Speciale
Ilmi Veliu: Shqiptarët në Ballkan, 1913-2013
E merkure, 27.02.2013, 07:00 PM
SHQIPTARET NË BALLKAN NË VITIN 1913 DHE
PAS 100 VITESH, MË 2013
Situata e shqiptarëve me 1913 dhe sot pas 100 vitesh nuk ndryshon shume, sidomos i atyre ne Qamëri, Mal te Zi, Maqedoni e Sërbi.
Nga Dr.sc. Ilmi VELIU
Tokat
shqiptare, qe u pushtuan nga
Perveç qendreses
spotane e me karakter lokal, patriotet Hasan Prishtina, Bajram
Curri, Isa Boletini, Elez
Isufi, Sadin Selmani, Kalosh e Lazam Dan Zajazi etj. Morën pjesë në kryengritjen e vitit 1913,
ku u përpoqen te organizonin
luften kunder serbo-malazezëve
dhe të bashkonin trojet shqiptare. (Sot pas 100 vitesh vazhdon
lufta e madhe, e organizuar nga krerët
shqiptarë, brënda dhe jashta Shqipërisë,
me nje dallim se kjo tash eshte lufte
muhabetesh per bashkim kombetar dhe qëllimi i vertetë është fitimi i karrigeve
ne ndonje pushtet kudoqoftë ai. Më tragji-komike është lufta e shqiptarëve të
ngratë për të fituar ndonjë karrige në pushtetin dhe parlamentin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, se ata te Greqise kanë vdekur qëmoti dhe nuk
bejnë zhurmë, me përjashtim të atyre qe
jetojnë në Shqipëri.)
Per
shkak te dhunes e te terrorit serb, dhe
per tu bashkuar me shtetin shqipetar, ne
shtator 1913 shpertheu nje kryengritje e madhe antiserbe. Filloi ne Diber dhe u
perhap ne Strugë, Kercovë, Gostivar e Mavrovë. Numri i kryengritesve arriti ne 12 mije veta. Nje zone tjeter
kryengritese ishte edhe Kosova. Pas ndihmës ruse në financa e armatime, divizione te shumta serbe i mbuluan tokat
shqiptare dhe kryengritesit u detyruan te terhiqen. U vranë e dogjën fshatra te tera kryengritëse dhe u
shpernguën dhjetra mijëra vetë. Megjithate asgje nuk mundi ta shuante deshiren e
shqipetarëve per çlirim e bashkim kombetar. (Sot pas 100 vitesh, pas
kryengritjes së 2001 në Preshevë u formuan 6 parti shqiptare dhe vazhduan
luftën kush më pare do te shkonte në parlamentin e Serbisë. Në Mal të Zi
formohen disa parti shqiptare dhe lufa vazhdon per parlamentin malazes. Në
Maqedoni kemi mbi 10 parti shqiptare që e kanë vazhduar luftën e ashpër
brëndashqiptare për në parlament e qeverinë maqedono-antishqiptare, dhe për ruajtjen e emrit të Maqedonisë. Në
historinë shqiptare kjo eshte hera e pare që shqiptarët bëjnë një luftë aqë të
ashpër për të mbrojtur emrin falso maqedon dhe
Maqedoni. Hallall qumshti i nenes
qe paska qene i helmuar )
“Agimi
i Arte” greke me 1913 dhe sot
Ndonese
Konferenca e Ambasadorve ne Londer i dha Greqise treven e Camerise dhe viset e
tjera shqipetare, kjo mbeti e pa
kenaqur. Prandaj edhe pas caktimit te kufijeve, ushtria greke vazhdoi te qendronte ne krahinat
jugore qe i kishte pushtuar gjate Luftave
Ballkanike. Fuqite e Medha i
kerkuan Greqise t’i terhiqte trupat e saj nga pjesa jugore e Shqiperise, por ajo u perpoq ta shtynte afatin e terheqjes se ushtrive te
saja nga Shqiperia dhe beri plane te
reja per t’i realizuar synimet e veta te vjetra. Keshtu ne fillim, Greqia e pagezoi Shqiperine e Jugut me emrin
“Vorio-Epir”, pastaj organizoi nje levizje te quajtur “verio-epirote”.
