Speciale
Kolë Mirakaj: Leter e hapet Abaz Ermenit
E diele, 17.02.2013, 10:36 PM
PERGJEGJET
KOLË MIRAKAJ:
DERI KUR NË SHERBIM T’ ANMIKUT ?
LETER E HAPËT Z. ABAZ ERMENIT
NEW – YORK, QERSHOR 1967.
“...Besoj
se shprehi ndiesitë e mbarë Popullit Shqiptar,
se po
të jetë që fqijtë tonë e kuptojnë nevojen e bashkëjetesës paqësore
e
bashkëpunimin leal të fqijsisë së mirë, tue na kthye të Drejtat që na perkasin,
Populli
Shqiptar dishron miqësi të sinqertë edhe me Grekët
dhe me Sllavët e Ballkanit.”
Kolë Mirakaj (1967)
M’a beso z. Abaz Ermeni (dhe ju ndjeksat e tij) se
bash po më dhemb zemra që më shternguet t’u ap ketë pergjegje botnisht, pse e
dij që polemikat nuk i sjellin asnji dobi çashtjes së dhimbëshme e të vështirë
që fati i randë na ka ngarkue të gjithë atyne që e quejnë veten antikomunista e
atdhedashës.
Megjithse
në ketë leter të hapët më duhet me dokumentue çeshtje të pergjithëshme të
zhvillimit historik të ngjarjeve e veprimeve (sado shkurtimisht), pergjegjësinë
e këtij dokumenti e ngarkoj mbi veten time, meqë nuk jam këshillue me askend,
perposë ndergjegjes sime.
***
U
mbushen 22 vjet në ketë mërgim të zi e nuk u mbushet mendjet se mosbashkimi i grupeve antikomuniste, sulmet
kunder forcash të shndoshta kombëtare e sabotimet kundër atyne që dojshin e
dijshin me veprue per shpetim t’Atdheut, kjene faktori kryesorë që e sollen
kominizmin në fuqi, e jo forca e tyne vetë. Të njajtin veprim që batë në
Shqipni, po bani tash 22 vjet edhe në mërgim, pa mujtë të merrni asnji mësim
nga e kaluemja. Vazhdoni akoma edhe sot mbas 22 vjetësh që popullin Shqiptar e
ka mbulue zija, perpiqeni me denigrue forcat kombëtare antikomuniste, tue
sulmue vazhdimisht Blokun Kombëtar Indipendent dhe udhëheqësat e tij, e jo
vetem Blokun po kedo që nuk i asht shtrue vullnetit tuej egoist.
Njizetedy
vjet kemi heshtë para trillimeve e edhe fyemjesh personale që keni hjedhë
kundra nesh paburrnisht, jo pse na ka mungue guximi ose argomentat, por vetem
per hir të çeshtjes kombëtare; per të lanë shtekun hapët per bashkim të të
gjitha forcavet antikomuniste tue perfshi edhe juve; per bashkim të shpirtnave
të Shqiptarëve, pse jemi të vetdijshem se edhe po të zhduket regjimi komunist
per nji shkak ose nji tjeter, ka me na u dashtë të perballojmë rreziqet që mund
t’i kërcnohen Atdheut nga ndokush tjeter e sidomos Greqia, që ç’ prej 1913-tës
e këndej, nuk hjekë dorë nga pretendimet grabitçare mbi Korçën e Gjinokastren.
E qé, edhe ndjesitë e mija n’ atë çeshtje:
E dini mirëfillit se komunizmi më ka tha loçken e
zemrës; më ka mbytë në gjak e rroposë gjithçka asht e kandëshme per jeten e
njeriut. Megjithkëte, po të jetë që Greqija o kushdotjeter sulmon Shqipninë për
të grabitë Tokë shqiptare, unë edhe me Enver Hoxhen kishem me iu vu në
dispozicjon, kështu në moshë pleqnijet e i gjymtuem si jam, per mbrojtje t’
integritetit toksor t’ Atdheut, si ushtar i thjeshtë e pa asnji konditë. E pra
jam edhe i dënuem me vdekje nga ai regjim.
***
Tash 22 vjet edhe ma parë, na kemi kerkue
bashkëpunim e vllaznim; ju perherë keni predikue mëninë e keni veprue per
shkatrrim të forcave kombëtare. Këte e dokumenton edhe shtypi i të dy palëve.
Kjo mënyrë veprimi e jueja dishmon, se ju dashtë o padashtë, jeni tue i sherbye
anmikut të perbashkët KOMUNIZMIT e anmiqëve të tjerë të KOMBIT SHQIPTAR.
Kur tham ju, nuk të drejtohem vetem ty z. Abaz
Ermeni, po njisoj edhe udhëheqësave të tjerë të Partisë Agrare Internacionale,
që edhe Ty si të ndjemit Mit-hat Frashërin, duen të mbajnë rob të vullnetit të
tyne të çaperdisun, me lajka per qellimet e tyne t’errta. Unë e dij që Ti je
antikomunist e nuk t’a mohoj as ndjenjen patriotike, as guximin trimnor, po
kishem me të këshillue të shikosh mirë çka ké per-rreth-e-qark. Rueju mos të
bini viktimë siç ra i ndjemi Mit-hat Beu!
Sa me paknaqësi e mora vendimin me u pergjegjë
njiherë e pergjithnji, e din ndergjegja e ime, por mbasi edhe tash mbas 22 vjet
tragjedije të Vendit tonë, po vazhdoni rrugen e shpartallimit të forcave
kombëtare me trillime e gënjeshtra që synojnë të fallsifikojnë historinë, ka ardhë
koha që mërgata antikomuniste dhe
opinjoni i pergjithëshëm shqiptar mos të mbeten perherë
tue ndigjue vetëm zanin shtremnues të fakteve, po të ndigjojnë edhe zanin e
fakteve, zanin e së vertetës. Per të kjartësue gjithshka, nuk mjafton nji
shkrim i kufizuem si kjo leter, po duhet nji liber i cili asht i pergatitun
tash 16 vjet (i ruejtun nder tri kopje në vende të ndryshme) e që auktori nuk
ka dashtë t’a botojë akoma, per të mos u ba pengim per bashkërendim të forcave
kombëtare në një llogore të vetme antikomuniste, me që e verteta e
dokumentueme, mund të dilte e hidhun per ndoken, e ndoshta ndonjë IDHULL, mund
të rroposet perdhé.
Siç e
shifni z. Abaz Ermeni, jam tuej u perpjekë të mbaj stil shkrimi si u ka hije
njerzëve të qytetnuem e si lypë burrnija shqiptare me u sjellë ndaj
kundershtarit, që luftohet, po njiherit nderohet, e jo me fjalë banale, siç e
ka zakon ana e juej.
***
Erdha
në Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës mbas 22 vjet mërgim per me fitue buken me
djersen time, pse nuk m’a lejonte ndergjegja t’u bije në qafë dashamirëve e
atyne që më besojnë t’u hjekë kafshaten e bukës së fëmijëve. Natyrisht, me
mundësitë e mija të vogla me u perpjekë edhe me dhanë kontributin tim modest
per çeshtjen kombëtare per të cilen nuk kam kursye asnji therori që nga rinija gati
fëmijë.
Që se
erdha këtu, kam folë vetem fjalen e moderacjonit, fjalen e vllaznimit që synon
t’ arrihet në vllaznim e bashkëpunim të Shqiptarëve antikomunista, të
Shqiptarëve të vertetë atdhedashtësa. Këte kanë ndigjue nga unë miqë e
kundershtarë, pse pa bashkim nuk mund të bahet forcë as morale as materjale, e
pa forcë nuk mund të kryejmë misjonin e randë që fati i randë e zhvillimi
historik na kanë ngarkue.
Njizetedy
vjet mërgim, para se të vijshe këtu jetova si munda n’ Itali, tue fillue nder
kampe per refugjatë, mandej nder komunitete fetare per sevapë e mandej me
djersen time, kur mujta të gjejë ndonjë punë çfarëdo.
Mbasi
kaluen gati tre muej mbas ardhjes time këtu e nuk ndigjova se morët ndonji
qendrim ekstremist kundra B.K.I. as kundra meje personalisht o ndokujtë tjeter
t’anës s’onë, dhe vizitat miqësore që më bane disa agrarista jo të rendit të
dytë dhe hallet vllaznore e kombëtare që dertuem, mendova se edhe Partia
Agrare, tashma paska arrijtë në kuptim të nevojës së bashkëpunimit kombëtar me
tjerat grupe politike antikomuniste, e kjo më gëzoi mjaft, po edhe na ishim
prap gati të harrojmë shpifjet e fyemjet personale e t’u shtrijshim doren
vllaznisht edhe juve. Paskem pasë qenë gabue.
Po ka
do kohë që CELULA (a si e queni?) e juej këtu në New York, ka fillue një
fushatë t’ eger me anë të radios kundra B.K.I. e kryesisht, kundra prof. dr.
Ernest Koliqit e meje.
Ku e
keni hallin dhe synimin?
Në
qoftë se mendoni se me ketë mënyrë i bani sylesha bashkëatdhetarët tuej t’u
besojnë se tue denigrue patriotë që patriotizmin e kanë dishmue me therorina
eprore e jo me fjalë demagogjike, kështu i sherbehet çashtjes kombëtare e
kështu luftohet bolshevizmi, dinje se i nençmoni teper Shqiptarët dhe i fyeni
randë, madje ma teper se askend, vetë ndjekësat tuej.
Po të
mendoni se me sisteme të tilla ia doli Enver Hoxha, prandej me të tilla sisteme
do t’ ua delni edhe ju, aq ma keq. Një pjesë e Shqiptarëve u gënjyen njëherë
nga premtime që i sollen mjerimin, po nuk gënjehen ma. Kushdo që ti paraqitet
popullit me të atilla sisteme e me mëni kundra vllaznish të gjakut, nuk fiton
gja tjeter, veçse perbuzje.
Eh, lum
bashkëatdhetari! Keni kalue çdo kufi.
