Speciale » Alia
Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (1)
E diele, 24.03.2013, 10:58 PM
Himara në dokumentat arkivore (1)
HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVALE TË VATIKANIT
“ O shume
i Larti Papa i Romes antike, o Zot i shenjte, o Ati i jetimeve dhe ngushelluesi
i te huajve.
Ne
banoret e Himares te Epirit, prifterinjt, kleriket dhe laiket dhe i gjithe
Shteti, te perunjemi vullnetarisht e i dergojme homazhet tona Shenjterise Tuaj.
Te bejme te njohur At i Shenjte, se qe nga epoka e sypaatremburit Skenderbek, mbretit tone te perndritur, ai i Kastrioteve, askush dhe kurre, madje as vete armiku i fese kristiane, i egri dhe i pabesi Turk, megjithe forcen e tij te papermbajtur, nuk arrijti te na nenshtroje...-
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
Para disa ditesh,
dy miqt e mi italianë, At Giuilio Cipollone dhe Prof Giuseppe Marcianò, me
dhuruan nje liber te rralle: “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, botuar
ne vitin 1935 te shkruar nga arbereshi Nilo Borgia. Ky liber, permban shenime
historike dhe dokumenta te murgareve italo-shqiptar te urdherit basilian, qe
kane marre pjese ne misione ne Shqiperi, ne shekujt XVI – XVIII.
Ne parathenien e
librit, autori thekson se nuk ka shkruar historine e misionareve basilian te
ritit ortodoks, por me shume ka prezantuar dokumenta dhe relacionet e derguara
prej tyre, qe deshmojne perpjekjet shekullore te shqiptareve, per liri dhe
pavaresi nga Perandoria Turke dhe rezistencen per te mos u islamizuar.
Nilo Borgia, eshte
lindur me 1 Mars 1870 ne Piana degli Albanesi – Palermo (Sheshi i shqiptareve),
madje emeri i tij i vertete eshte Nili Borshi, ndersa Borgia eshte mbiemri ne
variantin italian.
Ne moshen 13 vjeç
hyri ne Abacine Shen Maria ne Grottaferrata -Roma, ku u formua ne rregullin e
murgjeve dhe ku kreu studimet ekleziastike. Ne mars te vitit 1894 shugrohet
prift. Nga viti 1909 sherbeu ne biblioteken e Abacisë te Grottaferrata e me pas per shume vite,
inspektori i bibliotekave per komunat e Grottaferrata, Marino e Roka di Papa.
Ne vitin 1921 themeloj Institutin “Bijat e Shen Makrina”, ku studiuan dhe u
edukuan me perparesi shume vasha te kolonive arbereshe.
Ne vitin 1930,
krijoj laboratorin e restuarimit te librave te bibliotekes te pasur te Abacise
te Grottaferrata.
Nili Borshi
shquhet si bibliotekar, si shkrimtar, si filolog dhe si teolog. Ka botuar shume
studime letrare, historike dhe liturgjike, sidomos te kultures te ritit
ortodoks-bizantin, por ka lene dhe shume doreshkrime me karakter historik,
teollogjik, letrar dhe liturgjike. Nili Borshi, vdiq ne Grottoferrata me 3 Mars
1942.
Ne parathenien e
librit “I monacci basiliani d’Italia in Albania”, Nili Borshi shkruan: “me
kete liber po prezantoj kontributin e misioneve ne Himare, te murgjeve
basilian, te cilet me dashuri i u dedikuan rilindjes te popullit shqiptar
shpirtbujar, qe sigurisht do t’i vleresoj keto faqe te historise misionare, qe
u realizua me mundime dhe sakrifica te papershkrueshme dhe qe u shkruajt nga misionaret,
qe ishin murgj me profesion, shqiptare me origjine dhe italiane te adpatuar”.
Murgaret misionar ishin te gjithe arbereshe nga Siçilia, te cilet pas 100 vjet,
u rikthyen ne vendet e origjines se tyre, duke i u gjendur prane vellezerve
himarjota.
Si rezulton ne
librin e N. Borshi dhe ne relacionet e shumta te murgareve, teatri i
veprimtarise, i mundimeve te misionareve basiliane dhe aktiviteti apostolik i
tyre, ishte rajoni malor i Himares, qe shtrihej nga vargu i maleve Akrokeruane
(Karaburuni) deri ne ngushticen e Kanalit te Korfuzit, pra ne nje territor i
gjere, qe banohej nga shqiptaret ne fshatra te shumta bregdetare dhe ne
thellesi deri ne Kudhes e Delvina.
