E shtune, 03.05.2025, 06:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Gjon Markokaj

E premte, 15.03.2013, 08:54 PM


Poeti e shkrimtari Gjon Markokaj

RAJA KU UNË LINDA

 

Cikel me poezi nga Gjon Ndue Markokaj

 

U linda në Rajë

Ma i bukuri vënd

E lagë Lumi Valbonë

Drini e Liqeni Komân.

 

Dielli shkrepë

Në Majen e Korës

E zbret dalëngadalë

Në luginën e Valbonës.

 

I jep fshatit t'Rajës

Gjithë ditën ngrohtësi

Në mbrëmje terhiqet

Per t'u rikëthyer përseri.

 

Nga Bregu i Valbonës

Ngjitet duke përshëndetë

Në Cikolën e Malit Korës

Ikën, për t'u rikëthyer sërish.

 

N' Rrethin e Tropojës

N' Fushën e Shën Gjonit

Jam lindë e çela sytë

Mora rrezet e diellit

Që aqë bukur e rrezitë....,

 

Në prëhërin e nënës

U rrotullova në rënkim

Mora ajër, ujë e dritë

Aty qetësohet trupi im.

 

Mësova, Gjuhën Amtare

I thirra nënës Nënë!

Shijova bukën e kripën

U rrita me gjirin e sajë.

 

Në, Korën e Merturit

"Krah" i Malit Hekurave

I thirra babës Babë!

Gjeta trojet e t'parëvet.

 

N'"shpatullën" e Korës

N'grohtësinë e diellit

Mora ajrin e bjeshkës

Ujë t'fresket burimit.

 

N' plazhet e bukura

T' Valbonës e Drinit

Gjatë vapës, s' verës

Mora freskinë e "shpirtit"

 

Raja, m'i bukuri vënd

E gjetem nga t' parët

"T' strukur", në shkëmb

I mbrojtur, nga t'huajt

 

Raja, është vëndlindja

Me shkrue, mirë duhet

Çdo pëllëmbë e shqipës

Me flori, s'paguhet.

 

Ka mjedise t' bukura

T' huajt i deshirojnë

Si pranëverën flutura

Trojet tona mrekullojnë.

 

Demokracia na solli liri,

Një pjesë zbriten në fushë

Në Rajë, jetojnë brezni

Oxhaqet…., nxjerrin tym.

 

SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI

 

Fllad lirie  n'Komunën e Fierzës

Gjashtë korrik dymijë e dymbëdhjetë

"Ortë" i japin, piskamë Korës:

-Dy sokola, po i risjellim, n'dritë.

 

Si lulet që bijnë pas djegëjes

Martirë t'Rajës po ringjallën

Në Njiqind Vjetorin e Pavarësisë

Për këto ditë e derdhen gjakun.

 

Lëshon Valbona ushtimë lavdie

Prej Kollate e prej Shkelzenit

Prej Bogdani e prej Kakie

Shkëmbejtë nxjerrin, jehonë gëzimit.

 

M' i nxjerrë vlerë Fisit Merturit

Po rilindin djelm sokola:

T'’ramë martirë t' Nacionalizmit

Kol zef Kuka, Martin Pepkola.

 

Sokol Pali vdes prej tmerrit

Nga torturat tepër shnjerëzore

Në qeli n' Koder Shëngjergjit

N' fshehtësi u, mbajten eshtrat e tij.

 

Mark Sokoli vdiq në burg

E s' janë gjetë eshtrat e tij

I ruan dheu si toka gurin

I kanë lypë s' po mun i gjëjnë.

 

Martin Lulashin, e vrau sigurimi

Gjaku skuqi shkëmbejt e Korës

Sokol Zefi vdiq ndër male

N' "djep t' lindjes", n' Shkëmb t' Rajes.

 

Lânë e pat n'moment tuj vdekë:

N' shkëmb t' Rajes eshtrat t'mi leni!

Sa t' sundojnë kjo diktaturë

Shkëmbi është "djepi që m'rriti"

 

Vdiq Sokoli me këto fjalë t' fundit

Në nji voter n' hyrje t' njaj shpelle

Poshtë Kalasë,"Lek Dukagjinit"

I qëndruen eshtrat, pësdhjetë vjete.

 

Gjaku i tyre u ruajt nder male

Brezat, e pësuen prej diktaturës

Dyqind e tridhjetë vite burgje

Zëmra e tyre e dinë sa vuajtën.