Janë
ndigjue disa herë agraristat tuej tuej thanë njerzëve se po nuk jé me Ballin
Agrar, nuk jé Shqiptar! Deri në ket cak i keni fanatizue naivët. Në ketë
ekstremizem nuk ka arrijtë as komunizmi. Komunizmi, kundershtarët i ka quejtë
reaksionarë, anmiqë të popullit e tradhëtarë; por
cilësinë Shqiptare nuk ua ka mohue. E ju proklamoheni demokratë antikomunistë,
po në anën tjeter vepra e juej pothuej se e shkapercen sistemin komunist n’
ekstremizëm e fatkeqësisht, dashtë e pa dashtë jeni tue i sherbye anmikut të
perbashkët, martirizuesit të popullit Shqiptar, komunizmit e njiherit anmiqëve
të tjerë të Shqipnisë.
Ti z.
Abaz Ermeni dhe ju të tjerët udhëheqësa të Partisë Agrare, e dini mirëfillit se
demokracija e ka burimin ték toleranca e respektimi i mendimeve të ndryshme. Në
bazë të këtij mendimi askush prej nesh nuk ka të drejtë me gjykue o nençmue
tjetrin, por vetem me ba kritiken korrekte, ndertuese. Kjo e drejtë i perket
vetem Popullit Shqiptar kur të vehet në gjendje të shprehet lirisht dhe
Historisë, mbasi të kenë kalue në jetë tjeter protagonistat e ngjarjeve.
Ekstremizma e stilit të sistemit bolshevik që u thotë komunistavet (Lenin-i)
“HUDHNJE GENJESHTREN” në qarkullim kundra kundershtarëve; persëritnje dy herë,
dhjetë herë, njimijë herë, pse dikur ka per t’ia truellue trutë edhe atij që e
din që asht gënjeshter, gati me e besue edhe ai të vertetë. Ky sistem u ka shti
në rrugë të gabueme. Të krijoni çfardo lloj gënjeshtrash jo vetem kundra nesh
të B.K.I. po kundra kujtdo që nuk i shtrohet kryengurrtësisë s’uej.
Këte verteton qendrimi që keni marrë edhe kundra
patriotësh të ndritëshem si Nuredin Vlora, Ali Klisura, Koço Muka etj.
udhëheqësa të Ballit Kombëtar që mbasi nuk munden t’ua mbushin menden ju të
hiqnit dorë nga rruga rrenimçare, ata nuk ecen ma në rrugen tuej. Derisa u
ndatë prej Tyne, mburreshit me naltësinë morale, politike e patriotike të Atyne
VETERANËVE dhe jam i sigurtë, se njilloj do të kishi denigrue edhe të ndjemin
Mit-hat Frashëri, po t’ mos ia kishit dalë me miklimet t’ueja t’i terratisni
mendjen e t’i tharbëtoni zemren.
Sot që Mit-hat Frashëri ka kalue në Jeten e
Amshueme, unë perulem para kujtimit të Tij e si biri i nji familje që ka lanë
emen të lumnueshem në historinë kombëtare, e si Ai vetë që ishte atdhedashës i
pa zhigla, i CILI, po per Atë emen që bante, ndofta ka qenë (e patën kujtue)
personaliteti ma i pershtatëshem i kësaj mërgate që në bashkëpunim me të tjera
mendje të ndituna do të kishte mundë me bashkue, me vllaznue e udhëheqë
persëmbarit këte mërgatë.
Na të B.K.I. ua kemi ofrue ketë mundësi e vetveten
në dispozicionin e Tij; pa kushte, mjaftonte që Ai t’ishte Babë i paanëshem. E
Ai e çmonte dhe e pranonte këte inisiativë, por mbas takimit me rrethin e Tij e
zmbrapte...
Dy heresh e ka thirrë historia në pikëpjekje
Mit-hat Beun:
1. Në
Shqipni mbas dorëzimit t’ Italisë, me bashkue të gjithë Shqiptarët në luftë
kunder
komunizmit, me ia shporrë qafet këte kolonë të
pestë të sllavizmit Kombit, per të muejtë me sigurue per kohen që pritej
mbrojtjen e Atdheut në pergjithësi, gja që edhe unë personalisht ia pata
sugjerue e ofrue në Gusht të 1944-ës. Nji veper e tillë, do t’a kishte shpetue
Shqipninë pa ra nder kthetrat e tiranisë komuniste, e ndoshta, edhe Kosoven.
2. Gjatë
viteve 1946 – 49 kur i kerkojshim të marrin Flamurin e Bashkimit, t’na printe!
Nder të dy herët ju ekstremistët që dominojshi
vullnetin e Tij, e ndaluet pa i dalë në pikëpjekje Historisë! Historia vazhdoi
rrugen e vet, e né Shqiptarëve, na la mbrapa në fatin që gjindemi sot. Ky asht
shkaku që mërgata Shqiptare gjindet sot në këte gjendje! E ndofta, ky asht edhe
shkaku që ç’ prej 1948, kur komunizmi i Shqipnisë i prishun me Jugosllavi e
akoma jo i forcuem nga Rusia ishte nder grahma të fundit, po dhe na kishim nji
rrezistencë t’armatosun nder Malet e Veriut mirë të organizueme dhe që kishte
penetrue në ushtri e deri në polici per kryengritje të pergjithëshme, që po t’i
kishim dhanë na të mërguemit pak shpirt’e ndihmë, ka fort gjasë që, ç’ atëherë,
komunizmi në Shqipni do t’ ishte permbysë. E ju akoma sot vazhdoni të mburreni
per çka i keni ba Bashkimit të Shqiptarëve e vrasjes morale të Mit-hat
Frashërit!
(Shih
fletoren “Flamuri”, 28 Shkurt 1966, nr. 148 – 151, kolona e gjashtë).
Jeni turrë kunder Mbretit Zog, simbol i
sovranitetit të Shqipnisë, tue i ngarkue çfardo të keqje pa i njohë asnjë
meritë. E pra, asgja tjeter mos me dashtë me i njohë Atij Mbret të Shqiptarëve
në jeten e Tij politike që prej Kongresit të Lushnjes e deri në vdekje, e
mandej si kryetar shteti, njerëzit e ndergjegjëshem (ndjekësa o kundershtarë)
ashtu edhe historia: Ia njohin që kje Ai që mundi të krijojë nji Shtet Shqiptar
me administratë të mbrendëshme politike e diplomaci të jashtëme, të njohun nga
gjithë bota dhe rendin publik me qetësi shembullore.
Jeni turrë kunder Ernest Koliqit me mënyra
shburrnore e banale çka nji nxanës i dikurshem i Tij si ju, z. Abaz Ermeni, nuk
duhej kurrë t’a kishte lejue pse nuk e pranon as burrnia shqiptare, as
moraliteti i njerëzëve të qytetnuem. Të tjerë ishnxanësa të Tij, e jo ma ultë
me kulturë se z. Yte, dhe me ndjenja patriotike të flakta (si Isuf Luzaj),
akoma sot e thërrasin MJESHTER. Ky shkrimtar i kalibrit të madh që në moshen e
rinisë me novelat, artikujt e romanet e Tij, asht perpjekë vazhdimisht me vue
në dukje (pah) virtytet e nalta të Fisit Shqiptar, tue predikue ruejtjen e tyne
e shortimin e të mirave të kulturës moderne mbi cungun e atyne virtyteve e
zakoneve të mira, pa të cilat Shqiptari nuk do t’ ishte mâ Shqiptar. Na nderon
edhe sot me personalitetin e Tij të naltë që i sjellë kultura e shqueme edhe
para botës së huej dhe prodhon gjithnji e mirë sa askush tjeter per kulturen e
letersisë shqiptare.
Asgja tjeter mos të kishte ba Ernest Koliqi per
çeshtjen kombëtare, mjafton me e vue në rend të parë të patriotëve vepra e Tij
arsimore në pergjithësi e në veçanti, në tokat e çlirueme në PRILLIN FATBARDHË
të vitit 1941.
***
Mbas bashkimit të Kosovës dhe të tjerave vise Shqiptare
me Atdheun, vinte në rend të parë çeshtja e arsimit nder ata vende ku nen
mbretninë e Karagjorgjeviqëve, nuk ishte lejue as ma e ulta shkollë Shqipe.
Qeveria e Romës kerkonte me kambëngulje që të ndiqej shembulli i Italisë kur
kjo kishte aneksue Alto – Adigj-e (Sud Tirol), pa u kujtue se mes dy rasteve
nuk kishte analogji me që Sud Tirolasit ishin Austriakë të gjuhës gjermane,
ndersa Kosova e të tjera krahina të lirueme ishin të gjuhës dhe të gjakut
Shqiptar.
I deleguemi i qeverisë italiane, ekspert i
Ministrisë s’ Arsimit t’ Italisë, kerkonte që të fillohej të vihej Gjuha Shqipe
nder ato shkolla nga nji klasë në vit, tue fillue nga e para fillore e nga e
para gjimnaz, kështu, vetem në krye të tetë vjetëve mund të shqiptarizoheshin
të gjitha klasët. Qeveria e kryesueme nga Shefqet Verlaci e kundershtonte
projektin e Romës, por Ai që i dha grushtin kje Ernest Koliqi, që nuk pranoi
asnji kompromis, e si pergjegjës i Arsimit i paraqiti Mëkambësit të Mbretit
dorëheqjen si protestim. Jacomoni, ndeshet nga njianë me urdhnat e Romës dhe
nga tjetra anë me qendrimin pakompromis të Koliqit, të cilit ia refuzon
dorëheqjen në formë konfidenciale tue e autorizue Koliqin me gjetë zgjidhjen e
pabujëshme. Zgjidhjen e gjet Ernesti tue e ba faktin e krymë.
Mblodhi 250 arsimtarë (nder të cilët ishit edhe
disa nga ju agraristët e mavonshem), i dergoi në Tokat e Lirueme, gjoja me
mbledhë folklor, por me urdhen taksativ: Me pergatitë hapjen e shkollave në
Gjuhën Shqipe per të gjitha klasët, që prej së pares fillore deri tek e tetëta
gjimnaz per Shtatorin e atij viti, dhe ashtu u bâ. Fondet e nevojshme i kjene
dhanë në tjetër formë nga Mëkambësi i Mbretit dhe nga kryeministri Verlaci.
