Speciale
Petrit Basha: Ostenthi i Sulovës - vendbanim i hershëm ilir
E diele, 24.03.2013, 07:00 PM
OSTENTHI I SULOVËS – VENDBANIM I HERSHËM ILIR
EKSKLUZIVE NGA PETRIT BASHA
Fshati Ostenth i Sulovës së Sipërme, shtrihet në
lindje të kësaj krahine, pranë bregut të majtë të lumit Devoll, gati përballë
qytetit të Gramshit. Ka toka pjellore në të cilat mbillen disa kultura
bujqësore, si dhe blloqe me pemë të ndryshme. Kodrat përreth fshatit janë të
mbuluara me shkurre mesdhetare jogjetherënëse, si mare, mreti, dëllinjë e zezë
dhe e kuqe e gjetherënëse, si cërmëndel, lis, lofatë, etj. Lartësia absolute
është mbi
Për vetë pozitën gjeografike të fshatit dhe kushtet
e mira klimatike, ky fshat është banuar qysh herët. Kjo vërtetohet, së
pari, nga dy legjenda të mbledhura këtu, në vitin 2000, ku
thuhet:“Thonë, se gurët për ndërtimin e Kalasë së Tunjës, merreshin që këtu, në
Ostenth. Guri i Çobankës që është në krye të fshatit, në perëndim të tij, është
i bardhë, po s’digjet për gëlqere. Është gur shumë i fortë. Kur ata morën vesh
se Kalaja e Tunjës u mor, çobankat i hodhën gurët dhe mallkuan:
-Mallkuar qofshin ata që morën Kalanë!
Këta gurë janë dhe sot! (Dalip
Frëngu, Ostenth, Gramsh, 2000. Shih P.Basha, Legjenda në rrethin e Gramshit,
fq. 148)
Në të dytën thuhet: “Si u mor Kalaja e Tunjës, një
grua çobankë mori floririn e kalasë për të mos u grabitur dhe u
- Gur u kthefsh, o flori!
Floriri u kthye në gur. Guri (që “është” floriri) është i rrumbullakët, si i ciflosur
e me ngjyrë floriri. Që atëhere i mbeti Guri i Çobankës.” (Abedin Ballolli,
Ostenth, Gramsh, 2000. Shih librin e mësipërm, fq. 148)
Së dyti: Nëpër këtë fshat, pranë të
cilit ndodhet dhe vahu i lumit Devoll, që në periudhën ilire, ka kaluar një
rrugë sekondare ilire me itinerar Fier – Berat – Lapardha – Lumas – Katërlis –
Tunjë – Duzhë – Ostenth e përfundonte në vahun e Devollit. Në krahun e djathtë
të lumit Devoll kalonte dega e rrugës “Egnatia”, të segmentit të dytë (Apolloni
– Fier – Rroskovec – Thanë – Kosova e Dumresë – Gradishtë e Belshit – Shalës –
Muriqan – Bujqës – Ura e Topçiasit- Elbasan.(Riza Hasa, etj, Via Egnatia, 2011,
fq. 61 dhe Neritan Ceka, Monumentet, nr. 1 viti 1971)
Së
treti: Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, Haxhi Sali Bej Përrenjasi
ishte sundimtar i Sulovës. Nga qendra e zotërimeve të tij, në Përrenjas, ai
bëri rrugë me kalldrëm në drejtim të Beratit, Mollasit, Ura e Kadipashajt afër
Gostimës, Irmajit e Qafës së Arrës, Tunjës, si dhe drejtimi nga Përrenjasi në
Ostenth, pranë Vahut të Devollit. Kjo e fundit kalonte: Përrenjas – Qafa e
Grekanit – Radsh – Kukucovë – Sult – Dufshan – Lubinjë – Ostenth – Vahu i
Devollit – Gramsh e më tej. Një fragment i këtij kalldrëmi ruhet në Lubinjë, të
cilin banorët vendas e quajnë Kalldrëmi i Vilikriçkës, te Ilqet e Sallës.