 

Gjatë kohës, së Monizmit

U përçmue dhe Fshati i Rajës

Si idhtarë të Komunizmit

U trajtuen gjatë gjithë kohës

Fundshekulli i përcjell dhimbjet.

 

Nga Jezerca, në Korab

Nga Tomorri  n' Mal t'Gramozit

Shkreptimë e bubullimë

Rrufeja s' i bindet qiellit.

 

U ça qielli e hapi rrugë:

Ajo shkarkoi furishëm

Mbi "Kupolen Qëndrore"

E copëzoi e s' ësht më.

 

U shkallmuen, përnjiheri:

Zingjirët e Komunizmit

U flladiten zëmrat e djegura

Shqiptarët dualën prej izolimit.

 

Demokracia triumfojë:

U freskuem n'fllad lirie

Nryshoi moti n' tjera stinë

N' Shqipëri filloi jetë e re.

 

N' zëmër e n' shpirtë

S' jemë tashmâ t' ndrydhur

Rrimë n' Rajë e n' vënde, t' tjera

Kudo t'jemi, jemë rajçorë.

 

S' pamë liri sa qem të strukur

Sot jemi t' lirë n' demokraci

Nëpër shkëmb sa qemë t'futur

"Na shkoi jeta si është më zi"

 

Ja therret këngës, Shkëmbi i Rajës

Ato "t' malit" e ndigjojnë:

Eshtrat e Sokolavet i takojnë Rajës

Nji gjysem shekulli i kemi mbajtë.

 

"Orë e zana e shtozavallet"

Mblidhen n'Lugun e Zânave"

Ja pasojnë këngën shkëmbit:

Muar jehonë Lugina e Ltinit (1)

 

Thonë mertursit, jânë me "orë"

Kanë t'aferm njerëz plot:

Nipa e mbesa, kanë Sokolat

E njoftojnë "orën", n'Merturë

 

"Zâ lëshon" Qllumi i, Merturit

"Ora e Fisit", njofton Koren

Ato, " t'malit", ecen shpejt

Ua përcollën këngën Rajes

 

Shkëmbi i ruajti me dhimbje:

T' dy sokolat, njerzit e vet

I rivarrosen n'Kishë te Zojës

Me nderime dheu i pret.

 

E verteta n'dritë të diellit

Diskutime me fjalë t'lirë

Rezatojnë si vlera e arit

S'humbin vlerat, n'histori!

 

Dritë lëshoi vëndimi i Kshillit

Prej, Komunës Qytetit Fierzës

Jeta e tyre qe mbyllur, n' kllapa

Prej "dhunës s' egër" t'diktaturës.

 

I nxorr n'dritë flladi i lirisë

Nga "pluhnaja" gjysem shekullit

I nxorr prej shkëmbit i solli në Rajë

Si pishtarë t'ë Nacionalizmit.

 

Sokol Palin e Sokol Zefin

Dy kryesorët prej dy vllaznivet

Këshilli i Komunës Qytetit Fierzës

I shpalli  "Qytetar Nderit"

1 - Lugina e Ltinit : -thuhet se është thirrur kështu, grykëderdhja e  Valbonës, shumë kohë më parë, ndoshta që nga koha e Altun Ilisë

 

E DUE JETËN

 

S'dua të iku,

pa gjurmë.

Sa di, shkruaj,

t'vertetën

Rri, duke

gëdhëndë vargje

diçka të lë pas,

se e due jetën.

 

Mëndja,

m'ushqen

shkruaj,

t'mos vdes

Kam shpirtin

dhe ëndrren...,

Që burojnë

prej zëmërs.

 

S'pajtohem,

me padrejtësitë:

vuajë gjithnji,

n'zëmër e n'shpirt

Nga dyfëtyrësia

e sedra e sëmurë

dhe nga intrigat ...,

 

Vargjet,

i nxjerr jeta:

nëpërmes dhimjes,

n' dorë i ka lexuesi

dua, t' jem vetëvetja.

 

Me flladin e lirisë

vargjet janë në kohë

Stina, për të bërë diçka

zëmëra –shkruaj, më thotë..,

 

POROSIA E PLAKUT

 

Plaku e plaka, pranë oxhakut

Tuj u ngroh, n' zjarr për qejf

U, nxi qielli, n' t' kater anët

Filloi, shiu, t' binte, si rrebesh

 

Vetimat, s' ju bindën qiellit

Bubullima, i thirrte bubullimës

Shkreptima, s' e prist shkreptimën

Njëratjetrës, s' i jepnin afat

 

"Dragoitë", gjuanin,"kulshedrat",

Me zjarrin e fortë, të vetimes

Ata ua, shkatrronin, kthetrat!