Ishte guximi e mendja e hollë e Ernest Koliqit që realizoi këte veper të madhe
kombëtare, që nuk u zhduk as nuk mund të zhduket mâ. Këte e dini mirë edhe ju
agraristët po nuk e thoni, kujtoni se errësohet dielli me shoshë.
Dobija e letersisë dhe e kulturës kombëtare u
këshillon të gjithë intelektualëve të mblidhen rreth këtij kroni ditunije, e të
punoni sëbashkut per kulturë e letersi Shqiptare.
Leni hujet (inatet) e ambicjet e vinju punës së
mbarë. Me kohë, me mundim e inteligjencë edhe ju mund të baheni kroje të
dobishme, gjigante si Ai.
Sot Kosovari nuk mendon si e mendonte shumica me u
bashkue me Shqipninë, se atje do të gjente një Turki të vogel, po e ndiejnë se
hyjnë në gjiun e NANËS, në gjiun e Atdheut. Kjo shqiptarizem e flaktë që asht
ringjallë nder Shqiptarët e robnuem, asht meritë e shkollës Shqipe, e në këte
meritë vendin e parë e nxen Prof. Dr. Ernest Koliqi.
E çka nuk keni lanë pa thanë kunder Mustafa Krujës,
kunder asaj mendje të ndritun e zemre të pervlueme nga atdhedashunia e cila, e
shterngoi të kalonte në mërgim ma shumë se 40 vjet ma të mirat e moshës së Tij,
e së fundit në këte mërgim, po mos të kishin kenë puna e së motres së Tij dhe
bujaria e Mbretit Zog, do të kishte mbetë me vdekë urijet. E pra, dihet se
Mustafa Kruja, të kishte mendue per veten e Tij ka pasë mundësina me e sigurue
jetesen dhe ekonominë në shkallen ma të kënaqëshme, por Ai, nuk pat mendue
kurrë per vete, po per Shqipninë, t’ i sherbente me çdo therori.
Çka keni thanë e çka keni per të thanë kunder meje?
– Se jam fashist, se paskam ardhë këtu me organizue grupin fashist. A e kam
mohue ndonjiherë të kaluemen time? – As që kam nder mend t’a mohoj në çfardo
rrethanet. E pohova edhe kur kjeshë arrestue në Brescia nga policia italiane,
në Maji të 1945-ës, atë kohë kur më vrau nji “fashist” edhe pa proces, që t’i
quhej “meritë”, e pohova edhe para oficerit amerikan që ishte i ngarkuem me
kontrollue veprimet e policisë dhe pata proven se ata që ishin burra,
respektoheshin! Ai porsa i tregova
arsyenat kombëtare, urdhnoi kuestorin të më lironte menjiherë, dhe prej
atij çasti më deklaroi nen protekcion të Armatës së V-të; ndersa do t’
ashtuquejtun bashkëpuntorë t’ Aleatëve, ishin të ndrymë me ia dorzue Enver
Hoxhës, po të mos ndryshojshin rrethanat; pse nuk kishin dijtë të mbanin
perherë nji rrugë qendrimi.
Fjala fashist sot asht krejt pa krypë e kot
mendohet se damton kush kend me atë fjalë!
Fashizmi ka kenë nji fenomen historik i kohës së
tij e që mbas mendimit tim nuk duhet të kthehet mâ. Këte e perfitoi nji
ish-socialist që quhej Benito Mussolini, per të shpetue Atdheun e Tij, pa ra
nder kthetrat e anarkisë e të tiranisë bolshevike e që me këte lëvizje, e me
ndihmen që i dha nacionalizmit spanjol, shpetoi Europen! Ishte nji fenomen i
lindun nga nevojat e kohës.
Në Shqipni, nuk ka pasë as fashizem as antifashizem
në kuptimin e fjalës; ka pasë vetem korrente të ndryshme mendimesh, që të
gjitha synonin me i sherbye Atdheut.
Na në hijen e fashizmit perpiqeshim të ruejmë e të
forcojmë nacionalizmin shqiptar, dhe me atë veprimtari e lealitet nxorem mjaft
koncesione në dobi të çeshtjes kombëtare, dhe patme vu bazat per Shqipninë
Etnike e sovrane per t’ ardhmen.
Tham se nuk ka pasë fashizen e antifashizem në
Shqipni, pse fashizmi tek na nuk erdhi as si lëvizje kulturore –
propagandistike – politike, as me lëvizje armësh si n’ Itali e ngjetiu. U
proklamue me nji dekret të Mëkambësit të Mbretit, per analogji me Italinë e
prap u suprimue me nji dekret të Mëkambësit të Mbretit pa gjetë asnji
kundershtim.
Ana e juej bashkëpunuet me neve, me italianë e edhe
me komunistë njiherit, në të njajten mënyrë bashkëpunuet me Gjermanët e me Aleatët.
Siç pohojmë na të t’onat, pohoni me guxim burrnor edhe ju të tuat!
SYNIM’ I SHTERPËT
Per të nda Shqiptarët në fashistë e antifashistë,
nder tradhëtarë e superpatriotë, jeni kapë per verigen e kalbët të disa
telegrameve të fallsifikuem që u shpallën nga agjensia “Stefani” dhe u botuen
nga fletoret italiane njiherit me pushtimin ushtarak të Shqipnisë, se gjoja
disa parësi të Shqiptarëve i paskeshin kerkue Duce-s ndihmë, që ta shpetojë
Shqipninë nga regjimi i asaj kohë. Ata telegrame ishin të fallsifikueme e qé ku
asht prova:
Në Mars të vitit 1940, fillova nji qarkullim
fjalimesh që i vazhdova në gjithë Shqipninë, që prej kinema theater MAJESTIK në
Korçë, rreth mardhanjeve italo – shqiptare në gjendjen e krijueme nga forcat e
rrethanat historike; dhe deklarova:
ASNJI SHQIPTAR nuk e kishte dishrue as ftue
pushtimin ushtarak nga Italia, as verbalisht, as me telegrame ose letra. Solla
si shembull Kapidanin e Mirditës me veprimin e Tij në ato rrethana, i cili i
kje vue në dispozicion Madhnisë së Tij Mbretit me 5.000 burra që pritshin armët
per të vrapue në luftë.
Me 15 Mars, Kapidani kje thirrë n’ audiencë nga
Mbreti Zog per të bisedue per gjendjen që po shihej e turbulltë me Italinë. N’
atë audiencë Kapidani i dha besen Mbretit se po të ngjiste gja per okupim të
Shqipnisë nga Italia, Ai do të vihej në dispozicion me të gjitha fuqitë e Tija,
vetem se i duheshin armë.
Në fund të Marsit, Mbreti emnoi Sul Kurtin
rrethkomandant në Burrel, me porosi që të rrinte në lidhje telefonike me
Kapidanin, per t’i transmetue porositë e Mbretit. Me 5 Mars, Sul Kurti me
urdhen të Madhnisë së Tij, lajmëron Kapidanin të mblidhte menjiherë vullnetarët
e t’i grumbullonte rreth Rrubikut ku do t’u shkonte armatimi. Menjiherë
Kapidani qiti kushtrimin e mblodhi 5.000 burra Mirditas e Thkellas tek Kroji i
Sh’ Lleshdrit, dhe me 7 Prill i telegrafoi Madhënisë së Tij, tue lajmërue se
ishte i gatshem per luftë dhe kerkonte armët. Pokështu, ju vuna edhe unë në
dispozicion me deklaraten që i bana prefektit të Shkodres Javer Hrushidit,
porsa ndigjova në radio lajmin e tentativës së zbarkimit italian. Këto i thashë
publikisht para elitës dhe popullit të Korçës, si edhe para autoriteteve civile
e ushtarake shqiptare e italiane, në atë kohë kur Italia njihej potenca e
tetëmiljon bajonetave dhe ishim nen okupacionin ushtarak të saj. E persërita që
prej Gjinokastres në Kukës, në të gjitha qendrat kryesore të Shqipnisë. E
thashë jo vesh në vesh po të MADHE e botnisht. Me fjalë të tjera i thashë “DUCE
GËNJEVE !” Nuk u mjaftova ta them vetem me fjalë që i merr era e treten n’
eter, po i thashë edhe me shkrim që u botue nga Ministria e Kulturës Popullore
“DISTAPUR”, fashikulli nr. 3.
Që unë i bana ato deklarata aq të guximëshme per
atë kohë, nuk isha i interesuem aso kohe as sot personalisht, pse as emni i
Ernest Koliqit as i imi, nuk figurojnë n’ ato telegrame.
Isha i interesuem kombëtarisht per Historinë. E
shtoj, se asnji personalitet që ka ba ose ban pjesë në B.K.I. nuk figuron n’
ato telegrame të fallsifikueme, perveç nji BURRI, (që asht në Jeten tjeter), i
Cili, me qendrimin e Tij patriotik të atyne ditëve, i pat pergënjeshtrue edhe
vetë. Kjo asht e verteta lakuriq e atyne telegrameve. Asnji tjeter akt privat a
zyrtar nuk ekziston i nenshkruem nga pergjegjësat e asaj kohë, perveç atyne
protokolare t’ akordeve e mardhanjeve të karakterit nderkombëtar në mes të dy
shteteve.
E kur unë aso kohe N.Sekretar i P.F.SH., pata
guximin ti tham botës dhe Duce-s me fjalë e me shkrim çka u tha ma nalt, z.
Yte, z. A. Ermeni e të tjerë, ndofta pershpëritëshit fjalë e ndjesi reaksionare
kundra gjendjes s’ imponueme Shqipnisë (nënza) siç ishin në zemer të çdo
Shqiptari, po n’ anen tjeter, vrapojshi kush po merr trisken e P.F.SH. sa ma
parë. E keni vazhdue me veshë këmishen e zezë e të duertrokitni emnin e Duce-s,
në mos ma teper, poaq sa unë e Ernest Koliqi.
Keni kalue n’ anen tjeter kur Boshtit filloi t’i
rrjedhin kazani, e kur u pa se kazani po shterrej, per të muejtë me nxjerrë
veten “puritana” filluet edhe të ndani Kombin në fashista e anti,
kolaboracionistë, nen patriotë e tradhëtarë, tue cilësue veten superpatriotë.
Na akuzoni edhe per fashiot që iu vune Flamurit. E
di shpirti ynë, e dishmojnë provat që kemi dhanë pastaj sesa plagë e randë ka
kenë per neve ajo ditë! E mirë, na nuk mundem t’a ndalonim, e prap ishim na me
në krye Mustafa Krujen, Terenc Toçin, Shefqet Verlacin, Ernest Koliqin, Ekrem
Libohoven etj., që me takt e guxim e bame Duce-n të terheqin spatat e të na e
dorzojnë Flamurin e Skenderbeut.
Pra më tregoni ju “superpatriotët”, ku ishit e çka
keni ba atë ditë që ata ia vune spatat Flamurit? Pse nuk doli nji nga ju me i
hjedhë Mëkambësit të Mbretit nobare nji vezë skllukë?
Né që na queni fashista, arrijtëm të bindim Duce-n
me pranue edhe suprimimin e P.F.SH. dhe zevendsimin e saj me nji Lëvizje
thjeshtë shqiptare.
Nuk ka as nuk ka pasë tjeter spjegim z. A. Ermeni,
veçse frikën që në nji bashkim të pergjithëshem disa nga rrethi Yt, se mos po
mbeteshin në hije e kështu o burra, na e vetem na të perpiqemi të marrim krejt
pushtetin (kot t’ imagjinuem), qyshë se keni nda edhe pozitat që nga Kryetari i
Republikës e deri tek Nenprefekti, e mandej (në mendjen tuej), me ushtrue
Pushtetin absolut per të zhdukë kundershtarët. A nuk zbatoi të njajtin sistem
komunizmi?
Dinje se mënyra e veprimit tuej sot i sherben vetem
komunizmit: “NDAJ E MBRETNO” dhe se per t’ ardhmen ka per të pasë efektin e
kundert t’ asaj që mendoni ju.
Historia cilëson veprimet e faktet dhe jo pallavrat
as dëshirat.
Veprimet e faktet peshojnë në damin tuej si n’
Atdhe, ashtu edhe në mërgim.
Po ua kujtoj edhe nji gja me randësi kryesore:
KOMB E SHTET NUK MUND TË THEMELOHEN MBI MËNI
(URREJTJE) E
RRESHTNA VLLAZNISH, siç
mendoni ju dhe komunizmi!
Vetem me therorina të perbashkëta të të gjithë
bashkatdhetarëve e vllaznim,
NDERTOHET SHTET E KOMB !
KARTAT NË SHESH
Na queni kolaboracionistë me të huejtë, me
okupatorin. Nuk e kemi mohue as nuk e kemi nder mend të fshihemi mbas bekimit
t’ Argjipeshkvit o të Kryemyftisë së Shkodres, siç po bajnë disa prej jush, se
gjoja kishin “bekimin” e Mit-hat Frashërit me bashkëpunue me fashista e me
“sabotue”(!), a nuk u duket qesharak ky lloj perligjimi? Na nuk e mohuem
bashkëpunimin tonë me Italinë fashiste dhe per rrjedhim me Boshtin Romë –
Berlin. Këte bashkëpunim e sollen rrethanat nderkombëtare të kohës e nevojat
kombëtare, per të shpetue çka t’ ishte e mundun.
Kolaboracionistë në terminologjinë e ré quhet ai që
bashkëpunon me të huejn në vendin e vet. Pra as ju, mos e mohoni pjesen tuej në
këte kuptim! Edhe ju bashkëpunuet me të huejn, madje edhe jeni mburrë per atë
bashkëpunim, pra kolaboracionistë kemi kenë të dy palët, na pa vullnet,
shterngue nga rrethanat e interesi i Atdheut, ndersa ju, me krejt vullnetin e
lirë.
Na me Boshtin, ndersa ju me Aleatët, per rrjedhim
edhe me Rusinë Sovjetike!
FLASIN
FAKTET, DISHMOJNë VEPRAT !
1. Me 7
Prill 1939, Italia filloi zbarkimin e ushtrisë në kater limane të Shqipnisë.
Shqiptarët e lanun në fatin e tyne nga e gjithë
Bota e bane detyren që i perkiste nji kombi të vogel. Luftuen sa mundën e do
gjak u derdh, sa me i dishmue Botës se Lirinë e mbrojnë me gjak. Nji tjeter
shtet 15 miljonësh kishte kapitulue pa pushkë e të shtime, tue pasë edhe nji
nder industritë ma moderne t’ Europës.
Shqiptarët që u gjendën në ball të luftës,
ultimatumin e agresorit e pritën me ata plumba që patën. Burra si Kapidani i
Mirditës u vunë në dispozicion Madhnisë së Tij Mbretit, të gatshem me shkue me
luftue me trimat e tyne vullnetarë. Koha nuk priti të grumbulloheshin forcat
shqiptare. Mbreti, me largpamjen e Tij e gjykoi se nuk ishte koha me shkatrrue
Vendin me guerrilje nder rrethanat e
kohës dhe e la Atdheun. Mbrenda tri ditësh ushtria italiane pershkoi Shqipninë
anë e mbanë deri nder kufijë të Greqisë e Jugosllavisë. Ushtria italiane nder
kufijtë e këtyne fqinjëve kje pritë me të dridhuna po edhe me lule e tjera
gjeste miqësie.
2. Mbas largimit të Mbretit dhe qeverisë nga
Tirana, me 8 prill u formue Komiteti Ekzekutiv i kryesuem nga Kryeinspektori i
Oborrit Mbretnor, Shkelqësia Xhafer Ypi, e Sekretarët e Pergjithëshem të
Ministrive. Ky urdhnoi pushimin e rezistencës e pritjen miqësore të ushtrisë
italiane.
3. Ministri
i Punëve të Jashtme t’ Italisë konti Galeazzo Ciano, që me 8 prill kishte ardhë
në Tiranë, e në marrveshje me Komitetit Ekzekutiv ishte vendosë me mbledhë nji
Asamble në Tiranë me 12 të atij muej. Parësia e krahinave të Shqipnisë bashkë
me shumicen e deputetëve të seksionit t’ atëhershem, kishte arrijtë në Tiranë
me daten 10 e 11. Vetem perfaqësia e Shkodres ngurroi t’i pergjegjej asaj
ftesë, e mbas dy ditë bisedime në shtëpi të Kapidanit të Mirditës mbasi caktoi
nji program veprimi, arrijti në Tiranë në mengjes të 12 prillit 1939 e prime
nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi e Gjon Marka Gjoni. U ndaluen në hotel
Internacional e kerkuen nga delegacionet tjera që të dilshin nga Parlamenti,
per të ngulë kambë të gjithë sëbashku siç kishte vendosë dërgata shkodrane, “mos
me pranue bashkimin e kunorës, por nji Princ të Shtëpisë Savoja mbret”. Nuk
iu pergjegjen thirrjes sonë, me që ato dërgata e kishin pranue kerkesen e
Ministrit Ciano. Dërgata shkodrane nuk pranoi të hynte në mbledhje pa u skjarue
me perfaqsuesin e Italisë mbi fatin e Shqipnisë. Ngarkuem At Anton Harapin dhe
Gjon Markagjonin per këte skjarim e kambëngulje në tezen tonë.
Dy perfaqësuesit tonë u gjetën para fakteve: a. Të
gjitha delegacionet tjera kishin pranue formen e UNIONIT pa asnji kundershtim;
para vendosmenisë italiane që o do të pranohej bashkimi i kunorëve, ose do t’
ishte diçka ma e randë. Para këtyne faktorëve të pakalueshem të ngarkuemit tonë
prap nuk e kishin dhanë fjalen e pranimit e sëbashku me kontin Ciano, e me
Jacomonin, erdhën në sallen ku pritshim na të tjerët. At Antoni na shpjegoi të
gjithë bisedimin e çeshtjen, tue na vue në dijeni se Shkodra kishte ngelë
vetem, pse delegacionet tjera të gjitha e kishin pranue kerkesen e Italisë pa
hezitim. Erdhëm në nji kompromis: Konti Ciano, perfaqësues i Italisë, n’ emen
të Mbreti Perandor dhe të Duce-s, të bante nji deklaratë publike per ruejtjen e
sovranitetit e t’ integritetit të Shtetit Shqiptar, të pacenueshëm në ketë
bashkim kunorash.
Ciano e pranoi dhe e bani deklaraten e kerkueme para popullit e perfaqësuesëve të tij të rastit. Këthyeme prap në hotel dhe e stilizuem deklaraten si vijon, të cilen, e lexoi në Parlament ish-antari i Këshillit të Naltë shkelqesa Ndoc Pistulli.
DEKLARATA
“Mbështetë mbi marrëdhanjet që na perfaqësuesat e
krahinës së Shkodres, që para zhdukjes së regjimit zogist patëm me
perfaqësuesit e Italisë fashiste, si edhe mbi besen e dhanun prej Ekselencës së
Tij Konte Galeazzo Ciano, i cili njiherë privatisht i’ a dha fjalen Princit
Mirditës z. Gjonit të Markut, e mandej publikisht edhe para dërgatës shkodrane
se: INDIPENDENCA E SHQIPNISË asht e garantueme në mënyren ma absolute, me
Flamurin e vet, me Gjuhë, shkolla e zhvillim të tyne, me administratë shtetnore
të veten ushtarake e civile, me perfaqësina para shteteve të tjera dhe me
gjithçka asht në natyrë të nji Shteti e nji Kombi, me rracë, gjuhë, histori,
tradicione e tagre të veta.
Na Perfaqësuesit e krahinës së Shkodres, pranojmë,
që Mbreti Perandor i Italisë fashiste, të jetë njiheri edhe Mbreti i
Shqiptarëve.”