Prezantimin e
ketyre shenimeve, do ta bazojme ne shume dokumenta, duke filluar me letren qe
himarjotet i derguan Papes Gregorio ne vitin 1577 e ne veçanti ne relacionin e gjate, te viti 1685 derguar
nga misionari me i rendesishem, Hiresia e tij Arkadio Stanila,
deshmitari i pjeses me te madhe te ndermarrjeve apostolike, i cili ka qene Peshkopi
i Muzakise (Myzeqes) dhe Mekembes Apostolik per misionet ne krahinen e Himarës.
Kete relacion
shume te rendesishem, Peshkopi Stanila i a dergoj Zoterinijeve Kardinala te
Propogandes te Selise se Shenjte.
Nili Borshi, duke i u referuar relacionit te Hiresise se tij Arkadio Stanila shkruan: “Kjo krahine lavdimadhe shqiptare, ne kete kohe gezonte nje periudhe armepushimi, per te mos thene nje paqe absolute, madje theksoj se Himara, ashtu si krahinat e tjera luftarake te Shqiperise, jetonte ne nje gjendje pavaresie ashtu si shkruan dhe Pukevili (Pouqueville - 1825), ku sejcila krahine e ne veçanti çdo qytet, formonin nje lloj republike autonome, qe vepronin te bashkuara, ose me vehte. Feudataret e ketyre krahinave, vepronin si kunderpeshe ndaj autoritetit te Pashait, qe kishte emeruar Sulltani ne Vilajete.
Kushtet politike
dhe morale te HIMARES
Ky eshte kapitulli
i pare i librit, ku Nili Borshi ben nje pershkrim te bazuar ne informacionet e
mbledhura nga relacionet e shumta, qe i dergonin Romes misonaret basilian.
“Himara, pra
eshte kryqendra e kesaj province”- shkruan ne relacion nje misionar, qe
jetoj per shume vite ne Himare “ne lashtesi ishte keshtjella, qe komandonte
qytetet e tjera te provinces, por aktualisht, nuk i ka mbetur tjeter veçse
emeri, sepse duke qene nje komb i dashuruar me gjeninë e lirise, i ka pesuar te
gjitha ne kurriz”.
Ky relacion
permban te dhena per krahinen, qe po i prezantoj ne menyre sintetike: “Terreni
i kesaj province eshte teper malor, me shkrepa te larte e shkembinj shterpe. Ajri
eshte i paster, per çka dhe malesoret jane te shendetshem dhe te fuqishem.
Megjithe ushqimet e varfera e veshjen e thjeshte, himarjotet e perballojne si
te nxehtin dhe te ftohtin, madje nuk semuren lehte, por kur ndodh, me pak djete
sherohen shpejt pa ndihmen e mjekeve dhe pa ilaçet, qe ketu mungojne. Kesisoj
ky popull eshte jeteshkurter, sepse jeta i nderpritet si nga semundjet dhe nga
vdekjet violente, si ndodh shpesh ne keto anë, ku armiqesite mes tyre
(gjakmarrja), e shkurtojne para kohe jeten”.
“Prodhimet
bujqesore nuk u mjaftojne as per gjysmen e vitit, per çka, ne pjesen tjeter te
viti, perdorin me kursim buke meli, zarzavate, perime dhe shume barishte te
egra. Nje pjese e konsiderueshme e popullates i dedikohen blegtorise dhe
tregtise te prodhimeve blegtorale ne territoret e tjera dhe ne vendet e tjera.
Ne kete thjeshtesi e varferi, jetuan misionaret tane basilianë, per çka populli
himarjot i ka dashur dhe respektuar”.
“Kur analizohet
menyra se si qeverisej ky popull, çdo aspekt duket i çuditshem, sepse eshte i
kundert me ate te kombeve te tjera dhe me shume i kundert me kombin grek.
Populli himarjot, ka pranuar te paguaj turkut ato pak tribute, vetem qe te mos
ngacmohet, madje nuk njohin asnje tjeter pushtet mbi vehten e tyre”.