T' mos shkatërronin njerëzimin

 

Plaka Lulë, filloi po lutet:

Epja Zot, "dragoit" tonë"!

Mëshirë o, o, i Madhi Zot!

Epja Zot, "dragoit" tonë!

Mëshirë o, o, i Madhi Zot!

 

O, o, Lulë! - Thirri plaku :

"Kur, po i tutesh, fort, po i lutesh

Lutju Zotit, përsëkthjelltit!

Kurë, t' bubullojnë, është vonë

E, s' ke pse i lutesh"...,

 

MALLI MË NDEZË NË GJI

 

Digjem e përvlohem!

Malli, më bren, n' shpirt

Për vëndëlindjen time

Për, Korën e Merturit

Që, i shetita, në fëmijëri

 

Nga larg, me sy, i shikoj,

Vëndet ku kam lujtur

Me bashkëmoshatarët e mijë

N' mëndje, të gjitha i kaloj

 

E,nisi mëndjën, me vrap:

Nëpër, ato vënde t' bukura

Krep më krep e, thep m' thep

Ku unë, dikur kullosja bagëtit

 

Ajo, ngjitet, shteg më shteg

Mbi Shpell, t' Lopëvet

Pushon, n' "Thepin e Shqipës"

Ku pushojnë shqiponjat

 

Ngjitet, cikole e, n' cikole

Mu atje te: "Bira e Cilikokvet"

Del e, freskohet, në, "Çuk, t' Borës"

E, te mrizat, në "Çukat Nikpreçit"

 

Zbret, te: "Qethën Dhizit"(1)

Mbi, "Rrasen e Marketës"

N' "Podin e Lâmthit", me lule e barë

Pushon, në livadhet, e Treshes

I, "Garrumel" zbret, n' Lesniqe

E, pushon, te "Kroni i Spujës"

 

Shetitë të gjitha vëndet:

Ku, luajshim, n' fëmiri:

"Kutë e klicë", e "rrasavijat"

"Lojen Bajrakë", me Shami

E, të tjeta,"Toçka" e "Guxha"

 

Atje, Lakut Bjeshkës:

Ku këndojnë, bukur bilbilat

Atje, m' këndon edhe mue zëmra

Rupave, ku vrapojnë thëllënxat

Atje, m' vrapon edhe mua, mëndja

 

Më, zbret në Valbonë

N' Rrasen e Sak Dodes

E zhytem, t' shpërlahem

Në ujtë e Valbonës

 

Malli më ndezë, në gji

Zemra vetem atje, shërohet

Ku u linda e kalova, n' rini

Shpirti vetem atje qetësohet

N' Rajë, t' Merturit, n' Malësi

 

Gjoni me nusen e tij Zoja, USA, Mars 2013

S'KA SI ALPET E VËNDIT TIM

 

Turistet ngjiten e ngjiten

Nëper Alpet e vëndit tim

Zogjët e malit i shoqërojnë

Lakut Bjeshkës bëjnë argëtim.

 

Cicërima e melodi

Herë pas herë livë këndojnë

Nëper tela - vënd verimi

Freski bjeshke po shijojnë.

 

Shikojnë vënde turistike:

T'bukura e t'pa shfrytëzuara

Natyrë shumë mahnitse

Me argjend t'kurorëzuara.

 

Vënd burime t'mrekullueshme

Me ujë t'freskët vënd për vënd

Kalojnë vapen në fllad bjeshke

Pastrojnë gjakun me oksigjen.

 

N'tela verimi, kur pushojnë:

Gjëjnë mikpritje nga malësoret

Mazë n'furtere, tâmel me borë

Mish të shijshëm e bylmet.

 

Gjëjnë turizëm në Valbonë

N'Theth, n'Bogë e në Razëm

N'Pejë t'buron Drini i Bardhë

N'Rugovë e n'vënde të tjera

Ka shumë që s'janë n'shrytëzim.

 

Gjëjnë guzhinë tradicionale

Bukë misri e fli të grytë

Me ushqime bio, origjinale

Mish të pjekur gjëjnë në hell.

 

N'Shqipëri, ngado që shkojnë:

Gjëjnë turizem, mrekulli

S'ka si Alpet e vëndit tim!

E verteta, jânë madhështi.

-Cikli eshte shkeputur nga libri  “SHKËMBI ËSHTË DJEPI QË MË RRITI”, Tiranë 2012-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx