, por për Ahmetin
nuk kemi të dhëna të duhura, kështu që mbetet të hulumtohet kjo gjë. Siç duket
Ahmeti ka vdekur në Stamboll dhe është vorrosur atje, kurse Shahini (Pashku) në
Damask ka vdekur dhe është vorrosur.
Prej
Selishtës është familja Azizi që sot jeton në Kabash. Është shumë interesant që
të studijohet familja Azizi, pasi që kur ata u deklaruan më haptas më 1929 se
nuk do të mbesin më laraman, por do të jetojnë si të krishterë të vërtetë,
sihte për këtë rajon diçka tronditëse dhe guxim i madh për atë kohë. Për këtë
arsye, bashkvendasit e tyre kishin “nuhatur” për këtë punë dhe dëshironin që ta
pengonin. Kështu që ky ishte i detyruar që të shpërngulej nga Seliste e të
shkonte në Kabash. Por prapseprap banorët e Selishtës dëshironin ta pengonin. E
kanë rrahur këtë familje, pse shpërngulej dhe deklarohej haptas si katolike dhe
nuk e kishin lënë më që të kthehej fare në Seliste. Por edhe kur shkaun në
Kabash, kishin probleme nga muslimaët dhe laramanët e karadakut, e sidomos të
Selishtës, që këta tashmë haptas shkonin në kishë. Dëshironin ta pengonin. Një
kohë kjo familje shkoi dhe u vendos në Stubëll, për shkak të këtyre
kërcënimeve, por më vonë prap u rikthye në Kabash, kur u qetsua gjendja, ku
edhe sot jeton. Asllani i Azizit kishte dy djem, Osmanin dhe Ilazin
Osmani
kishte 3 djemë, Alia, Hamdia e Ramizi. Ilazi kishte vetëm një djal, Halimin
Aliu
(Ilia, Elia) kishte 5 djemë e 5 vajza: Zefin (Shaqirin), Pashkun, Fatmirin,
Isakun, Seferin dhe vajzat të martuara (Manja e Difa).
Hamdiu
(Martini) kishte dy djemë Zizkin (Frrokun) dhe Reshatin (Ilia).
Ramizi
(Antoni) kishte vetëm një vajzë, Ima.
Halimi kishte një djal (Sahitin (Frrokun), që kishte vdekur në moshën e re më 1974. Ai ka dy fëmijë, Pal (Halim) dhe Afrim (Ilaz).