Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilmi Veliu: Shqiptarët në Ballkan, 1913-2013

| E merkure, 27.02.2013, 07:00 PM |


SHQIPTARET NË BALLKAN NË VITIN 1913 DHE PAS 100 VITESH,  MË 2013

Situata e shqiptarëve me 1913 dhe sot pas 100 vitesh nuk ndryshon shume,  sidomos i atyre ne Qamëri,  Mal te Zi,  Maqedoni e Sërbi.

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Tokat shqiptare,  qe u pushtuan nga  Greqia,  Serbia e Mali i Zi,  e qe padrejtesisht u dakortua edhe Konferenca e Ambasadoreve ne Londer,  perfshinin nje teritor prej rreth 24 mije km ². Pushtuesit e lartepermenduar vendosen nje regjim  ushtarako-policor dhe ndoqen  politiken  e vrasjes masive,  gjenocidit,  te shpronsise e te shpernguljes se shqiptareve ne Turqi dhe ne shtetin e sapoformuar  shqipetar,  si dhe te nderrimit te perkatesise fetare e kombetare me dhune. (Sot pas 100 vitesh shqiptarët vazhdojnë të shpërngulen,  duke ikur edhe më larg,  Evropë,  Amerikë e Australi)

Perveç  qendreses  spotane e me  karakter  lokal,  patriotet Hasan  Prishtina,  Bajram  Curri,   Isa Boletini,  Elez  Isufi,  Sadin Selmani,  Kalosh e Lazam Dan Zajazi  etj. Morën pjesë në kryengritjen e vitit 1913, ku u përpoqen te  organizonin  luften kunder serbo-malazezëve  dhe të bashkonin trojet shqiptare. (Sot pas 100 vitesh vazhdon lufta e madhe,  e organizuar nga krerët shqiptarë,  brënda dhe jashta Shqipërisë,  me nje dallim se kjo tash eshte lufte muhabetesh per bashkim kombetar dhe qëllimi i vertetë është fitimi i karrigeve ne ndonje pushtet kudoqoftë ai. Më tragji-komike është lufta e shqiptarëve të ngratë për të fituar ndonjë karrige në pushtetin dhe parlamentin e Serbisë,  Maqedonisë e Malit të Zi,  se ata te Greqise kanë vdekur qëmoti dhe nuk bejnë zhurmë,  me përjashtim të atyre qe jetojnë në Shqipëri.)

Per shkak te dhunes e te terrorit serb,  dhe per tu bashkuar me shtetin shqipetar,  ne shtator 1913 shpertheu nje kryengritje e madhe antiserbe. Filloi ne Diber dhe u perhap ne Strugë,  Kercovë,  Gostivar e Mavrovë. Numri i kryengritesve  arriti ne 12 mije veta. Nje zone tjeter kryengritese ishte edhe Kosova. Pas ndihmës ruse në financa e armatime,  divizione te shumta serbe i mbuluan tokat shqiptare dhe kryengritesit u detyruan te terhiqen. U vranë e dogjën  fshatra te tera kryengritëse dhe u shpernguën dhjetra mijëra vetë. Megjithate asgje nuk mundi ta shuante deshiren e shqipetarëve per çlirim e bashkim kombetar. (Sot pas 100 vitesh, pas kryengritjes së 2001 në Preshevë u formuan 6 parti shqiptare dhe vazhduan luftën kush më pare do te shkonte në parlamentin e Serbisë. Në Mal të Zi formohen disa parti shqiptare dhe lufa vazhdon per parlamentin malazes. Në Maqedoni kemi mbi 10 parti shqiptare që e kanë vazhduar luftën e ashpër brëndashqiptare për në parlament e qeverinë maqedono-antishqiptare,  dhe për ruajtjen e emrit të Maqedonisë. Në historinë shqiptare kjo eshte hera e pare që shqiptarët bëjnë një luftë aqë të ashpër për të mbrojtur emrin falso maqedon dhe  Maqedoni.  Hallall qumshti i nenes qe paska qene i helmuar )