Ky dokument u nenshkrue prej të gjithë delegacionit
të Shkodres me rradhë si vijon:
Kapidan Gjon M. Gjoni, Ndoc Pistulli, Don Mikel Koliqi, Pater Gjergj Fishta, Mark Kakarriqi, Kolec Deda, Daut Gjylbegaj, Zejnel Broja, Asllan Bekteshi, Kolë B. Mirakaj, Zef Boriçi, Shaqir Omari, Taip Hilmija, Gjyl Gjylbegu. Në të djathtë të dokumentit, figuron emni i At Anton Harapit, që ka shkrue dokumentin historik me doren e vet.
Po t’ ishin bashkue me këte qendresë morale edhe
perfaqësuesit e krahinave të tjera të Shqipnisë, Italia do t’ ishte mendue
shumë para se me shkelë disa nga këta kushte siç i shkeli, e që veprimi i
mavonshëm i atyne që i queni tradhëtarë e bani prap Italinë t’ ia këthejë këto
të drejta Shqipnisë.
Në nji libret të botuem në Washington në 1951, nga
Cost A. Chekrezi, Ai thotë: “Ata që kundershtuan më rrebtësisht vendimin e
Duces, ishin krerët katolikë të Shkodres.”
Kostë Chekrezi nuk ka kenë perkrahës i yni, por ka
afermue nji të vertetë historike.
4.Na e konsideruem çeshtjen kështu: SHTËPIJA ka marrë zjerm; mbrenda
kemi familjen, pasuninë e gjithshka asht e denjë per jeten e njeriut. Kush të
jetë burrë duhet të hyjnë në zjarm me shpetue çka të jetë e mundun ose me u
djegë edhe vetë. Nuk mujtëm me ndejë me duerkryq tue ba sehirë si disa
“superpatriotë” (!). Gjithshka u ba aty, e ma vonë me protokole të karakterit
të së Drejtes Nderkombëtare – Shtet me Shtet.
Në këto rrethana shternguese kombëtarisht filloi kolaboracionizmi ynë me
Italinë fashiste e per rrjedhim me Boshtin Romë – Berlin, të cilit na të bindun
se interesi i Atdheut n’ atë kohë e lypte t’ ishim leal, e ashtu qendruem deri
në fund; edhe kur i mbrami ushtar gjerman po lente Shqipninë. I ndejtëm leal
pse, mbas mendimit t’im, per të muejtë me ba politikë të dobishme per Kombin
duhet me kenë dishka, e per me kenë dishka, duhet me pasë nji forcë.
Kjo forcë o perbahet nga fuqia e armëve, ose nga fuqia morale që vjen
nga besnikija, nga lealiteti. Na si popull i vogel e i pa mjete që jemi, nuk
mund t’ a mbështesim politiken në forcen e armëve e aq ma pak në demagogjina e
dredhina, po vetem në Forcen Morale.
***
Tani miqë agrarista, duhet pa kolaboracionizmi i juej dhe mandej frytet
e këtyne dy kolaboracionizmave, me që edhe ju keni kenë kolaboracionistë me të
huejn, dhe frytet e këtyne dy kolaboracionizmave janë:
1.Ju e pranuet gjendjen de facto të imponueme nga rrethanat që u thanë; e pranuet qyshse pa farë hezitimi bashkëpunuet me neve dhe u batë antarë të P.F.SH.
Mbajtët nëpunësinë dhe fituet tjera të reja deri në
shkallë të ministrave, madje edhe të Ministrit – Sekretar të Partisë Fashiste
Shqiptare, po ashtu si unë. E pranoi edhe vetë Mit-hat Frashëri, perderisa
lejoi të nipin Hysref Frashërin të bahej Federal i P.F.SH., e Ai vetë
(Mit-hati) mori koncesionin monopol të
furnizimit të të gjitha Ministrive me landë të shkresave.
2.Keni fillue me kalue në opozicion kur Boshtit
filloi t’i rrëshqasin fati nder frontet e luftës, atëherë kur keni fillue me
shty disa të rijë të ndezun në flakë atdhedashunije (po naivë), që të arratisen
nder male, ku ju akoma nuk kishit nji udhëheqje të tuejen me i rreshtue në
luften nacionale, e kështu perfundojshi të perpimë nga bandat komuniste, kolonë
e pestë e sllavizmit.
3. Edhe mbasi keni fillue me formue çetat tueja
keni vazhdue të bashkëpunoni me neve e me komunista njiherit, e me këta të
fundit keni vazhdue me punue deri në mbledhjen e Mukajve e që, mbas asaj
mbledhje u shternguen të ndaheni nga ata, me sulmet e drejta kunder jush.
4. Enver Hoxha, Mehmet Shehu e sa të tjerë i
shpetuet disa herë pa mbetë në duertë e autoriteteve qeveritare ose të
vriteshin nga nacionalistë, siç ngjau kur i pat rrethue Reis Agaj në Sevaster,
e i shpetoi Skender Muço me shokë, dhe jo vetem këta, po edhe Miladin Popoviqin
e Dushan Mugoshen i shpetuet disa herë, dhe patët bashkëpunim e raki me meze me
ta, jo vetem njiherë...
5. Keni ba njifarë bashkëpunimi dredharak me
Misjonet ushtarake Aleate (dredharak pse njiheri bashkëpunojshi me italjanë ma
parë, e me gjermanë masandej...), pa asnji marrëveshje protokolare konditash
per t’ ardhmen e Shqipnisë. Krenët tuej të mbrojtun nga qeveria, rrinin të qetë
në kryeqytet e tjera qendra të Shqipnisë, tue ua ngarkue aksionet komunistëve
kur keni vazhdue të mbanit pozitat “fashiste e naziste”, tue marrë edhe ndihma
të posaçme nga qeveritë e kohës me premtime me luftue komunizmin. Ky lloj
bashkëpunimi pa kondita protokolare me të huejtë në terminologjinë e së Drejtes
Nderkombëtare, quhet mercenarizem.
Per hirë të së vertetes afermoj se nder ju ka kenë
Prof. Isuf Luzaj, që ka ba opozicion që në fillim haptas dhe kje internue në
Ventotene. Të tjerët të internuem ma teper kanë kenë në villegjaturë se sa në
internim të kuptimit të fjalës, me që ishin të lirë nder qytete të ndryshme të
Italisë. Rroga e nëpunësisë u paguhej tanësisht, familjet merrnin ndihmen e
jashtzakonëshme e edhe ndihmen si të internuem.
Kemi nji personalitet që rrinte në hotel De
Gasperi, në via Colina, në Romë, si i internuem, e perveç ndihmës që merrte nga
qeveria italiane per atë cilësi, merrte edhe nga Mëkambësi i Mbretit dymijë fr.
Sh. në muej pra, dyfish rrogen e nji Ministri në fuqi!
6. Nuk ishit të zotët të mbani nji pozitë të
caktueme, të ndiqnit nji rrugë të vetme, po kujtuet se politika mund të bahej
me akrobacina e demagogjina dhe nuk deshët të parashikoni rreziqet që po i
kercënoheshin Kombit, siç i parashikonim na e ua thonim kryetarëve tuej.
7. Koha provoi se nuk kishit asnji plan per
shpetimin e Shqipnisë, sido që të perfundonte ndeshja e gjigantëve, por edhe
sabotojshi me veprimet tueja planin që kishim na n’ atë drejtim.
8. U mundëm nga nji anmik i perbashkët ju e na dhe
dolem rrugëve të Botës, tue e lanë Popullin në fatin tragjik të tij, por me nji
ndryshim: Na megjithse mundeshim me i shpetue me kohë, i lame me Popullin
familjet e loçkat e zemrave tona dhe shumë të tjerë luftarë, per të mbajtë
gjallë shpirtin e qindresës, me shpresë se do të vinte nji ditë që të kishim
nji bazë të fortë per ndermarrje kryengritjeje per të Shpetue vendin nga
tirania bolshevike.
Kjo bazë qendroi deri në Korrik të vitit 1951, tue
na pritë neve të mërguemëve.
Ju me perjashtimin tand z. A. Ermeni e të
vllazenëve Kazazi, ua dhatë kambëve tue i lanë shokët luftarë në fatin e tyne e
që unë “fashisti”(!), i shoqnova nëpër Kalvarin u udhtimit në Jugosllavi, i
nxora nga Tragjedia e Vjenës, dhe ua çila rrugen e shpetimit per Itali.
9. Tash 22 vjet mërgim, po sabotoni bashkëpunimin e
forcave kombëtare tue u perpjekë me denigrue kedo që nuk u ndjekë juve në
rrugen rrenimçare. A ka sherbim ma të çmueshem që mund t’i bahej regjimit
komunist? Miljarda me pasë derdhë Enver Hoxha e Mehmet Shehu (siç duket se i
kanë derdhë disa pare) nuk ishte dashtë t’ arrijnë me e rrëzue mërgaten
antikomuniste në këte shkallë që gjendet sot! Ju ia dolët! Ua dhatë bishtin
spatës n’ Atdhé e në mërgim!
***
E tani, më lejoni nji pyetje:
Ku ishit diten e 7 Prillit të Zi? Ku ishit diten e
12 Prillit 1939 ?
Pse nuk doli nji nga ju, që monopolizoni (me fjalë) patriotizmin, t’ia hjedhin gurin atij “BALILOS”, me shprazë ndobare nji fishek qorr atë ditë në sallen e Asamblesë per protestë para tribunës së Kontit Ciano?
VEPRIMET E
FRYTET
E DY KOLABORACIONISTëVE
NA:
1.Nder ato rrethana që u permendën e dihen, na vepruem me squtësi e
guxim sëbashku tue vu shumherë në rrezik personalitetin tonë, e me këte mënyrë
shpetuem figuren juridike të Shtetit Shqiptar, që të vazhdonte jeten (nobare
formalisht) si Shtet sovran – monarkist.
2. Patme Qeveri Shqiptare me Parlament që vepronte
në bazë të Statutit që M. Tij Victor Emanueli (simbas traditës së Shtëpisë
Savoia) ia dha Mbretnisë Shqiptare, siç ia kishte dhanë i ati Mbretnisë
Italiane të bashkueme nen skiptren e Tij.