“Gjykatat e
gjyqtaret, kapidanet e nepunesit dhe tjere te ngjashem me ata, jane te
nevojshem per te qeverisur nje popull, por ne keto ane jane te gjithe te
shthurur, çdonjeri padron i vehtes dhe i shtepise se tij. Sejcii jeton si t’i
pelqeje, pa e penguar askush, pa pasur frike as nga Zoti dhe as nga bashkesia
ku jeton. Te gjitha kane armë, nuk dalin kurre nga shtepia pa armet. Une vete
kam asistuar disa here ne grindjet dhe ne luftimet e himarjoteve kunder
Danieleve (?), qe jetojne 3 milje larg tyre dhe kur kam pare situatat e
perleshjeve dhe gjakederdhjet, kam nderhyre disa here t’i paqetoj, por ishte e
pamundur, pasi armiqesia mes tyre egzistonte prej 30 vitesh dhe ishte ngulitur
thelle ne zemrat e tyre. Megjithate, disa here arrijta te vendosja armepushime
te pjeseshme”.
“Gjakmarrja eshte
aktive, madje implikon tere fisin, nga kusherinjt e grades se pare deri te
grades se njezete dhe zakonisht perfundonte me vrasjen e gjakesit, ose me
djegien e shtepise, me shkaterrimin e te mbjellave, me marrjen e bagetise e
largimin e detyruar nga fshati, te gjithe familjes te vrasesit. Megjithate jo
rralle, gjakmarrja mbyllej me pajtimin e dy familjeve, sidomos kur nderhynin
fuqishem pleqeria”.
Ne nje relacion te
gjate, qe mban daten 18 prill 1673, te shkruar nga misionari Giovanni de
Camilis dhe derguar shume te Shkelqyerve Lartesive se tyre Kardinaleve
te Propogandes, shkruhet: “ Ndones himarjotet jane shume te lidhur me armet
dhe ne zgjidhjen e problemeve me force, kjo nuk do te thote se jane te pa
trajtueshem, perkundrazi kur i njeh, shikon se kane shume dhunti natyrale, jane
zemergjere e shume krenar, jane te dashur e shume familjar dhe ne se ata do te
kishin nje qeveri politike dhe te ushtronin artin liberal, nuk do te ishin
inferior me asnje nga kombet e botes. Per te vertetuar keto qe thashe me lart,
do te mjaftoj argumenti i çiltersise e thjeshtesise te jetuarit mes tyre,
kesisoj ndermjet 100 himarjoteve qe rrefehen para meje, nuk behen as 20 prej
tyre me mëkate e kjo pasterti shpirterore, ndodh ne nje vend ku nuk ka ligje qe
te orientojne, nuk ka parime qe te komandojne, nuk ka gjykates qe te
kercenojne, nuk ka mjeshtra qe te predikojne, nuk ka mesues qe te edukojne”.
Theksoj, se te
gjitha keto relacione, nuk i referohen qytetit te Himares, por Krahines se
Himares, qe si eshte pershkruar nga misionaret shrihej nga Karaburuni e deri ne
pjesen e ngushte te Kanalit te Korfuzit, pra nje territor i gjere, qe
perfshinte dhe Saranden.
Ne relacionin e
shkruar me 1685 nga Hiresia e tij Stanila, qetesia dhe autonomia e Himares ne
kohen qe ai jetoj ne kete krahine, lidhen me vullnetin e popullit himarjot,
gjithmon vigjilent e i armatosur per te luftuar kunder pushtueve turq, per te
fituar lirine dhe pavaresine, çka do te konfirmohet me dokumentat, qe do te
prezantojmee ne vazhdim.
Peshkopi Stanila
ne relacionin e tij shkruan: “Banoret e Himares dhe te gjithe Albanise, nuk
duan t’i nenshtrohen asnje qeverie, por jetojne ne liri te madhe. Qeverisen
me ligjet e tyre tradicionale, por per fat te keq ende me pjese te egra e
barbare, por ne teresi, gjithmone eshte rendi dhe disiplina mes tyre dhe mbi te
gjitha bashkimi dhe unitetit, kur kerkohet te luftohet armiku .... eshte e
vertete se ne rastet kur kryejne ndonje vrasje, ose ndonje krim tjeter,
ndeshkohen sipas rregullave te zakoneve te lashta, megjithese keto rregulla
jane barbare dhe kunder ligjeve hyjnore dhe kunder ligjeve humane...”