“Agimi i Arte”  greke me 1913 dhe sot

Ndonese Konferenca e Ambasadorve ne Londer i dha Greqise treven e Camerise dhe viset e tjera shqipetare,  kjo mbeti e pa kenaqur. Prandaj edhe pas caktimit te kufijeve,  ushtria greke vazhdoi te qendronte ne krahinat jugore qe i kishte pushtuar gjate Luftave  Ballkanike. Fuqite e Medha  i kerkuan Greqise t’i terhiqte trupat e saj nga pjesa jugore e Shqiperise,  por ajo u perpoq  ta shtynte afatin e terheqjes se ushtrive te saja nga Shqiperia dhe  beri plane te reja per t’i realizuar synimet e veta te vjetra. Keshtu ne fillim,  Greqia e pagezoi Shqiperine e Jugut me emrin “Vorio-Epir”, pastaj organizoi nje levizje te quajtur “verio-epirote”. Sipas  planit,  shqipetaret e krahinave te Jugut me emrin “Verio-Epir” i shpalli si popullsi greke,  dhe pasi ata do te siguronoin autonomine e Verio-Epirit,  do te kerkonin “vullnetarisht” bashkimin me Greqine. Ne kete kuader autoritetet greke organizuan ne Gjirokaster nje” Kongres epirot”, i cili,  me 2 marse 1914,  shpalli “autonomine e Verio- Epirit” dhe  formoi  “qeverine e perkoheshme’te kryesuar nga Jorgji Zografi (ish minister i Puneve te Jashtme te Greqis).Po keshtu veproi edhe Spico Miloja nga Himara , major i ushtrise greke,  i cili shpalli “autonomine e Himares’’, qe  perfshinte  7 fshatra  shqipetare. Kjo  veprimtari shoviniste  perbente nje kercenim serioz  per Shqiperine e Jugut,  prandaj ndeshi ne qendresen e vendosur te popullsise vendese shqipetare. Patriotet shqipetar  organizuan ceta te armatosura dhe i goditen bandat greke. Fuqite e Medha nuk u treguan konsekuente per  zbatimin e vendimeve te tyre lidhur me Shqiperin  e Jugut. (Sot pas 100 vitesh,  Greqia,  nga derdhja e parave të shumta në Shqipëri, falimenton ekonomikisht. Qamët do ta marrin Qamërinë duke bërtitur rrugëve të Ttiranës dhe duke i kerkuar Berishës ndonjë karrige në pushtetin e tij.)

Princ Vidi ne Shqiperi me 1913 dhe Euleksi  ne Kosove me 2013

Duke u mbeshtetur ne vendimin e 29 kerrikut 1913 te Konferences se Ambasadorve  ne Londer,  Fuqite e Medha, ne nentore 1913,  si princ te Shqiperis  caktuar gjermanin Wilhem Fon Vid,  i cili u propozua nga  Austro-Hungaria dhe Italia. Rrethet patriotike  shqipetare e mirepriten kete vendim dhe pane te princi gjerman  simbolin e Shqiperis  se pavarur. Kurse  Esat  Toptani,  ndonese  zyrtarisht shpalli se e mirpriti vendimin,  fshehurazi vazhdoi te nxiste perpjekjen per te sjelle nje prince mysliman ne Shqiperi.  Meqenese se shpejti do te vinte princi ne Shqiperi,  qeveria e Ismail Qemalit dha doreheqje,  me 22 janar 1914,  dhe pushtetin ia kaloi Komisionit Nderkombetar te Kontrollit. Vete Ismail Qemali shkoi ne Zvicer, por i vazhdoi perpjekjet ne interes te atedheut. Mirpo nje gje te tille nuk e beri Esat Pashe Toptani,  ndonese Komisioni Nderkombetar i Kontrollit i kerkoi disa here qe te shperndante “Pleqesin”e Durrsit. Ai e pranoi kete vetem kur iu plotesua deshira per t’u vene ne krye te delegacionit shqipetar qe do ti dorzonte kurpren princit Vidi. Ne kete menyrë Esat Pash Toptani shpresonte te vije ne krye te qeveris se re qe do te formohej. Me 7 mars 1914 princi arriti ne Durres. Ate e njohen si princ te Shqiperise te gjithe Fuqit e Medha si dhe shtetet e tjera,  duke perfshir edhe ato ballkanike. Me 7 mars princ Vidi formoi qeveri te re shqipetare,  nen kryesin e Turham Pashe Permeti,  nje diplomat me pervojë te madhe . Esat Pashe Toptani,  qe nuk mundi te vihej ne krye te qeveris u caktua Minister i Puneve te Brendeshme dhe Minister i Luftes. Ne qeveri hyni edhe Hasan Prishtina,  Mihal Turtulli dhe Prenk Bibe Doda. Kryeqytet i vendit u caktua Durresi. Regjimi i Vidit u sanksionua ne statutin organik te Shqiperise,  qe ishte kushtetuta e pare e shtetit shqipetar. Statuti u hartua dhe u miratua ne Vlore,  nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit,  me 10 prill 1914. Sipas nenit 1 te tij,  Shiperia u shpall “Principate kushtetuese e pa varur dhe e trashegueshme” nen garanicen e Fuqive te Medha. Shteti shqipetar do te ishte asnjanes (neni3). Princ Vidi ishte kryetar i administrates civile ushtarake. Ai  kishte te drejte te emeronte Keshillin e Ministrave. Gjuhe zyrtare ishte gjuha shqipe,  e cila do te ishte e detyruar ne te gjitha shkollat e Shqiperise. Nga ana administrative,  Shqiperia ndahej ne 7 prefektura,  te cilat ndaheshin ne nenprefektura dhe ne komuna. Statuti organik njihte pronen private dhe garantonte ushtrimin e lire te veprimtaris  ekonomike,  shoqerore e politike.(Sot pas 100 vitesh,  Euleksi e mban te ndare Mitrovicën dhe nuk lejon komunat serbe te integrohen në qeverine kosovare Francezët nuk u lejuan shqiptarëve të hynin në Mitrovicën veriore dhe ti frigonin serbet,  qe ata pastaj te iknin ne Serbi,  atje nga ku kishin ardhur .)