3. Ruejtem të pacenueme Gjuhën Shqipe jo vetem në
Parlament, po në të gjithë administraten e Mbretnisë dhe n’ Arsim që e
permirësueme me shtimin e shkollave, me programe kombëtare – edukative, me
botime librash që ma perpara mungojshin, sidomos per klasët e nalta të
gjimnazeve në Gjuhë Shqipe. Krijueme edhe Institutin e Naltë të Studimeve
Shqiptare, drejtimi i të cilit i kje besue mendjes së ndritun të Mustafa
Krujës.
4. Sollëm permirësim ekonomik aq sa Shqipnia nuk e
kishte pasë prej shumë e shumë kohe, sa që nga pikpamja ekonomike, Shqipnia kje
ba si në ishull lumnije në ngushtica që Lufta i kishte sjellë Europës mbarë, na
kishim aq sa kemi shpetue edhe Greqinë pa vdekë urije.
5. I Bashkueme Atdheut tokët e robnueme, tue
realizue të Drejten ma të Shejtë të Kombit mbarë.
6. Hapem Shkollen Shqipe në Kosovë e të tjera
Krahina të Lirueme, shkollë që perveç
perparimit e qytetnisë, ka ngjallë edhe ndergjegjen e vetëdijen
(koshjente) kombëtare që nuk mund të shuhet kurrma!
7. Hoqem
spatat e fashizmit në Flamur tue e kthye në pastertinë origjinale.
8. Nxorem mundësinë që pranë legatave e
konsullatave italiane, ku Shqipnia kishte interesa, t’ ishin aty diplomatë
Shqiptarë per të trajtue ata interesa.
9. Arrijtëm të ndrrojmë (shkembejmë) Perfaqësi
diplomatike edhe me Italinë, në rangun e Legatave, ku ishin akreditue Ernest
Koliqi, Perfaqësues i Shqipnisë pranë Qeverisë Italiane, me cilësi Minister
Fuqiplotë; dhe Dr. Silenzi, Perfaqësues i Italisë pranë Qeverisë Shqiptare, po
me të njajtin Titull si Koliqi.
10. Kemi nxjerrë pelqimin nga vetë Mussolini me
suprimue P.F.SH., dhe me e zevendsue me Lëvizjen “BIR TË SHQIPES”.
***
JU:
1.Bashkëpunuet me neve n’ administratë shtetnore dhe në P.F.SH. deri
diten që Mussolini kje arrestue në vilen private të Mbretit me 25 Korrik 1943.
2. Në të njajten kohë e deri në Mbledhjen e Mukajëve, bashkëpunuet edhe
me komunistë, tue u dhanë atyne prestigj nacional.
3. Koha e faktet treguen se per atë lloj bashkëpunimi që patët me
agjentët e Aleatëve, nuk kishit asnji marrëveshje protokolare me Aleatët per t’
ardhmen e Shqipnisë mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botnore, asnji plan veprimi
per ruejtjen e asaj që ishte fitue nga kolaboracionizmi ynë, sidomos fitimi që
solli Prilli fatbardhë i vitit 1941.
4. Nuk ishit të zotët të mbanit nji qendrim të caktuem e të perherëshem,
siç e mbajtem né, po njiherit ishit me neve e me komunitë, me agjentët e
Aleatëve, me Italinë e Gjermanë.
Ky sistem akrobacinash, u bani të humbni çdo konsideratë nga të gjitha
anët, sa që edhe vetë Aleatët erdhën në perfundim që të perkrahin bandat
komuniste ma teper se juve.
5. Fryti i këtij lloji bashkëpunimi tuej e sabotimi që i bajshit planit
të tyne të mbrojtjes me aksione të pafrytëshme, solli realitetin tragjik që po
dermishet Populli Shqiptar tash 22 vjet.
***
Këta janë veprimet e faktet dishmuese per të dy palët, të cilat kronika
i ka rregjistrue e që Historia ka per t’i gjykue!
Prandej, z. Abaz Ermeni, as Ti as unë nuk kemi mandat, as nuk jemi të
cilsuem me gjykue njanitjetrin!
Megjithate, unë personalisht, nuk mohoj atdhedashuninë tuej, as t’ atyne
që u ndjekin në mirëbesim. Por jam i bindun, se ju krenëve ua ka terratisë
arsyen e tha zemrat lakmia e ARRIVIZMËS.
Si e keni guximin para ndergjegjes suej t’ ua mohoni atdhedashuninë e
patriotizmin Atyne që këta virtyte i kanë të zieme në furren e therorivet
eprore?
Vetem egoizmi i verbët mund t’ i perligjin vetes nji qendrim të tillë.
***
APEL NDëRGJEGJEVE Të PASTERTA
Me gjithë që, tash 22 vjet na keni sulmue paburrnisht me çdo lloj
intriget e shpifjet, na të BLOKUT KOMBETAR INDIPENDENT, jemi prap gati per hirë
t’ Atdheut t’ iu shtrijmë doren lealisht edhe juve, pse dijmë që pa Bashkim të
të gjithë Shqiptarëve nuk mund të bahet forca e nevojshme, dhe pa Vllaznim e
therorina të perbashkëta, nuk mund të rindertohet Shtet e Komb!
Po kje se udhëheqësit e Partisë Agrare Internacionale e Blerët nuk doni
të hiqni dorë nga rruga që asht vetem në dobi të regjimit gjaksuer komunist,
atëherë u baj apel atyne burrave e sidomos djelmoçave që u kanë ndjekë në
mirëbesim, të hulumtojnë ndergjegjmënisht me gjetë të verteten e dobisë kombëtare,
të terhiqen nga rruga e juej antikombëtare, nga verbënia e juej dhe të kthehen
në rrugen kombëtare, në rrugen e Vllaznimit Shqiptar!
Nuk i ftoj të hyjnë në rreshtat e B.K.I., ose të O.L.L., apo të ndonji grupit politik që nuk asht
origjinalisht i tyne. I ftoj të kthehen në BALLIN KOMBËTAR të vertetë, që
kerkon bashkëpunim e vllaznim me të
gjithë Shqiptarët, në Ballin që udhëhiqej nga zemrat patriotike si, Nuredin
Vlora, Ali Klisyra, Koço Muka, Rasim Babameto, Kolë Tromara, Isuf Luzaj etj.
Me këta Burra pata disa herë bashkëfjalime kur isha Minister i Punëve të Mbrendshme, kur akoma
ishim në gjendje po t’ ishim të Bashkuem, t’a shpartallojshim komunizmin, po të
kishit ndigjue ju të tjerët (me Mit-hat Frashërin në krye), zanin e këshillat e
Tyne, jam i sigurt edhe sot, se Shqipnia nuk do të kishte pësue fatin tragjik
që pësoi.
Ata Burra e patën kuptue se të perçamë do të humbëshin të gjithë!
E patën kuptue se po të bashkoheshin forcat nacionaliste me forcat e
qeverisë, edhe këta nacionale, jo vetem që do të zhdukshim rrezikun komunist në
pak kohë, po të kishim kenë në gjendje me vu në veprim edhe Planin e Mbrojtjes
që kishte qeveria, e që ua kishim tregue këtyne Burrave, e fort e mundëshme
ishte që Shqipnia, nuk do të kishte pësue as tragjedinë bolshevike, as coptimin
e dytë që pësoi.
***
PLANI YNë I MBROJTJES
1.Me u armatosë sa ma teper e me u organizue ushtarakisht, per të
perballue me sukses luften e vertetë që parashihnim se do të shperthente kunder
Shqipnisë nga ana e fqijëve, në rasë se ushtritë e Boshtit do të shterngoheshin
me u terhjekë nga Shqipnia, para mbarimit të Luftës.
2. Me këte plan, ishte perfshi edhe mbrojtja e Kosovës me të tjerat Vise
të lirueme me 1941, që prej Ulqinit deri në Rozhajë, që prej Tetove deri në
Diber.
3. Qeveria merrte pergjegjësinë e veprimit të këtij plani dhe të
konseguencave personale ndaj Aleatëve.
4. Kur vendi të okupohej i tani nga forcat Aleate, qeveria i dorëzonte
pushtetin korrentit të mbajtun proaleat.
5. Per të mbajtë këte korrent proaleat, mendojshim se disa personalitete
nacionaliste të deklaroheshin me propagandë perkrahës të kauzes Aleate, por jo,
me ba aksione sa me pengue armatimin e planit të tyne. Gjithshka duhej ba në
marrëveshje konfidenciale dhe me pelqimin e qeverisë.
***
Se çfarë fryti do t’ epte ky plan, proven e kemi pasë në qendresen që
bane kosovarët, tue pasë perkrah vetem nji regjiment të vogel ushtrije të
rregullt të komanduem nga Heroi kolonel Fuat Xhaferaj Dibra, që jo vetem ndaloi
sulmet e gjithanëshme t’ anmikut, po edhe shpartalloi dy divizione bullgare,
tue u marrë edhe topat e që ajo rezistencë u shue vetem me tradhëti të Enver
Hoxhës e Mehmet Shehut, që derguen divizionet e tyne, tue i gënjye kosovarët,
se ata do të mbeteshin me Shqipni, kështu, mbasi i çarmatosi me besë edhe i
masakroi, ua dorzoi ato Tokë Ilirjane – Dardane, Jugosllavisë.
Merret me mend se mbrojtja si mbas planit tonë me 200.000 luftarë, do t’
ishte e pathyeshme nga askush derisa t’ arrinin ushtritë anglo – amerikane, e
merret me mend se tue pasë gjetë ato Tokë në dorë të nji ushtrije kombëtare
antikomuniste, e vendosun me vdekë para
se me i lëshue në dorë t’ anmikut, se çeshtjen kuptohet se e kishim të fitueme
90%, që mund të zgjidhej paqësisht me Jugosllavinë, me nji plebishit nen
kontrollin e Aleatëve.