Hiresia e tij
Stanila shkruan qarte dhe saktesisht, se himarjotet qeveriseshin me ligjet e
tyre tradicionale. Askush nuk mund te mohoje ekzistencen e Ligjeve te
Himares, institucioni qeverisës i popullit te kesaj krahine, ku pjese
perberese ishin dhe ligjet e gjakmarrjes. Me keto ligje, populli i Provinces se
Himares mbante “rendin dhe disiplinen mes tyre dhe mbi te gjitha drejtonin
unitetin popullor ne lufte kunder pushtuesve turq”. Kur flasim per
autonomine e Provinces se Himares (kesisoj e quajne misionaret), kuptohet se
mbeshtetej ne ligjet tradicionale, pra himarjotet nuk njihnin as ligjet e
Sheriatit, as ligjet perandorake, por vepronin e drejtonin ne baze te ligjeve e
zakoneve te lashta.
Per kete problem jam ndalur ne ciklin e gjate te shkrimeve mbi kanunin, andaj e konsideroj te tepert ta perseris. U ndala ne kete argument, per te riperseritur mendimin se Kanuni ka ekzistuar qe ne lashtesi, ka vazhduar te veproje ne mesjete e ka qene ativ ne te gjitha territoret e banuara nga arberit. Nje nder keto ishin dhe Ligjet e Himares. Kete fak e dokumenton Hiresia e tij Arkadio Stanila ne relacionin e viti 1685.
Himarjotet dhe
Roma
Duket e
pabesueshme, qe ne keto relacione, himarjotet trajtohen here si popull i eger,
instinktiv, violent e i pa arsyeshem e nga ana tjeter zemergjere, te dashur,
miqesor, mikeprites dhe teper familjar. Ne fakt keto dy aspekte trajtohen dhe
ne relacionet e Peshkopit Stanila, i cili tregon se gjate 20 viteve qe jetoj me
himarjotet kishte njohur mikpritjen e miqesine e popullit te kesaj krahine, por
kishte pesuar dhe akte violence.
Ne relacionin e
tij, Stanila shkruan: “populli i Himares, ka nje preference te lindur dhe
devotshmeri per Kishen e Shenjte Romane e perveç kujtimeve te lidhura me
Gregorin e XIII, theksoj se kur u hap seminari ortodoks i Shen Atanasio,
nxenesi i pare i pranuar ne kete kolegj ishte himarjoti i quajtur Andrea Vranas”.
Ne komentet rreth ketij relacioni, Don Cirillo Koroleski spjegon se ky seminarist
vinte nga familja e dalluar per karakter te larte dhe u perzgjodh nga
Superioret per aftesite cilesite e tij mira ... etj etj.
Nili Borshi
shkruan se, sipas te dhenave te shume misionareve basilian, besimi ndaj Selise
se Shenjte lidhet me arsye te shumta, qe shprehin jo vetem shpirtmadhesine e
himarjoteve, por ne pergjithesi te gjithe shqiptareve, qe kerkonin bashkpunim e
mbeshtetje nga Roma.
Nder arsyet
kryesore te ketyre raporteve te ngushta bashkepunimi, ishin lidhjet e
vazhdueshme me katoliket perendimor, sidomos raportet miqesore me Venecianet,
ne luften e perbashket kunder armiqeve turq. Ne kete plan duhet te verifikohen
dhe disa dokumenta te vitit 1732, ende te pa botuara, qe permbajne te dhena mbi
raportet reciproke, qe ekzistonin ndermjet Republikes se Venedikut, Albanise
dhe krahines se Himares.
Misionaret
basilian theksojne se himarjotet rrinin larg elementeve greke, sidomos nuk i
afroheshin klerit grek, qe si shprehet N. Borshi “i ndanin distanca te medha
me himarjotet. Nga ana tjeter, perveç antipatise qe kishin shqiptaret e
Jugut per greket, ata asnjehere nuk kane pasur marrdhenie te perzemerta me
greket”. Per te qene besnik i ketij argumenti, po e prezantoj, si e ka
shkruar ne origjinal Nili Borshi: “... d’altra parte, stante l’antipatia di
razza nel popolo Albanese meridionale, un’intesa con i greci fu mai cordiale...”
Nder dokumentet e
veçanta, te lidhjes ndermjet himarjoteve dhe Romes, po prezantoj letren, qe
populli i krahines te Himares, i ka derguar Papes Gregorio XIII, ku shkruajne:
Jesus + Cristus
Al Santissimo
Ponteficae Sommo dell’Antica Roma
Padre degli orfani e consolatore di color che riccorrono a Lui
Te Shenjteruarit e
te Lartit Papa i Romes antike
Atit te jetimeve
dhe ngushelluesit te atyre qe vijne te Ju.