Politika e  Vidit atehere dhe e Euleksit sot

Princi Vidi qe ne fillim u ndodhe perpara nje gjendje politike te brendeshme e te jashtme mjafte te veshtire. Brenda vendit ai u ndodh perballe levizjes “verio-epirote” dhe kryengritja qe shpertheu ne Shqiperin e Mesme,  kurse ne plan nderkombetar,  Fuqite e Medha,  qe e kishin sjelle princ Vidin,  kishin kontradita dhe ishin ne prag te luftes boterore.  Problemi me i ngushte dhe me i nderlikuar  per princ Vidin ishte ai i largimit te forcave greke nga Shqiperia e Jugut. Ne fillim ai hyri ne bisedime me qeverine “verio-epirote”,  qe ishte shpallur ne Gjirokaster. Per kete  qellim ai caktoi si komisar te jashtezakonshem holandezin Tomson. Mirpo qendrimi i bute i Tomsonit dhe leshimet qe i premtoi  perfaqesueit “verio-epirot” ngjallen protesta ne rrethet patriotike shqipetare.Vete qeveria e Vidit e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kunder cdo lloj autonomie per krahinat e Jugut. Ajo vendosi qe te organizoheshin reparte te reja te armatosura per te debuar pushtetuesit greke nga krahinat e Jugut dhe per te vendosur atje administraten shqiptare. Mirpo Fuqite e Medha,  duke qene ne prag te shperthimit te luftes ndermjet tyre,  e zbuten qendrimin ndaj Greqise,  me qellim qe ta terhiqnin ne anen e tyre. E ndodhur ne keto kushte,  qeveria e prince Vidit u detyrua qe zgjedhjen e konfliktit shqiptaro-grek  t’ia linte ne dore Komisionit Nderkombetar te Kontrollit. Pas nje jave bisedimesh ne Korfuz,  Komisioni  nenshkroi,  me 17 maj 1914,  nje protokoll, i cili parashikonte qe prefektura e Korces e te Gjirokastres,  ndonese do te benin pjese ne shtetin shqipetar,  do te kishin nje administrate pothuajse autonome. Protokolli i Korfuzit ishte ne kundershtm me vendimet e Konferences se Londres dhe me statutin organik te Shqiperise. Ai shkaktoi nje pakenaqesi te madhe ne tere Shqiperine dhe nuk u zbatua asnjehere. Vete Fuqite e Medha me vone nuk e moren parasyesh ate.(Sot pas 100 vitesh kemi Miterovicën e veriut që kërkon shkëputje ose autonomi,  kemi Euleksin dhe Evropjanët që e detyrojnë Jahjagën dhe Thaqin të bisedojnë përsëri me Serbinë edhepse kosova u shpallë e pavarur. Atëherë filloi Lufta e Parë  Botërore dhe e shpëtoi Shqipërinë e jugut edhepse të sakatuar,  dhe  tash të shpresojmë se do te na sulmoi ndonjë meteor dhe do ta shpetoi  Mitrovicën e Preshevën)

Shqiptaret  kunder Vidit dhe Vetevendosja kunder Euleksit

Qe ne fillim kryengritesit shqiptarë dolen hapur kunder princit Vidit. Ne kryengritje u aktivizuan edhe forca politike antikombetare,  te cilat u perpoqen ta shfrytezonin kryengritjen per qellimet e tyre politike. Me 3 qeshor 1914 kreret e kryengritjes  organizuan nje mbedhje ne Shijak,  ku u miratua nje program qe iu paraqit perfaqesuesve te Fuqive te Medha. Kerkesa kryesore ishte largimi i princit Vidi. Njeri  nga udheheqesit e kryengritjes ishte Haxhi Qamili. Per shkak te mosorganizimit dhe mosfunksionimit  te aparatit  shteteror te Vidit,  kryengritja u perhap shpejt,  gjate muajve qershor-korrik,  ku kryengritesit shtine ne dore edhe Kavajen,  Krujen,  Peqinin,  Elbasanin,  Lushnjen,  Fierin,  Beratin. Ne jug ata arriten deri ne Vlore e ne Pogradec,  kurse ne veri arriten deri te lumi Mat.

I ndodhur ne keto rrethana,  pa gjetur mbeshtetjen e nevojshme as brenda vendit dhe as nga Fuqite e Medha,  Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia,  me 3 shtator 1914.

( Duke analizuar ate qe ka ndodhur para 100 vitesh, vimë në përfundim se rendi i ka ardhur  Euleksit,  te largohet nga Kosova dhe ta leje Kosoven qe te udhehiqet nga vete Kosovarët. Kurse shqiptaret  jashta  Kosoves  do te vazhdojne te luftojne per poste ne qeverite dhe parlamentet e huaja,  si Haxhi Qamili para 100 vitesh me ëndërrat për sullatnin. Cili do te ishte Haxhi Qamili i sotëm.)