KUSHTET PER REALIZIMIN E PLANIT
a. Zhdukja
e bandave komuniste, kolonë e pestë e sllavizmit, per t’ mos i pasë thikë mbas
shpine.
b. Organizimi
e armatimi i DYQINDMIJË Luftarëve që Shqipnia bashkë me Tokat e Lirueme, i
nxirrte nga klasat ushtarake të zgjedhuna. Nji forcë e tillë, do të ishte e
mjaftueshme per të mbrojtë kufijtë në Veri, Lindje e Jug, deri t’ arrijshin
ushtritë anglo – amerikane, me që ishte parashikue (siç ngjau) se forcat
jugosllave në shumicen e tyne, do t’ ishin t’ okupueme me ushtritë gjermane në terheqje nëpër
Jugosllavi.
c. Per
armatim e ndihmë organizimi, kishim premtim solemn nga Mussolini, jo vetem me
na dhanë të gjithë armatimin e nevojshem, po edhe me na lanë teknikët që do të
na nevojiteshin per armët ajrore e artilerinë e randë etj. Po na duhet t’
epshim proven se n’ asnji rasë ato armë nuk do të këtheheshin kunder ushtrisë
italiane.
Marrëveshjen per Planin e Mbrojtjes e pata perfundue unë me Mussolinin, n’
audjencën që pata me Duce-n të Premten e Madhe të vitit 1943, në prani të kater
kolegëve të mij Shqiptarë, nder të cilët Hilmi Leka, Hysref Frashëri, Vasil
Alarupi, dhe (kujtoj) edhe nji që në këte rasë nuk më kujtohet emni. Ishte
pranë edhe shefi i gabinetit të Duce-s, pranë Ministrisë së P. Jashtëme,
ambasadori Babuscio Rizzo. Këte takim e di në hollësi edhe Profesor Namik
Ressuli, të cilit, si shok që e kishim, ia tregueme po atë ditë.
Per të fillue vumjen në veprim të planit të
Mbrojtjes, u vendos n’ atë takim rekrutimi i njizetë batalioneve shetitës, si
hap i parë me uniformë të gjendarmerisë Shqiptare dhe me nji shej të ri dallues
që do t’ ishte distiktivi i “Birëve
të Shqipes”. Me këta batalione do të bahej spastrimi i bandave komuniste.
Këta batalione do të liroheshin t’ armatosun e me divizat ushtarake, mbas gjashtë
muej sherbimi, që kështu t’ ishin të gatshëm per çdo rasë nevoje.
Prap do të zevendsoheshin me njizetë batalione
tjerë e kështu me rradhë, derisa të plotsohej numuri i parashikuem prej 200.000
vetësh.
N’ atë audjencë Mussolini pranoi perfundimisht edhe
kerkesen e bame me kohë nga Mustafa Kruja e të tjerë (që kemi permendë) per
suprimimin e P.F.SH., dhe zevendsimin e sajë me “LËVIZJA E BIRËVE TË SHQIPES”.
Këte emen të Lëvizjes së Ré thjeshtë Shqiptare e propozova unë n’ atë audjencë dhe Mussolini komentoi: “Il Movimento degli aquilloti, un nome degno per i figli del aquilla di Skanderbeg”.
FAKTORëT E DESHTIMIT
1. Unë
si Minister i Punëve të Mbrendëshme, isha i ngarkuem që t’ a vije në veprim
Planin e Mbrojtjes. Nji dekret i Mëkambësit të Mbretit (gjeneral Pariani), më
autorizonte me zgjedhë oficerat nga çdo armë si dhe civila, e me i gradue e
emnue deri në graden e nenkolonelit.
U sabotova nga të gjitha anët, jo vetem nga t’
ashtuquejtunit kundershtarë të regjimit, po edhe nga vetë personalitetet që ishin
të regjimit. Nuk di a asht e vertetë, por lexohet në procesin që u pat dënue
nji grup personalitetesh, se i ndjemi Hilmi Leka kishte deklarue n’ atë proces
se kryesisht ai me Ekrem Libohoven, kishin sabotue tek Mëkambësi i Mbretit
planin tim, të rekrutimit të njizetë batalioneve që u sipërpermenden.
2. Vazhdimi i bashkëpunimit të
Ballit Kombëtar e i Abaz Kupit me komunistë, me aksionet e tyne, e vinin në
dyshim Mëkambësin e Mbretit, se mos edhe nga ata batalione mund të dilte kush
nga rradhë per të kalue në rradhët kundershtare.
3.
Arrestimi i Mussolinit me 25 korrik 1943, i pamundun të parashihej, kje
shkaku kryesor i falimentimit.
Megjithata sabotime, pata arrijtë që në qershor të
regjistroj dymbëdhjetmijë vetë të inkuadruem në 20 batalione nga mosha 21 – 35
vjeçare, bashkë me kuadrot e tyne, dhe pata emnue Komandant të Pergjithshem të
tyne kolonel Bilal Nivicen. Pritshim armët tjera dhe të tjera paisje per
thirrje, që Mëkambësi i Mbretit i sigesttionuem nga sabotuesit akoma nuk i
kerkonte. Nga gjysma e korrikut, mbas nji arsyetimi që i bana Mëkambësit, e
vuna para dilemës: O me kerkue armatimin dhe çka ishte e nevojshme, o me pranue
dorëhjekjen time. Më premtoi se deri me 15 gusht, do të më ishte dorëzue
gjithshka, dhe do të më jepej autorizimi me thirrë edhe njerzit nën armë. Si u
pa, Mussolini u arrestue. Italia ndrroi fletë e me 8 Shtator 1943 kapituloi.
4. Erdhi
ushtria gjermane, komandanti i të parave reparte gjenerali Carchanico, më
kerkoi bashkëfjalim me anë të të ndjemit major Lek Marashi. Më deklaroi se
ushtria gjermane kishte ardhë vetem per nevojat strategjike të Luftës, per të
nxanë zbraztinen që lente ushtria italiane në Adriatik, se e konsideronte
Shqipninë vend mik e n’ atë kuptim, do të qendronte ushtria gjermane, se nuk do
të perzihej në punët e mbrenëdshme dhe më premtoi ndihmen e Tij.
I premtova bashkëpunim per mbajtje të qetësisë me
kusht që po të zbarkojnë ushtri anglo – amerikane, forcat shqiptare nuk marrin
pjesë në luftim perkrah asnjenes palë, me që Shqipnia deklarohet neutrale. E
pranoi edhe këte tezë, mjaft që mbajshim qetësinë mbas frontit. I tregova se
per të mbajtë qetësinë pa trazime, duhen zhdukë bandat komuniste, e i tregova
planin tim tue i kerkue armatimin që do të merrej nga ushtria italiane. Ma
premtoi! I tregova se kjo qeveri duhet të bijnë, por unë gjithnji jam gati me
dhanë të gjithë kontributin tim per çka u bisedue.
Mbas dy ditësh erdhi Ministri Neubacher bashkë me
Xhafer Deven nga Beogradi.
Kundershtarët ia dolën t’ ua mbushnin mendjen
Neubacher-it e Devës, që të rrëzojnë qeverinë tonë dhe ashtu ngjau. Gjeneral
Carchanico kje largue menjiherë nga Komanda e Tiranës dhe vendin e Tij e zuni
njitjeter gjeneral, që nuk kishte detyrim moral ndaj meje. Jo vetem kaq, po kjeshë
lajmue nga njeni nga antarët e Komitetit Ekzekutiv, që u formue nen kryesi të
Bedri Pejanit (tregue me besë), se Gjermanët, do të më arrestojshin dhe
internojshin në Gjermani si badoljan (!). Kjo më shterngoi të lâ Tiranen
menjiherë e në zbardhun të dritës së ditës 13 shtator 1943, bashkë me familje e
me 25 djelmoça të vendosun me vdekë, t’ armatosun deri nder dhambë, lashë
Tiranen e po atë ditë arrijta në Pukë.
Vetëm në gusht të 1944, munda të kjarohem me
Komanden Gjermane. Gjenerali Fitztum dergoi tre oficera të vet n’ Iballe, të më
ftonin me besë të shkoi në Tiranë. Shkova!
I bisedova gjeneralit haptas e më kuptoi se nuk
ishe ashtu si më kishin paraqitë kundershtarët. I tregova Planin e Mbrojtjes
(që atëherë i kishte dalë koha asisojt), e marrëveshjen që pata me gjeneralin
Carchanico. U bind n’ argumentët e mija e më premtoi me më dhanë gjithshka
ishte e nevojshme, por me konditë që forcat që do të mblidheshin mos të kishin
karakter partinash, por vetem kombëtar – ushtarak. Kerkoi Besen nga Sylço Beg Bushati,
Gjon M. Gjoni, Mit-hat Frashëri e timen, që armët tona nuk do të zbrazeshin
kunder ushtrisë gjermane në asnji rasë.
***
Porsa dola
nga audjenca e gjeneralit, (kje edhe këtu prezent major Lek Marashi), shkova
menjiherë tek Ministri i Arsimit shkelqesa Koço Muka dhe i kerkova të më bante
nji pikpjekje me Mit-hat Frashërin. Pikpjekja u ba po atë ditë në shtëpi të
Koços.
Biseduem me Mit-hat Frashërin në prani të Koço
Mukës situaten kritike të vendit.
I tregova fillë per fillë bisedimin me gjenaral
Fitztum-in, premtimet dhe kushtet e Tija.
I thashë se Shkodra me Malësina të Veriut, do
t’ishin gati me iu pergjegjë nji thirrjes së Tij. Këte ma kishin sigurue Sylço
Beg Bushati, Gjon M. Gjoni e në pergjithësi Krenët e Maleve, dhe jo ma pak se
12.000 luftarë do të dilnin vetem nga krahina e Shkodres. I pelqej puna ime e u
deklarue i gatëshem me marrë atë barrë, por m’u lut t’ ia propozojshe Mehdi
Beut që t’ a merrte inisjativen si Kryetar i Regjencës e se perkrah Tij do t’
ishte edhe vetë Mit-hat Frashëri. “Po kje se Mehdi Beu nuk e merr inisjativen,
atëherë – tha – e marr unë!”
Të nesermen u paraqita tek Kryetari i Regjencës, që
më pranoi menjiherë e me shumë njerëzi. I shpjegova gjithshkafen si Mit-hat
Beut. Pranoi të ftojnë në Tiranë Krenët e Malësive, me perjashtim të Gjonit M.
Gjonit e të Sylçe Beg Bushatit. Pa këta dy Burra nuk bahej gja, e kështu nuk
mbetem dakord me Mehdi Beun.
