Speciale
Gjon Markokaj: Kujtime të mësuesit veteran
E merkure, 06.03.2013, 07:10 PM
Me rastin
e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit
KUJTIME TË MËSUESIT VETERAN
GJON NDUE MARKOKAJ
-Ekskluzive
per ZemraShqiptare, nga
…!
- Ata që
mbaronin shkollën, plotsonin dokumentat, ku shpreheshin: “Do të sherbejmë ku të
kë nëvojë Partia e Atdheu”. Motua, ishte shumë pozitive, se sejcili shprehte
gadishmërinë, për t’ i shërbyar Atdheut e popullit të vet. Pushtetarët e
regjimit monist, këtë moto e përdoren sipas interesave të tyre; për t’ i
levizur, kuadrot e arsimtarët, anë e kënd Atdheut; sidoemos ata që ishin me
përbërje jo të mirë politike, ose edhe me plotësue deshirën, të afermeve e
shokëve të vet.
T’
ëmronin larg familjes, në zona të thella apo në klasë punëtore, sipas atyre të
kalitesh me veshtërsi, po ajo ta “thyente kocin”!
-- Në
vëndëlindje të njërit apo tjetrit, sherbenin kuadro apo mësues jabanxhi.
Në vitin
arsimor 1956 – 1957, (sistem verorë), më doli ëmërimi në fshatin Salcë të Zonës
Nikaj - Merturit, në skajin më të largët të Rrethit Tropojës, kojshi me
Dukagjinin e Shkodres. Salca shtrihej si nji gjerdan i artë në të majtë të
Streziqës, drejt “Qafës së Agrit” e Gurit të “Fushës Madhe”. Trevë e pa njohur
për mue, edhe pse isha i Merturës; isha i lindur në Raje, më në thellsi, të qëndres,
Malsisë së Gjakovës, e që na ndante
Në atë
krahinë të thyer malore, më duhej pa tjetër, të ndeshesha, me të mirat e me
veshtirsitë.
Më shumë
vullnet e optimizëm u nisem për në atë krahinë në verën e vitit 1956, unë për
në Salcë, Pjetër Nikë Ramaj për në Brisë, Mark Dedë Ramaj për në Curraj - Epër;
të tre nga fshati Rajë. U nisem nga Raja në drejtim të Nikaj - Merturit, unë me
Pjetër Ramën, në drejtim të Salces e Brisës, ndersa, Mark Ramaj në drejtim të
Curraj Epër, në kohë kurë në katundin tonë, në Rajë ishin mësues jabanxhi nga
Shkodra e rrethe të tjera të vendit….!
Kaluam
“Shkëmbin e Rajës” dhe përpara syve na u çfaq, krahina, e thellë, këthyer si
bërryl, me ato kulla të bardha në të dy anët e Lumit Merturit e të Lumit të Zi,
që lartësoheshin thikë drejt Alpeve; të rrethuara nga male të larta me kreshta
të thepisura, të cilët aty këtu, mbanin të pa shkrirë boren e ortiqeve e që i
jepnin nji pamje të thyer malore, të bukur e mahnitëse gjithë krahinës. Salca e
Brisa ishin mbas “Kodres Plâsë” e s’dukeshin.
Pa marrë
parasyshë, përplasjen tonë, nga pushtetarët e asajë kohe, treva na pelqeu
shumë. Klima ishte e freskët më bukuri natyrore të rralla.
— Atëhere
rrugë makine s’ kishte, i duhej përballuar ecjes me këmbë. Ecja në këmbë
kalohej, se kudo gjënë, burime të freskëta që gurrojnë nga frigoriferët
shekullor të natyrës se bukur të Nikaj - Merturit, të instaluar në zëmrën e
shkëmbinjëve e që duke u bashkuar më njëri tjetrin, formojnë përrenj e lumenj
të vegjël, që ushqejnë Lumin e Zi e Lumin e Currajve, duke e formuar Lumin
Mertur, degë e Lumit Drin.
Vënde të
ashpra, por të pasuna; kudo gjën arra, lejthi, gështënja e pëmë frutore, si
mollë dardha, kumbulla e qershi etj.
Pamja nga
larg duket, si ylberi në rrezet e diellit në lagështinën e pranëverës: Brezi i
gështënjave, i dushqeve, i ahishteve, i pishave, të cilat e filtërojnë dhe e
pastrojnë ajrin dhe e bëjnë jetën të këndshme për t’ jetuar.