Sipas planit, shqipetaret e krahinave te Jugut me emrin
“Verio-Epir” i shpalli si popullsi greke, dhe pasi ata do te siguronoin autonomine e
Verio-Epirit, do te kerkonin
“vullnetarisht” bashkimin me Greqine. Ne kete kuader autoritetet greke
organizuan ne Gjirokaster nje” Kongres epirot”, i cili, me 2 marse 1914, shpalli “autonomine e Verio- Epirit” dhe formoi
“qeverine e perkoheshme’te kryesuar nga Jorgji Zografi (ish minister i
Puneve te Jashtme te Greqis).Po keshtu veproi edhe Spico Miloja nga Himara , major
i ushtrise greke, i cili shpalli
“autonomine e Himares’’, qe
perfshinte 7 fshatra shqipetare. Kjo veprimtari shoviniste perbente nje kercenim serioz per Shqiperine e Jugut, prandaj ndeshi ne qendresen e vendosur te
popullsise vendese shqipetare. Patriotet shqipetar organizuan ceta te armatosura dhe i goditen
bandat greke. Fuqite e Medha nuk u treguan konsekuente per zbatimin e vendimeve te tyre lidhur me
Shqiperin e Jugut. (Sot pas 100
vitesh, Greqia, nga derdhja e parave të shumta në Shqipëri, falimenton
ekonomikisht. Qamët do ta marrin Qamërinë duke bërtitur rrugëve të Ttiranës dhe
duke i kerkuar Berishës ndonjë karrige në pushtetin e tij.)
Princ
Vidi ne Shqiperi me 1913 dhe Euleksi ne
Kosove me 2013
Duke u
mbeshtetur ne vendimin e 29 kerrikut 1913 te Konferences se Ambasadorve ne Londer, Fuqite e Medha, ne nentore 1913, si princ te Shqiperis caktuar gjermanin Wilhem Fon Vid, i cili u propozua nga Austro-Hungaria dhe Italia. Rrethet
patriotike shqipetare e mirepriten kete
vendim dhe pane te princi gjerman
simbolin e Shqiperis se pavarur.
Kurse Esat Toptani, ndonese
zyrtarisht shpalli se e mirpriti vendimin, fshehurazi vazhdoi te nxiste perpjekjen per te
sjelle nje prince mysliman ne Shqiperi.
Meqenese se shpejti do te vinte princi ne Shqiperi, qeveria e Ismail Qemalit dha doreheqje, me 22 janar 1914, dhe pushtetin ia kaloi Komisionit Nderkombetar
te Kontrollit. Vete Ismail Qemali shkoi ne Zvicer, por i vazhdoi perpjekjet ne
interes te atedheut. Mirpo nje gje te tille nuk e beri Esat Pashe Toptani, ndonese Komisioni Nderkombetar i Kontrollit i
kerkoi disa here qe te shperndante “Pleqesin”e Durrsit. Ai e pranoi kete vetem
kur iu plotesua deshira per t’u vene ne krye te delegacionit shqipetar qe do ti
dorzonte kurpren princit Vidi. Ne kete menyrë Esat Pash Toptani shpresonte te
vije ne krye te qeveris se re qe do te formohej. Me 7 mars 1914 princi arriti
ne
Politika
e Vidit atehere dhe e Euleksit sot
Princi
Vidi qe ne fillim u ndodhe perpara nje gjendje politike te brendeshme e te
jashtme mjafte te veshtire. Brenda vendit ai u ndodh perballe levizjes
“verio-epirote” dhe kryengritja qe shpertheu ne Shqiperin e Mesme, kurse ne plan nderkombetar, Fuqite e Medha, qe e kishin sjelle princ
Shqiptaret kunder Vidit dhe Vetevendosja kunder Euleksit
Qe ne
fillim kryengritesit shqiptarë dolen hapur kunder princit Vidit. Ne kryengritje
u aktivizuan edhe forca politike antikombetare, te cilat u perpoqen ta shfrytezonin
kryengritjen per qellimet e tyre politike. Me 3 qeshor 1914 kreret e
kryengritjes organizuan nje mbedhje ne
Shijak, ku u miratua nje program qe iu
paraqit perfaqesuesve te Fuqive te Medha. Kerkesa kryesore ishte largimi i
princit Vidi. Njeri nga udheheqesit e
kryengritjes ishte Haxhi Qamili. Per shkak te mosorganizimit dhe
mosfunksionimit te aparatit shteteror te Vidit, kryengritja u perhap shpejt, gjate muajve qershor-korrik, ku kryengritesit shtine ne dore edhe Kavajen, Krujen, Peqinin, Elbasanin, Lushnjen, Fierin, Beratin. Ne jug ata arriten deri ne
I
ndodhur ne keto rrethana, pa gjetur
mbeshtetjen e nevojshme as brenda vendit dhe as nga Fuqite e Medha, Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia, me 3 shtator 1914.
( Duke analizuar ate qe ka ndodhur para 100 vitesh, vimë në përfundim se rendi i ka ardhur Euleksit, te largohet nga Kosova dhe ta leje Kosoven qe te udhehiqet nga vete Kosovarët. Kurse shqiptaret jashta Kosoves do te vazhdojne te luftojne per poste ne qeverite dhe parlamentet e huaja, si Haxhi Qamili para 100 vitesh me ëndërrat për sullatnin. Cili do te ishte Haxhi Qamili i sotëm.)