Kulturë
Drita Lushi: Pranverë
E premte, 15.03.2013, 09:36 PM
DRITA
LUSHI
Unë ia
ndjej aromën pranverës! Ajo më ngacmoi dhe më dha përtëritje shpirtërore aq
shumë, sa nuk mund të rrija pa i dhuruar
per Ditëlindje vargjet e mia!
PRANVERË
Pranvera
nuk është stinë,
është
lindje dhe rilindje,
është
frymë dhe oksigjen,
është
ngjallje dhe ringjallje,
ështe
këngë dhe sinfoni,
ështe
ndjenjë dhe prekje,
është
shpirt dhe parajsë
është
ngjyrë dhe pikturë
ështe
dashuri dhe drithërimë
eshtë
frymë dhe jetë!
Mirëuputhshim
Pranverë
14 mars
2013
TROKITJE
PRANVERORE
Dhe një,
dhe dy,
dhe tre
cicërima zogjsh -
ha-ha-ha,
qenkan më
shumë,
nuk arrij
t’i numuroj dot
e, jemi
akoma në Shkurt.
I dëgjon
dhe ti,
këto
këngë cicërimash,
në
dritaren time?
I dëgjon?
Aherë
eja, eja, me mua,
t’i
shtrojmë ca petale dëshirash cicërimave të tyre,
ndoshta
pranvera na i kthen në nota muzike -
Dhe tre,
dhe
katër,
dhe
dhjetë cicërima zogjësh;
pranvera
qenka rrugës:
eja dhe
ti me mua !
MARS
Me tehun
e fjalës,
përpiqem
të këpus litarët e shiut,
që varën
nga trarët e reve
e Diellin
mbyllur në kafaz të ditës,
ta
çliroj.
Dil,
Diell, dil!
Marsi të
thërret!
Unë të
dua!
Të pres!
PRANVERË
Dita ime
pi Diellin
në një
kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë,
ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si
meteorët përtypin retë
për të më
lënë veç
me
qiellin,
ditën,
Diellin
dhe
Pranverën.
Planetet
na kanë zili mua dhe Tokën.
S’është
faji im, që dita ime ndrin
nga
dielli, që pi qysh në lindje ....
Pranvera
ka ardhë…e unë përdore me të
shëtis e
lumtur universin.
LOJË
PRANVERORE
Sot u
putha me pranverën.
Se si
ndodhi, jo, s’e di;
erdh’ më
puthi ajo para,
apo un’ e
putha përsëri.
Ajri i
blertë, gjith’ vesë,
më
përk’dheli mu në faqe,
m’ erdh
si zanë me njëmij’ ngjyra,
ulur mbi
një manushaqe.
Sot u
putha me pranverën.
Edhe vjet
me të u putha,
si
rituale dashurie,
pa foleza
nëpër fusha.
Sot u
putha me pranverën.
Shëëëëëët
, ju lutem, mos tregoni,
Kur t’ na
shihni sërish bashkë,
lojën
ton’ do ta kuptoni.
LULËZIM
Fushë
e paanë,
e pafund.
Nën
çatinë e saj
varen
medaljone stalaktidesh
të
formëzuara çuditshëm.
E, në mes
tyre,
mendimet
e mia dhe unë
flemë syhapur
për të
parë shkrirjen
e akujve
dhe
lulëzimin e fushës sime
ERË
PRANVERE
Era
këndon
mbi trupin tim
melodi
nazike,
marrë në
pentagrame Pranvere,
ku
sythëzat e blerta
janë
notat të vëna
në
partiturën e syve të tu.
Unë
kendoj… bashkë me trupin tim
kengen
përtëritëse të stinës time.
LULEKUMBULLAT
Lulekumbullat
u sperkatën me shi
ketë
mengjes marsi, por MALLI i tyre s’u shua.
Ato te
paçelurat ulën më shume kryet,
të
çelurat,
me heshtjen rrodhën si përrua.
“S’ështe
faji im”-
-u
fola e zënë faj,
“Por jo,
jo kështu te trishtuara!”
DIELLI i marsit, një ditë do të çelë
Per ju,
por…dhe për mua!”
çast 14
mars 2013!