Iu drejtova prap Mit-hat Beut, po nuk e gjeta në
enthuzjazmin e fjalët e ditës së parë. Edhe kjo ndermarrje u ba të deshtojë nga
i ndjemi Mit-hat Frashëri në Tiranë, dhe nga nji tjeter personalitet në
Shkoder, që nuk ishte i Ballit Kombëtar.
Per hir të së vertetes Historike, pohoj e dishmoj
se në mbledhjen e “Besëlidhjes së Shkodres” që kje në shtëpi të Hafiz Ali
Krajës, kur u referova rreth bisedimeve të Tiranës siç më kishin kerkue dy
perfaqësuesit e Ballit Kombëtar: Lec Kurti e Omer Ruzhdija, n’ emen të Ballit
të krahinës së Shkodres, u deklaruen të gatshem me qitë kushtrimin sëbashku pa
karakter partishë, ashtusi kishte vu konditë gjenerali Fitztum, edhe po t’ishte
se Komiteti Qendror i Ballit, nuk do t’ epte pelqimin. Kjé njitjeter
personalitet që nuk hoqi dorë nga karakteri partiak i cili, deklaroi se ana e
tij kishte vendosë të dilte ilegal që atë natë, e megjithkëte, pretendonte t’ i
dergojshin pjesen e armëve, ushqim etj., që do të merreshin nga Gjermanët.
Ata ilegalë të deklaruem kunder Gjermanëve, dhe me
marrë armët nga Gjermanët!
PSE
I QENDRUEM LEAL
BOSHTIT ?
1. Pse
prej boshtit kishim premtim e siguri me pasë Shqipninë Indipendente nder
Kufijtë e vertetë të sajë Etnikë. Ky
premtim filloi të bahet realitet me bashkimin e Kosovës e të tjerave Krahina,
që iu bashkuen Shtetit Shqiptar në vitin 1941, i forcuem edhe nga koncesionet
që rradhë mbas rradhet po na i lëshonte Mussolini, në bazë të kerkesave të
deklaratës së Shkodres, të datës 12 Prill 1939.
2. Këto
premtime nuk i epshin Aleatët dhe nuk mund të priteshin prej tyne, me që ishin
aleatë me Jugosllavinë e Greqinë; per ma teper, Ministri i Punëve të Jashtme të
Britanisë së Madhe, shkelqesa Antony Eden, kishte deklarue zyrtarisht në Dhomen
e Komuneve që me 1942: “Mbas kësaj Luftë me fitoren Aleate, Shqipnisë do t’
i njihet indipendenca e integriteti toksor nder kufijtë e 1913-ës, me nji
rektifikim në kufijtë e Jugut.” Kjo per neve, do të thonte me ua lëshue
Korçën e Gjinokastren Greqisë, pa të cilat nuk do të kishte mâ kuptim nji Shtet
Shqiptar.
Donte të thonte që patjeter, duhej t’ i lëshonim Jugosllavisë Kosoven e të
tjerat Krahina të Lirueme në Prillin e vitit 1941. Né, nuk mund të
tradhëtojshim këto pjesë të shejte t’ Atdheut. Perveç kësaj, (e që vertetonte
angazhimet e marruna nga Anglia në dam të Shqipnisë) ishte edhe fakti që
Aleatët nuk pranonin formimin e nji Qeverije Shqiptare në mërgim nen Mbreti
Zog, siç kishin veprue per të tjerat kombësi t’ okupueme nga ushtritë e
Boshtit.
Me u vue në sherbim t’ agjentave Aleatë kunder
Boshtit nder të tilla kondita, neve na dukej se i vejshim thiken me doren tonë
NANËS !
3. Bindja
e nevojës së lealitetit ndaj Boshtit ishte forcue në mënyrë të posaçme, mbasi
patëm shti në dorë planin e gjeneralit serb DRAGUTIN MIHAJLOVIÇ (Drazha), aso
kohe Komandant i Pergjithshëm i Çetnikëve në Jugosllavi, e Minister i Luftës në
Qeverinë e M. Tij Pjetri II, me qender në London. N’ atë plan e në urdhënat per
zbatimin e tij ai i epte udhëzime komandantëve të reparteve çetnike, që në
diten që do të caktohej të marrshonin mbi Kosovë e Metohi dhe Sanxhak, të
shfaroseshin çka ishte Shqiptarë e muslimanë. Të marrshonin edhe mbi Shkoder
dhe t’ okuponin edhe portin e Shën Gjinit e që do t’ i aneksoheshin
Jugosllavisë së ré.
Që Shqiptarët e Tokave të robnueme nuk u shfarosën,
kjé fati që nuk fitoi Mihajloviçi!
DREJTë ALEATëVE
Na nuk bame akte anmiqësie veprimit kunder Aleatëve. Nuk i ndoqem me i
kapë as vra misionet e tyne ushtarake që u zbritën në Shqipni per të ba
turbullime në dobi të kauzes Aleate. Këte mund t’ a vertetojë majori i
atëherëshem i RAF-it NEELL, që e shpetova pa ra në dorë të Gjermanëve në Truen
të Pukës e që dy herë e pata mysafir per bisedime (kerkue nga Ai), por që
perfunduen pa marrëveshtje bashkëpunimi, me që unë refuzova ofertat per
perfitime personale, tue i kerkue kondita kombëtare që nuk kjé në gjendje
të m’i apin.
Sot rrethanat historike kanë ndryshue, e me që politika nuk asht
demagogji, po realitet, me ato fuqi Aleate t’ atëherëshme, na do t’ ishim leal
e besnikë siç ishim me Boshtin, mbasi edhe ata si na Shqiptarët janë
antikomunistë, po kjé se na sigurohen të Drejtat që i perkasin KOMBIT SHQIPTAR
!
***
Ju z. Abaz Ermeni, per ma shumë se njizetë vjet, jeni krenue me fjalë
dhe shtyp se keni vra ushtarë italianë e gjermanë, tue i dhjetëfishue numurat.
Harroni se ata ushtarë nuk mund të konsideroheshin fashista e nazista, po Bijtë
e dy popujve per miqësinë e të cilëve, Shqipnia ka pasë perherë nevojë e ka per
të pasë, e se ju me ata kapadailleqe, i fyeni ata popuj.
Turkia na pat okupue e na mbajti në robni e errësinë per gati pesë
shekuj, prandej e kishim anmike, por mbas vjetit 1912, kanë ndryshue rrethanat
historike edhe me Turki. Sot Turkia e Ré e perkrahë Pavarsinë e Shqipnisë,
prandej asht n’ interesin kombëtar të perpiqemi t’ a kemi mike e jo t’ a fyejmë
vazhdimisht siç bani ju.
***
Kemi ba na e ju çka na ka marrë mendja se ishte e dobishme per çeshtjen
kombëtare. Mirë o keq, dishka koha e ka tregue e Historia ka me dhanë verdiktin
perfundimtar. Por mos harroni se dishka e randë ka ngja! Shqipnia u rrenue!
Kush e ka fajin? Pergjegjen ka me e dhanë vetem ndergjegja e Shqiptarëve dhe
Historia! Nji gja do t’ a kishit per detyrë: Nobare mos u perpiqni me i ba
gjithkendin anmik të Shqipnisë!
Pa më thoni: Mbasi Lufta mbaroi si mbaroi me rrjedhimet e sajë
fatzeza per vendin tonë, çfarë dobije i del Shqipnisë per t’ ardhmen me
u tregue anmiqë kunder Italisë e
Gjermanisë, me vazhdue tue perbuzë e denigrue Turkinë? E që këta janë sot të
vetmit popuj që bajnë pjesë në aleancë me Ameriken në Paktin e Atlantikut! A e
dini se në Paktin e Atlantikut asht edhe dikush anmik i Shqipnisë, e se
Shqipnia zyrtare (jo Populli) asht anmike e kolegëve të atij Pakti; prandej,
sot kemi nevojë per miqë mbrenda Paktit!
Mos harroni se sot Italia asht Shteti ma i interesuem per ruejtjen e
Pavarsisë e integritetit të Shqipnisë! Ju kujtoj deklaraten e de Gasperit! Ju
njoftoj se kur kishin në rrezik Triesten me ia dorëzue Aleatët Jugosllavisë,
dhe Shqipnia me u perpi si republikë autonome nga Jugosllavia, Shtatmadhoria
Italiane i pat thanë Qeverisë së vet: “Po të jetë se Italia nuk mundet sot
të mbrojë njiherit Triesten e Shqipninë, lè të lëshojnë Triesten, po n’ asnji
mënyrë me lanë të zhduket Pavarësia e Shqipnisë.”
Edhe Gjermanët kanë interesë të jetë shteti Shqiptar i pavarun në
Ballkan, per të balancue influencën serbe. Perveç kësaj, ata kanë tregue
perherë simpathi të posaçme per Popullin Shqiptar, sa që shkecëtarë albanologë
na kanë quejtë “Herrenvolk” (Popull zotnishë), jo per pasuni e qytetnim modern
po per karakter e traditë Fisnike, pa të cilat Shqiptari nuk do t’ ishte mâ
SHQIPTAR !
Unë shtoj, e Besoj, se shprehi ndiesitë e mbarë Popullit Shqiptar, se po
të jetë që fqijtë tonë e kuptojnë nevojen e bashkëjetesës paqësore e
bashkëpunimin leal të fqijsisë së mirë, tue na kthye të Drejtat që na perkasin,
Populli Shqiptar dishron miqësi të sinqertë edhe me Grekët dhe me Sllavët e
Ballkanit.
New–York, Qreshor, 1967. Kolë
Mirakaj
Shenim: Ky material nuk ka asnjë ndryshim nga origjinali.
Mbrenda kllapave janë shenimet e Autorit.
U kopjue besnikisht nga Fritz Radovani.
Melbourne, Shtator, 2012.
Studimi i këtij materiali historik duhet të vlejë per njohjen e së
vertetes!
Botimi nuk duhet të ketë asnjë ndryshim prej origjinalit.
Me respekt, Fritz Radovani.
Melbourne, Shkurt 2013.