Si dëshmitarë të heshtur të këtij vendbanimi të
lashtë, por që flasin shumë, janë prania e një kalaje (shek. IV – V, pas l. K),
zbulimi rastësisht i dy furrave pjekjeje qeramike ( e periudhës së Antikitetit
të Vonë), si dhe gjetje rastësore nga gjurmuesi popullor i pasionuar Abedin
Ballolli.
Kalaja e Ballollit apo Çuka e Ballollit dhe
Çukëza e Ballollit, siç e emërton populli, ndodhet në një kodër disi të
veçantë, në lindje të fshatit, në bregun e majtë të Devollit. E ka marrë këtë
emër nga fisi i Ballollit që e ka pasur si pronë. Kodra ka formën e një helmete
të përmbysur. Ana lindore e kalasë, është tepër e thyer dhe bie gati pingul mbi
shtratin e lumit Devoll. Ajo ndodhet në
lartësinë absolute
(Selim Marishta, Gjeomonumentet e Gramshit, fq.
37-39)
Furrë
pjekje për enë qeramike. Kjo furrë pjekje u zbulua nga gjurmuesi
popullor Abedin Ballolli, në vitin 2000, kur po punonte për hapjen e gropave
për hardhi rrushi, në një thellësi prej
Pranë vendit të furrës, Abedini ka gjetur fragmente
pitosash, enësh, etj. Kjo furrë ngjan me furrën që ka zbuluar Guri Pani e Lazër
Papajani në qytetin e Durrësit, në Kuç të Zi dhe në fshatin Jagodinë të rrethit
të Elbasanit. Për analogji mendohet se kjo furrë i përket periudhës së
Antikitetit të Vonë.
(P. Basha, Gazeta “Shpresa”, muaji shkurt 2002, fq.
2) Këto furra kanë tërhequr vëmendjen e arkeologëve të Institutit të
Arkeologjisë në Tiranë, të cilët kanë ardhur dy herë në Ostenth. Ata kanë vlerësuar si tepër
interesante dhe janë larguar me premtimin se do të sigurojnë fonde për gërmimin
e tyre. Një mundësi e tillë nuk është siguruar ende.
Le të
kthehemi tek puna e pasionuar e gjurmuesit popullor, Abedin Ballolli, që për më
shumë se dy dekada ka gjetur disa objekte arkeologjike të cilat i ka ruajtur me
kujdes.Për vlerësimin shkencor të objekteve arkeologjike që do të përshkruajmë,
kemi pasur ndihmën e arkeologëve të
Institutit të Arkeologjisë, Tiranë. Në vitet ’80 të shekullit të kaluar
në Ostenth u gjet një terrakotë qeramike që është vlerësuar si Kalorësi Dardan.
Ajo nga prapa ishte bosh (gollë) e përdorej si objekt zbukurimi. Ky
objekt i përket shek. IV – III p. e. sonë, e njëjtë me qytetin e Kodrionit ose
Kalaja e Irmajit në Tunjë.
Gjashtë maja heshte hekuri u
gjetën gjatë punimeve të rastit nga i sipërpërmenduri. Ato janë në dy variante: si
gjethe dafine janë tri copë. Ato kanë tehun me presë të gjërë dhe tri të tjerat
janë si gjethe ulliri. Presa e tyre është më e vogël se tri të parat. Këto maja
heshte mund të jenë pjesë të inventarit të varreve të luftëtarëve. Përmasat
e tyre janë:
1. Gjatësia
2. - = -
3. - = -
4. - = -
5. - = -
6. - = -
Të gjitha heshtat kanë
pjesë të ngritur në mes, që vjen duke u ulur deri tek presa, në zero. Kjo gjë
lejon rrjedhjen e gjakut kur godet kundërshtarin me të cilin lufton.