Kapakun
rretheqark e vën brezi alpin dhe gjithë Zonën e mbrojnë, kreshtat e maleve të
larta, “Guri i Fushës Madhe”, “
Kullotat
e bollshme, për bagëtinë telat e verimit, me ujë burimesh të freskëta, janë
pasuri e pa shterrshme për banoret e asajë zone dhe për turizëm malorë.
Si kaluam
Palçin, unë e Pjetër Rama, ndjesë pastë, dualem në nji “qafë kodre”, prej ku
dukej mirë Salca e Brisa, (mbas e mora vesh se i thonë “Kodra e Plasë”). Rruga
gjarpëronte rretheqark, “Kodres se Plasë”, djathtas, ku gjithnji dukej Salca e
Brisa si në pëllëmbë të dores.
Kujtoja
nji këngë që shpesh e këndonte babai im: / More pashë në paç në qafë/ Që na
qite në Palç e në Salcë/.…,
Ishte
kënga për Kryengritjen e vitit 1910.
— Unë i
shikoja ato shtepi të Salcës, kulla prej guri të bardhe e që shkelqenin si të
ishin të lara në argjënd, nga rrezet e diellit që i rrezitke pjerrtas. Ecja
duke mënduar se në cilën shtepi, do me çonte fati…..,
Ne ecem e
ramë në Planas, ku ishte shkolla e Salcës; si ndejtem pak në oborrin e
shkollës.
Pjetër
Ramaj u nis për në Brisë e unë zbrita te nji grup shtepishë në qënder, të
Planasit (lagje e Prognajve të Salcës).
Fati imë
e aty zura vënd, afër shkollës, në shtepinë e Lush Marashit, babai i nji kolegu
tim të, shkolles, në të njëjten kohe mësues në shkollën e Palçit.
Në
shtepinë e Lushit më prezentoi kolegu im, djali i Lushit Nikoll Progni: —
“Mësues, Gjon Ndue Markokaj, është i Merturas, nga fshati i Rajës, ka krye
shkollën me mua, e kan caktue mësues, në shkollën tonë, kërkon më ndejtë në
shtepinue tonë”!
— Lushi,
burrë bujar, i zgjuar dhe i shetitur tha: “Në shtepinë tonë mirë se të vinë!
Mësuesi don hysmet, e kjo mvaret nga ti, e nëna e jote që duhet, t’ i
gatuajnë”!
-- Unë
kërkoi: “Nji shtepi që ta ndiejë vetën, si në shtepinë time”!
— Ndonse
detyrohej Këshilli Popullor për strhimin e kujdesin ndaj mësuesvet, unë për pës
- gjashtë vjet që sherbeva mësues në Salcë, Bëtoshë dhe Tetaj, strehimin e kam
gjetë me mirëkuptim e më kanë rrespektuar si njeri të shtepisë.
Puna
ishte e veshtirë, për mue si mësues i ri, por ç’ është e verteta nxënësit, i
gjeta të nji niveli të mirë nga mësuesi paraardhes Ndue Gjelosh Progni, ndjesë
pastë!
Puna e
mirë e tijë ishte, nji përvojë e vyer, për mua si mësues i ri. Nga fillimi i
javës së dytë të punës sime, rastësisht erdhen në Salcë, ish Shefi i Arsimit
Refik Strazimiri dhe ish Shefi i Pionierëve Veli Avdia. Dy kuadro të lartë.
Nxënsit i kisha nxjerrë në “pushimin e madh”
Si u
pvetem me njëri tjetrin, unë i thirra nxënësit në rrjesht.
Shefi i
Arsimit më tha:
— “S’
jemi ardhë për kontroll, kemi ardhë për punë të tjera, por deshirojmë, me të
ndigjue nji orë mësimi”!
Ora ishte
e veshtirë, se në sistemin gjashtë orësh, dy orë në mesit, bëheshim, me katër
klasë, njiheri e mua ashtu më qëlloi; ora e parë në profesionin tim, nën
vezhgimin e dy shefave.
Larg
emocioneve, e mora vetën, fillova nji orë mësim, dhe e mbarova, për dyzetepësë
minuta. Ora ishte me pësdhjetë e gjashtë nxënës, në kater klasa, njiherish. Ora
më shkoi mirë, falë Profesorit të Praktikës Kolë Xhumarit, si dhe punës mirë të
mësuesit paraadhës. Ata u ndanë të kënaqur, e përsa më thanë, ishin sygjerime
vetem miqësisht. Shefi i Arsimit të Rrethit Refik Strazimiri kishte nji problem
shtetërorë, në Brisë. Ai mu lut që të shkoja me ta, mbas mësimit.