“ O shume i Larti
Papa i Romes antike, o Zot i shenjte, o Ati i jetimeve dhe ngushelluesi i te
huajve.
Ne banoret e
Himares te Epirit, prifterinjt, kleriket dhe laiket dhe i gjithe Shteti, te
perunjemi vullnetarisht e i dergojme homazhet tona Shenjterise Tuaj.
Te bejme te njohur
At i Shenjte, se qe nga epoka e sypaatremburit Skenderbek, mbretit tone te
perndritur, ai i Kastrioteve, askush dhe kurre, madje as vete armiku i fese
kristiane, i egri dhe i pabesi Turk, megjithe forcen e tij te
papermbajtur, nuk arrijti te na nenshtroje , megjithese çdo dite na vjen hakut
me sulme, ne menyre qe te pesojme demtime te renda, te humbim njerez duke
luftuar, ose duke i zene rober. Ata, per tre here me rradhe kane permbysur
shtepine e Peshkopit e me pas dhe e dogjen. Ne keto kushte, ndodhemi ne kulmin
e varferise e nuk kemi asnje mjet per te rezistuar kunder sulmeve te armikut e
as per te rimekembur rezidencen Peshkopale. Dhe qytetet e tjera dhe krahinat
fqinje te roberuara dhe ato, nuk kane mundesi te na ndihmojne.
Per kete qellim, Gjika Nikolla dhe
Giorgio Katas, bashkeqytetaret dhe perfaqesuesit tane, vijne te takojne
Shenjterine Tuaj e te pergjerohemi, qe Ti te na japish prova te miresise dhe
bujarise tende dhe te bejsh te mundur rindertimin e rezidences te Peshkopit e
te na mundesosh te blejme armë, qe t’i rezistojme te pafeve.
I Lumnumi At, duke mos dashur te mpakim
kerkesat tona, sepse ne nuk besojme ne asnje tjeter veçse ne Birin e
Trinintetit te Shenjet e te Pandare dhe ne Shenjterine tuaj, Ti Mekembesi i
vete Krishtit, emerin e te cilit e kemi ne famulli, per Ty ne lutemi te gjithe
se bashku, te pranosh kerkesen e te deleguareve tane.
I madhi Zot, te japi lumturi Shenjterise tuaj dhe te lejoj gjitheçka qe Ti deshiron.
Nga Himara, pra nga Epiri i Albanezeve,
12 Korrik 1577
Sherbetoret dhe nenshtetasit e
ShenjteriseTtuaj
Nga Epiri i Albanise, prifterinjt,
kleriket, Laiket dhe i gjithe Shteti yne.
Shenjterise, te derguarit te Zotit, Papes Suprem te Romes antike, Atit te jetimeve dhe Ngushelluesit te atyre qe vijne te ju.
Natyrisht Papa i u pergjigj kerkesave
te hiamrjoteve, duke i derguar ndihmat e kerkuara. Ne relacionin e Hiresise se
tij Stanila lexojme: “per bashkpunimin ne aspektin shpirteror, Shenjteria e
tij Papa, dergoj At Lorenco Gallatino te Urdherit te Minoreve, per te kryer vizitat
ne kete Province” (Korolevsi, fasc.II, faqe 55). Historiani i Urdherit te
Minoreve, At Primaldo Koko, informon se At Lorenco, ne vitin 1581, u zgjodh
Provincial, por nje vit me pas, Papa Gregorio XIII, e dergoj Vizitues Apostolik
ne ishullin e Kretes.
Ne relacionin perkates shkruhet se i
derguari i Papes u prit shume mire nga himarjotet,”nje pritje e perzemert
dhe e ndereshme, nje pritje me te gjitha nderimet e thella dhe me respektin
diplomatik”.
At Lorenco qendroj tre muaj ne mes te malesoreve te Provinces te Himares. Jo vetem kaq, por me ndermjetesine e tij, perfaqesuesit e parise se Himares, moren pjese dhe jane firmëtar ne Koncilin e Tete te Firences. Per kete fakt, Nili Borshi shkruan: “kete e kam verifikuar personalisht ne kopjen e origjinalit”.
-
Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica
të qytetit
Me këtë
shkrim të sotem, hapim Ciklin:
Himara në dokumentat arkivore (1)
-Në numërin e ardhshëm do të lexoni: “Projekti i bashkimit me Papen”-
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë
në NJ,