Gjshtë majat e heshtave u përkasin shek. VI – V p. e. sonë.
Asos – enë qeramike, e
plotë. Kjo enë qeramike ka ngjashmëri të pakët me ibrikun. Ajo është e
zbukuruar me vernik të zi dhe me ornamente të thjeshtë në pjesën anësore të
saj. Mbi enë është lyfyti me grykë ovale, pak e përveshur nga jashtë. Kjo enë
shërbente për të mbajtur vajëra për flokët ose parfume nga gratë. Kjo
enë, Asos, i përket shek. III – II p. e. sonë. Ena ka patur këto përmasa:
gjatësia
Fund ene me vernik të zi. Është
një fragment ene ilire, e zbukuruar me vernik të zi e ornamente në formë
rrethore me gjethe. Në pjesën e poshtme fundi i enës është i lyer me vernik të
zi, pjesërisht. Fundi i saj vjen duke u ngritur, nga anët në mes, si majë
konike, me lartësi
Pjesa e sipërme (e dukshme) e fundit të enës
është e zbukuruar me 5 rrathë me vija (III). Në mes të saj është një rreth me
dy vija, të ndara me hapësirë rrethore me vernik të zi. Në mes të tij është një
rreth në formë dielli me ngjyrën e qeramikës, si dhe një ornament rrethor me
vija nga qendra në periferi, që të japin përshtypjen e rrezeve te diellit.
Rreth saj janë 6 ornamente gjethore me ngjyrën e
qeramikës e vernik të zi, me gjatësi
Monedhë bronzi. Për
këtë monedhë kërkuam mendimin e sektorit të numizmatikës. Ajo ka një diametër
Majë shigjete.
Kjo ndryshon nga gjashtë
majat e heshtave që përshkruam më sipër. Kjo majë shigjete futet në dru në
pjesën e poshtëme.
Pjesa shpuese është arrin në
Fund
pitosi (qypi). Ai ka në fund diametrin
Ky fund pitosi i përket
shek. IV - III p. e. sonë. Abedin Ballolli ka gjetur edhe një rrotull
boshti prej qeramike, një unazë bronzi, kandil qeramike, kapak ene qeramike,
peshore të vegjëve vertikale. Tek Ara e Shaqirit ka gjurmë muresh, nëntokë.
Këtu janë gjetur edhe pjesa më e madhe e objekteve.
Përfundime:
-Nga sa përshkruam më sipër, fshati Ostenth ka qënë
i banuar që në lashtësi, në shek VI – V p. e. sonë (Gjashtë majat e heshtave).
-Gjithë objektet e tjera i përkasin shek. IV – III
p. e. sonë, që përkojnë me lindjen e lulëzimin e qytetit të Kodrionit.
- Prezenca e 3 – 4 furra pjekjeje të enëve të
qeramikës, brenda një hapësire të vogël, është karakteristikë për Ostenthin.
Sipas arkeologëve, furra të këtij tipi gjenden të veçuara e deri në 2 të tilla
pranë e pranë, në shkallë kombëtare e të vendeve fqinjë. Kjo tregon se këtu
kanë funksionuar punishte të veçanta të qeramikës, ashtu siç kanë qënë disa të
tilla në qytetin e Kodrionit. Këtë gjë e ka mundësuar edhe baza materiale (dheu
apo balta përkatëse për enë balte) që ishte afër brenda fshatit Ostenth.
-Kjo apo këto punishte në Ostenth, kanë qënë të
lidhura, ndoshta, me punishtet e qytetit të Kodrionit. Këtë e lejon afërsia mes
tyre. Në vijë ajrore, Ostenthi me qytetin e Kodrionit janë afro
- Së fundmi, ne pohojmë se fshati Ostenth është një vendbanim i hershëm ilir. Jeta në këtë fshat ka vazhduar në vazhimësi gjatë periudhës së Mësjetës e deri në ditët tona.