— Kemi
fjetë te shtepia e Sokol Martinit. Ai ishte nji nga këngëtarët, lahutar nder,
më të mirët e rrethit Tropojes . Ai na priti me të gjitha të mirat dhe na
kënaqi, me këngët dhe lahutën e tijë.
Nga fundi
i javës së dytë, dita e shtune, në ora dy, mbas dite në qënder të Lokalitetit,
jemi thirrë në nji mbledhje të organizatës Profesionale, “Administratë -
Arsim”. Kryetar i organizatës Profesinale “Administratë - Arsim”, ishte mësuesi
i nderuar Dedë Sokoli nga Mserri. Ajo ditë me ka mbetë në kujtesë, se u njofta
përherë të parë, me shokët e Adminisrtatës e më kolegët e mi mesues. Aty e mora
vesh se, inderuari Zef Doda, ishte përgjegjes, për arsimin e Zonës.
Mësova
se, punën metodike e organizonin, mësuesit, Dedë Martini, Dedë Sokoli, Gjon
Nika.
Në nji
mësim të hapur, diskutuan disa shokë. Diskutoi edhe i ndjeri Nikol Pali. Zef
Doda, ishë përgjegjës, për arsimin e Zonës Nikaj - Merturë, i nderhyri: — Mos
përserit Nikollë!
— Nikolla
duke mbërthyar pullat e xhaketë, i përgjigjet Zefit: — “E, që thua shoku Zef,
unë po ulëm, se nji fjalë që, s’ është thanë, unë s’di për ta thënë”! “Thonë se
përsëritja është nëna e dijes”! Faleminderit! Të gjithë kemi qeshur për disa
minuta.
— Sa kohë
ndejta në atë Zonë, mësova nga ata njerëz bujar e me zëmër të madhe.
-- U
aftësova në punën time mësimore edukative, falë atyre metodistëve.
— U
edukova me disiplinë, falë organizimit të centralizuar të Kshillit Popullor të
Lokalitetit.
-- Në
kujtesën time mbesin, të pa harruara, piknikët, e kordinuara me shkollat, në
“Fushën e Madhe”, në “Lugun e Ndermanjave”, në “Rahovë”, të “Gurra e Hasan
Gashit”,
në
“Arvejë” etj. Fëmijtë i organizonim të luanin. Ne takoheshim me shokë e shoqe,
bisedonim, për punën e hallet e njëri - tjetrit. Ne mësuesit, organizonim,
lojna me top etj. -etj.
Sa ndejta
në Lekbibaj, pikniku në Lugun e Ndermanjave u
ba masiv. Në gushtin e vitit 1959, është ba nji piknik, në “Lugun e
Ndermanjavet, ku muaren pjesë, jo vetem nxënësit e shkollave por edhe
administrata, rini e të rritur, t’ Lokalitetit të Lekbibajve e t’ Lokalitetit
t’ Shalës së rrethit, t’ Shodres sa s’ përshkruhet sa u masivizue.
Kryetari
i Lokalitetit të Shalës, Zef Rusheta e kishte pak ma afër, e ishte marrë më
shumë me atë organizim të paparë. Sipër fushes, djathas Kronit piqeshn
ferligjet. Kishin, sjellë “vozgat”, më raki e vërë. Ata kishin sjellë edhe
orkestren e “Shtepisë Kulturës Breg - Lumi të Dukagjinit; fizarmonikë, def,
mandolinë, bilbila dhe fyej.
Në atë
fushë të bukur që Zoti e ka falë për piknik, kemi këcyar, valcin, napolonin, e
valle të tjera të krahinës e më gjërë. Kemi organizuar, nji ndeshje futbolli,
Lekbibaj me Shalë Në skuadren tonë, kishim ishë studentin, në B. Sovjetik ,
tani Prof. as. Dr. Kol Tahir Pjeternikaj, i cili e luante shumë mirë,
futbollin. Fituam ne Lekbibajt, me rezultat të thellë, 4 ? 2.
E ruajë
në kujtesë se në njërin krah të fushësh ishin mrizet ku kishte me dhjetra -
dhjetra tufa dhensh e dhish në mriz; e kur andej nga mrizi, binte ndonjiherë
topi, shungullonin kumbonët e Deshvet e të Cjepvet, me të kënaqë shpirtin.
Ato piknike s’ i shprehi me fjalë, por s’ më hiqen nga kujtesa.
- Kur
kalova, në sistemin dimëror, në kohen që sherbeva mësus, në Rajë, Dushaj,
Selimaj e Fiezë pikniket, organizoheshim në “Arvejë”. Aty grumbulloheshin disa shkolla. Janë organizuar disa lojra futbolli dhe
janë, pre kater - pësë qingja e keca, e janë pjekë ferlig…
— Shokët,
me caktuan mua që të merrem, me rregullimin e pjekjen e tyre, më thanë, se të
ndihmon nji inxhinier i boksiteve i cili quhej Ali Duro. Ai ishte edhe më
specialist nga unë, m’ e pregaditë ferligun, zorret, menjiherë i bënte kukurec.
Dru ishin me shumicë. Bamë nji zjarr të madh sa siguruam prush të bollshem, i
rrjeshtuam pësë ferligje rreth e çark, ku u poqen për mrekulli. Mësuesi Nikoll
Rama, ndjesë pastë, ishte ngarkue me sjellë birrat. Më kujtohet kishte marrë,
nji kali me pagesë; e ngarkue me shishe birret e na i solli në “Arvejë”. Këto
ishin disa nga piknikët masive që i kujtoi….,
Dikur
vonë, “punët mëtodike”, dhe “kondtrollet e arsimit”, e anash kaluan, disi punën
shkëncore e metodike dhe e përzien; me të ashtuqujturin “boshi i deologjik”…,
Nji
shokun tonë, Palë Kokrrit, ndjesë pastë, i cili ishte metodist i aftë, në
mësimdhënie e në komunikim më njerzit, gjatë analizës së së nji orë mësimit,
nga shokët e Seksionit t’Arsimit, ja përziejnë: — Këtu ishte deshtë (b.i.) Këtu
s’e lidhe me (b,i). Këtu mund, t’ lidhej me (b. i) etj.
Palit, si
duket, si thanë gjë, nga ato të metodës shkencore dhe ai, u inatos dhe u tha: —
“ N’ ma lashi “bosht ideologjik”, jam dakort se ma ka ba drejtori “mullar
ideologjik”…, Pali ishte “shakaxhi”, ishte edhe i nipi i Kamer Prelës,
deshmorit të Atdheut; se ishte rrezik, t’ja merrnin për “axhitacion e
propogandë”…,
Dy vite,
1968 ? 1970, mësues, në shkollën Fillore Selimaj, me kolegun e nderuar Zeqir
Sadik Lushaj, ruaj kujtime të shumta. Punuem e vepruem si dy vëllëzër, mund të
themi si “dy qe’, që si trembë kulari”. Drejtori nga Lekurtajt, na vuri pak
si në shënjester: nji ditë vinte, dy s’
vinte, dy vinte tri s’vinte per kontrolle të befasishme, por ne ishim të njëjtit
në punë e mësimdhënie. Me fshatin e patëm kaluar shumë mirë dhe gjetëm pritje
me bujari. Si harroi kurrë netet të shtepia e Zeqirit në Gri e anasjelltas tek
une ne Rajë. Urtia e zgjuarsia e babait te Zeqirit, Sadik Selmanit, mbetën të
pa shlyera në kujtesën time.
Kujtoj
vitin shkollor 1969 ? 1970, kur Zeqiri u nda nga unë për të shkuar në shkollë
të lartë në Tiranë e pastaj edhe në detyra më të latrta atje, por nji gjë është
e vertetë, sado lart u ngrit me detyra shtetërore e shoqërore, Zeqir Lushaj as
të afermit e tijë, s’më kanë harruar kurr! Edhe sot i mbajmë ato lidhje
personale e familjare. Per këtë u jam mirënjohës tërë jetën!….
— Atë vit
që iku Zeqiri, m’erdhi kolegu Halil Gjonaj, me të cilin punova dy vjet dhe e
kalova mire, por të ju them të drejtën, mungesën e Zeqirit e ndiejsha aq fort…,
Nga viti
arsimor 1971 ? 1972, kam punuar, në Rajë, pastaj në Shkollën e Mesme të
Bashkuar të Fierzës, në mesin e Klasës Punëtore të H/Ç.
Aty ishim
mbi dyzet mësues. Përveç, ditarit na u shtue informacioni politik. Në çdo
mëngjes në oren 7- 00, në podium vinte Sek. Org. Bazë të Partisë “Shkollë -
Spital” dhe kërkonte pregaditjen, me shkrim dhe provonte kë deshironte.
— (Merr
nga gazetat e hidh në fletore), si punë e rënduar dukej por duhej kryer!
Në
Fierzë, dhash mësim në tetvjeçare, në të Mesmen “Shkollë Nate” e së fundi në
Gjimnaz. Për trembëdhjetë vjet kam qënë kryetar i Komisionit Lëndor për histori
- gjeografi, për shkollat Rajë, Fierzë, T’pla Degë dhe tri vjetët e fundit Z/v.
Drejtor i Gjimnazit të Qytetit Fierzës.
Gjatë gjithë kohes, s’ kam qënë thjeshtë vetëm mësues por edhe veprimtar shoqërorë; me sa kam ditë kam mësuar edhe të tjerët.
Mbas
viteve 1990, si gjithë të tjerëvet, më freskoi “flladi i demokracisë”, më
çliruan “liritë demokratike” e megjithse ne pension, vëndosa të merrem me punë,
e të mos rri si “ujtë që s’hecë, e s’e pin njeri”. Kam shetite, jam marrë me
hulumtime historike, si i thonë: “ma mirë vonë se kurrë”, kam botuar gjashtë
libra, monografi, roman e nje liber me poezi. Në shtëpi kujdesem për bletën,
(kam një park të vogël me bletë)…
…!
Në këtë
ditë feste më lejoni të shpreh disa mirënjohjee urime personale:
--Mirënjohje
mësuesve të mi të parë, që tani s’ jetojnë: Shaqe Zog Sokolit, nga Thethi,
Binak Zenuni nga Bujani, Arqile Dhona nga Korça, Ukë Hamza nga Raja, Mozllum
Hoxha nga Luzha!
—Mirënjohje
e respekt, për pedagogët e Shkollës Pedagogjike “Ndrecë Ndue Gjoka”: Bedri
Dedja, Shefik Osmani, Urtie Osmani, Kol’ Xhumari, Petro Marko, Riza Hajron,
Pëllumb Gjebrenë, Aneta Kristidhin, Lumnie Shehletilën, Gjergj Zhejn, Islam
Sharofin, Idriz Ballëhysa
Vasil
Dhimitruka, Klanthi Cici dhe nëse ndonjëri, jeton? - Gëzuar 7 Marsin “Ditën e
Mësuesit”!
—Mirënjohje
dhe respekt, profesorëve, të fakultetit Histori - Gjeografi: Dhora Lloja,
Refail Lipe, Shefikat Beqja, Mehndu Derguti, Manol Tosollari, Vebi Hoti, Trifon
Ziu, Selman Sheme dhe nese jetojnë — Gëzuar 7 - Marsin “Ditën e Mësuesit”!
—
Mirënjohje dhe respekt, për drejtorët e mi, prej të cilëve mvaresha: Gjon Jaha,
Nikoll Rama, Besa Bajraktari, Ibrahim Lamnica, Ndok Sokoli. Previna Ajazi, Mark
Gjoka, Hasan Neza, Ibrahim Dizdari, Idriz Logu, Avdyl Buçpapaj, Feriz Hyka, dhe
atyre që jetojnë : -Gëzuar 7 marsin “Ditën e Mësuesit”!
— Gëzuar
7 - Marsin “Diten e Mësuesit”, ish kolegëve të mi, me të cilet, kam punuar në
moshën e rinisë, Simon Gjoni, Xheladin Gjoni, Zeqir Lushaj, Hali Gjoni dhe të
gjithë kolegëve, shokë dhe shoqe që kam punuar në shkollën e Fierzës, të cilet
janë të shumtë!
-Gezuar
edhe revistes së mirënjohur kombëtare ZemraShqiptare, stafit të saj drejtues,
lexuesve dhe komentatoreve të shumtë nga të katër anët e botës.
Të
gjithë:-qofshi të nderuar e faqebardhë!
…!
-Këto
kujtime janë pjesë e një libri që bashkpunëtori i revistës sonë ZSh-, poeti e
shkrimtari nga Raja e Mërturit, Gjon Ndue Markokaj po shkruan per jeten mbi 50
vjeçare në arsim -
(Per
ZemraShqiptare, nga Uashingtoni – USA, mars 2013)